Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/01/13

Romani “Eskadronët e Vdekjes” i profesor Mr.sci.politologut Bardhyl Mahmutit paraqet gjenocidin e Serbisë ndaj shqiptarëve – vlerësohet si vepra më e mirë nga LSHK

Bedri Zenel Islami: Një libër i pazakontëtë gjitha pikëpamjet. I ve­çantë. Tronditës deri në thelb. Që me gjithçka i kalon kufijtë e një ro­ma­ni dhe ky kapërcim kufijsh është artistikisht madhësia e tij si vepër, është koncepti njerëzor që sjell, saktësia e rikrijimit të një bote që ishte e pranishme aq shumë në jetën e shqiptarëve të Kosovës, por edhe përtej tyre… Ndoshta ga­bohem, por asnjëherë më parë, në romanin tonë të këtyre viteve, nuk ka ar­dhur një kërkim kaq i pafund, një fushë kaq e gjerë, ku lëvizin personazhe re­ale me emra dhe bëma reale… Me një fjalë, “Eskadronët e vdekjes” është një libër që të lë pa gjumë dhe të rrëqeth! Sevi Lami Agolli: Një roman që i duhet me patjetër brezit të ri! Një roman, që dokumenton me aq mjeshtëri artistike një realitet rrëqethës! Nuk kish si të tregoheshin dhe dokumentoheshin më bukur ato ngjarje të dhimbshme të popullit shqiptar të Kosovës, përveçse parë dhe ndier nga këndvështrimi i vetë një serbi! Ky roman i duhet fort kohës sonë! Është libër i pazakontë, që nga kushtimi, i cili pak kujt do i kishte shkuar ndër mend. Shumë vetë as që mund ta mendonin se një njeri i politikës dhe i artit, prijës në demonstratat e mëdha të pranverës së vitit 1981 – fotoja e Bardhylit me flamur në dorë është njëra nga më rrënqetheset-; i burgosur politik dhe i panënshtruar politik, pjesë e trupës drejtuese të Lëvizjes Popullore të Kosovës, antar i Drejtorisë Politike të UÇK-së dhe zëri i saj në Perëndim, debatues i dorës së parë dhe mik i shumë nga të rënët në luftën e gjatë për lirinë e Kosovës, do ia kushtonte librin e tij , si një memorial, disa figurave të shoqërisë civile të Serbisë, duke filluar që nga Natasha Kandiç… Është libër i pazakontë, pasi, ndryshe nga sa i kemi parë ngjarjet e fundit në Kosovë, ku këndvështrimi ishte gjithnjë përmes syrit tonë, tani ngjarjet rrjedhin nga vështrimi i pak intelektualve serbë, gazetarë e krijues, të cilët duan të dëshmojnë se edhe mes çakejve ka njerëz të arsyeshëm, por që në fund bëhen edhe prehë e dhunës, e vrasjeve dhe shkatërrimit moral e fizik; Është libr i pazakontë sepse sjell në dimension të ri atë që ka ndodhur në Kosovë, burgimet e gjata, qendresën, torturat dhe , mendoj unë, vetëm një neri që i ka ndjerë ato në kurrizin e tij apo të miqve të tij, mund t’i dëshmojë kaq sinqerisht, detajisht dhe rrënqethës atë që ka ndodhur.










