2023/09/28

Beogradi mund të ndëshkohet

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë krah për krah me Europën për qëndrimin ndaj Albin Kurtit për dështimin e dialogut, por tashmë “rolet” mund të ndryshojnë.

The Guardian zbulon se administrata Biden po heton përfshirjen e Beogradit në njësinë paraushtarake dhe po përpiqet të zbulojë misionin e saj në sulmin terrorist të së dielës, ku humbi jetën një polic i Kosovës.

Nëse Vuçiç zbulohet se ka qenë i përfshirë, kjo mund të ndryshojë qasjen e SHBA dhe BE ndaj Kosovës, të cilën e kanë kritikuar për çështjen e dialogut me Serbinë.

Kjo gjithashtu mund të çojë në sanksione ndaj Serbisë, shkruan The Guardian.

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka deklaruar se ky sulm ka kaluar vijën e kuqe dhe perëndimi nuk mund ta tolerojë.

“Është gjithnjë e më e qartë se ka pasur një skenar për të provokuar një konflikt në mënyrë që ushtria serbe të hyjë për të mbrojtur popullin serb në veri dhe kështu të zbatojë ndarjen e Kosovës. Ky operacion, pavarësisht se kush është drejtpërdrejt përgjegjës për të në Beograd, ka kaluar një vijë të kuqe që perëndimi nuk mund ta tolerojë. Kjo situatë nuk është provokuar nga Kurti, siç komentojnë shumica në Beograd. Përkundrazi, ai tregoi pjekuri dhe policia e Kosovës tregoi profesionalizëm”, tha Sonja Biserko.

PSE U LEJUAN TË IKIN TERRORISTËT SERBË ,PA THERRË NË KËMBË,DREJTË SERBISË FASHISTE ?!

 




                     Shkruan:Prof.Dr.Flori Bruqi,PHD
    (Akademik në AAAS New York,Tiranë,Prishtinë, Shkup)

Gabimi trashanikë i Kosovës  është lëshimi i terroristëve serbë, përgjegjësia bije në strukturat negocuese ndërkombëtare,qeveritare apo policore ,sepse ka qenë dashtë të gjithë të zihen rob, të çarmatosën dhe të gjykohën para drejtësisë kosovare për aktin diverzant- terrorist ndaj integritetit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Përgjgjës për këtë terrorizëm është drejtërdrejt Shteti Serb dhe Presidenti çetnik serb  Alekandër Vuçiç,Ushtia,policia  dhe paramilitarët serb!Drejtësia Kosovare duhët të bëjë Aktakuzë sa më parë ndaj strukturave komanduese serbe dhe Vuçiçin ndërkombëtarisht duhet gjykuar dhe dërguar në Hagë!

Më të njajtin kriminel lufte nuk ka bisedime për Paqë në Ballkan, ngase Serbija është de fakto dhe de jure shtet terrorist.

Dhe ky shtet fashist është i rrezikshëm në tërë Ballkanin dhe më gjërë.

KFORI duhet  sa më parë ti inspektojë të gjitha Manastiret ortodokse që janë në duar të serbëve ,ngase ekzistojnë dyshimet e bazuara që në to serbët kanë deponuar armatime  të shumta dhe se Bruxeli duhet të zhvlerësojëritorialitetin e Kishave ortodokse serbe në Kosovë.

Shteti i Kosovës duhët të protestojë tek Shteti shqiptar që kryeministrit shqiptar zt.  Edi Rama, ti ndalohët  çfardo deklarimi kundrull Kosovës në favor të Shtetit serb.

2023/09/26

Prof. dr. Hajri Shehu : Recension i fjalorit frazeoogjik të gjuhës shqipe të prof.dr. Eshref Ymerit

 

 


 


 

Thonë që fjalorët janë librat më të mirë që mund të shkruhen për gjuhën. Sepse fjalorët janë fryt i një pune të ngulët për qëmtimin e njësive që do të përbëjnë korpusin e tij, punë e cila zgjat me vite e vite të tëra, në mos me dhjetëvjeçarë. I tillë është rasti edhe i “Fjalorit frazeologjik të gjuhës shqipe”, që po i vihet në dorë lexuesit, i cili e ka zanafillën gjysmë shekulli më parë, kur prof. Eshref Ymeri nisi punën për vjeljen e shprehjeve frazeologjike të gjuhës shqipe nga disa qindra vepra letrare, publicistike e politiko-shoqërore.

