Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/01/02

SONTE KJAVA PËR TY, KOSOVË!


SONTE KJAVA PËR TY, SADRI AHMETI !




Adem Istrefi



Cingërroi zilja e telefonit

apo dëgjova zërin tënd?!

1.

Nga largësitë m'u bë se po më vinte ai zë

pak i trëmbur, tel i dridhur mallit

në këtë kitarë të vonë nate...

Vetëm zëri yt mund të më thërriste kështu

si gjithmonë e në të gjitha kohët.

Këtij zëri s'mund të mos i përgjigjesha

edhe në hjekë shpirti.

S'mund ta besoj se t'u lig ORA

e vdekja të gjeti gafil.

Ti gjithmonë ke qenë një hap para vdekjes,

gjithmonë je tallur me të kur të ndiqte

e ia lije puplat në dorë.

A mund të kapej rob e të bëhej rob

njeriu më i lirë ndër tw gjithë liridashësit!

Paj cok jo, bre Sadri Ahmeti!

2.

S'të mbaj mend kurrë duke qarë,

po gjithmonë duke qeshur më del

her si fëmijë i qeshjes e her zot i përqeshjes.

Edhe atëhere kur shkruaje poezi

me ata gishta të KRITË prej të ftohtit:

Shkruaj një vjershë e digje atë fletë

që t'i shkrije pakëz duart

në atë flakëz xixëlluese e tym të saj,

që të mund ta rishkruaje prapë atë poezi

dhe prapë më ndryshe...

Aiiih ! sa ftohtë që kishe, si të kërcitnin dhëmbët,

e ti lapsin assesi s'e lëshoje nga dora.

3.

Prandaj po kjaj për ty

e u mbusha sonte në vaj,

po kjaj tash për atëherë...

S'di sa herë ishe vrarë mbas shpine,

s'di sa herë mbas veshit

në atë udhëtim të cmendur, mizorisht të mundimshëm

Dhe ti shkruaje e rishkruaje

me ata gishta TË KRITË

atë poemë për MASAKRËN E TIVARIT...

4.

(Tremijë djem Kosove atëbotë u vranë.

U vranë me plumba, u therën me bajoneta

në atë plojë gjaku,

midis ullinjëve e detit të Tivarit.

Deti u bë i kuq dhe u mbulua me plisa

të bardhë

në atë prill komunist të vitit 1945.)

5.

Sonte dua të mos harroj asgjë,

gjithcka dua të kujtoj,

pse ishe i vetëm mbi atë sukë

a mbi atë KËRSH TË GJOBALAJVE

e pse qeshje ashtu,

sikur rrokoteleshin shpatinës shkëmbinj

potershëm me rrokullimë rroposëse

e lëshuar si shkundullimë...

6.

Ishe vetëm dhe s'ishe i vetëm.

S'di a e qerasje ti vdekjen me një gotë raki,

apo të qeraste ajo ty me një kërcënim

kur i thoje se edhe vetë të madhin Zot

do ta bëje me qeshë,

pa e giciluar aspak...

Dhe vdekja merrte këmbët në krahë

dhe ikte e lemerisur atëbotë,

atëbotë kush mund ta ndalte qeshjen tënde!...

7.

S'u mësokam se s'u mësokam pa ty,

Sadri Ahmeti!

Thash si për vete e s'munda ta mbaj

Coll për vete,

Si në këngët e majekrahut e lëshova piskamën:

O gjithkah zdrit ky sy-diell

në fytyrë të kësaj toke

njeri e bir njeriu kurrëmë s'do të vijë si ti,

kurrëmë si ti s'do t'i gëzohet shkrepjes së diellit

e shkrepje buzëqeshjesh të shkrepë

si njëmijë hyjni,

sidomos kur dilje hovshëm

prej dallgëve të detit

e deti sikur të falej te këmbët...

8.

Sonte mund të them dhe do të them

se s'kam parë njeri tjetër

aq marrëzisht me detin të dashururar,

të ngjajë me bir të tij

e vetë hyu i tij sikur të ishte,

vetë kripa sikur qe krijuar prej qeshjeve të tij.

Asnjë zot e asnjë dreq e bir dreqi

s'mund të ishte shpellë e pafundme si ai.

Në shpella të bjeshkëve i pat ngujuar

dhitë briarta bashkë me zanat,

me zanat bënte dashuri natë për natë

e ditën i vizatonte ku të mundte,

ose në ndonjë letër të bardhë,

ose në ndonjë lëvore peme, a lëkurë dashi,

në ndonjë gjethe që ia sillte era,

në ndonjë faqemuri, a xham dritareje,

ose edhe në ajër...

9.

Ditë për ditë i bënte edhe më të bukura

ato nuse të tij,

u jepte shpirt nga shpirti i tij,

u lëshonte rreze hijeshie

e i bënte si të ishin të gjalla

e pak si të trëmbura nga zgjimi i një ëndrre,

sa gati luaje mendsh prej kësaj bukurie

e të ndalej fryma,

fryma mund t'i ndalej edhe vetë Zotit,

të shituar prej kësaj bukurie,

perritë e parajsës do të uleshin në gjunjë

t'ua lanin këmbët...

10.

Sonte kjava për ty

që na ikën e mbetëm pa i kërcyer

këto zjarre dëllinjash

edhe në këtë natë vere...

Dhe s'di pse m'u kujtua, s'di pse më thoshe

se kemi vetëm nja pesëmijë vjet njohje

e asnjëherë, asnjëgjysmëhere s'u grindem

dhe mbetem se mbetem

pa bujtur në ndonjë Shpellë të Vuthajve

që të kuvendonim si ai malësori legjendar

me kreshnikët Mujë e Halil

e të pinim verë mjalti

bashkë me ta, si viganët e mocëm ilirë,

më të mocëm se hëna

e vetë dreqi kur zbriti nga qielli...

11.

Ndonëse nuk u lindëm qw të dy binjakë

e që të dy në Vuthaj e në Strellc njëkohësisht

kujtonim se në gjinjtë e një nëne

patëm pir tambël

dhe vjershat i firmosnim me firmën ADISS-ASSA

e veten e conim në katin më të lartë të qiellit...

12.

Gjithë kësaj nate e deri në zdritje të saj

m'u shfaqe herë në ecje të ngadaltë

e herë në ikje të rrëmbyeshme me vrap.

Me sa zë që kam mbeta duke thirrë:

Ndalu, ku shkon... Ku shkon Sadri!

Dhe ti si gjithnjë shkrep një buzëqeshje,

si gjithnjë më thua

se drejt ardhmërisë je nisë,

se prej andej ke ardhë

e atje është rrojtja jote...

Prill 2011.



Përgatiti :Flori Bruqi, Isniq,2 janar 2024

"Mjeshtër i Madh i Punës", shkrimtar dhe studiuesi Nasho Jorgaqi (Fier, 1931 - Tiranë, 25 gusht 2022)

Shkruan Flori Bruqi





Nasho Jorgaqi (Fier, 1931 - Tiranë, 25 gusht 2022) ka qenë shkrimtar, skenarist, hulumtues dhe studiues shqiptar, doktor i shkencave dhe titullar, është i njohur me titullin “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Ai është autor botimesh letrare, skenarësh filmash, përkthimesh dhe botimesh shkencore.


Informator i Sigurimit

Sipas dokumenteve,Nasho  Jorgaqi u rekrutua si informator nga Sigurimi i Shtetit më 10 01.1955 me nofkën "Dragoi", për pesë vjet qe "polic" i studentëve dhe rretheve letrare që shfaqnin pikëpamje “dekadente, reaksionare e pesimiste”, në varësi të seksionit të tretë të Drejtorisë së Punëve të Brendshme. 

Spiunimet e para ishin kundër   Kadrie Kadaresë dhe Robert Shvarcit në Institutin Pedagogjik 2 vjeçar “Aleksandër Xhuvani” në Tiranë.

Më pas u drejtua nga ndërmarrja e botimeve, ndërsa më 1960 kaloi në varësi të Degës së 12-të të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, e cila mbulonte legatat e huaja në Tiranë. Më 13 tetor 1961 nga informator u bë agjent.

Përmendet në dokumentet sekrete të Qani Tartales, një punonjës i Sigurimit të Shtetit, si informator (nuk dihet nëse me dashje apo pa dashje) kundër shkrimtarit Bilal Xhaferri.

Nga 1967 deri më 1973 nuk qe i përfshirë në rrjetin sekret, deri kur thirret sërish në detyrë për të mbikëqyrur shkrimtarët e ardhur nga Kosova. Më 1978 u bë rekrutues dhe ndërlidhës, aktiviteti i tij mbaroi më 1991.


Tituj te veprave

  • Dashuria e Mimozës, novelë - 1960
  • Ëndrra dhe plagë, novelë - 1963
  • Posta e Largët, novelë - 1968
  • Shoku, tregime - 1968
  • Qemal Stafa, biografi - 1970
  • Tregime të Mbrëmjes, tregime për fëmijë - 1972
  • Mërgata e Qyqeve, roman, Vol. I, II - 1978, 1979
  • Tregimet e Qemalit, tregime për fëmijë - 1978
  • Atentatori i Perandorit, biografi -1980
  • Tregimet e Pranverës, tregime për fëmijë - 1985
  • Larg dhe afër, udhëpërshkrime dhe meditime - 1987
  • Udhëve të mërgimit, udhëpërshkrime dhe meditime - 1994
  • Manastiri i dashurisë, proza të shkurtra dhe tregime - 1995
  • Ndëshkimi i Bukurisë, proza të shkurtra dhe tregime - 1998
  • Tomka - 1968 
  • Poetika e dokumentit - 1987
  • Udhëtim me Fan Nolin 1995
  • Ka përgatitur për botim vepra të Fan NolitFaik KonicësMitrush KutelitHaki StërmillitLumo Skëndos, etj.
  • Ka përkthyer vepra të Anton Çehovit, Xh. Gollsuorthit, M. Prishvinit, A. Filipit, etj.
  • Udhëtime Letrare - 2001

Botimet shkencore

Në botimet e tij shkencore përfshihen:

  • Antologji për Skënderbeun, (1968)
  • Silueta Letrare, studime - 1976
  • Poetika e dokumentit, studime - 1987
  • Antologji e mendimit estetik shqiptar (1504-1944), 1994
  • Antologji e fjalës së mençur - 1994
  • Udhëtim me Fan Nolin', (1995)
  • Estetika e fjalës shqipe, (studime, artikuj, ese, 1995)
  • Portrete dhe gjurmime (artikuj dhe studime letrare, 2002)
  • Hire letrare, shpalime historike (studime, vështrime, ese, 2012)

Skenaret[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

“Ma çoni kufomën që të tretet në tokën amë”, amaneti i Konicës për Nolin: Kam lënë mënjane edhe harxhimet e rrugës për trupin pa jetë dhe…

 


