2023-12-27

Përdhunoi pasagjerin ulur pranë saj në avion, arrestohet 29-vjeçarja ruse

 



Mund të duket e paimagjinueshme por është e vërtetë. Një 29-vjeçare ruse është bërë protagoniste e një skene ‘përdhunimi’ në bordin e një avioni që fluturonte nga Antalia e Turqisë në drejtim të Moskës.

Valeria është arrestuar nga autoritetet kur avioni Boeing 737-800 i ‘Pobeda Airlines’ u ul në aeroportin Vukovo të kryeqytetit rus, pasi akuzohet se ka kryer seks oral me forcë ndaj një pasagjeri që ishte ulur në sediljen pranë saj në avion.


Sipas faqes së internetit Gazeta.ru, 29-vjeçarja ka kryer seks oral ndaj burrit të ulur pranë saj në fluturimin që zgjat 5 orë, pavarësisht se ai fillimisht u përpoq të rezistonte. Dëshmitarët thonë se vajza ishte nën efektin e alkoolit që në momentin kur hipi në avion në Turqi.

Ajo i tha një media ruse se nuk pendohet për veprimet e saj, edhe pse gjithë skena ka ndodhur para syve të pasagjerëve të tjerë dhe ekuipazhit, anëtarët e të cilëve nuk kanë reaguar por kanë pritur që i gjithë procesi të përfundojë.

Kur Valeria përfundoi aktin e saj, anëtarët e ekuipazhit e morën mënjanë edhe pse ajo rezistoi, ndërsa u informuan oficerët që arrestuan 29-vjeçaren.

29-vjeçarja u gjobit me 500 rubla për sjelljen e saj ndërsa u përpoq edhe të korruptonte ekuipazhin për të shmangur arrestimin.

Ajo është filmuar në një video duke i dhënë një kartëmonedhë 100 dollarëshe një anëtari të ekuipazhit kur avioni u ul në Moskë. Stjuardesa i ka hedhur paratë në plehra dhe Valeria shihet duke zbrazur koshin për t'i marrë mbrapsht.

 ‘Gjithçka ishte mirë. Kam kaluar mirë. Kalova një kohë të bukur. Epo, në rregull, ndoshta pak më shumë se mirë’, është shprehur Valeria për mediat vendase.

Gjigandi i demokracisë dhe Heroji i gjallë i Shqipërisë Sali Berisha njofton se PD do ngrejë padi penale ndaj SPAK: Kraja e Prençi, skapistë të partisë