Ky është fjalori i pestë frazeologjik i prof. E. Ymerit. Katër të tjerët janë gjuhë e huaj - shqip (italisht-shqip - me bashkautorë, rusisht-shqip, anglisht-shqip e frëngjisht- shqip - ky i fundit me bashkautor). Të pesë fjalorët janë të mëdhenj. Në katër të parët, frazeologjia e shqipes ballafaqohet denjësisht me frazeologjinë e katër gjuhëve të mëdha botërore.

Në Fjalorin e tanishëm, shqipja “ballafaqohet” me vetveten - me pasurinë e saj të madhe frazeologjike, me sinoniminë e variantësinë e saj të gjerë. Fjalori mund të vlerësohet denjësisht edhe si Fjalor frazeologjik sinonimik i gjuhës shqipe.

Një nga detyrat e gjuhësisë sonë është ngritja e kulturës gjuhësore të popullit. Fjalori i prof. Eshref Ymerit mendojmë se e përmbush më së miri këtë detyrë. Përdoruesi e ka rrugë të shtruar Fjalorin për të gjetur të gjitha grupet semantike - ato që kanë të bëjnë me tipare fizike a morale të njeriut, me veprime a mosveprime të njeriut, me veprime a punë të pamenduara të njeriut, me marrëdhëniet ndërmjet njerëzve etj. Mjafton që përdoruesi i Fjalorit të shkojë te fjala bosht e frazeologjisë (p.sh., te zemër, te dërrasë, te masat etj.) dhe do të gjejë thesarin - të gjitha shprehjet - kryesisht sinonimike. Po t’i veçonim grupet semantike, do të kishim disa minifjalorë frazeologjikë. Për dashatarët e fjalëve të urta e të fjalëve fluturake Fjalori është udhërrëfyesi i duhur. Letërsia artistike është zakonisht trualli ku gjejnë përdorim stilistik frazeologjitë a fjalët e urta, sepse në të ka vend më shumë roli shprehës i gjuhës. Natyrisht, kjo varet nga gjinia e veprës letrare, nga individualiteti i shkrimtarit, nga tipi i frazeologjisë etj. Dhe shkrimtarët kanë një ndihmëtar shumë të vyer te Fjalori frazeologjik i prof. Eshrefit. Po aq ndihmë ka edhe për publicistët.

Njësitë frazeologjike e fjalët e urta janë të rëndësishme jo vetëm si mjet komunikimi, por edhe si burim të dhënash shoqërore për kulturën materiale dhe shpirtërore të popullit. Për këtë arsye pasqyrimi i tyre në fjalorë është i vlefshëm edhe për folkloristin, etnografin e sociologun. Në Fjalor, përdoruesi do të gjejë mjaft frazeologji që kanë të bëjnë me mjeshtëri e zeje popullore, me festa popullore, me etnografizma (shih, p.sh., lulja e dasmës “degë lisi e zbukuruar me lule etj. që vihet mbi çatinë e shtëpisë si shenjë gëzimi a gazmendi kur merret nusja”) e festa popullore etj.

Në Fjalor përfshihen, siç u tha, edhe fjalë të urta. Shih në Fjalor: burri s’matet me pëllëmbë, po me zemër; vër zemrën atje ku jep fjalën! kush u martua e s’u gëzua, s’bëhet lundra me dru marene. Edhe fjalët e urta konsiderohen mjet gjuhësor. Ato janë karakteristikë e gjuhës së gjallë bisedore. Klasifikimi i tyre tipologjik bëhet në gjuhësi e jo në folkloristikë, çka do të thotë se ato e kanë vendin në fjalor. Ndryshe nga njësitë frazeologjike, fjalët e urta kanë strukturë më konservative, domethënë, përgjithësisht ato funksionojnë në ligjërim me kontekste të caktuara sintaksore, pothuajse të pandryshueshme e të papërpunueshme. Stilistikisht, ato përdoren në mënyrë ballësore, domethënë, në të gjitha stilet funksionale (në letërsinë artistike, në publicistikë, në letërsinë shkencore-popullarizuese etj.).