 Është libër i pazakontë sepse të mbërthen që në çastin e parë, që atëherë kur nis e lexon faqet e para, në fillim nga kureshtja, sepse autori është një emër nga më të njohurit e, më pas, sepse nuk mund të shkëputesh, nuk mendon se si koha rrjedh, por e bën atë pjesë tënde, nuk e di se në cilën orë je dhe, vetë hapësira të duket se është kthyer edhe një herë pas, në ato vite që ishin themeltare për të ardhmen. Është i pazakontë, pasi, me gjithë dëshminë që sjell dhe të duket se i gjithë mendimi konceptual i librit rrjedh nga “Mashtrimi i Madh”, pra , megjithëse e vërteta vjen si një uragan, libri nuk ka mllef, verbëri, urrejtje, nuk të ngjall dëshirën për dhunë; ai ka mendim dhe , si gjithnjë , mendimi është më i fuqishëm se sa dhuna dhe verbëria. I pakapshëm në shikimin e parë është romani në 500 faqet e tij, por pas këtyre faqeve qëndron një epokë, një botë, disa gjenerata. Ndoshta gabohem, por asnjëherë më parë, në romanin tonë të këtyre viteve, nuk ka ardhur një kërkim kaq i pamatë, një fushë kaq e gjërë, ku lëvizin përsonazhe reale, me emra dhe bëma reale, që nga presidenti i sotëm Vuqiç, i portretizuar në përshfaqjen e tij më të saktë, e deri tek njerëzit e zakonshëm, mes të cilëve të ngjall krupën zagoria e lumpenit të shërbimit të fshehtë serb. Kjo forcë që Bardhyli ka sjellë në romanin e tij është e furtuneshme, por edhe e bukur si pyll, është shtërngatë dhe rrëke njerëzore, si të gjitha ato gjëra, vlera e të cilave qëndron në intesitetin e shprehjes. Harmonia e përpjestimit të së vërtetës dhe të krijimit në roman është magjike, e kujdesshme dhe vepron përmes shumëfishimit të pafrenueshëm të fuqisë së të vërtetës, të shprehjes, mjediseve, forcës së karaktereve. Në fakt , përmes një romani ai ka krijuar një kozmos, i cili ka vetëm një ligj të pandryshuar, përmes të cilit, të gjithë njerëzit, bashkimi i qëndrueshëm i të cilëve bën epokë, krijohen gjithashtu nga epoka dhe dëshmojnë se, nuk mundet që nga gjërat e lëvizshme të gjenden vlera të qëndrueshme, por vetë qëndrueshmëria krijon vlerat e saj. Një libër që lë pa gjumë dhe të rrenqeth ende duke qenë në ekranin kompjuterik është gjithësesi i veçantë, por , në këtë rast, kemi të bëjmë me një roman që në fakt sjell edhe vetë karakterin e Bardhylit . Një roman që nuk është aspak biografik, por që përcepton një botë. Dostojevski, shumë dekada më parë, do të shkruante se ” Ç’gjë mund të jetë për mua më fantastike sesa realiteti”. Dhe ky roman është aq realist dhe aq konseguent, aq i vërtetë dhe mrekullisht i shkruar përmes një stili rrëmbyes, saqë kalon shumë kufinj dhe të duket e habitshme, – mua për vete më është dukur – duke e ditur temperamentin e zjarrtë të Bardhylit dhe njeriun polemist të dorës së parë, se si ai mbetet në roman hulumtuesi i ftohtë, që aq qetësisht ka zhytur shikimin e tij njerëzor në thellësinë e jetës. Një roman që do të trondisë shumëkënd dhe do të jetë i domosdoshëm për të ditur se çfarë në të vërtetë ka ndodhur. Jo kushdo mund ta pohojë lirinë e vet në botën e tij. Mjerisht, jo të paktë janë ato që , të mbyllur në palirinë e tyre, mendojnë se janë të lirë. Liria duhet të jetë marramendëse, ndryshe nuk është asgjë tjetër, veçse forma e jashtme e saj.
Libri “Eskadronët e Vdekjes” me autor Bardhyl Mahmuti, është botuar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë-plagë e hapur”. Romani “Eskadronët e Vdekjes” i autorit Bardhyl Mahmuti është vlerësuar si vepra më e mirë nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës e që pasqyron gjenocidin serb ndaj shqiptarëve. Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Shyqri Galica, tha se vepra “Eskadronët e Vdekjes” i autorit Bardhyl Mahmuti është një vepër e veçantë edhe si krijim letrar e artistik edhe si histori. Romani i autorit Bardhyl Mahmuti është i bazuar në ngjarje të vërteta dhe është botuar në shënim të Ditës së gjenocidit në Kosovë, 15 janar 2021. Kjo vepër ka pasur disa botime në shqip, kurse është përkthyer e po përkthehet edhe në disa gjuhë të huaja. Mahmuti tha se në prag të 25-vjetorit nga gjenocidi “nuk mund të jemi të kënaqur nga ajo që kemi bërë deri tani”. “…Është i veçantë në të vërtetë… Pavarësisht nga ndihma, që pretendon autori ta ketë pasur nga shumë vetë prirja e tij në aspektin stilistik letrar, performues, historik është fakt që tregon jo vetëm për përkushtimin e shkrimtarit, por talentin për të artikuluar me një gjuhë të pasur, me një mendim të mbrehtë e më një kërkesë të sofistikuar për ndriçimin e barbarisë serbe… …Shkrimtari Bardhyl Mahmuti është autori që ka depërtuar në thellësitë epokale të shpirtit farosës të pushtuesit serb duke dhënë romanin më të denjë dhe më të mirë pothuajse deri sot për temën e gjenocidit”, tha Galica. Tutje, ai theksoi se dhënia e mirënjohjes nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, i jep një shtytje të fuqishme të shpërndarjes së romanit, derisa shtoi se kjo do të ndikon që të tjerët të mund të shohin edhe një të vërtetë. “…Libri ‘Eskadronët e Vdekjes’ sado modeste të duket që kanë kontribuar të tjerët, por falë rrëfimeve që mi kanë dhënë qoftë Bajrushi, Sadiku, apo Vllaznimi, sepse personazhet kryesore në roman janë personazhe reale. Janë pikërisht ata personazhe që i kanë dhënë një shtytje e sot më thërrasin prej Italisë se kush është Sadiku… Dhënia e mirënjohjes nga Lidhja e Shkrimtarëve jep një shtytje të fuqishme shpërndarjes së romanit jo për shkak të Bardhyl Mahmutit, por sepse duke lexuar qoftë në italisht, anglisht apo në të gjitha gjuhët tjera do të kenë mundësi të shohin edhe një të vërtetë nga këndvështrimi ynë”, theksoi Mahmuti.Për veprën “Eskadronët e Vdekjes”, kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës i dorëzoi mirënjohje shkrimtarit Bardhyl Mahmuti. Autori Mahmuti potencoi se kjo mirënjohje nderon jo vetëm atë, por gjithë të tjerët që janë përkushtuar të hedhin dritë mbi një krim, siç e quan ai aq monstruoz, që sipas tij ka rrezik të mbetet në heshtje.

