2024/01/02

“Po përgatitet luftë e re në Ballkan!”."Spartak Ngjela flet për deklaratën e bujshme të Janusz Bugajskit: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë me Shqipërinë dhe Kosovën në vijim


“Po përgatitet luftë e re në Ballkan!”. – Spartak Ngjela flet për deklaratën e bujshme të Janusz Bugajskit: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë me Shqipërinë dhe Kosovën në vijim


Avokati i njohur Spartak Ngjela ka folur për analizën e Janusz Bugajski, një prej njohësve më të mirë të zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, i cili  tha së fundi se Moska dhe Serbia po përgatitin luftë ballkanike, dhe e gjitha do të nisë si fillim me Kosovën

Ngjela u shpreh se fenomeni aktual i Ballkanit Perëndimor nuk del dot nga parametrat që NATO vendosi për neutralizimin e rrezikut rus dhe serb në Ballkan; pasi që në vitin 1999 shkatërroi me luftë ish Jugosllavinë.

Analiza e Spartak Ngjelës

Analitika e fundit, në lidhje me konfliktin në Ballkanin Perëndimor, po na thotë se “Rusia dhe Serbia po përgatisin një Luftë të re Ballkanike”.

Këtë, mu kështu e analizoi edhe Bugajski, një njohës shumë cilësor i historisë dhe politikës për konfliktet e Ballkanit.

Por, analizat duken shumë anësore.

Midis analizave, po spikat të thuhet fakti që, në këtë ndërmarrje lufte të armatosur ushtarake, rusët po duan të vendosen ushtarakisht në Veriun e Kosovës. (!)Ata kështu po kërkojnë destabilizimin e Ballkanit”. Kurse Serbia po armatoset rëndë.

Pra, analitika e tyre ka marrë këto dy fakte.

Nëpër analiza, këto janë përmendur, por asnjë fakt lëvizës në këtë drejtim nuk ka.

A mund të jetë kjo një analizë e cila të na bindë se po përgatitet një luftë e re Ballkanike?

Jo, mendimi ynë nuk e pranon. Pse?

Sepse kjo analizë nuk ka forcë; ngaqë këta analistë kanë e kanë shkëputur nga këto analiza faktin historik të kësaj kohe: pavarësinë e shtetit shqiptar të Kosovës; që ka ardhur pas shkatërrimit të ish Jugosllavisë nga bombardimet e NATO-s.

l.

Që të analizosh një lëvizje ushtarake me pretendimin se do të ndodhë sipas kësaj strukture logjike që po na serviret në lidhje me Rusinë dhe Serbinë, duhen analizuar me sistem të gjithë parametrat dhe faktet që ekzistojnë si histori aktuale reale; dhe jo vetëm lëvizjet ushtarake.

Një gjë nuk e lejon logjika e faktit që ajo të kapërcehet: për të gjitha faktet apo dyshimet për luftë të re në Ballkan, në qendër të tyre duhet te jetë Lufta e Tretë Ballkanike e vitit 1999; e cila varrosi Milosheviçin duke shkallmuar Serbinë, dhe çliroi Kosovën. Ky është fakti real i kësaj kohe, fakt, që ka sjellë pavarësinë e shtetit shqiptar të Kosovës.

Sigurisht lëvizjet ose armatosjet e ushtrive të vendeve të ndryshme që janë në konflikt reciprok me njëri-tjetrin, janë burim faktik për një analizë që e koncepton luftën si motiv aktual. Por, kjo nuk mjafton.

Dihet se, në Ballkan, që nga fillimi i Shekullit të XX-të janë zhvilluar tri luftëra Ballkanike. Lufta eTretë ishte ajo që zhvilloi Milosheviçi në vitin 1999; dhe që të tria, në thelb kanë pasur zhdukjen e çështjes shqiptare.

Por; tani, pas luftës së Tretë të vitit 1999, ka një risi: nëse luftërat e para i dëmtuan shumë shqiptarët; kjo e fundit i kthehu shqiptarët realisht në historinë e tyre të vërtetë: çështja shqiptare është sot ecuria me zulm e botës shqiptare, si çështje dominonte në Ballkanin Perëndimor; dhe të dy shtetet shqiptarë

Shqipëria dhe Kosova, janë sot aleatët më të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky është fakti i vërtetë, dhe jo opinion.