Në Fjalor ka edhe fjalë fluturake (shih, p.sh., koha është pará / flori). Fjalët fluturake janë fakte ligjërimore me karakter përgjithësues - të drejtpërdrejtë ose të figurshëm. Janë modele letrare. Prandaj, ashtu si fjalët e urta, edhe ato e kanë vendin në fjalor.

Fjalori është filologjik. Jepet fjala bosht (me shkronja të mëdha) dhe pastaj njësia (a njësitë) frazeologjike me shpjegimin leksikografik. Tipologjikisht, Fjalori është diferencor (krahasimi bëhet me një fjalor të përgjithshëm shpjegues). Ai nuk shpjegon fjalët. Ai shpjegon frazeologjitë. Edhe brenda vetes, Fjalori është diferencor:

Ai përfshin njësi frazeologjike aktive, domethënë, që janë të gjuhës së njësuar letrare shqipe.

Në një fjalor frazeologjik, edhe renditja e njësive brenda vargut ka vlerën e vet. Ajo ka të bëjë me vendosjen e lidhjeve të një njësie frazeologjike me njësi të tjera frazeologjike brenda sistemit të gjuhës. Në një fjalor frazeologjik, edhe shtypshkrimi ka vlera përdalluese. Prandaj Fjalori paraprihet nga një Hyrje, shkruar nga autori me kulturë leksikore, e cila i tregon përdoruesit ç’është ky Fjalor e si është ky Fjalor dhe si duhet përdorur ky Fjalor.

Njësia frazeologjike është njësi semantike funksionalisht e afërt me fjalën, por më e ndërlikuar se fjala. E ç’është atëherë njësia frazeologjike? Cili është vëllimi i saj? Deri ku shkojnë kufijtë e njësisë frazeologjike? Cili është roli i tyre komunikues-funksional? Cili është tipari i tyre stilistik? Si përdallohet shprehësia e tyre emocionale? Si përdallohen vargjet frazeologjike sipas rolit komunikues-funksional të njësive? Për këtë ka një koncept të ngushtë a shumë të ngushtë. Ka edhe një koncept të gjerë a shumë të gjerë. Autori ka anuar nga koncepti i gjerë. Shpjegimi i njësisë frazeologjike në Fjalor bëhet sipas funksionit sintaksor.

Sinonimet frazeologjike përdoren (në shpjegim) si plotësuese. Shih, p.sh. ta shet shkumën për ajkë dhe pastaj ta shet sapunin për djathë. Njëherësh, ato janë me vlerën që ka sinonimi si mjet gjuhësor. Sipas hierarkisë së tyre, sinonimi është edhe me vlerë stilistike. Krahaso ta shet shkumën për ajkë dhe të hedh (të shtie) trutë e gomarit. Kur njësia frazeologjike ka më shumë se një kuptim, përdoren numrat. Veçoria stilistike e njësisë jepet me shënime stilistikore (shak - me shaka, përb - me ngjyrim përbuzës etj.).

Veçoria ligjërimore është dhënë me shënimet libr - librore, bis - bisedore, thjeshtligj - e ligjërimit të thjeshtë etj. Në disa njësi frazeologjike që janë ndërkombëtarizma e lidhen me histori, personalitete historike, mitologji etj., jepet edhe shpjegim plotësues enciklopedik. Shih, p.sh., te ahur, Albion, ar etj. Për përdoruesin e Fjalorit ky shpjegim është shumë i këndshëm.

Duam të përveçojmë tri pasuri të mëdha të gjuhës shqipe që na vijnë në Fjalorin e prof. Eshref Ymerit. Ato janë: sinonimia frazeologjike, variantësia frazeologjike (këtu vijnë edhe fjalët e urta) dhe bashkë me to e brenda tyre - frazeologjia popullore dhe fjalët e urta popullore. Autori ka qëmtuar e vjelë me kujdes e me dashuri të veçantë dhe ka krijuar një kartotekë vetjake vigane. Dhe kjo lëndë na vjen e përzgjedhur dhe e situr aq imët. Në Fjalor ka njësi frazeologjike me mbi 30 sinonime. Prandaj, siç u shprehëm më sipër, Fjalori mund të quhet mirëfilli Fjalor frazeologjik sinonimik i gjuhës shqipe.

Sinonimia frazeologjike është pasuri e pakufishme për zhvillimin e sistemit stilistik të shqipes, sepse, sa më shumë njësi frazeologjike të ketë në përdorim, aq më shumë ato mund të dallohen stilistikisht. Fjalori i prof. Eshrefit ia sjell shkrimtarit e publicistit këtë pasuri të renditur alfabetikisht.

Variantet frazeologjike janë po aq pasuri e pakufishme e shqipes. Në Fjalor ka dhjetëra e dhjetëra variante frazeologjike. (Shih, p.sh., vetëm te fjala titull zavë / zavëz - një fjalë jo dhe aq e njohur). Pasuria e tyre është te mënyra e ndërtimit dhe e motivimit të njësisë frazeologjike, që vjen nëpërmjet ndryshimit të përbërësve kuptimorë (krahaso: të shtie në lak dhe të shtie në kllapë; të fut në ujë dhe të nxjerr pa lagur dhe të fut në lumë... dhe të fut në pus... dhe të fut në det). Dhe variantësia frazeologjike e shpëton shkrimtarin e publicistin nga monotonia ligjërimore. Siç dihet, pothuajse shumica e njësive frazeologjike janë popullore. Pse? Sepse për nga burimi janë krijime të popullit; për nga gjymtyrët përbërëse, janë fjalët e fondit themelor dhe fjalët më të zakonshme e më të njohura. Gjuha letrare “i zgjedh” njësitë leksikore e semantike (fjalët dhe kuptimet) krahinore popullore dhe merr e përvetëson ato që i sjellin vlera pozitive. Me njësitë frazeologjike e fjalët e urta puna është ndryshe:

Gjuha letrare i merr këto pa kufizime (sigurisht, pas një përpunimi drejtshqiptimor, drejtshkrimor e gramatikor). Bie fjala, pse të mos e marrë gjuha letrare frazeologjinë (me prejardhje krahinore) flet si miza në shytkë? Dhe sa më shumë njësi frazeologjike të ketë, aq më shumë shtohet sinonimia frazeologjike ose variantësia frazeologjike (ngaqë e njëjta frazeologji na vjen me gjymtyrë të ndryshme përbërëse) e siç u tha, aq më shumë zhvillohet sistemi stilistik i shqipes dhe aq më shumë mund të dallohen stilistikisht njësitë frazeologjike (krahaso: i ra hunda dhe i ra lafsha). Këtej vjen edhe një nga vlerat e frazeologjisë popullore e në këtë hulli, edhe e botimeve si ky Fjalor.

Profesor Eshrefi e njeh aq mirë ligjërimin popullor dhe na e sjell po aq mirë në Fjalor. Shumica e njësive frazeologjike, përveç kuptimit (leksikor) objektiv, kanë edhe ngjyrim shprehës-emocional. Ai është ngjyrim kuptimor plotësues dhe e shoqëron gjithnjë kuptimin (themelor) të njësisë frazeologjike. Madje, janë figurshmëria dhe shprehësia e njësisë frazeologjike ato që e fuqizojnë përdorimin e saj në gjuhë (krahaso: të ha me gjithë opinga). Fjalori na vë përpara tërë atë lëndë e gjithë ato sinonime për të parë e studiuar si ndodh përtëritja e ngjyrimit shprehës-emocional me përtëritjen e formës së brendshme të frazeologjisë.

Kemi përshtypjen që nuk janë studiuar shumë veçoritë stilistike të njësive frazeologjike të shqipes. Ekzistenca në gjuhën letrare shqipe e njësive frazeologjike, ku vargu sinonimik shkon deri në dhjetë e më shumë njësi (në këtë Fjalor deri në 40), të cilat kanë edhe variante, krijon mundësi për zhvillimin e sistemit stilistik, sepse stilistika në fushën e togfjalëshave të qëndrueshëm nuk është gjë tjetër, veçse zgjedhje. Dhe sa më shumë njësi frazeologjike e variante frazeologjike të ketë në qarkullim, aq më shumë ato fitojnë dallime stilistike e aq më shumë ka vend për të zgjedhur. Dhe ky Fjalor na vë përpara aq shumë frazeologji sinonime e variante, tubuar leksikografikisht, të cilat me emocionalitetin, me shprehësinë dhe me mënyrën e tyre të përdorimit, na japin mundësi t’i studiojmë më shumë veçoritë stilistike të njësive frazeologjike të shqipes në ligjërimin bisedor, në publicistikë etj.

Fjalori është i madh. Dhe sa më i madh të jetë një fjalor frazeologjik, aq më i vështirë është shpjegimi, përcaktimi e përveçimi a tubimi i sinonimeve dhe i varianteve frazeologjike. Edhe t’i gjesh vend një njësie frazeologjike është e vështirë. Autori e ka bërë shumë mirë këtë punë. Sinonimet janë në vendin e vet. Secili variant është në vendin e vet. Renditja alfabetike është siç duhet. Prin fjala bosht e njësisë frazeologjike.

Shpjegimet për kuptimin e njësive frazeologjike janë të sakta e të qarta. Dhe frazeologët kanë në Fjalor të gjithë tipat e frazeologjive. Leksikologët dhe leksikografët mund të shohin në Fjalor modelet strukturore-semantike te variantet e njësive frazeologjike, domethënë, siç u tha, te variantet që kanë semantikë të përbashkët dhe figurshmëri të njëjtë, por që kanë të ndryshme gjymtyrë të veçanta (tipi u dogj nga qulli / qumështi e i fryn kosit). Në këtë variantësi dhe, përgjithësisht, te frazeologjia e te ky Fjalor frazeologjik, dialektologu mund të zbulojë edhe bashkëmarrëdhëniet ndërkrahinore të njësive frazeologjike dhe të përcaktojë saktë arealet frazeologjike; etnografi - sende e dukuri; etimologu - etimologji të frazeologjive.

Fjalori është për të gjithë - për shkrimtarët dhe publicistët, për mësuesit dhe studentët - për të gjithë ata e ato që duan ta ngrenë më lart ligjërimin e tyre të folur e të shkruar. Fjalori na nxit për ta njohur më thellë pasurinë frazeologjike të gjuhës shqipe e sidomos të ligjërimit popullor. Ai na nxit fort ta gjurmojmë e ta mbledhim frazeologjinë popullore. Ai na nxit ta përvetësojmë frazeologjinë e ta rritim kulturën tonë gjuhësore, edhe duke e zbukuruar të folurit tonë me përdorimin e frazeologjive.

Tiranë, qershor 2022

 

2023/09/24

Policia u bën thirrje personave të armatosur të dorëzohen!

 

Tre persona të vrarë në radhët e grupit të armatosur serb që ka sulmuar policinë këtë të diel, janë konfirmuar nga autoritetet në Kosovë.

Policia e Kosovës njofton se sulmues është vënë në pranga. Ndërsa tre qytetarë që janë gjetur me radio ilegale dhe të dyshimta janë arrestuar në zonën e fshatit Rudare.

Ndërsa në një banesë , gjatë kontrolleve të policisë, janë gjetur mjete të dyshuara ushtarake, uniforma ushtarake si armë dhe municion të  kalibrave të ndryshëm.

Policia e Kosovës vazhdon t’iu bëjë thirrje grupeve kriminale që të dorëzohen para organeve të drejtësisë.

Sot, rreth orës 03:00 të mëngjesit në fshatin Banjska të Leposaviçit është sulmuar patrulla policore e Kosovës. Persona të armatosur i kanë bllokuar rrugën makinës së policisë me dy kamionë në aksin Mitrovicë-Leposaviç. Më pas ata kanë qëlluar në drejtim të makinës së policisë, ku për pasojë humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.

Shkon në shtatë numri i terroristëve të vrarë në Manastirin e Banjskës

 

Shtatë terroristë serbë janë vrarë deri më tani në Manastirin e Banjskës, ndërsa shumë pajisje ushtarake janë gjetur nga Policia e Kosovës, sipas burimeve të KosovaPress. 

Mësohet se Policia ka marrë një nga objektet brenda Manastirit.

Sot, në orët e para të mëngjesit, ka mbetur i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku ndërsa polici tjetër Alban Rashiti u plagos.

Policia e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:34 në veri të Mitrovicës, ku njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vënë re se në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë janë vendosur dy mjetet të rënda kamion, pa targa.

Efektivët janë nisur në drejtim të vendngjarjes dhe sapo kanë mbërritur në afërsi të vendit ku është raportuar bllokada, kanë hasur në rezistencë dhe janë gjuajtur me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore. Armët kapën tre policë.

Njësitë policore në vetëmbrojtje i janë përgjigjur sulmit dhe kanë arritur që ta zmbrapsin sulmin fillestar për të krijuar kushte për dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e kolegëve të qëlluar me armë zjarri.

Zyrtarët policorë të plagosur janë tërhequr nga vendngjarja dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë Jugu, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e njërit nga zyrtarët policor të plagosur rëndë, ndërsa dy zyrtarë të tjerë, njëri i plagosur dhe tjetri i lënduar, sipas mjekëve janë jashtë rrezikut.

Policia brenda manastirit, arrestohen disa nga sulmuesit në Zveçan

 

Policia ka hyrë në manastirin ortodoks serb, ku ndodhen sulmuesit e armatosur.

Operacioni vijon, ndërkohë që mësohet se mes sulmuesve, ka persona të arrestuar. Në objekt, janë gjetur armatime dhe municione.

Sot, rreth orës 03:00 të mëngjesit në fshatin Banjska të Leposaviçit është sulmuar patrulla policore e Kosovës. Persona të armatosur i kanë bllokuar rrugën makinës së policisë me dy kamionë në aksin Mitrovicë-Leposaviç. Më pas, ata kanë qëlluar në drejtim të makinës së policisë, ku për pasojë humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.

Pas sulmit, 30 personat e armatosur u mbyllën në manastirin që ndodhet në fshatin Banjskë të Zveçanit

Sulmohet me armë policia në veri të Kosovës/ Vritet një polic! Kurti: 30 të armatosur rëndë në Manastir, tre nga sulmuesit vriten! SHBA dhe BE dënojnë sulmin

 

Një sulm me armë ka ndodhur në veri të Kosovës në Leposaviç në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku ka mbetur i vrarë një polic dhe dy të tjerë janë plagosur. Nga sulmi ka humbur jetën efektivi Afrim Bunjaku, polic i Rendit me gradën rreshter.

Policia e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:34 në veri të Mitrovicës, ku njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vërejtur se në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë janë vendosur dy mjetet të rënda kamion, pa targa.

Efektivët janë nisur në drejtim të vendngjarjes dhe sapo kanë mbërritur në afërsi të vendit ku është raportuar bllokada,  kanë hasur në rezistencë dhe janë gjuajtur me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore. Armët kapën tre policë.

Njësitë policore në vetëmbrojtje i janë përgjigjur sulmit dhe kanë arritur që ta zmbrapsin sulmin fillestar për të krijuar kushte për dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e kolegëve të qëlluar me armë zjarri.

Zyrtarët policorë të plagosur janë tërhequr nga vendngjarja dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë Jugu, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e njërit nga zyrtarët policor të plagosur rëndë, ndërsa dy zyrtarë të tjerë, njëri i plagosur dhe tjetri i lënduar, sipas mjekëve janë jashtë rrezikut.

Për rastin ka reaguar ashpër SHBA, BE, ambasadorë, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, etj.

16:50 Konfirmohen tre sulmues të vrarë, policia u bën thirrje personave të armatosur të dorëzohen!

Tre persona të vrarë në radhët e grupit të armatosur serb që ka sulmuar policinë këtë të diel, janë konfirmuar nga autoritetet në Kosovë. Policia e Kosovës njofton se sulmues është vënë në pranga. Ndërsa tre qytetarë që janë gjetur me radio ilegale dhe të dyshimta janë arrestuar në zonën e fshatit Rudare.

14:34 E konfirmon policia: Vritet një nga sulmuesit në veri të Kosovës

Policia e Kosovës thotë se në kundërpërgjigje të grupeve kriminale, është vrarë një nga sulmuesit që ndodhen në manastirin e Banjskës. Në njoftimin e bërë për media thuhet se grupet kriminale po vazhdojnë me sulme ndaj Policisë, ndaj është dashur kundërpërgjigjja. “Njësitet policore konform situatës dhe rrezikut të shfaqur nga sulmet sporadike të grupeve kriminale, në vetëmbrojtje të tyre dhe të qytetarëve të asaj zone, janë detyruar t’iu kundërpërgjigjen grupeve kriminale, ku referuar informacioneve të deritanishme, një nga sulmuesit është vrarë”, njofton Policia e Kosovës.

14:05 Lajçak dënon sulmin në veri të Kosovës: Palët të kthehen në dialog menjëherë 

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri dhe ka thënë se dhuna “e çfarëdo forme është e papranueshme”. Lajçak u bëri thirrje palëve të ulen menjëherë në dialog. “Autorët duhet të përballen me drejtësinë. Të gjithë duhet të kthehen në dialog, menjëherë”, ka thënë Lajçak përmes një postimi në X.

 13:48 BE dënon sulmin: Po rrezikohen jetë njerëzish rreth Manastirit në Banjskë

Bashkimi Evropian ka dënuar ashpër sulmin nga një kundër zyrtarëve të Policisë së Kosovës në veri. “Të gjitha faktet për sulmin duhet të vërtetohen. Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë”.-thuhet në reagim. Në reagimin e BE-së thuhet se persona të pafajshëm janë duke u rrezikuar nga armiqësitë rreth Manastirit në Banjskë dhe sulmet duhet të ndalojnë menjëherë.

13:30​ Ambasadori italian në Kosovë: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu ka dënuar ashpër sulmet ndaj Policisë së Kosovës teksa ka shprehur ngushëllimet më të thella për të afërmit e policit të vrarë gjatë kryerjes së detyrës. Ai ka thënë se përgjegjësit për aksionin e vrasjes duhet të dalin para drejtësisë.

 12:53 Albin Kurti: 30 persona të armatosur po qëllojnë drejt policisë, u bëj thirrje të dorëzohen

Kryeministri Albin Kurti ka dalë në një konferencë për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, ku ka dhënë detaje në lidhje me sulmin e ndodhur në Kosovë ku humbi jetën polici Afrim Bonjaku. Kurti tha se rreth Manastirit në Zveçan nga kamerat e sigurisë janë parë automjete pa targa dhe janë 30 persona të armatosur, të cilëve u bëri thirrje të dorëzohen.

11:20 U plagos në krye të detyrës, stabilizohet gjendja e njërit polic

Polici i plagosur Alban Rashiti është operuar me sukses në Klinikën e Kirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ku i është hequr predha nga kraharori i majtë.

11:04 Kurti thërret mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Kryeministri Albin Kurti ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pas ngjarjes në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë një efektiv policie.

10:42 SHBA dënon ashpër vrasjen e policit në Kosovë: Sulm i orkestruar

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier i ka dënuar ashpër sulmet “e dhunshme dhe të orkestruara “ndaj Policisë së Kosovës ku mbeti i vrarë një efektiv. b“Policia e Kosovës ka legjitimitet të plotë për të garantuar sundimin e ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ne e pranojmë dhe respektojmë rolin e saj si përgjigja e parë ndaj emergjencave dhe situatave të krizës”, ka thënë ambasadori Hovenier.

09:37 Foto/ Ky është Afrim Bunjaku, polici që mbeti i vrarë në veri të Kosovës

09:11  Konjufca: Sulm i strukturave të drejtuara nga Serbia!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, thotë se ky është një sulm i drejtpërdrejt ndaj rendit kushtetues të Kosovës, ndërsa i bën thirrje SHBA e BE që të dënojnë agresionin. “Prandaj, i kërkojmë fuqishëm faktorit ndërkombëtar, veçanërisht BE-së dhe SHBA-së që ta dënojnë Serbinë për këtë agresion të hapur kundrejt Kosovës. Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së policit të vrarë, ndërsa policit të plagosur shërim sa më të shpejtë”, tha Konjufca,

08:46 Kurti: Akt terrorist, krimi i organizuar nga Beogradi po sulmon shtetin tonë

” Të dashur qytetarë. Rreth orës 3 të mëngjesit sot, në fshatin Banjska të Leposaviqit, është sulmuar policia e Kosovës me ç’rast është vrarë një polic i Kosovës dhe një tjetër është plagosur. I vrari është polic i rendit me gradën rreshter, kurse i plagosuri është pjesëtar i policisë kufitare. Në këto momente ende vazhdojnë gjuajtjet me armë zjarri të kalibrave të ndryshëm mbi policinë tonë. Sulmuesit janë profesionistë me maska e të armatosur edhe me armë të rënda. Ne e dënojmë këtë sulm kriminal e terrorist. Krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë. Në këtë betejë ne mbrojmë dhe zbatojmë ligjin, mbrojmë dhe ruajmë qytetarët pa dallim dhe Kosovën e pavarur. Kriminelët ekzekutorë dhe urdhërdhënësit e tyre do të dështojnë, do të kapen, gjykohen e dënohen. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e shtetit janë të gatshme dhe të bashkërenduara për t’iu përgjigjur krimit dhe kriminelëve, terrorit dhe terroristëve. Policia e Kosovës e ka njoftuar familjen e policit të vrarë A.B. Polici i plagosur është jashtë rrezikut për jetë. Ngushëllime familjes dhe të gjithëve për policin tonë të vrarë. Shërim të shpejtë e të plotë policit të plagosur”

08:26 Osmani ndërpret vizitën në New York: Sulme të organizuara nga Serbia!

“Vrasja e një polici dhe plagosja e një polici tjetër në veriun e Kosovës, e planifikuar, orkestruar dhe ekzekutuar nga bandat kriminale serbe, është sulm ndaj rendit dhe ligjit në veriun e vendit, është sulm ndaj Kosovës. Këto sulme dëshmojnë edhe njëherë fuqinë destabilizuese të bandave kriminale, të organizuara nga Serbia, të cilat prej shumë kohësh, siç është dëshmuar edhe me sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, gazetarëve e qytetarëve, po e destabilizojnë Kosovën dhe rajonin. Sulmet e organizuara kundër forcave të rendit të Republikës së Kosovës janë sulme kundër sovranitetit të Republikës së Kosovës. Përveç dënimit të ashpër të këtij agresioni të hapur të Serbisë ndaj Kosovës, pres që aleatët tanë ta mbështesin Kosovën në përpjekjen e saj për vendosjen e rendit dhe ligjit si dhe ruajtjen e sovranitetit në çdo pjesë të Republikës së Kosovës. Familjes së policit të vrarë ju shprehim ngushëllime të thella dhe i sigurojmë se autorët e këtyre akteve terroriste nuk do të mund t’i ikin drejtësisë. Ftoj të gjithë qytetarët, institucionet dhe subjektet politike që të qëndrojnë të bashkuar në këtë kohë kur po sfidohet hapur integriteti territorial, siguria dhe sovraniteti i Republikës sonë. Si Presidente e Republikës kam besimin e plotë në djemtë dhe vajzat tona nga Policia e Kosovës”.

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

NGA FLORI BRUQI   Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...