 Në një deklaratë për mediat, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije se PD do ngrejë padi penale ndaj Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Këtë padi, Berisha e argumenton duke thënë se SPAK u ka dhënë amnistri për krime të rënda zyrtarëve të lartë, si Edi Ramës, Ilir Beqajt apo Erion Veliajt. “Kushtetuta e Shqipërisë ndan qartë pushtetet. Amnistinë Kushtetuta ia njeh si të drejtë parlamentit shqiptar dhe këtë të drejtë, ajo ia njeh parlamentit me votim të cilësuar, dmth me tre të pestat e tij. Por Skapi i partisë ka marrë përsipër të bëjë rolin e parlamentit, të ushtrojë amnisti për krime ndër më të rëndat. Në një kohë kur falë kësaj drejtësie, të rinj varen në qeli njëri pas tjetrit për një krim minor, të burgosur për një krim minor, zyrtarë si Edi Rama dhe Erion Veliaj diktojnë listën se kush do të dënohet dhe kush nuk do të dënohet në aferat e tyre të mëdha korruptive. Pas amnistisë për së dyti, që Skapi i partisë i bëri Beqajt, ndodhi edhe amnistia e vjedhjes së shekullit.” Sipas kryedemokratit, për aferën e inceneratorëve u lëshuan 15 urdhër arreste, por në asnjë vend nuk u përmend emri i kryebashkiakut të Tiranës. Për këtë të fundit hedh akuza duke e cilësuar “përgjegjësin kryesor për vjedhjen e shekullit”. “Në 110 faqe, prokurorët e Skapit pas hetimeve të tyre të djegësit të Tiranës, lëshuan 15 urdhra arresti, por nuk përmendën njëherë të vetme emrin e kryesorit në këtë aferë, Erion Veliajt. Ata de facto amnistuan njeriun përgjegjës më kryesor së bashku me Edi Ramën për zhdukjen e 130 milionë eurove të taksapaguesve dhe bizneseve shqiptare për vjedhjen e tyre.” Berisha thekson se padia do jetë ndaj prokurorëve të SPAK, Arben Kraja dhe Dritan Prençi. “Në këtë kontekst, PD do ngrejë padi penale ndaj skapistëve Kraja, Prençi për këtë akt të pashembullt ndonjëherë në historinë e hetimit. Në materialin që do paraqesë zoti Këlliçi, ju do të dëgjoni se çfarë diferencash ekzistojnë midis padive të ngritura në grupe të ndryshme, pasi Spaki e zbërtheu çështjen në disa çështje me qëllimin e vetëm të mos flasë për organizatë kriminale. Arriti deri aty sa të lëshojë 15 urdhra arresti dhe të mos flasë për organizatë kriminale pasi kreu i saj i dilte Edi Rama dhe ndër të, Erion Veliaj. Prandaj dhe ne do ngremë padi penale për këtë vepër të rëndë të skapistëve të partisë. Sikundër e njëjta parti do ngrihet për amnistinë që iu bë Ilir Beqës për sterilizimet. Ngritja e padive penale ndaj Skapit, në pamje të parë është një akt komik. Të besosh se Skapi do të hetojë veten dhe do të gjykojë veten, është njëlloj si të besosh rrethin katror. Por, njëra anë është Skapi, anë tjetër është Kushtetuta dhe institucionet e saj. Ndaj dhe ne nuk do ngurrojmë në një seri padish penale ndaj Skapit, Edi Ramës, Erion Veliajt dhe të gjithë atyre që kanë konsumuar vepra të rënda penale duke shfrytëzuar pushtetin e tyre për pasurim si të pangopur.”

Putini shqiptar është Edi Rama ,q1% ja kaloi Putinit!

 

Sali Berisha u ul në mes të protestuesve pas përfundimit të fjalimit të tij, ku tha se po gjykohet padrejtësisht.

Teksa qëndronte ulur, Berisha është filmuar teksa shfleton rrjetin social “X”, njohur më parë si Twitter.

Gjykata e Lartë pritet të shprehet sot për rekursin që grupimi i ish-kryeministrit Sali Berisha ka depozituar për vendimin e 3 marsit, ku Apeli i Përgjithshëm ktheu në shkallë te parë çështjen e logos dhe vulës.

Në mars të këtij viti Gjykata e Apelit vendosin rrëzimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri dhe kthimin e çështjes për shqyrtim në shkallë të parë me trupë tjetër gjykuese.

Gjyqtari Agron Zhukri njohu Kuvendin e Berishës të 11 dhjetorit 2021 si legjitim, ndërsa Enkelejd Alibeaj, në atë kohë kryetar i komanduar i PD-së, ankimoi vendimin.

Gjigandi Sali Berisha kërkoi përjashtimin e trupit gjykues, GJKKO rrëzon kërkesën.Edi Rama ja ka kaluar Vlladimir Putinit!

 

Kërkesa e Sali Berishës për përjashtimin e trupit gjykues që shqyrton kërkesën e SPAK për zëvendësimin e masës së sigurimit ndaj ish-kryeministrit u rrëzua nga GJKKO.

Avokatët mbrojtës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, kërkuan përjashtimin e Irena Gjokës për shkak të një vendimi nga KLD në vitin 1996, që drejtohej nga presidenti i asaj kohe, Sali Berisha.

Në një seancë me dyer të mbyllura, SPAK relatoi një ditë më parë shkaqet se përse kërkon arrest shtëpiak, që është argumenti i mos bindjes së Berishës për të respektuar vendimin e gjyqtares Irena Gjoka, e cila kishte shpallur detyrim paraqitje. Si prova sollën procesverbalët e oficeres së policisë gjyqësore, që ka provuar mungesat e Berishës.