Flori Bruqi -Prishtinë

Faik Konica është poet dhe autor/publicist shumë i njohur. Faik Konica mori mësimet e para në Konicë dhe i vijoi për pakë kohë te Jezuitët në veri, në Shkodër. Më pas u shkollua në shkollat franceze në Lindje, në Stamboll. Në Dizhon dhe në Paris, ndoqi studimet për filozofi. Ai fitoi disa konkurse, duke u nderuar me çmime për aftësitë e tij intelektuale jo të zakonshme. U diplomua për letërsi në Universitetin e Harvardit të SHBA. Ai mësoi gjithnjë dhe thoshte vetë se ishte një student i perjetshëm. Konica mbahet si një nga njerzit më të ditur në kulturën shqiptare të këtij shekulli. Rruga e tij shkollore e jetës tregon se ai e njohu Shqipërinë nga Jugu në Veri dhe shkoi gjithnjë prej Lindjës në Përëndim. Kjo është rruga e tij e zhvillimit kulturor.
Konica ka zhvilluar veprimtari të jashtëzakonshme kulturore e atdhetare me botimin e revistave "Albania e Trumpeta e Krujës" me themelimin e shoqëris VATRA dhe me redaktimin e gazetës "Dielli" në Amerikë. Mirëpo, vlera më madhe e punës së tij është bindja se kombi nuk ndërrohet pa vetëdijën për identitetin e tij. Prandaj bëri perpjekje të mëdha për krijimin e alfabetit të përbashkët, për krijimin e normës së gjuhës së përbashkët të shkrimit dhe kundërshtimin e kulturave të mbyllura krahinore si në nivel të krijimtaris ashtu edhe në nivel të propagandës kombëtare. Konica mori pjesë dhe në jetën politike shqiptare: u zgjodh kryetar në Kongresin e Trieshtës (1913), ku kundërshtoi copëtimin e Shqipërisë; ishte anëtar i Qevërisë së Vidit dhe u emërua ambasador i Shqipërisë në SHBA deri në vdekje. I pa sherrin politikës, si shumë shkrimtarë shqiptarë. Ai vetë mendonte se s'duhet të hidhërohet njeriu kur humb një lojë politike (për Nolin). Por e pësoi dhe vetë, veprimtaria e tij politike dhe letrare u keq interpretua nga regjimi komunist. Faik Konica është themeluesi i modelit kulturor kritik të letërsisë shqipe, themelues i kritikës letrare, si dhe nismëtar i prozës moderne shqipe. Gjykimi i tij kritik për veprat e kohës mbetet i pazëvendësueshëm dhe sot. Konica krioi një stil të ri në letrat shqipe. Shumë kritikë e kan cilësuar si krijuesin e prozës shqiptare, ndërsa Noli e pranon si mësuësin e tij në stil e në gjuhë. Ai ishtë i veçantë në të gjitha fushat e veprimtarisë, ndërsa vlera të pamohueshme të tij, mbetën veprat:" Një ambasadë e Zulluve në Paris "(1922), " Dr. Gjilpëra (1824). " Shqipëria si m'u duk "(1928), si dhe esetë për Shqipërinë. Kishtë stil të veçantë dhe ishtë mjeshtër i formave të shkurtra letrare. MJESHTRIN I FJALËS SHQIPE, të cilin shumë autor të huaj e vlersuan lart, -si Studenti më i aftë i asaj kohe (dhe mbante kontakte me Molier). Vdiq më 15 dhjetor të vitit 1942.

Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi ditët e fundit në 81- vjetorin e vdekjes, Faik Konicën, shkrimtar, kritik letrar, publicist, eseist, përkthyes, një nga personalitet më të shquara të kulturës, letërsisë, e jetës politike shqiptare.

Faik Konica ishte një intelektual i dimensioneve europiane (15 mars 1875-15 dhjetor 1942). Ai lindi më 15 mars 1875 në Konicë, në një familje të vjetër koniciote. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, ndoqi Kolegjin Jezuit Saverian të Shkodrës e më pas studimet e liceut perandorak francez të Stambollit. Pasi kreu shkollën e mesme në Francë, vazhdoi studimet në Dizhon për filologji romane dhe më pas u diplomua në universitetin e Harvardit të SH.B.A, ku mori gradën “Master of Arts”. Me 1897, në Bruksel botoi numrin e parë të revistës politike kulturore e letrare “Albania”. Pas vajtjes së tij në Boston, së bashku me Fan Nolin, themelojnë gazetën Dielli, një organ i rëndësishëm i Federatës Panshqiptare “Vatra”.

Me 1912 në emër të Federatës Vatra, shkon në Londër për të mbrojtur interesat kombëtare shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Më 1921, Konica zgjidhet kryetar i Federatës Vatra dhe me rimarrjen e drejtimit të gazetës Dielli, ai shkruante në një rubrikë të tijën “Shtylla e Konitzës”. Më vitin 1926, Faik Konica emërohet Ministër Fuqiplotë i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara. Vdiq në Uashington më 15 Dhjetor 1942. Në vitin 1995, pas rënies së diktaturës komuniste, eshtrat e tij u sollën në Tiranë.

ANGAZHIMET

Vetë Konica është i njohur për erudicionin, publicistikën, stilin dhe ndikimin që pati në kulturën dhe politikën shqiptare. Është po ashtu autor i dy romaneve të shkruar në gjuhën frënge me nofkën Jean de Croia (sq. Gjoni i Krujës), Le mariage de Leila suivi de Sotiri et Mitka (Martesa e Lejlës pasuar nga Sotiri dhe Mitka) botuar më 1911 në Paris. Në 1897 shkoi në Bruksel ku themeloi të përkohshmen Albania, me ndihmën e autoriteteve austro-hungareze.

Sipas dokumenteve belge, gjatë kohës që jetoi në Francë, Konica kish njohur Sophie Annette Hugon, me të cilën, në 1897, pati një djalë të quajtur Henrik.[8] Më 1903 u shpërngul në Londër, ku mori leje të punonte në Departamentin e Dorëshkrimeve të Muzeumit Britanik. Në Londër jetoi pesë vjet dhe studioi dokumentet shtetërore veneciane që lidheshin me Shqipërinë si dhe me dorëshkrime të tjera, disa prej të cilave i botoi tek “Albania”. Në 1909 u ftua prej shqiptaro-amerikanëve të shkonte në Shtetet e Bashkuara, ku të jepte një varg leksionesh, që e bëri në dyvjeçarin 1909- 1911. Më 22 tetor 1909 mori në dorëzim prej Fan Nolit redaksinë e Diellit, botim javor i Shoqërisë “Besa-Besë”. Konica punoi si kryeredaktor i Diellit deri më 18 mars 1910, për t’u kthyer sërish me 6 maj deri me 1 korrik 1910 dhe mandej prej 1 gushtit 1912 deri më 8 korrik 1913. Më 24 dhjetor 1911 në një mbledhje drejtuar nga Kristo Floqi, Konica caktohet anëtar i Komisionit për Bashkimin e Organizatave shqiptare në SH.B.A.

Përpjekjet e mbarë patriotëve shqiptarë, përfshirë Konicën, arritën kulmin me themelimin e Vatrës më 28 prill 1912. Mbledhja e themelimit u zhvillua në Kishën e Shën Gjergjit që atëhere ndodhej në 227 Tremont Street, Boston. Vatra bashkoi shoqëritë Besa-Besën, Flamuri i Krujës, Kombëtare dhe Dallëndyshja dhe do të luante rol shumë të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë. Një Pleqësi e përkohshme u zgjodh për të drejtuar organizatën e re. Sekretar i saj u zgjodh Fan Noli. Konica dhe Floqi u ngarkuan me ngritjen e degëve të reja të organizatës në Masaçusets dhe shtete të tjera. Pas përfundimit të stinës së provimeve për Faikun nuk do të kishte më asnjë ditë pushimi të lirë. Përreth një muaj rrjesht, nga 19 maj 1912 deri më 16 qershor 1912 Konica do të udhëtonte pa reshtur në mbarë Anglinë e Re, duke ngritur dhe organizuar degë të reja të “Vatrës” në Worcester, MA, Lynn, MA, Manchester, N.H., Central Falls, R.I. and Southbridge, MA.

KËRKESA

Më 14 mars 1912, u regjistrua pranë Zyrës së Emërimeve të Universitetit të Harvardit, pra gjatë semestrit të dytë të vitit shkollor. Në arkivin e tij privat më 13 mars 2006 iu gjet kërkesa për punësim, përmes së cilës mëtonte të punësohej si “pedagog në kolegj, shkollë normale ose shkollë tetëvjeçare; në lëndët: gjuhë romane, kryesisht frëngjisht dhe italisht”. Pyetjes se në cilat pjesë të SHBA-së dëshironte të punonte, ai iu përgjigj: “Në 1912-1913, në rrethinat e Cambridge-it; në vitet e mëpasme kudo”.

Sipas studiuesit Agron Alibali synimi i tij për të mos u larguar nga Bostoni në një periudhë kritike të lëvizjes shqiptare në Amerikë përkon edhe me veprimtarinë e ethshme të Konicës e Nolit gjatë këtyre dy viteve në kuadrin e Vatrës. Fakti që formulari i punësimit është gjetur në arkivën private të Faikut dhe jo në arkivën e universitetit tregon se Konica nuk e dorëzoi atë te zyra përkatëse. Sipas studiuesit Jup Kastrati, Konicës iu ofrua në fund të studimeve një vend pune si pedagog i anglishtes në Universitin e Pekinit në Kinë.

Me efektin domino të shpejtë të ngjarjeve të gjysmës së dytë së 1912 dhe shpërthimin e Luftës Ballkanike, Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Vatrës i 16 shkurtit 1913 vendosi të dërgonte Faik Konicën si delegat në Kongresin e Triestes. Kongresi filloi më 1 mars 1913 nën kryesinë e Faik Konicës. Ai zgjati tri ditë dhe në të morën pjesë përfaqësues nga të gjitha kolonitë shqiptare, të cilët morën vendime të rëndësishme dhe miratuan një rezolutë në mbështetje të Qeverisë së Përkohshme dhe kundër përpjekjeve për copëtimin e Shqipërisë. Në gusht u kthye në Shqipëri, ku pasi e kishte quajtur “njeri të papërgjegjshëm, ambicioz dhe më të urryerin nga shqiptarët” në Vjenë, iu bashkua tarafit të Esad pashë Toptanit, në tetor ndihu në formimin e Pleqësisë së Shqipniës Mesme.

Më 3 nëntor në rrugët e Durrësit u shit numri i parë i gazetës së Pleqësisë, Ushtimi i Krojës, që drejtohej nga Konica. Pas diskutimeve për ardhjen e princit, Konica pati një zënkë me Toptanin. Më 7 mars 1914 priti Princ Vidin i veshur me fustanellë të bardhë deri te gjunjët, xhokën e zezë krahëve dhe këpucë allafrënga. Gjatë një qëndrimi dyvjeçar në Vjenë nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, u takua me Ahmet bej Zogollin të internuar nga austro-hungarezët dhe u bënë miq. Së bashku u takuan sërish në Itali, ku Konica ishte përfaqësues jo shumë aktiv si delegat i Vatrës dhe kish refuzuar një ofertë për t’u emëruar përfaqësues diplomatik i qeverisë shqiptare në Romë.

RIKTHIMI

Në shtator të 1921, Faiku u kthye nga Napoli në Boston me ftesë të Vatrës për t’u bërë kryetar i saj. Konica nisi të kritikonte Zogun kur u emërua kryeministër më 1922 me pendën e tij të vrerosur. Më 1923 u takua në Boston me 20- vjeçarin Gjon Mili, të cilit do t’i ofronte miqësinë e tij. Pas takimit me mikun e vjetër Fazlli Frashëri më 1925, Konica ndërroi qasje kundrejt Zogut duke u shprehur gjithnjë e më tepër si edukator përmes publicistikës së tij. Më 13 korrik 1926 dorëzoi letrat kredenciale si Ministër Fuqiplotë i Republikës në Departamentin e Shtetit Amerikan.

Me efektin domino të shpejtë të ngjarjeve të gjysmës së dytë së 1912 dhe shpërthimin e Luftës Ballkanike, Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Vatrës i 16 shkurtit 1913 vendosi të dërgonte Faik Konicën si delegat në Kongresin e Triestes. Kongresi filloi më 1 mars 1913 nën kryesinë e Faik Konicës. Ai zgjati tri ditë dhe në të morën pjesë përfaqësues nga të gjitha kolonitë shqiptare, të cilët morën vendime të rëndësishme dhe miratuan një rezolutë në mbështetje të Qeverisë së Përkohshme dhe kundër përpjekjeve për copëtimin e Shqipërisë.

Në gusht u kthye në Shqipëri, ku pasi e kishte quajtur “njeri të papërgjegjshëm, ambicioz dhe më të urryerin nga shqiptarët” në Vjenë, iu bashkua tarafit të Esad pashë Toptanit, në tetor ndihu në formimin e Pleqësisë së Shqipniës Mesme. Më 3 nëntor në rrugët e Durrësit u shit numri i parë i gazetës së Pleqësisë, Ushtimi i Krojës, që drejtohej nga Konica. Pas diskutimeve për ardhjen e princit, Konica pati një zënkë me Toptanin.

Më 7 mars 1914 priti Princ Vidin i veshur me fustanellë të bardhë deri te gjunjët, xhokën e zezë krahëve dhe këpucë allafrënga. Gjatë një qëndrimi dyvjeçar në Vjenë nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, u takua me Ahmet bej Zogollin të internuar nga austro-hungarezët dhe u bënë miq. Së bashku u takuan sërish në Itali, ku Konica ishte përfaqësues jo shumë aktiv si delegat i Vatrës dhe kish refuzuar një ofertë për t’u emëruar përfaqësues diplomatik i qeverisë shqiptare në Romë.

Akuzohet për plagjiaturë, jep dorëheqjen presidentja e Universitetit të Harvardit pas presionit të madh gjatë javëve të fundit

 

Presidentja e Universitetit të Harvardit, Claudine Gay, ka dhënë dorëheqjen pasi u përball me akuzat për plagjiaturë dhe pasi më parë ishte kritikuar për komentet e saj antisemitike. 
Claudine Gay ishte përballur me presion të madh javët e fundit për të dhënë dorëheqjen e saj.


Në një letër, ajo tha se ishte në “interesin më të mirë” të universitetit të jepte dorëheqjen.

“Ishte për të ardhur keq që kishte dyshime në lidhje me angazhimet e mia për të adresuar urrejtjen dhe ruajtjen e ashpërsisë akademike,” tha ai.

53-vjeçarja e lindur në Nju Jork në një familje emigrantësh nga Haiti, është profesore e shkencave politike dhe në korrik u bë kancelarja e parë me ngjyrë e Universitetit të Harvardit, i cili u themelua në Kembrixh, Boston, 368 vjet më parë.

Autoriteti administrativ i universitetit më të vjetër në SHBA, pas mbledhjes së jashtëzakonshme të bordit drejtues, në mes të dhjetorit të kaluar, shprehu “besimin e tij në faktin se kancelarja Gay është personi më i mirë për të drejtuar, për të ndihmuar ( universitet) komunitetin tonë për të menaxhuar çështje shumë serioze sociale me të cilat përballemi.”

Gjithashtu dhjetorin e kaluar, gati 700 profesorë shprehën kundërshtimin e tyre ndaj thirrjeve dhe “presionit politik” për dorëheqjen e Gay, e cila u akuzua për dështimin në menaxhimin e duhur të problemeve antisemitiste në universitet.

Kujtojmë se pas sulmit të përgjakshëm të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor dhe hakmarrjes së ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, lufta ka mprehur pasionet në universitete të njohura në SHBA, si në Harvard.

Donatorë të pasur dhe zëra nga kampi republikan, si dhe demokratët, denoncuan një rritje të incidenteve të antisemitizmit në universitete dhe kritikuan reagimet shumë të dobëta të autoriteteve të rektorit.

Më shumë se 70 anëtarë të Kongresit të SHBA në Uashington, shumica e të cilëve janë republikanë, kanë bërë thirrje për dorëheqjen e Gay, pas një seance dëgjimore parlamentare para Dhomës së Përfaqësuesve më 5 dhjetor, ku përgjigjet e saj për dënimin e antisemitizmit u gjetën të paqarta.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...