Zotërinj, duhet të kujtohemi: çdo paqe që vjen nga një luftë, duhet të ketë një pikë garantimizmi të fitimtarit të saj; se i humburi gjithmonë do të kërkojë të të lëvizë zjarrin. Kjo është aksiomë politike.

Por, ku qëndron sot garantimi i dy shteteve shqiptare?

Garantimi i tyre është solid dhe krjet i pacenueshëm, sepse ky është një garantizëm që i është dhënë botërisht shqiptarëve nga forcea ushtarake unikale në botë: nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO.

Të gjitha të tjerat, janë fjalë.

ll.

Pikërisht, brenda arsyes se shprehur më lart, duhet të theksojmë një të vërtetë e cila sundon momentin historik në Ballkanin Perëndimor.

Sot; fenomeni aktual i Ballkanit Perëndimor nuk del dot nga parametrat që NATO vendosi për neutralizimin e rrezikut rus dhe serb në Ballkan; pasi që në vitin 1999 shkatërroi me luftë ish Jugosllavinë.

Por; pikërisht këtu ngrihet kjo pyetje: pse u zhvillua Lufta e Tretë Ballkanike në vitin 1999?

Tani për këtë pyetje ka një përgjigje që vjen nga fakti i vërtetë: Lufta Ballkanike e vitit 1999; u zhvillua për Kosovën, të cilën NATO e shkëputi nga territori serb; dhe në vitin 2008 Perëndimi i lartë i njohu Kosovës pavarësinë; e cila garantohet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara dhe nga NATO.

Atëherë; pikërisht për këtë dhe, pikërisht këtu duhet të fillojë analitiza e faktit të vërtetë historik me pyetjen: kush është ajo forcë sot në botë, e cila të ketë fuqinë ushtarake që të provokëjë ushtarakisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

As që mund të mendohet.

lll.

Dhe, më në fund: mendja njerëzore nuk mund të japë një konkluzion të vërtetë shkencor të një fenomeni; nëse nuk është në gjendje që t’i ketë perceptuar të gjitha parametrat shkencorë të fenomenit; dhe, pikërisht kështu; ajo duhet të veprojë edhe për vërtetësinë e një fakti historik. Në të kundërt, mendja nuk është në gjendje që të krijojë dot raportin shkak – pasojë. Dhe, në funksion të kësaj; na duhet të theksojmë se: asnjë shans nuk kanë sot të mundurit në luftën e Kosovës për të ushtruar forcë kundër dy shteteve shqiptarë në Ballkanin Perëndimor: Kosovës dhe Shqipërisë.

Avokati i njohur shqiptar ish ministri i drejtësisë z.Spartak Ngjela flet për një nga lëvizjet që pritet të ndodhë në skenën politike dhe bën deklaratën e papritur: Rama dhe Basha nuk marrin mandatin e deputetit, nëse…


Spartak Ngjela flet për një nga lëvizjet që pritet të ndodhë në skenën politike dhe bën deklaratën e papritur: Rama dhe Basha nuk marrin mandatin e deputetit, nëse…

6 MAJ 2020

Avokati Spartak Ngjela deklaroi  për Ora Neës që nuk mund të ketë një reformë zgjedhore reale nëse nuk përfundon reforma në drejtësi.

Sipas Ngjelës, nëse bëhen lista të hapura, ish-ministrat dhe ish-kryeministrat nuk mund të zgjidhen deputetë në vitin 2021.

Spartak Ngjela: Le të bëjnë 20 reforma zgjedhore. Ne do të marrim frymë si shoqëri kur të marrë fund reforma në drejtësi dhe ajo anti-korrupsion. Me këto reforma që kanë nisur, 4 liderat kryesorë, duke përfshirë ish-ministra dhe ish-kryeministra nuk do të marrin pjesë si deputetë në zgjedhjet e vitit 2021 se nuk do t’i lërë reforma. Do të jenë nën kontroll ligjor.

