2023-08-29

Simboli i Bashkimit Kombëtar

 


Simboli i Bashkimit Kombëtar
Simboli i Bashkimit Kombëtar

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

i

 

Heronjtë e Kosovës, Ilir Konushefci dhe Dr.Hazir Malaj, të varrrosur pranë varrit të Adem Demaçit, ideologut, projektuesit, vizionarit, heroit, tribunit të lëvizjes së rezistencës popullore, disidentit, arkitektit, viganit dhe simbolit të lirisë së Kosovës, cili që nga viti 1958 e deri më 1990 vuajti dënimin me burg në kazamatet famëkeqe të Jugosllavisë (1945-1990) vetëm pse botërisht kërkonte  dhe mbronte  me guxim, me dinjitet dhe me mençuri njohjen e të drejtave dhe të lirive politike dhe kombëtare të shqiptarëve, jo vetëm nën regjimin shtypës në Kosovë, por, të të gjithë shqiptarëve në trojet etnike nën Jugosllavinë e Titos, e cila  de fakto dhe de jure ishte Serbia e Madhe, e shtrirë prej Gjevgjelisë deri në Trigllav. –Ishte burgu më i madh në Evropë, “i rezervuar” vetëm për shqiptarët e kolonizuar dhe të shtypur nga Jugosllavia tiranike Tito-Rankoviq, e më pas, edhe nga Hitleri çetniko-fashist serb i Ballkanit, Slobodan Milosheviq , gjatë viteve 1998-1999(M.H.).

-Baca Adem Demaçi, edhe pse u shpëtoi torturave në kazamatet famëkeqe të Serbo-Jugosllavisë, me të dalë në liiri, më 1990 e derisa ndërroi jetë më 2018, asnjëherë s’u ndal nga përpjekjet e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Mirëpo, asnjëherë nuk iu dha shansi që sipas MERITËS të vihej në ballë të Republikës së pavarur të Kosovës, as si President, as si Kryeministër, as si Kryeparlamentar, as si deputet e as si ministër në qeverinë, në presidencën dhe në parlamentin e Kosovës, edhe pse pothuajse gjysmë shekulli investoi dhe sakrifikoi, që sipas meritës historike, politike, kombëtare dhe atdhetare, të ishte në BALLË të Kosovës së Shqipërisë Etnike.

Këtë diferencim dhe margjinalizim politik dhe shtetëror të Adem Demaçit e shkaktuan "bubazhelët"-protagonistët e sëmurë për pushtet, të etshëm për karrierë e bajraktarizëm, si dhe të pangopshëm me pasuri, me korrupsion dhe me nepotizëm… etj.

Besim MALAJ

(vëllai i Dr. Hazir Malajt)

-Dy heronjve-viganë të UÇK-së, Ilirit dhe Hazirit u kushtoi këtë poezi të bukur me vlerë historiko-politike  dhe letrare antologjike patriotike dhe atdhetare.

KRAH PËR KRAH NË PAVDEKËSI

N’sy t’pranverës një ditë marsi,
Nga  Prekazi u dha kushtrimi,
Pa u hjek bora e pa dal bari,
O  liria, o flijimi.

Një doktor me zemër t’madhe,
HAZIR MALAJ  - atdhetari,
Nga Krasniqja e Tropojës,
Bazë e krah i çdo luftëtari.

Amaneti vjen ndër breza,
Krejt Kosova u ba ushtarë,
Sot në luftën bashkëkohore,
Logjistika në plan të parë.

Komandanti  Konushevci,
Thotë: - Haziri asht vëllai im,
Natë e ditë e ka me veti,
Në Llap -Drenicë e Dukagjin,

UÇK-ja i shtonte rradhët,
Tuj afru fundin pushtimit,
Beogradi gjithçka bani,
Me i pre rrugën furnizimit.

Qielli nxihet, fiket hana,
Për mbi degë pushon bylbyli,
N’krye t’detyrës luftarake,
Ra Iliri e ra  e  ra Haziri.

Krah për krah në pavdekësi,
Me i’fjalë n’gojë shkuen të dy:
-Oj KOSOVË, nana SHQIPNI
Jemi të gjallë kur të bahi Një.

Tropojë, 2012

-Vërtet, Iliri dhe Haziri ishin NJË dhe kolosi i Kosovës, Mandela i Evropës, Adem Demaçi ishte vetëm NJË, që nuk e tjetërsoi idealin dhe vperën patriotike jetësore me asnjë FLORI, as me kolltuk, as me pasuri, as me dredhi, as me tradhti…, por i qëndroi besnik deri në vdekje Kosovës martire dhe Shqipërisë etnike!

Administrata e Trump-it ofroi një mundësi, por jo një zgjidhje për problemet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë

  Search inside image Akademik  Mehdi Hyseni,PHD Profesor Dr. Mehdi Hyseni  , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkë...