- Sot Sot
Bedri Zenel Islami: Një libër i pazakontëtë gjitha pikëpamjet. I veçantë. Tronditës deri në thelb. Që me gjithçka i kalon kufijtë e një romani dhe ky kapërcim kufijsh është artistikisht madhësia e tij si vepër, është koncepti njerëzor që sjell, saktësia e rikrijimit të një bote që ishte e pranishme aq shumë në jetën e shqiptarëve të Kosovës, por edhe përtej tyre… Ndoshta gabohem, por asnjëherë më parë, në romanin tonë të këtyre viteve, nuk ka ardhur një kërkim kaq i pafund, një fushë kaq e gjerë, ku lëvizin personazhe reale me emra dhe bëma reale… Me një fjalë, “Eskadronët e vdekjes” është një libër që të lë pa gjumë dhe të rrëqeth!
Sevi Lami Agolli: Një roman që i duhet me patjetër brezit të ri! Një roman, që dokumenton me aq mjeshtëri artistike një realitet rrëqethës! Nuk kish si të tregoheshin dhe dokumentoheshin më bukur ato ngjarje të dhimbshme të popullit shqiptar të Kosovës, përveçse parë dhe ndier nga këndvështrimi i vetë një serbi! Ky roman i duhet fort kohës sonë!
Është libër i pazakontë, që nga kushtimi, i cili pak kujt do i kishte shkuar ndër mend. Shumë vetë as që mund ta mendonin se një njeri i politikës dhe i artit, prijës në demonstratat e mëdha të pranverës së vitit 1981 – fotoja e Bardhylit me flamur në dorë është njëra nga më rrënqetheset-; i burgosur politik dhe i panënshtruar politik, pjesë e trupës drejtuese të Lëvizjes Popullore të Kosovës, antar i Drejtorisë Politike të UÇK-së dhe zëri i saj në Perëndim, debatues i dorës së parë dhe mik i shumë nga të rënët në luftën e gjatë për lirinë e Kosovës, do ia kushtonte librin e tij , si një memorial, disa figurave të shoqërisë civile të Serbisë, duke filluar që nga Natasha Kandiç…
Është libër i pazakontë, pasi, ndryshe nga sa i kemi parë ngjarjet e fundit në Kosovë, ku këndvështrimi ishte gjithnjë përmes syrit tonë, tani ngjarjet rrjedhin nga vështrimi i pak intelektualve serbë, gazetarë e krijues, të cilët duan të dëshmojnë se edhe mes çakejve ka njerëz të arsyeshëm, por që në fund bëhen edhe prehë e dhunës, e vrasjeve dhe shkatërrimit moral e fizik;
Është libr i pazakontë sepse sjell në dimension të ri atë që ka ndodhur në Kosovë, burgimet e gjata, qendresën, torturat dhe , mendoj unë, vetëm një neri që i ka ndjerë ato në kurrizin e tij apo të miqve të tij, mund t’i dëshmojë kaq sinqerisht, detajisht dhe rrënqethës atë që ka ndodhur.
Është libër i pazakontë sepse të mbërthen që në çastin e parë, që atëherë kur nis e lexon faqet e para, në fillim nga kureshtja, sepse autori është një emër nga më të njohurit e, më pas, sepse nuk mund të shkëputesh, nuk mendon se si koha rrjedh, por e bën atë pjesë tënde, nuk e di se në cilën orë je dhe, vetë hapësira të duket se është kthyer edhe një herë pas, në ato vite që ishin themeltare për të ardhmen.
Është i pazakontë, pasi, me gjithë dëshminë që sjell dhe të duket se i gjithë mendimi konceptual i librit rrjedh nga “Mashtrimi i Madh”, pra , megjithëse e vërteta vjen si një uragan, libri nuk ka mllef, verbëri, urrejtje, nuk të ngjall dëshirën për dhunë; ai ka mendim dhe , si gjithnjë , mendimi është më i fuqishëm se sa dhuna dhe verbëria.
I pakapshëm në shikimin e parë është romani në 500 faqet e tij, por pas këtyre faqeve qëndron një epokë, një botë, disa gjenerata. Ndoshta gabohem, por asnjëherë më parë, në romanin tonë të këtyre viteve, nuk ka ardhur një kërkim kaq i pamatë, një fushë kaq e gjërë, ku lëvizin përsonazhe reale, me emra dhe bëma reale, që nga presidenti i sotëm Vuqiç, i portretizuar në përshfaqjen e tij më të saktë, e deri tek njerëzit e zakonshëm, mes të cilëve të ngjall krupën zagoria e lumpenit të shërbimit të fshehtë serb.Kjo forcë që Bardhyli ka sjellë në romanin e tij është e furtuneshme, por edhe e bukur si pyll, është shtërngatë dhe rrëke njerëzore, si të gjitha ato gjëra, vlera e të cilave qëndron në intesitetin e shprehjes. Harmonia e përpjestimit të së vërtetës dhe të krijimit në roman është magjike, e kujdesshme dhe vepron përmes shumëfishimit të pafrenueshëm të fuqisë së të vërtetës, të shprehjes, mjediseve, forcës së karaktereve.
Në fakt , përmes një romani ai ka krijuar një kozmos, i cili ka vetëm një ligj të pandryshuar, përmes të cilit, të gjithë njerëzit, bashkimi i qëndrueshëm i të cilëve bën epokë, krijohen gjithashtu nga epoka dhe dëshmojnë se, nuk mundet që nga gjërat e lëvizshme të gjenden vlera të qëndrueshme, por vetë qëndrueshmëria krijon vlerat e saj.
Një libër që lë pa gjumë dhe të rrenqeth ende duke qenë në ekranin kompjuterik është gjithësesi i veçantë, por , në këtë rast, kemi të bëjmë me një roman që në fakt sjell edhe vetë karakterin e Bardhylit . Një roman që nuk është aspak biografik, por që përcepton një botë.
Dostojevski, shumë dekada më parë, do të shkruante se ” Ç’gjë mund të jetë për mua më fantastike sesa realiteti”.
Dhe ky roman është aq realist dhe aq konseguent, aq i vërtetë dhe mrekullisht i shkruar përmes një stili rrëmbyes, saqë kalon shumë kufinj dhe të duket e habitshme, – mua për vete më është dukur – duke e ditur temperamentin e zjarrtë të Bardhylit dhe njeriun polemist të dorës së parë, se si ai mbetet në roman hulumtuesi i ftohtë, që aq qetësisht ka zhytur shikimin e tij njerëzor në thellësinë e jetës.
Një roman që do të trondisë shumëkënd dhe do të jetë i domosdoshëm për të ditur se çfarë në të vërtetë ka ndodhur.
Jo kushdo mund ta pohojë lirinë e vet në botën e tij.
Mjerisht, jo të paktë janë ato që , të mbyllur në palirinë e tyre, mendojnë se janë të lirë.
Liria duhet të jetë marramendëse, ndryshe nuk është asgjë tjetër, veçse forma e jashtme e saj.Bedri Zenel Islami: Një libër i pazakontëtë gjitha pikëpamjet. I veçantë. Tronditës deri në thelb. Që me gjithçka i kalon kufijtë e një romani dhe ky kapërcim kufijsh është artistikisht madhësia e tij si vepër, është koncepti njerëzor që sjell, saktësia e rikrijimit të një bote që ishte e pranishme aq shumë në jetën e shqiptarëve të Kosovës, por edhe përtej tyre… Ndoshta gabohem, por asnjëherë më parë, në romanin tonë të këtyre viteve, nuk ka ardhur një kërkim kaq i pafund, një fushë kaq e gjerë, ku lëvizin personazhe reale me emra dhe bëma reale… Me një fjalë, “Eskadronët e vdekjes” është një libër që të lë pa gjumë dhe të rrëqeth!
Sevi Lami Agolli: Një roman që i duhet me patjetër brezit të ri! Një roman, që dokumenton me aq mjeshtëri artistike një realitet rrëqethës! Nuk kish si të tregoheshin dhe dokumentoheshin më bukur ato ngjarje të dhimbshme të popullit shqiptar të Kosovës, përveçse parë dhe ndier nga këndvështrimi i vetë një serbi! Ky roman i duhet fort kohës sonë!
Është libër i pazakontë, që nga kushtimi, i cili pak kujt do i kishte shkuar ndër mend. Shumë vetë as që mund ta mendonin se një njeri i politikës dhe i artit, prijës në demonstratat e mëdha të pranverës së vitit 1981 – fotoja e Bardhylit me flamur në dorë është njëra nga më rrënqetheset-; i burgosur politik dhe i panënshtruar politik, pjesë e trupës drejtuese të Lëvizjes Popullore të Kosovës, antar i Drejtorisë Politike të UÇK-së dhe zëri i saj në Perëndim, debatues i dorës së parë dhe mik i shumë nga të rënët në luftën e gjatë për lirinë e Kosovës, do ia kushtonte librin e tij , si një memorial, disa figurave të shoqërisë civile të Serbisë, duke filluar që nga Natasha Kandiç…
Është libër i pazakontë, pasi, ndryshe nga sa i kemi parë ngjarjet e fundit në Kosovë, ku këndvështrimi ishte gjithnjë përmes syrit tonë, tani ngjarjet rrjedhin nga vështrimi i pak intelektualve serbë, gazetarë e krijues, të cilët duan të dëshmojnë se edhe mes çakejve ka njerëz të arsyeshëm, por që në fund bëhen edhe prehë e dhunës, e vrasjeve dhe shkatërrimit moral e fizik;
Është libr i pazakontë sepse sjell në dimension të ri atë që ka ndodhur në Kosovë, burgimet e gjata, qendresën, torturat dhe , mendoj unë, vetëm një neri që i ka ndjerë ato në kurrizin e tij apo të miqve të tij, mund t’i dëshmojë kaq sinqerisht, detajisht dhe rrënqethës atë që ka ndodhur.
Është libër i pazakontë sepse të mbërthen që në çastin e parë, që atëherë kur nis e lexon faqet e para, në fillim nga kureshtja, sepse autori është një emër nga më të njohurit e, më pas, sepse nuk mund të shkëputesh, nuk mendon se si koha rrjedh, por e bën atë pjesë tënde, nuk e di se në cilën orë je dhe, vetë hapësira të duket se është kthyer edhe një herë pas, në ato vite që ishin themeltare për të ardhmen.
Është i pazakontë, pasi, me gjithë dëshminë që sjell dhe të duket se i gjithë mendimi konceptual i librit rrjedh nga “Mashtrimi i Madh”, pra , megjithëse e vërteta vjen si një uragan, libri nuk ka mllef, verbëri, urrejtje, nuk të ngjall dëshirën për dhunë; ai ka mendim dhe , si gjithnjë , mendimi është më i fuqishëm se sa dhuna dhe verbëria.
I pakapshëm në shikimin e parë është romani në 500 faqet e tij, por pas këtyre faqeve qëndron një epokë, një botë, disa gjenerata. Ndoshta gabohem, por asnjëherë më parë, në romanin tonë të këtyre viteve, nuk ka ardhur një kërkim kaq i pamatë, një fushë kaq e gjërë, ku lëvizin përsonazhe reale, me emra dhe bëma reale, që nga presidenti i sotëm Vuqiç, i portretizuar në përshfaqjen e tij më të saktë, e deri tek njerëzit e zakonshëm, mes të cilëve të ngjall krupën zagoria e lumpenit të shërbimit të fshehtë serb.Kjo forcë që Bardhyli ka sjellë në romanin e tij është e furtuneshme, por edhe e bukur si pyll, është shtërngatë dhe rrëke njerëzore, si të gjitha ato gjëra, vlera e të cilave qëndron në intesitetin e shprehjes. Harmonia e përpjestimit të së vërtetës dhe të krijimit në roman është magjike, e kujdesshme dhe vepron përmes shumëfishimit të pafrenueshëm të fuqisë së të vërtetës, të shprehjes, mjediseve, forcës së karaktereve.
Në fakt , përmes një romani ai ka krijuar një kozmos, i cili ka vetëm një ligj të pandryshuar, përmes të cilit, të gjithë njerëzit, bashkimi i qëndrueshëm i të cilëve bën epokë, krijohen gjithashtu nga epoka dhe dëshmojnë se, nuk mundet që nga gjërat e lëvizshme të gjenden vlera të qëndrueshme, por vetë qëndrueshmëria krijon vlerat e saj.
Një libër që lë pa gjumë dhe të rrenqeth ende duke qenë në ekranin kompjuterik është gjithësesi i veçantë, por , në këtë rast, kemi të bëjmë me një roman që në fakt sjell edhe vetë karakterin e Bardhylit . Një roman që nuk është aspak biografik, por që përcepton një botë.
Dostojevski, shumë dekada më parë, do të shkruante se ” Ç’gjë mund të jetë për mua më fantastike sesa realiteti”.
Dhe ky roman është aq realist dhe aq konseguent, aq i vërtetë dhe mrekullisht i shkruar përmes një stili rrëmbyes, saqë kalon shumë kufinj dhe të duket e habitshme, – mua për vete më është dukur – duke e ditur temperamentin e zjarrtë të Bardhylit dhe njeriun polemist të dorës së parë, se si ai mbetet në roman hulumtuesi i ftohtë, që aq qetësisht ka zhytur shikimin e tij njerëzor në thellësinë e jetës.
Një roman që do të trondisë shumëkënd dhe do të jetë i domosdoshëm për të ditur se çfarë në të vërtetë ka ndodhur.
Jo kushdo mund ta pohojë lirinë e vet në botën e tij.
Mjerisht, jo të paktë janë ato që , të mbyllur në palirinë e tyre, mendojnë se janë të lirë.
Liria duhet të jetë marramendëse, ndryshe nuk është asgjë tjetër, veçse forma e jashtme e saj.Virion Graçi: Romani/kronika historike “Eskadronët e vdekjes” është provë e detajuar dhe e drejtpërdrejtë e krimeve shtetërore serbe ndaj shqiptarëve në përgjithësi, dhe ndaj intelektualëve serbë, që ngritën zërin kundër gjenocidit në Kosovë. Ndërkohë që shumë prej protagonistëve të kalvarit të Kosovës të viteve ‘90 nuk janë më në jetë, ndërkohë që të rinjtë e të rejat informohen e keqinformohen tërthoras e sipërfaqësisht për atë epokë sakrificash të përgjakshme dhe tragjedish individuale dhe kolektive, dokumentimi i historisë nëpërmjet fjalës artistike, është domosdoshmëri. Krimi dhe e vërteta historike nuk mund të bashkëjetojnë. Autori Bardhyl Mahmuti hedh dritë mbi të vërtetën, duke na treguar për njerëz realë, jo për personazhe të imagjinuara, e po ashtu flet drejtpërsëdrejti për intriga shtetërore e manipulime mediatike të kohëve moderne e jo atyre mitike, para historike. Prandaj ky libër do të jetë i domosdoshëm edhe për lexuesit joshqiptarë, të cilët e kanë njohur të vërtetën e kësaj tragjedie njerëzore pak, aspak ose shtrembërueshëm.Download

2024/01/11
Amerika pranon kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave “Javelin”
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjersa e ka njoftuar se SHBA-të ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave anti-tank “Javelin”.
Ambasadori Hill me këtë rast e ka njoftuar presidentin serb për kërkesën e Kosovës.
Ai ka thënë se Departamenti Amerikan i Shtetit do ta dërgojë kërkesën e Kosovës në Kongresin amerikan dhe më pas do t’i fillojë proceduarat zyrtare, shkruan Danas.
Ndërkaq, presidenti serb, Vuçiq ka deklaruar se një informatë e tillë është zhgënjim i madh për Serbinë, ndërsa shtoi se janë të interesuar për ruajtjen e raporteve me SHBA-të.

Gjenerali shqiptar Umit Dunda e shpëtoi presidentin turk Recep Tayyip Erdogan

Gjenerali që e ka paralajmëruar disa çaste para sulmit që puçistët do t’i bënin hotelit në të cilin ishte i vendosur presidenti Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ishte komandanti i ushtrisë së parë Gjenerali i Përgjithshëm Umit Dunda me prejardhje shqiptare nga Ferizaj i Kosovës.
Ai kishte thënë që mos të shkojnë në Ankara por në Stamboll nga ku ai do t`i mbronte. Ky paralajmërim ishte jetik për të ardhmen e Turqisë.
Kush ishte Mustafa Qemal Ataturku, origjina e tij shqiptare (dhe një konflikt me Zogun)

Një nga figurat më ikonike në fillim të shekullit të 20-të, Mustafa Qemal Ataturku mbahet mend si udhëheqësi i cili doli nga hiri i Perandorisë Osmane për të krijuar Turqinë si një republikë sovrane.
Si president, kontributet e tij në zhvillimin e një Turqie moderne e laike ishin aq me ndikim sa që edhe sot fyerja e kujtimit të tij konsiderohet një krim që është i dënueshëm me burgim.
I lindur me emrin “Mustafa”, më 12 mars 1881, ai u fut në Perandorinë Osmane, e cila kishte shpenzuar mbi 600 vjet në kontrollin e hapësirave të mëdha të Mesdheut.
Pasi ndoqi shkollën ushtarake në moshën 12-vjeçare, Ataturku mori pjesë si ushtar në luftërat kundër italianëve në Libi nga viti 1911 në vitin 1912, dhe më vonë ka ndihmuar forcat udhëheqëse në bllokimin e Aleatëve për kapjen e Stambollit në fushatën e famshme të Galipolit gjatë Luftës së Parë Botërore .
Përpjekjet e tij për herë të parë në politikë erdhën në vitin 1919, kur ai organizoi një revolucion nacionalist për të përzënë pushtetin e zënë nga aleatët jashtë Turqisë. Pasi shënoi fitore vendimtare kundër grekëve dhe armenëve, ai siguroi Traktatin e Lozanës në korrik të vitit 1923, e cila e njohu Turqinë si një komb i pavarur. Më vonë atë vit, kuvendi kombëtar themeloi Turqinë si një republikë me Ataturkun si presidentin e saj të parë.
Si kryetar i shtetit, Ataturk mori një seri reformash të thella që kërkonin të krijonin një shoqëri më laike, moderne dhe të stilit evropian. Ai ngriti fabrika në pronësi të shtetit dhe rrjetet hekurudhore, miratoi ligje në lidhje me barazinë gjinore dhe votës së grave dhe futi një program të perëndimor që bëri që Turqia të miratojë kalendarin Gregorian dhe alfabetin latin.
Më të diskutueshme ishin reformat e tij fetare, të cilat shfuqizuan ligjet shekullore islamike të Kalifatit. Ai gjithashtu mbylli shkollat fetare dhe gjykatat, hoqi ligjin e ndalimit të alkoolit dhe ndaloi gratë punëtorë për mbajtjen e shamisë.
Ataturku shërbeu si president të Turqisë për 15 vjet. Tre vjet para vdekjes së tij në vitin 1938, atij iu dha mbiemri i nderuar “Ataturk”, që do të thotë “Ati i turqve”.
Figura e kthyer në kult
Figura e krijuesit të shtetit turk Mustafa Qemal Ataturk ka dalë jashtë korrnizave të zakonshme dhe është kthyer në mit dhe kult, një kult individi i pranueshëm dhe i ligjshëm jo vetëm nga adhuruesit e vendit të tij, por edhe të miliona njerëzve të tjerë në botë që aspirojnë për një shtet të së drejtës. Ai qëndron hijerëndë dhe dinjitoz në një vend të veçantë dhe të privilegjuar të historisë së Turqisë, të historisë botërore, pse jo edhe asaj shqiptare me të cilën e lidh origjina e tij jo e largët prej gjak shqiptari. Në do të bëhesh hasëm me një turk, mos e shaj nga familja, por shaji Ataturkun.
Edhe vetë shteti turk e ka kthyer me ligj fyerjen e kujtimit të tij në krim, në vepër penale. Në çdo 10 nëntor ora e Turqisë ndal disa sekonda në nderim të Ataturkut, që vdiq në vitin 1938.
Ataturk, si udhëheqës dhe shtetformues nuk e humbet shkëlqimin për asnjë kohë. Ai mbetet etalon matës dhe mësues se si mund të ndërtohet një shtet për çdo lidership modern që kërkon të lërë gjurmë. Ai ishte një njeri brilant, me një mendje brilante dhe me një inteligjencë në superlativ; një njeri që donte me çdo kusht të jetonte në një tokë të lirë.
Një njeri që donte të provonte forcën e ndjenjave, shijen e ëmbël të lirisë, rilindjen e kombit. Ai provoi se se si njeriu mund të bëhet një legjendë dhe të jetë një njeri i zakonshëm në të njejtën kohë.
Ataturk tejshikonte, ai ishte një ishte një vizionar i çuditshëm. Ai është quajtur me të drejtë babai i Turqisë moderne. Ai për vetë rrethanat nuk ka bërë shumë për Shqipërinë, veç qëndrimit që mbajti me Zogun, por në thellësi ai ka dashur dhe respektuar këtë vend.
Ataturku dhe origjina e tij shqiptare
Mustafa Qemal Ataturk ka lindur në Selanik, në 25 dhjetor 1881, në një shtëpi modeste pranë aeroportit të Selanikut. Sot kjo shtëpi është kthyer në muze. Mustafa Qemali ka ndryshuar e transformuar disa herë emrin e tij. Kur ishte në shkollën e mesme, ai shkëlqente si nxënës. Një mësues, i quajtur edhe ai Mustafa, duke respektuar dhe adhuruar nxënësin e tij, i thotë; “Ti Mustafa dhe unë Mustafa, të dy të ditur njësoj, por midis nesh duhet të ketë një dallim, ndaj ti do të quhesh tani e tutje Mustafa Khemal (turq. i pjekur, i përkryer).
MustafaKemalPasha&LatifeHanim&Family_early1923
Detaj tjetër lidhur me emrin është kur në vitin 1934, ministri i Arsimit në një fjalim në radio e quajti “Ati i turqve”.
Qysh nga ajo ditë, gazetat e popullit e quajtën Ataturk dhe udhëheqësi i Turqisë të nesërmen mori letërnjoftimin e tij, ku ishte shkruar Ataturk.
Ashtu siç kemi dëshirë ne, që shumë personalitete politike të shkencës dhe artit të vendeve të tjera që kanë patur ndonjë origjinë të largët shqiptare, t’i quajmë shqiptarë, për Mustafa Qemalin studiuesit dhe historianët tanë janë treguar të rezervuar dhe ua kanë lënë të huajve të flasin për këtë fakt.
Pothuajse të gjithë biografët që janë marrë me jetën dhe veprën e Qemal Ataturkut, nuk e anashkalojnë, përkundrazi e theksojnë origjinën e tij shqiptare.
Ai lindi në Selanik, por rininë e tij e kaloi në trevat shqiptare të Çamërisë, e Shqipërisë së sotme të Jugut. Ai pati lidhje të ngushte me çetat shqiptare të Bajo Topullit dhe Mihal Gramenos.
Ataturku ishte shqiptar si nga ana e babait, ndërsa nëna sipas historianëve ishte turke. Kjo vërtetohet nga autorë bashkëkohës të tij, turq dhe të huaj.
Nëse këto do të ishin të pavërteta ai mund t’i mohonte, por këtë gjë ai nuk e bëri kurrë.
Një tjetër fakt bindës se Mustafa Qemali ishte shqiptar, na vjen nga ambasadori shqiptar në Turqi. Kur ai i paraqiti letrat kredenciale Mustafa Qemalit filloi t’i lexonte ato në frëngjisht. Ataturku e ndërpreu dhe i tha: “Të lutem, mos më fol frëngjisht, por turqisht ose shqip, se unë kuptoj mirë edhe shqip”!…
Ataturku, për Zogun: “Një njeri që luan opereta komike”
Në terma formale Zogu kishte zgjeruar reputacionin e tij jashtë vendit. Shumë krerë shtetesh reaguan ndaj krijimit të mbretërisë me më pak mirësjellje. Mustafa Qemali, presidenti i Turqisë goditi me grusht tryezën kur mësoi lajmin:
“Çfarë! Ta pranoj? Jo, jo. Unë s’do ta njoh kurrë! Mbase do jem i vetmi në botë. Kjo s’ka rëndësi. Ju betohem, ju jap fjalën që s’kam për ta njohur! Duhet dhënë shembulli. Një njeri i zgjedhur nga njerëzit nuk duhet ta tradhtojë kurrë betimin e tij! Kurrë!” Ataturku, kush e di pse ka qenë kaq i nxehur, sa që porositi gazetarët që t’i shkruanin fjalët e tij fije e për pe. Edhe më vonë ai ka mbajtur po atë qëndrim. Pas disa ditësh ai përshëndeti një diplomat shqiptar me pyetjen: “Asaf Bej, shoh shumë piktura qesharake nëpër gazeta. Çfarë po ndodh në Shqipëri? Po vini në skenë ndonjë operetë?
Ataturku ishte nënçmues ndaj arritjeve të vogla të Zogut dhe veçanërisht ndaj aleancës së tij me Italinë. Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Turqisë u ngrinë për tre vjet.
Heroji i Kosovës Mr.sci.Profesor Ukshin Hoti ishte vrarë e masakruar në mënyrën më makabre nga policia serbe e asistuar nga Ushtria Jugosllave
Më poshtë mund të lexoni pjesë të intervistës ku Ivkoviç flet për bisedat me Hotin, të cilin e konsideron njeri të amerikanëve, i cili do të bëhej President i Kosovës. Pikërisht kjo është arsyeja që Hoti është vrarë nga “njerëzit e tij”, sipas Ivkoviçit. ”Unë e pyeta atë…mirë Hoti… çka tash… e ai mua më thotë…drejtor brenda tre muajsh Kosova Republikë, ndërsa Slloba në burg ….Unë i thash, Hoti, tash duhet të flasim serbisht, s’ka më shqip … Kur të vijnë për vizitë vetëm serbisht , avokati vetëm serbisht …dhe e pyes prej nga i ke ti këto … Amerikanët, më thotë ai… Dhe e pyes Hotin …çka po ndodhë, çfarë do të bëhet? Dhe ai më thotë: për tre muaj Kosova Republikë, ndërsa Slloba në burg” ,ka thënë Ivkoviç. “Këtë Hoti në burg ma ka thënë… Ai ka qenë intelektual… Me të ulesh dhe bisedon … ulesh ia porosit një kafe edhe ne pastaj bisedojmë”, ka theksuar ai. Pyetje: Çfarë të ka thënë ai Ivkoviç: Ai ka qenë i angazhuar politikisht ai nuk ka i ka përkrahur konfliktet ..kur ndodhi kjo ai e pa fundin e tij ai e ka ditur se nuk ia vlen…” “Ai te ne e ka mbajtur një dënim korrekt edhe ne ishim korrekt … Edhe kur ka shkuar në Kosovë. Ai më ka thënë: drejtor unë mund t’ju falënderoj juve, ju jeni shumë profesionalë, korrekt, por thoshte se kur të më lironi mua më duhet të flas ndryshe … Unë i thash: veç fol ti …” Pyetje: A ka folur se si e keni maltretuar Ivkoviç: Jo nuk ka folur …Ai është liruar dhe pas 100 metrave e kanë vrarë Pyetje: Ku? Ivkoviç: Në Kosovë Më pas Trivun Ivkoviç ka thënë se Hotin e kanë vrarë shqiptarët …. “Atij dënimi i ka skaduar, është dërguar në Kosovë ka pasur urdhër që të gjithë shqiptarët të dërgohen në Kosovë …ai është liruar dhe më pas është vrarë nga njerëzit e tij . Pastaj kanë ardhur më kanë pyetur mua, ai ka dalë në mënyrë të rregullt me dokumente , nuk mund ta lirosh dikë ashtu…ai u ka penguar atyre ai është dashur të bëhet President i Kosovës dhe do të bëhej”,ka thekuar ai. Në videon e mëposhtme, nga minuta e 18:00… mund të dëgjoni pjesë të intervistës, të vitit të kaluar, ku Ivkoviç flet për Ukshin Hotin. Ukshin Hoti për herë të fundit nga autoritetet serbe është dënuar më 1995 ndërkohë që nga Burgu i Dubravës është liruar më 16 maj 1999. Që prej atëherë nuk dihet asgjë për fatin e tij. Thanë për Ukshin Hotin Rexhep Qosja: "Ukshin Hoti - ky sot është simbol i vetëdijes historike, i ndërgjegjes dhe i qëndresës së pamposhtur shqiptare. Nuk është e çuditshme pse ky është emri më i kuptimshëm, më domethënës, më frymëzues në jetën tonë politike sot. Dhe, kjo tregon se populli ynë e çmon, ashtu siç duhet, njeriun e gatshëm për sakrifica. Dua të besoj se Ukshin Hoti do të dijë ta mbajë si duhet domethënien gjithëkombëtare, që rrezaton sot emri i tij." Ismail Kadare: “Kam frikë se pikërisht ky nivel i lartë ka qenë edhe burim i fatkeqësisë, që e ka ndjekur hap pas hapi këtë martir... Është e papranueshme që një personalitet i një populli, pavarësisht se ç'partie i përket, ose nuk i përket, të mbahet në zinxhirë. Është fyerje për krejt atë popull. Më fort se kurrë, kombi shqiptar ka nevojë për njerëz të aftë e me nivel të lartë. Njerëzit e zotë janë princat e vërtetë të një kombi. Për fat të keq, princat goditen shpesh në mënyrë të vdekshme." Dokumentet që tregojnë se si e vrau shteti serb Ukshin Hotin Ekipi i emisionit “Udhëve” në RTK hulumtoi një kohë të gjatë për rrethanat e zhdukjes së veprimtarit shqiptar Ukshin Hoti dhe arriti të zbulojë shumë fakte. Në bazë të dokumentave të ushtrisë dhe policisë serbe që i ka siguruar redaksia e “Udhëve”, ditën që ishte nxjerrë nga Burgu I Dubravës, Ukshin Hoti nuk ishte liruar. Fillimisht u rrëmbye. Më pas Ukshin Hoti ishte vrarë e masakruar në mënyrën më makabre nga policia serbe e asistuar nga Ushtria Jugosllave. Kështu thuhet në dokumentet e siguruara nga redaksia e “Udhëve”, të cilat kanë vulën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, departamenti i hetuesise për krime lufte. Revista "Drini" ,6 Dhjetor 2023, Teksti i plotë :
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...