Ndërkohë, pritet që sot Gjykata e Posaçme të dalë me një vendim për masën ndaj Berishës.

Me pankarta e tymuese në duar, protesta e Berishës përmes fotove!

 

Gjykata e Lartë vendosi të rikthejë për rigjykim në Gjykatën e Apelit çështjen se kujt i përket vula e PD Bashës apo Berishës.

Gjykata e Lartë prishi vendimin e apelit duke gjetur parregullsi në procesin e shqyrtimit të çështjes.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë njofton, se në datën 27.12.2023, mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen me nr. 90600-00296-00-2023 akti, me palë kërkues: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, me objekt: “Depozitim ndryshimesh statutore dhe vendimmarrje të Kuvendit Kombëtar.”

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Kolegji Civil arriti në përfundimin se Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 44, datë 03.03.2023 ka lejuar shkelje procedurale që e bëjnë të cenueshëm vendimin e dhënë prej saj.

Kolegji konstaton se, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë nuk i ka dhënë përgjigje kërkesave të palëve në ankimet respektive, ndërkohë që kryesisht ka marrë në shqyrtim çështje për të cilat palët nuk i kanë ngritur si pretendime në ankim, dhe që gjithsesi nuk përbëjnë shkak për prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim.
Kolegji vlerëson se pretendimet e ngritura në ankimet e paraqitura pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë janë çështje të cilat mund të zgjidheshin vetë nga ajo gjykatë.

Në këto kushte, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 480 dhe nenin 485, pika 1, shkronja “c” të Kodit të Procedurës Civile, vendosi:

“Prishjen e vendimit nr. 44, datë 03.03.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykate, me një trupë tjetër gjykuese”- njofton Gjykata e Lartë.

Në një fotogaleri, këto janë pamjet nga protesta e sotme e opozitës, e kryesuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Protesta nisi me bllokimin e rrugës “Myslym Shyri”, duke krijuar trafik të rënduar në kryeqytet. Më pas, protestës në Gjykatën e Lartë iu bashkua edhe ish-kryeministri, i cili mbajti fjalim para mbështetësve të tij.

Siç duket edhe nga fotot, protestuesit mbanin pankarta në duar si: “Ju mund të blini Vulën por kurrë opozitën”, apo tymuese dhe flamurin e PD.

Pas përfundimit të protestës para Gjykatës së Lartë, Berisha së bashku me protestuesit i është drejtuar selisë blu, nga ku mbajti një tjetër fjalim.

Krimineli dhe “Hajduti! Votat u vodhën”/ Protestuesit u vërsulën në Kuvendin e Beogradit, Vuçiç: Fatkeqësisht, ne e dinim…

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Policia në Beograd e dinte për protestën e dhunshme të opozitës serbe, e cila kulmoi me tentativën e demostruesve për të hyrë në ambientet e brendshme të Kuvendit.

Vuçiç tha se “të gjithë kanë të drejtë të protestojnë, përderisa nuk ka dhunë. Fatkeqësisht, ne e dinim.” “Unë jam krenar për policinë në Beograd që ishte e përmbajtur. Ata vuajtën rrahje për tre orë. Nuk kanë turp të thonë se e lënduan njëri-tjetrin”, shtoi Vuçiç.

Gjithçka, tha ai, ishte përgatitur shumë më herët dhe për këtë arsye policia ishte në Kuvendin e qytetit të Beogradit. “Policia e dinte, sepse mund të merret vetëm me dhunë”, tha ai.

Pyes kreun e OSBE-së dhe ODIR-it se kur dhe kush i ka thënë, dhe ne e dimë kush dhe kur, pse e keni fshehur publikut, ju pyes i ftohtë tani që çdo gjë ka mbaruar… pse po e fshehni. nga publiku e gjithë kjo ishte përgatitur shumë kohë më parë… Nga erdhi policia në Kuvendin e qytetit, sepse e dinin që do të përpiqeshin ta merrnin me dhunë. Shërbimet tona i dinin të gjitha këto dhe disa heshtin“, tha Vuçiç.