2024/01/11

Amerika pranon kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave “Javelin”

 Lajme



Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjersa e ka njoftuar se SHBA-të ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave anti-tank “Javelin”.

Ambasadori Hill me këtë rast e ka njoftuar presidentin serb për kërkesën e Kosovës.


Ai ka thënë se Departamenti Amerikan i Shtetit do ta dërgojë kërkesën e Kosovës në Kongresin amerikan dhe më pas do t’i fillojë proceduarat zyrtare, shkruan Danas.


Ndërkaq, presidenti serb, Vuçiq ka deklaruar se një informatë e tillë është zhgënjim i madh për Serbinë, ndërsa shtoi se janë të interesuar për ruajtjen e raporteve me SHBA-të. 



Gjenerali shqiptar Umit Dunda e shpëtoi presidentin turk Recep Tayyip Erdogan



845X486299709_gjenerali_erdogan

Gjenerali që e ka paralajmëruar disa çaste para sulmit që puçistët do t’i bënin hotelit në të cilin ishte i vendosur presidenti Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ishte komandanti i ushtrisë së parë Gjenerali i Përgjithshëm Umit Dunda me prejardhje shqiptare nga Ferizaj i Kosovës.

Ai kishte thënë që mos të shkojnë në Ankara por në Stamboll nga ku ai do t`i mbronte. Ky paralajmërim ishte jetik për të ardhmen e Turqisë.

Kush ishte Mustafa Qemal Ataturku, origjina e tij shqiptare (dhe një konflikt me Zogun)


Kush ishte Mustafa Qemal Ataturku, origjina e tij shqiptare (dhe një konflikt me Zogun)

Një nga figurat më ikonike në fillim të shekullit të 20-të, Mustafa Qemal Ataturku mbahet mend si udhëheqësi i cili doli nga hiri i Perandorisë Osmane për të krijuar Turqinë si një republikë sovrane.

Si president, kontributet e tij në zhvillimin e një Turqie moderne e laike ishin aq me ndikim sa që edhe sot fyerja e kujtimit të tij konsiderohet një krim që është i dënueshëm me burgim.


I lindur me emrin “Mustafa”, më 12 mars 1881, ai u fut në Perandorinë Osmane, e cila kishte shpenzuar mbi 600 vjet në kontrollin e hapësirave të mëdha të Mesdheut.

Pasi ndoqi shkollën ushtarake në moshën 12-vjeçare, Ataturku mori pjesë si ushtar në luftërat kundër italianëve në Libi nga viti 1911 në vitin 1912, dhe më vonë ka ndihmuar forcat udhëheqëse në bllokimin e Aleatëve për kapjen e Stambollit në fushatën e famshme të Galipolit gjatë Luftës së Parë Botërore .


Përpjekjet e tij për herë të parë në politikë erdhën në vitin 1919, kur ai organizoi një revolucion nacionalist për të përzënë pushtetin e zënë nga aleatët jashtë Turqisë. Pasi shënoi fitore vendimtare kundër grekëve dhe armenëve, ai siguroi Traktatin e Lozanës në korrik të vitit 1923, e cila e njohu Turqinë si një komb i pavarur. Më vonë atë vit, kuvendi kombëtar themeloi Turqinë si një republikë me Ataturkun si presidentin e saj të parë.

Si kryetar i shtetit, Ataturk mori një seri reformash të thella që kërkonin të krijonin një shoqëri më laike, moderne dhe të stilit evropian. Ai ngriti fabrika në pronësi të shtetit dhe rrjetet hekurudhore, miratoi ligje në lidhje me barazinë gjinore dhe votës së grave dhe futi një program të perëndimor që bëri që Turqia të miratojë kalendarin Gregorian dhe alfabetin latin.

Më të diskutueshme ishin reformat e tij fetare, të cilat shfuqizuan ligjet shekullore islamike të Kalifatit. Ai gjithashtu mbylli shkollat fetare dhe gjykatat, hoqi ligjin e ndalimit të alkoolit dhe ndaloi gratë punëtorë për mbajtjen e shamisë.


Ataturku shërbeu si president të Turqisë për 15 vjet. Tre vjet para vdekjes së tij në vitin 1938, atij iu dha mbiemri i nderuar “Ataturk”, që do të thotë “Ati i turqve”.

Figura e kthyer në kult

Figura e krijuesit të shtetit turk Mustafa Qemal Ataturk ka dalë jashtë korrnizave të zakonshme dhe është kthyer në mit dhe kult, një kult individi i pranueshëm dhe i ligjshëm jo vetëm nga adhuruesit e vendit të tij, por edhe të miliona njerëzve të tjerë në botë që aspirojnë për një shtet të së drejtës. Ai qëndron hijerëndë dhe dinjitoz në një vend të veçantë dhe të privilegjuar të historisë së Turqisë, të historisë botërore, pse jo edhe asaj shqiptare me të cilën e lidh origjina e tij jo e largët prej gjak shqiptari. Në do të bëhesh hasëm me një turk, mos e shaj nga familja, por shaji Ataturkun.

Edhe vetë shteti turk e ka kthyer me ligj fyerjen e kujtimit të tij në krim, në vepër penale. Në çdo 10 nëntor ora e Turqisë ndal disa sekonda në nderim të Ataturkut, që vdiq në vitin 1938.

Ataturk, si udhëheqës dhe shtetformues nuk e humbet shkëlqimin për asnjë kohë. Ai mbetet etalon matës dhe mësues se si mund të ndërtohet një shtet për çdo lidership modern që kërkon të lërë gjurmë. Ai ishte një njeri brilant, me një mendje brilante dhe me një inteligjencë në superlativ; një njeri që donte me çdo kusht të jetonte në një tokë të lirë.

Një njeri që donte të provonte forcën e ndjenjave, shijen e ëmbël të lirisë, rilindjen e kombit. Ai provoi se se si njeriu mund të bëhet një legjendë dhe të jetë një njeri i zakonshëm në të njejtën kohë.

Ataturk tejshikonte, ai ishte një ishte një vizionar i çuditshëm. Ai është quajtur me të drejtë babai i Turqisë moderne. Ai për vetë rrethanat nuk ka bërë shumë për Shqipërinë, veç qëndrimit që mbajti me Zogun, por në thellësi ai ka dashur dhe respektuar këtë vend.

Ataturku dhe origjina e tij shqiptare

Mustafa Qemal Ataturk ka lindur në Selanik, në 25 dhjetor 1881, në një shtëpi modeste pranë aeroportit të Selanikut. Sot kjo shtëpi është kthyer në muze. Mustafa Qemali ka ndryshuar e transformuar disa herë emrin e tij. Kur ishte në shkollën e mesme, ai shkëlqente si nxënës. Një mësues, i quajtur edhe ai Mustafa, duke respektuar dhe adhuruar nxënësin e tij, i thotë; “Ti Mustafa dhe unë Mustafa, të dy të ditur njësoj, por midis nesh duhet të ketë një dallim, ndaj ti do të quhesh tani e tutje Mustafa Khemal (turq. i pjekur, i përkryer).

MustafaKemalPasha&LatifeHanim&Family_early1923

Detaj tjetër lidhur me emrin është kur në vitin 1934, ministri i Arsimit në një fjalim në radio e quajti “Ati i turqve”.

Qysh nga ajo ditë, gazetat e popullit e quajtën Ataturk dhe udhëheqësi i Turqisë të nesërmen mori letërnjoftimin e tij, ku ishte shkruar Ataturk.

Ashtu siç kemi dëshirë ne, që shumë personalitete politike të shkencës dhe artit të vendeve të tjera që kanë patur ndonjë origjinë të largët shqiptare, t’i quajmë shqiptarë, për Mustafa Qemalin studiuesit dhe historianët tanë janë treguar të rezervuar dhe ua kanë lënë të huajve të flasin për këtë fakt.

Pothuajse të gjithë biografët që janë marrë me jetën dhe veprën e Qemal Ataturkut, nuk e anashkalojnë, përkundrazi e theksojnë origjinën e tij shqiptare.

Ai lindi në Selanik, por rininë e tij e kaloi në trevat shqiptare të Çamërisë, e Shqipërisë së sotme të Jugut. Ai pati lidhje të ngushte me çetat shqiptare të Bajo Topullit dhe Mihal Gramenos.

Ataturku ishte shqiptar si nga ana e babait, ndërsa nëna sipas historianëve ishte turke. Kjo vërtetohet nga autorë bashkëkohës të tij, turq dhe të huaj.

Nëse këto do të ishin të pavërteta ai mund t’i mohonte, por këtë gjë ai nuk e bëri kurrë.

Një tjetër fakt bindës se Mustafa Qemali ishte shqiptar, na vjen nga ambasadori shqiptar në Turqi. Kur ai i paraqiti letrat kredenciale Mustafa Qemalit filloi t’i lexonte ato në frëngjisht. Ataturku e ndërpreu dhe i tha: “Të lutem, mos më fol frëngjisht, por turqisht ose shqip, se unë kuptoj mirë edhe shqip”!…

Ataturku, për Zogun: “Një njeri që luan opereta komike”

Në terma formale Zogu kishte zgjeruar reputacionin e tij jashtë vendit. Shumë krerë shtetesh reaguan ndaj krijimit të mbretërisë me më pak mirësjellje. Mustafa Qemali, presidenti i Turqisë goditi me grusht tryezën kur mësoi lajmin:

“Çfarë! Ta pranoj? Jo, jo. Unë s’do ta njoh kurrë! Mbase do jem i vetmi në botë. Kjo s’ka rëndësi. Ju betohem, ju jap fjalën që s’kam për ta njohur! Duhet dhënë shembulli. Një njeri i zgjedhur nga njerëzit nuk duhet ta tradhtojë kurrë betimin e tij! Kurrë!” Ataturku, kush e di pse ka qenë kaq i nxehur, sa që porositi gazetarët që t’i shkruanin fjalët e tij fije e për pe. Edhe më vonë ai ka mbajtur po atë qëndrim. Pas disa ditësh ai përshëndeti një diplomat shqiptar me pyetjen: “Asaf Bej, shoh shumë piktura qesharake nëpër gazeta. Çfarë po ndodh në Shqipëri? Po vini në skenë ndonjë operetë?

Ataturku ishte nënçmues ndaj arritjeve të vogla të Zogut dhe veçanërisht ndaj aleancës së tij me Italinë. Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Turqisë u ngrinë për tre vjet.