Ajo që këta duan të bëjnë është se duan të manipulojnë zgjedhjet. Nuk duan të kenë lista të hapura, dhe nuk dalin deputet se nuk i do populli. As Rama nuk del dot deputet me lista të hapura, Basha jo e jo. Perëndimi i ka listat proporcionale të hapura. Nuk zgjidhet partia se është nocion abstrakt.

“ Lulzim Basha sot e ndihmoi Salih Berishën”, Spartak Ngjela zbulon çfarë ndodhi në selinë blu, Artur Zheji bën parashikimin e rëndësishëm: Nëse deri në orën…

 


“Basha sot e ndihmoi Berishën”, Spartak Ngjela zbulon çfarë ndodhi në selinë blu, Zheji bën parashikimin e rëndësishëm: Nëse deri në orën…


Avokati Spartak Ngjela dhe analisti Artur Zheji komentuan sot në emisionin ‘Pikat mbi i’ përplasjet brenda PD-së.

Sipas avokatit Ngjela, ish-kryeministri Sali Berisha është i mundur në këtë situatë.

Nga ana e tij Zheji, ndërsa komentoi deklaratën e Flamur Nokës i cili u shpreh nga selia e PD së se më 8 janar do të kthehet shtëpinë e lirisë, tha se ngjarja e sotme u kthye në qesharake dhe nëse 8 janari  2024 do t’i ngjajë ditës së sotme atëherë sipas tij, nuk do të ketë mbetur më vend për trazira.

“Kush firmos statutin e Berishës, ikën në burg”, Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat e errëta dhe plas deklaratën e papritur: Unë them të maten mirë!

Zheji: Alkatraz është një burg i sigurisë së lartë në Amerikë, një figuracion i zotit Noka. Mendoj se deri në 00:00 nëse nuk ndodh asgjë tjetër, atëherë kjo është vetëm një situatë qesharake dhe nuk prodhoi asgjë. Por pashë që Basha e mori seriozisht ultimatumin se siguroi dyert. Por nëse edhe në datën 8 do të kemi po një gjë të ngjashme si kjo atëherë, atëherë s’ka më ndryshim.

Ngjela: Krahasimi është normal, por këta duan ta kthejnë në burg, se po t’i ishin drejtuar ligjit atëherë mund të ishte normale. Nëse sot do të hynin brenda Basha do ishte i detyruar të bënte padi penale. Pra në njëfarë mënyrë Basha në këtë rast i ka ndihmuar. Ai i bllokoi dhe i shpëtoi, unë jam i bindur se do t’i arrestonin, por kjo do padi penale. Ai është kryetar partie dhe këtë e dimë të gjithë… Aksioni i tyre është vetëm një zë në shkretëtire.

Zheji: Shumica e PS duan të fitojë Berisha, por duke krijuar këtë teatrin që policia mbron Bashën dhe keqtrajton demokratët e vërtetë. Besoj që herët e vonë Berisha do të përplaset më Bashën në zgjedhje. Do ketë një simotër të kësaj partie…

Analisti Artur Zheji: – Politika ka krijuar korrupsion përtej normales. Ngjela: – Kjo çështja e fundit e Dumanit tregoi që Prokuroria dhe Policia ishin të korruptuara.

 

Zheji: – Politika ka 

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, dhe analisti Artur Zheji kanë diskutuar ditën e sotme në emisionin “Pikat mbi I” mbi rolin e SPAK dhe politikën shqiptare në tërësi.

Analisti Artur Zheji tha se në vendin tonë ka korrupsion përtej normales, ndërsa shtoi se duhet të forcohet roli i SPAK-ut për të shkëputur këtë lidhje.

Nga ana tjetër, avokati Spartak Ngjela nënvizoi se SPAK mbrohet nga DASH dhe tha se duhet goditur 80% e krimit të organizuar në Shqipëri në mënyrë që të vijohet në nivelet më të larta të politikës.

Zheji: Politika ka dështuar se ka bërë gabime, me dashje edhe pa dashje. Ka krijuar korrupsion përtej normales dhe ka prekur në emër të korrupsionit dhe interesat kombëtare dhe asnjëri nuk është ndëshkuar. Me futjen në skenë të një subjekti si SPAK-u mund të ketë vijë ndarëse.

Ngjela: Kemi një fakt që na mbron. Presioni që bën shteti, tremb gjithçka. Nëse do të trembë një institucion e tremb. Blinken deklaroi para 2 muajsh që SPAK-un e drejtojmë ne. Nuk ma ha mendja që Sekretari i SHBA të japë informacion jo real. SPAK-u është nën mbrojtjen e atyre. Më kanë thënë që kanë marrë mbrojtje. U ka dalë fondi. Kur kam biseduar nga këta, më patën thënë që s’i kanë dalë paratë akoma. Ata mbrohen tani, i kanë të gjitha. Korrupsioni është i organizuar me krimin e organizuar. E dalloj nga optika ime. Kjo çështja e fundit e Dumanit tregoi që Prokuroria dhe Policia ishin të korruptuara. Kanë ndaluar zhvillimin e hetimeve. Janë dosjet që mblidhen. Nga hetimet kanë dalë që ata kanë blerë Policinë. Krimet s’kanë qenë të zbardhura. Ata kanë deklaruar se i ka përkrahur Policia. SPAK-ut i ka rënë rasti në dorë që të shpëtojë Shqipërinë dhe të lartësojë veten. Krimi ka pasur fenomen të veçantë nga Perëndimi, kanë goditur njëri-tjetrin. Unë kam besim që SPAK-u do e çoje deri në fund. Nëse nuk eliminohen 80% e krimit të organizuar nuk godet dot nivelet e mëdha të politikës.

Zheji: Krimi i organizuar ka pasur lidhje të ngushtë me policë. Me drejtorë krimesh që bënin mbulimin e krimeve. Është edhe fakti që këta në kohë fushatash shërbenin si kali i armatosur në fushatat elektorale. Ata mbushnin kutitë dhe më pas marrin si shpërblim pandëshkueshmërinë. Ka raste skandaloze që kanë dalë ku janë dhënë tendera për rindërtimin nga tërmeti dhe i janë dhënë vëllait të një deputeti. Biznesi ka ndërtuar hotele, shteti disa infrastruktura herë të mirë, herë çka, herë fare. Vetëm biznesi prodhon para dhe merr lekët gati. Është bërë si dikur, në kohën e monarkive që i merrnin para fshatarëve. Ka shumë koncept feudal në konceptin shtetëror. Duhet një krah i armatosur dhe ata janë këto të krimit. Këtu duhet roli i SPAK-ut, që duke ndërprerë këtë lidhje shkon më thellë dhe politika e humb përkrahjen e madhe.

Analisti Artur Zheji : – Alienët sollën doktrinën fetare në tokë, kryqëzuan rracën me ne

 



Analisti Artur Zheji e ka lidhur ekzistencën e doktrinës fetare në tokë, me alienët. I ftuar në emisionin “Opinion”, Zheji tha se ata kanë sjellë doktrinën fetare dhe kjo është sot një teori dominante. Në një diskutim me Dom Gjergj Metën, Zheji tha se Zoti dhe feja që vjen nga qielli janë prurje aliene.

“Kriza kryesore po vjen edhe nga fakti që gjithmonë e më tepër mendohet që tanimë, se Zoti, feja që vjen nga qielli janë prurje aliene. Në Itali ka një diskutimVatikani dhe në të gjith Europën. Unë them që karrot e zjarrta, po mësove testiamentin e vjetër, karrot e zjarrta, gjithë këto zbritjet me një bisht të zjarrtë, janë anije kozmike të alienëve të cilët kanë krijuar kryqëzimin e rracave me ne. Kjo është një teori dominate sot dhe si të gjitha teoritë alternative mbahet në periferi me dhunë nga teoritë zyrtrae, por unë them se kisha dhe xhamia duhet të jenë të hapura, o ta integrojë ose të rrëzojë.

Të krishterët e vjetër përpara se perandoria e Romës ta pranonte krishtërimin, përndiqeshin, martirizoheshin dhe kjo ka vazhduar 300-400 vjet. Pra gjithmonë gjërat e reja marxhinalizohen nga shoqëria. Nuk them që është e vërtetë, 10% i ferkuentimit do të thotë fitore e materializimit dhe materializimi shprehet përmes alienëve. Alienët e kanë sjellë doktrinën fetare në planet”, tha Zheji.

7 vende në Tokë që besohet se janë krijuar nga alienët.

 

Blogu i Udhëtarit


Planeti Tokë është shtëpi për shumë vende të mrekullueshme, vende që duket sikur sfidojnë aftësitë teknologjike të kohës, sepse ose janë shumë të mëdha, ose shumë të rënda ose shumë komplekse.

Kjo është edhe arsyeja se përse disa besojnë se ndërtues të lashtë si ata që krijuan piramidat e Egjiptit, ndiqnin një manual jashtëtokësorë. Ndoshta, sipas tyre, duart që ndërtuan këto objekte nuk ishin nga kjo botë.

Megjithatë, sado intriguese si ide, deri më tani nuk ka prova që sugjerojnë se alienët kanë vizituar planetin tonë.

Por kjo nuk do të thotë se këto vende nuk janë interesante e enigmatike në të njëjtën kohë. National Geographic sjell 7 prej tyre, që datojnë më mijëra vite më parë.

Sacsayhuamán – Kjo kala 1 mijë vjeçare ndodhet jashtë kryeqytetit të vjetër Inca të Cusco, në Andet peruviane. E ndërtuar me gurë të mëdhenj ajo duket si një pazël gjigante. Disa besojnë se Sacsayhuamán mund të jetë ndërtuar nga një civilizim i lashtë që u ndihmua nga jashtëtokësorët.

Linjat Nasca – Në një pllajë të lartë dhe të thatë rreth 200 milje në juglindje të Limës, më shumë se 800 linja grafike të drejta janë të vizatuara në shkretëtirën peruviane. Ato formojnë rreth 300 forma gjeometrike dhe figurat e 70 kafshëve, përfshirë një merimangë e majmun. Gjithçka mund të dallohet fare qartë nga qielli dhe këto vizatime në Nasca besohet se janë mbi 2 mijë vjeçare. Për shkak të saktësisë sesi janë ndërtuar dhe hapësirës që zënë, shumë besojnë se ato kanë ardhur nga dora e alienëve.

Piramidat e Egjiptit – Jashtë Kajros, në Gizë, piramidat e famshme të Egjiptit shfaqen në mes të shkretëtirës. Të ndërtuara më shumë se 4500 vite më parë, ato ishin varret monumentale të mbretëreshave dhe faraonëve të lashtë.

Por si i ndërtuan egjiptianët këto piramida, një gur i së cilës peshon të paktën 2 ton? Misteri ende nuk është zgjidhur, ndërsa figurat astrologjike të tyre për shumë janë shkak për të besuar se u ndërtuan nga alienët.

Stonehenge – Një rreth i madh gurësh, disa prej të cilëve peshojnë deri në 50 ton ndodhen në Salisbury të Anglisë. I njohur si Stonehenge, ky monument frymëzoi autorin zvicerian Erich von Daniken që të sugjeronte se ishte një model i sistemit diellor që funksiononte gjithashtu si një udhërrëfyes për zbritjen e alienëve, në fund të fundit si përfunduan ndryshe këto gurë masivë në këtë vend?

Deri më tani askush nuk e di ekzaktësisht kuptimin e Stonehenge, megjithatë shkencëtarët kanë arritur të provojnë që është e mundur të ndërtosh një objekt të tillë duke përdorur teknologjinë, që supozohet të jetë rreth 5 mijë vjet e lashtë.

Teotihuacán – Teotihuacán, që do të thotë “Qyteti i Zotërave” është një qytet i lashtë në Meksikë, i njohur për tempujt piramidë e shenjat astrologjike.

I ndërtuar mbi 2 mijë vite më parë, mosha, madhësia dhe kompleksiteti i Teotihuacán, ndonëse shumë duan të besojnë se është aliene, është krijuar nga dora e njeriut. Ky qytet mund të mbajë në të mbi 100 mijë persona dhe shkencëtarët prej shekujsh besojnë se mund të jetë ndërtuar nga një miks kulturash si majat e zapotekët.

Ishulli i Pashkëve – Enigma që rrethon moia, figurat e mëdha prej guri në Ishullin e Pashkëve në Kili vijon të ngjallë teori nga më të ndryshmet. Si ia dolën Rapa Nui të krijojnë këto figura më shumë se 1 mijë vite më parë dhe si përfunduan në këtë vend? Të gdhendura nga guri, 900 figurat njerëzore peshojnë rreth 14 ton.

Fytyra në Mars –  Një ditë njerëzit do të kenë mundësinë që të vizitojnë Marsin, e me këtë rast të shohin nga afër edhe këtë fytyrë. E zbuluar për herë të parë nga sonda Viking 1 në 1976 –ën, ajo është rreth 3 kilometra e gjatë dhe ndodhet në rajonin e quajtur Cydonia.

Në 2001, Nasa e analizoi këtë fytyrë duke përdorur një kamera me rezolucion të lartë dhe dalloi se në fakt nuk kemi të bëjmë me fytyrë, por një tjetër masë toke, të zakonshme në sipërfaqen e planetit të kuq.


10 qytetet e pabesueshme që humbën gjatë historisë…

 


Bota është plot me qytete të humbura, shumë prej të cilëve u braktisën duke mbetur një mister.

Kërkimi për qytete të tilla të humbura tërhoqi eksploruesit e aventurave që në shekullin e 15-të, duke çuar në zhvillimin e arkeologjisë.

Një qytet i humbur nuk duhet të ngatërrohet me qytetet fantazmë

Qytetet e humbura janë të braktisura për shkak të rrethanave të ndryshme dhe vendndodhja e tyre është e njohur.

Machu Picchu, Peru

Machu Picchu, i njohur edhe si “Qyteti i humbur Inkas” është vendi më i famshëm Inka në botë. Është një vend i shekullit të 15-të i vendosur në një mal 2430 metra mbi nivelin e detit, rreth 80 km në veriperëndim të Kuskos. Shumica e arkeologëve besojnë se Machu Picchu është ndërtuar për perandorin Inkas Pachacuti. Machu Picchu është zona turistike më e vizituar në Peru.

Angkor, Kamboxhia

Angkor ishte një qytet i begatë nga shekulli i 9 deri në shekullin e 15 dhe ka monumentin më të madh fetar në botë. Në shekullin e 15-të qyteti u pushtua dhe u plaçkit. Ai ishte pothuajse tërësisht i braktisur dhe i harruar, por tempulli i ndërtuar nga Mbreti Khmer Suryavarman 2, si tempulli i tij shtetëror dhe më vonë mauzoleumi mbijetoi dhe sot. Angkor Wat është monumenti më i famshëm dhe vendi më i vizituar në Kamboxhia. Ai është bërë simbol i vendit dhe shfaqet në flamurin e saj kombëtar.

Pompei, Itali

Historia e Pompeit është ndoshta historia më e famshme në këtë listë. Në vitin 79 AD mali Vezuv shpërtheu. Vezuvi, ende sot një nga vullkanet më aktiv në botë, varrosi qytetet e Herculaneum dhe Pompeit. Banorët e qyteteve ikën ose u varrosën me to dhe qytetet u harruan gjatë viteve. Në shekullin e 18-të gjatë gërmimeve ata u rizbuluan dhe sot. Pompei lulëzon si një tërheqje turistike, duke ofruar një vështrim të shkurtër në të kaluarën, në një qytet që gati 2.000 vjet më parë ngriu me kohën.

Petra, Jordani

Petra ishte kryeqyteti i lashtë i mbretërisë Nabatean. Një qytet i gdhendur në gur. Qyteti ishte themeluar ndoshta në fillim të vitit 312 PES dhe lulëzoi për një kohë të gjatë, pasi ishte një kryqëzim i rëndësishëm për rrugët e mëndafshit dhe të aromave që lidhnin Lindjen dhe Perëndimin. Qyteti ra dhe u braktis në fund në shekullit të 6, pasi një sërë tërmetesh shkatërruan furnizimin me ujë. Qyteti i rëndësishëm dhe i bukur u harrua përfundimisht. Ai u zbulua në botën perëndimore vetëm në 1812.