Presidenti i Serbisë theksoi se institucionet do të bëjnë punën e tyre, si dhe se më 30 dhjetor do të përsëriten zgjedhjet, të cilat SNS-së mund t’i sjellin një mandat tjetër sepse të tjerët nuk mund të fitojnë e as të humbasin. Ai kujtoi se të gjithë autorët e trazirave dhe sulmeve në Kapitolin Amerikan janë ndjekur penalisht dhe se vetëm në vendin tonë besohet se mund të bëhet çfarë të dojë. “Duhet të jemi shumë më demokratikë jo vetëm për shkak të këtyre vendasve që duan ta shkatërrojnë atë, por edhe për shkak të vetvetes”, shtoi presidenti i Serbisë.

Ai ka përsëritur se policia ka qenë maksimalisht e përmbajtur dhe ka reaguar vetëm kur demonstruesit kanë hyrë në kuvend dhe janë qëlluar me gurë. “Këto janë ndryshime të mëdha, ndryshe nga periudha e tyre”, thotë Vuçiç.

Shider dhe Šenah vodhën zgjedhjet e tyre në partinë e tyre dhe i sollën këtu. Ata thonë se u treguan nga Đilas dhe Šolak. Nëse shkon, shkon. Unë do të bëj diçka. Ata të gjithë e dinë se gjithçka ishte e drejtë. Ata janë duke e kërkuar atë që të mund të bëjnë presion mbi një vend sovran,” shton ai.

2023-12-26

QEVERI MOS HESHTNI QË Fondacioni “Soros” kërkoi që minierat e Trepçës t’i jepen Serbisë

 


Nga Flori Bruqi

Fondacioni për Shoqërinë e Hapur dega-Beograd (Soros Foundation) është nxitësi dhe autori i studimit të detajuar për këmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Raporti në fjalë është përfunduar në muajin Prill 2018, 3 muaj pas takimit Rama-Vuçiç në Davos të Zvicrës, takim ky në të cilin është diskutuar për të parën herë ideja e zgjidhjes së problemit nëpërmjet një shkëmbimi territorial. Pasi Fondacioni “Soros” dega Beograd ka hartuar këtë raport (Prill 2018), Alex Soros, djali i multimiliarderit George Soros, në harkun kohor Qershor 2018 – Mars 2019, ka vizituar me dhjetëra herë Tiranën-Beogradin-Prishtinën, për të mbikëqyrur gatishmërinë e qeverive në zbatimin e këtij studimi të hartuar nga fondacioni i tij, dega e Beogradit.

Struktura e raportit

Skenari 1- Marrëveshje suksesi, nëpërmjet opsionit të shkëmbimit të territoreve, ku preket aksi Preshevë-Medvegjë-Bujanovc në Serbi dhe Mitrovica dhe disa komuna rreth Zubin Potokut. Ky skenar trajton ndryshimet demografike që do pasojnë peshën ekonomike në shtetet respektive pas këmbimit, por shqyrton në mënyrë tepër të veçantë dhe çështjen e pasurive nëntokësore dhe industrisë nxjerrëse të Trepçës.

Skenari 2 – Marrëveshje me sukses të kufizuar, ky skenar  parashikon zgjidhje përfundimtare, njohje reciproke bazuar në marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, ku disa komunave serbe u njihet autonomi në vendimmarrje, ndërsa sistemi legal, prokurori gjykata etj, do jetë në një varësi të ndërthurur me Kosovën.

Skenari 3- Marrëveshja status-quo, ky skenar është vijimi i situatës aktuale, pa asnjë ndryshim, mes dy republikave, të Serbisë dhe Kosovës.