Heroji i Kosovës Mr.sci.Profesor Ukshin Hoti ishte vrarë e masakruar në mënyrën më makabre nga policia serbe e asistuar nga Ushtria Jugosllave




                                          Flori Bruqi,PHD





Ukshin Hoti lindi në Krushën e Madhe,Komuna e Rahovecit më dt. 17 qershor 1943 - dhe u zhduk nga 16 maj 1999. Ka qenë filozof dhe aktivist shqiptar. ishte Profesor i të drejtës ndërkombëtare dhe më pas i filozofisë në Universitetin e Prishtinës dhe themelues i UNIKOMB, një partie politike në Kosovë.


     Heroji kombëtar Ukshin Hoti 

 Për shkak se përkrahu demostratat e 1981 në Prishtinë,u arrestua për të parën herë nga autoritetet jugosllave më 21 nëntor tok me Mr.sci. Halil Alidemaj, Prof.Ekrem Kryeziu, etj. Më 1994 u dënua me 5 vite në burgun e Dubravës. Më 16 maj 1999, kur dënimi i tij mbaronte dhe duhej të lirohej; u mor peng nga rojet e burgut dhe nuk është parë më. Vendndodhja e tij nuk dihet, shumë aktivistë të të drejtave të njeriut e konsiderojnë të vdekur. Është i pari që shkroi për konceptin e demokracisë autentike në viset shqiptare që nga 1994.Si studjues mbahet mend për veprën Filozofia politike e çështjes shqiptare botuar më 1995 në Tiranë. Biografia U lind në Krushë të Madhe të Rahovecit, i biri i Nazif Hotit dhe Fatime Rrustem Danës nga Xërxa. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Prizren dhe më pas në Prishtinë. Pas diplomimit Ukshini vijoi studimet në vitin 1964 në Zagreb ku u diplomua për shkencat politike dhe u dallua si student i veçantë. Më pas, në vitin 1968, kreu dhe dy vite postuniversitare në Beograd ku ndoqi fushën e tij të preferuar të marrëdhënieve ndërkombëtare në fushën e ekonomisë dhe politikës. Nisi punë në administratën e parlamentit të Kosovës dhe më 1975 nisi të jepte të drejtën ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës. Më 1978/1979 vijoi specializime postlaureate për shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Chicago, Harvard dhe Washington,pasi kishte fituar bursen Fulbright. Aktiviteti në Kosovë 1970 – 1978 Në vitet '70 Ukshin Hoti kishte qenë i angazhuar në disa pozita të ndryshme politike dhe arsimore në Kosovë ku fillimisht kishte rënë në kundershtim me udhëheqesit jugosllavë në Kosove dhe me sitemin e regjimit jugosllav në Kosove . Angazhimi i Politik gjatë viteve '80 dhe burgosja e parë Me protestat studentore të 19 nëntor 1981,mbështeti kërkesat e studentëve shqiptarë për shpalljen e Kosovës republikë u dënua me 9 vite burg. Më 1984, Gjykata Supreme e Jugosllavisë në Beograd ia zbriti dënimin në 3,5 vite burg. Pas arrestimit vuajti denimin në disa burgje fillimisht në burgun e Prishtinës e më pastaj në burgun e Zagrebit e më vone edhe në Ljublanë e se fundi transferohet në burgun e Gjilanit. Më 1985 lirohet nga burgu por izolohet ne fashtin e tij te lindjes në Rahovec me qellim izolimin e aktivitetit te tij politik duke ju marre edhe pasaporta. Aktiviteti politik gjatë viteve '90 Në fillim të viteve 90 Ukshin Hoti serish i persekutuar nga regjimi serb i Milosheviçit riaktivizohet në politikë në Lidhjën Demokratike të Kosovës (LDK) si kryetar i degës së LDK-së në Rahovec. Me pas merr detyra arsimore për studentët në Rahovec pasi Universitetet u mbyllën me dhunë nga regjimi serb i Sllobodan Miloshevicit dhe mesimet