Tikal, Guatemal

Tikal ishte një qytet i lashtë i qytetërimit Maja, që ndodhej në një pyll në Guatemalë. Qyteti lulëzoi si kryeqyteti i një mbretërie të fuqishme derisa u pushtua nga Teotihuacani në shekullin e 4 pas Krishtit. Pasi u pushtua, gradualisht ra derisa përfundimisht u braktis në fund të shekullit të 10-të. Sot, qyteti është një nga vendet më të mëdha arkeologjike të qytetërimit Maja dhe është i njohur për tempujt e shumtë në formë piramidale, duke përfshirë edhe Tempullin e Jaguarit të Madh – një nga piramidat më të shquara në botë.

Teotihuacan, Meksikë

Teotihuacan është një vend arkeologjik afër qytetit të Meksikos në Meksikë. Qyteti është i mbushur me piramida dhe është rreth 20 kilometra katrorë. Ishte një qendër e madhe urbane me ndoshta 100,000 njerëz. Qyteti u shkatërrua dhe u braktis rreth 1400 vjet më parë. Emri modern i’u dha nga populli Aztek dhe kuptimi është “vendi ku u krijuan zotat”. Është e paqartë se cilët ishin ndërtuesit fillestar të qytetit misterioz. Teotihuacan është gjithashtu shtëpia e Piramidës së Diellit – një nga piramidat më të mahnitshme në botë.

Tiwanaku, Bolivi

I vendosur pranë liqenit Titicaca në Bolivi, Tiwanaku ishte një fuqi e rëndësishme rajonale në Andet jugore midis shekullit të 7 dhe shekullit të 9-të. Besohet të ketë qenë zonë banimi për 15,000 dhe 30,000 banorë ose më shumë. Rreth vitit 1000 pas Krishtit, ndryshimi klimatik pengoi Tiwanakun të vazhdonte prodhimin e ushqimit, duke shkaktuar rënien dhe braktisjen e qytetit.

Palenque, Meksikë

E vendosur në Meksikën jugore të sotme, Palenka ishte një qytet Maja që lulëzoi gjatë shekullit të 7-të. Palenka ra gjatë shekullit të 8-të, e zhytur plotësisht nga xhungla e dendur ajo harrua nga koha. Interesi në këtë vend u ngrit përsëri gjatë shekullit të 19-të dhe më vonë u gërmua qyteti.

Troja, Turqi

Për shekuj Troja konsiderohej të ishte vetëm një legjendë, një qytet që kurrë nuk ekzistonte vërtet jashtë poezive të Homerit, ku përmendet si pjesë e Luftës së Trojës. Legjenda doli të jetë e vërtetë vetëm në vitet 1860, kur u gërmua në Anatolinë veriperëndimore. Tani e dimë se qyteti ishte shkatërruar dhe rindërtuar vazhdimisht. Ngadalë ai u shkatërrua derisa u braktis në fund gjatë epokës bizantine.

Atlantida

Ndryshe nga pjesa tjetër e qyteteve në këtë listë, Atlantda nuk u gjet kurrë dhe historianët pothuajse unanimisht pajtohen se kurrë nuk ka ekzistuar. Atlantida është përmendur në një alegori për arrogancën e kombeve në veprat e Platonit dhe në këtë alegori ajo përfundimisht zhytet në Oqeanin Atlantik. Pavarësisht nga fakti se shumica janë dakord se qyteti kurrë nuk ka ekzistuar, disa njerëz ende kërkojnë mbetjet e qytetit më të famshëm të humbur në histori, që sipas Platonit ndodhet “përtej shtyllave të Herkulit”. Ka shumë hipoteza lidhur me vendndodhjen e Atlantidës, nga ishujt në Mesdhe, ishulli në Evropën Veriore, madje edhe Antarktida përmendet si një vend i mundshëm.

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

NGA FLORI BRUQI   Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...