Në mënyrë tepër të qartë, studimi thotë se varianti i këmbimit të territoreve është varianti që i leverdis Serbisë më tepër, ndërsa theksin e vendos sidomos te përfitimi nga të ardhurat që do sigurojë në vite, biznesi i minierave të Trepçës. Madje raporti detajon fluksin historik të minierave të Trepçës dhe parashikon të ardhurat, në disa miliardë dollarë, për dekadat e ardhshme. Si dhe eksploron mundësitë se si do ndodhin ndryshimet e kalimit të pronësisë dhe të drejtave mbi Trepçën, në rastin e këtij skenari. Ekspertët e pajtuar nga Fondacioni  “Soros” e përfunduan këtë raport në Prill 2018, pas një pune disa javore, ndërsa bën përshtypje se në mënyrën e artikulimit të raportit, që mban vulën e SOROS-Beograd, kur u referohet interesave të shtetit të Serbisë, raportuesit përdorin termin “pala jonë” ose “interesin tonë”, duke lënë të kuptohet se, ky raport i Soros përfaqëson në mënyrë direkte dhe në radhë të parë, interesin dhe këndvështrimin e shtetit të Serbisë. Nuk ka asnjë që sugjeron se Fondacioni-Soros ka bërë të njëjtin studim në Tiranë me ekspertë të Shqipërisë, ose në Prishtinë me ekspertë të Kosovës, për të dalë më pas në një konkluzion më të pjekur, duke krahasuar tre raportet. Rezulton se Fondacioni “Soros” është mjaftuar me këndvështrim e palës serbe dhe është qartësisht në mbështetje të këtyre interesave për motive dhe arsye ende të panjohura.

“Soros” si ekuivalent i “Omerta”

Ndonëse ky raport është prezantuar zyrtarisht në Beograd në Prill 2018, ndonëse për këtë raport ka raportuar media rajonale “BalkanInsight” dhe më pas “Gazeta Zëri”, rezulton se asnjë prej tre qeverive, në Serbi, Kosovë dhe Tiranë, nuk ka përmendur studimin ndonjëherë. Ky studim rezulton shtysa e parë dhe plani më i detajuar për të zbatuar skenarin e këmbimit të territoreve, ky studim është lobuar nga vetë Alex Soros, në mënyrë publike me vizitat e tij në Prishtinë-Tiranë-Beograd, por asnjë prej shtetarëve të këtyre vendeve, nuk ka guxuar të përmendë rolin e Soros në këtë histori. I vetmi politikan me peshë që ka artikuluar në mënyrë precize se ideja  e këmbimit të territoreve është një nismë e Fondacionit “Soros”, është Sali Berisha.  Është i vetmi. Bën përshtypje, se njësoj të kompleksuara kanë qenë dhe opozitat në tre vendet respektive, opozitat kanë kundërshtuar skenarin e këmbimeve të territoreve, por duke kritikuar qeveritë dhe në asnjë rast ideatorin, mbështetësin dhe financuesin e këtij projekti, Fondacionin “Soros”. Nuk bën përjashtim as Lëvizja Vetvendosje në Kosovë. Një burim diplomatik i tha ‘Hashtag.al’ se në muajin Korrik 2018, krerëve të kësaj lëvizje u është vënë në dispozicion një MEMO e detajuar mbi rolin e Soros dhe detajet e këtij studimi, por në asnjë rast Lëvizja Vetvendosje nuk ka guxuar të përmendë rolin e Soros. Mediat kryesore në Tiranë-Prishtinë-Beograd, gjithashtu kanë shmangur raportimet dhe hulumtimet mbi rolin e Fondacionit “Soros” në këtë lojë. Në finale, duket se një korporatë private si Fondacioni “Soros” (Quantum Fund), ka arritur të imponojë dhe të vërë në lëvizje tre qeveri, për të mundësuar këmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Duke imponuar një plan që avantazhon në mënyrë arbitrare Serbinë, e cila do të lëshonte disa territore shqiptare që i ka në administrim, për të përfituar në këmbim disa territore të tjera shqiptare, në të cilat ndodhet dhe biznesi i minierave të Trepçës. / ‘Hashtag.al’

Raporti Soros-Përkthim i përmbledhur për Trepçën

“Trepça” përfshin këto njësi kryesore minerare dhe metalurgjike:

Në miniera: në veri, komuna e Leposaviqit, minierat “Crnac” dhe “Belo brdo” (edhe pse këto miniera hyjnë në territorin e komunës së Leposaviqit, minerali është gërmuar aktualisht në hapësira (dritare) që shtrihen në territorin e Republikës së Serbisë – komunat e Rashkës dhe Novi Pazarit), “Paleta e Verdhë” dhe sipërfaqja e minierës Koporic;

Miniera dhe flotacionet “Stari trg” në Kosovska Mitrovica, me rezervat më të mëdha të mineralit të plumbit dhe zinkut;

Në jug, minierat “Novo Brdo”, “Ajvalija”, “Badovac” dhe “Kišnica”, të cilat gjithashtu përfshijnë kapacitetet përpunuese;

Kryesimi i plumbit në Zveçan dhe zinkut në Kosovska Mitrovica.

43 “Trepça Veriore” përfshin vetëm katër nga minierat e listuara në komunën e Leposaviqit, ndërsa në minierën kryesore “Stari trg” është përbërja “Trepça Jugore”. Minierat në jug në afërsi të Prishtinës – “Ajvalija”, “Kišnica”, “Badovac” dhe “Novo Brdo” nuk punojnë për shkak të mungesës së pajisjeve dhe lëndëve të para.

Vlerësohet se rezervat e përgjithshme të mineralit të plumbit dhe zinkut në territorin e Kosovës dhe Metohisë janë midis 50 dhe 60 milionë ton. Rreth gjysma (28 milionë ton) i referohet minierës më të madhe të këtij sistemi, “Stari trg”. Në veri të Kosovës, duke punuar me shumicën e popullsisë serbe, rezervat vlerësohen në vetëm 6.5 milionë ton. Nëse këto janë rezervat minerale të papërpunuara të tërë Kosovës dhe Metohisë, janë përkthyer në metal të pastër, vlerësimet shkojnë nga rreth 3 milionë ton plumb dhe 2 milionë ton zink si dhe rreth 4.5 mijë ton argjend. Vlerësimet e vlerës së këtyre rezervave ndryshojnë po ashtu, duke filluar nga 8 miliardë deri në 13 miliardë euro, nëse marrim parasysh rezervat e arit, argjendit, kadmiumit, bizmutit, germaniumit dhe burimeve të tjera minerare. Është e rëndësishme të theksohet se, çmimet e lëndëve të para kryesore që përbëjnë mineralet e Kosovës – plumbit dhe zinkut – janë rritur disa herë që nga viti 1990 deri në ditët e sotme. Në veçanti, çmimet e plumbit janë rritur nga rreth 600 dollarë për ton në vitin 1989, në rreth 2.500 dollarë për ton, çmimi aktual është rreth 2.100 euro për ton.

– Nëse shfrytëzimi i mineraleve sigurohet, prodhimi i metalit mund kontrollohet në masë të madhe edhe nëse ky prodhim është në pronësi të dikujt tjetër.

– Sipas këtij parimi, ne do të kemi edhe pronësinë  mbi pjesën e kombinatit Trepça, i cili aktualisht ndodhet në territor brenda strukturës së Kosovës. Obiliqi dhe Gllogovci janë thellësisht të vendosura në territorin e Kosovës, por kjo nuk mund të jetë arsyeja për të drejtën e pronësisë mbi ne, pjesë e kompanisë apo një kompanie të plotë, atë që ne mund të marrim nëpërmjet një kontrate ose nëpërmjet një procesi kthimi.

– Këto propozime duhet të hartohen në bazë të një analize serioze që do të demonstronin justifikimin e kërkesës tonë dhe të bazuar në një vlerësim se si dhe në çfarë mase kompanitë e përzgjedhura mund të kontribuojnë në konsolidimin ekonomik të komunave veriore dhe enklavat që mbeten në Kosovë.

– Të vetëdijshëm për faktin se rehabilitimi i këtyre kompanive do të jetë shumë i shtrenjtë dhe në disa raste do të duhet shumë kohë, megjithatë, ky rehabilitim nuk mund të imagjinohet pa burime të huaja financimi, por ato do të jenë më të lehta kur këto kompani kanë një titull legjitim, veçanërisht, nëse në këtë çështje është e përfshirë ana jonë.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...