bëheshin nëpër shtepi private e në objekte fetare. Në vitin 1992 në fshatin Brestovc të Rahovecit Ukshin Hoti organizon një homazh për viktimat e vrara nga policia serbe dy vjet më parë në një demonstratë për Republikën e Kosovës. Me këtë rast ndodh një përplasje midis qytetarëve që po merrnin pjesë në homazh dhe policisë serbe e cila kishte bllokuar rrugën. Ukshin Hoti kërkoi nga policët që ta lironin, ndërsa policët serbë u përgjigjen me breshëri armësh ndaj qytetarëve të paparmatosur të Rahovecit dhe si pasojë u plagosën disa vetë. Pas kësaj ngjarjeje Ukshin Hoti arrestohet. Në këtë kohë ai jep dorëheqje nga LDK-ja pas përplasjeve që kishte pasur më herët me kryesinë e saj. Me 1993 ai i bashkohet partisë Uniteti Kombëtar Shqiptarë (UNIKOMB) një parti e cila kishte në program bashkimin kombëtar të Shqiptarëve në një shtet të vetëm. Por pasi represioni i regjimit në Kosovë po rritej, ai në një fjalim në një homazh për nder të dëshmoreve të rënë nëpër demostrata në vitin 1994 në Rahovec del haptazi me idenë e formimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës. Në prill të vitit 1994 partia Unikomb i ofron Ukshin Hotit që të bëhet lider i saj dhe kur pritej që kjo gjë të realizohej, Ukshin Hoti arrestohet rrugës për në Prishtinë më 17 Maj të vitit 1994 me akuzën se po punonte për rrënimin e shtetit jugosllav dhe se ishte pjesëtar i lëvizjes ilegale Lëvizja popullore për Republikën e Kosovës si dhe se partia Unikomb ishte subjekt ilegal dhe se nuk ishte e regjisturar si parti politike. Pas disa muajsh Ukshini denohet me 5 vjet burg. Burgimi i dytë Pas homazhit qe organizoi per deshmoret Ukshin Hoti arrestohet ne vitin 1993 dhe denohet me 55 ditë burg, dhe ne kete kohe braktisë edhe LDK-në. Dhe pas lirimit organizon takime dhe merr pjesë ne disa tubime politike ne Maqedoni (Kondovë, Tetova 1 e 2), me qellim te zhvillimit te idesë për bashkimit kombëtar. Burgimi i fundit dhe aktiviteti i tij në burg Gjatë burgimit të tij, partia “’Unikomb’’’lufton për lirimin e tij, duke u përpjekur ta bëjë të njohur Ukshin Hotin dhe mendimet e tija jashtë kufijve të Kosovës. Shkrimi i aktit të tij të mbrojtjes, është përkthyer në disa gjuhë dhe është shfrytëzuar si mundësi për ta bërë atë të njohur. Shoku i tij Bislim Elshani, po ashtu nxjerr një broshurë në lidhje me Ukshin Hotin : “Politika në Pranga”. Rasti i Ukshin Hotit më në fund bie në veshët e Parlamentit Evropian. Kështu, kur fillon lufta në Kosovë në mars 1998, bëhet një kërkesë në Këshillin Evropian që autoritetet e Beogradit ta bëjnë lirimin e parakohshëm të Ukshin Hotit. Ndonëse KNKK-ja e ka takuar më 1 mars 1999, Beogradi nuk ka pranuar të shqyrtonte lirimin e tij. Në tetor Parlamenti Evropian me propozimin e Partisë Radikale Transnacionale me seli në Romë, vendos ta nominojë Ukshin Hotin për çmimin Saharov. Megjithatë, ishte Presidenti Akademik Prof.Dr.Ibrahim Rugova që e fiton këtë çmim në dhjetor të vitit 1998. Në shkurt të vitit 1999, gjatë konferencës së Rambujesë, që kishte për qëllim ta ndalojë luftën në Kosovë, përfaqësuesit e Kosovës të ballafaquar me përfaqësuesit serbë kërkojnë sipas Hydajet Hysenit, atëherë anëtar i delegacionit shqiptar, lirimin e Ukshin Hotit me qëllim që të mund të marrë pjesë në bisedimet për Kosovën, gjë të cilën Serbia e refuzon edhe një herë. Po ashtu komunikon, me familjen e tij në veçanti me motrën e tij Myrveten, e cila të gjitha letrat që merrte nga i vëllai ua shpërndante gazetave në Kosovë dhe në masën më të madhe redaksisë së "Zërit të Kosovës" në Zvicër. Fshati i lindjes së Ukshin Hotit, Krusha e madhe, bombardohet më 25 mars të vitit 1999. Më pas, forcat serbe hyjnë në fshat duke krijuar një kaos tek banorët. Policia serbe depërton në shtëpinë e Ukshin Hotit dhe atë të prindërve të tij, shkatërruan gjithçka dhe në fund i vënë flakën. Supozohet se midis veprave të djegura të ketë qenë dhe teza e tij e doktoraturës që nuk arriti ta mbronte pas shpërthimit të luftës. Ekziston dyshimi që ndonjë kopje e saj mund të gjendet në ndonjë arkiv universitar të Prishtinës apo Zagrebit. Ndërsa banorët e fshatit marrin arratinë dhe gjejnë strehim nëpër vreshta dhe kodra. Kështu familja e Ukshin Hotit ndahet me dhunë nga policia serbe. Vëllai i tij Ragipi, duke dashur të gjejë gruan dhe vajzën e tij kthehet në fshat, për të mos u kthyer më. Trupi i tij i pajetë do të gjendet 53 ditë më vonë. Prindërit e Ukshin Hotit shkojnë në një fshat të afërt, në Nagavc, ku gjendeshin dhe mijëra banorë të ardhur nga fshatrat përreth. Edhe ky fshat bombardohet dhe Nazifi, babai i Ukshin Hotit, plagoset në krah nga një shpërthim granate. I moshuar, i pafuqishëm dhe në pamundësi për t’u shëruar, ai do të ndërrojë jetë nga plagët e marra më 18 prill të vitit 1999. Në këtë periudhë, kur Ukshin Hoti po vuante dënimin e tij në burgun e Nishit në Serbi, ai dhe shumë të burgosur të tjerë do të transferohen sërish në burgun e Dubravës. Lirimi nga burgu dhe Zhdukja Me 16 maj 1999, atëherë kur lufta po zgjaste që gati një vit, Ukshin Hoti arrin tek fundi i dënimit të tij. Sipas Bajrush Xhemailit, një nga të burgosurit, ai do të shoqërohet nga dy roje drejt daljes, ditën e diel, me 16 maj, një ditë jo e zakonshme për lirimin e të burgosurve. Që atëherë nuk dihet gjë për të. Fati i tij ishte në duart e pushtetit serb. Tre ditë më vonë, me 19 maj 1999, burgu i rrethuar me tanke dhe me armë antiajrore të ushtrisë serbe, bombardohet nga NATO. Në ditët në vazhdim rojet dhe paramilitarët serbë radhisin në oborr 800 të burgosur shqiptarë nga 1000 që kishte burgu, ndërsa të tjerët fshihen nëpër qeli të burgut. Rojet dhe paramilitarët serbë zbrazin rafalet e tyre mbi të burgosurit me të gjithë arsenalin që ata kishin në dorë: granata, mitralozë, snajperë dhe bazukë. Masakrohen 176 persona dhe plagosen mbi 200 të tjerë. Organizata mbi të drejtat e njerit Human Right Watch shkoi në vendin e ngjarjes me 24 maj të vitit 1999 dhe vuri në dukje dëmet që do t’i publikojnë më vonë në raportin e tyre. Veprat Lufta e ftohtë dhe detanti, 1975; Filozofia politike e çështjes shqiptare, 1995; Bisedë përmes hekurash, 2000. Drejtori i Burgut: Ukshin Hoti është vrarë nga njerëzit e tij, do të bëhej President i Kosovës (Video) Drejtori i Burgut të Mitrovicës së Sremit, Trivun Ivkoviç,në një intervistë për mediat serbe ka folur për Ukshin Hotin dhe për vrasjen e tij. Sipas tij, intelektuali i njohur shqiptar, i cili ende konsiderohet i zhdukur, është vrarë vetëm 100 metra pasi ka dalë nga burgu i Dubravës. 

Trivun Ivkoviç

Më poshtë mund të lexoni pjesë të intervistës ku Ivkoviç flet për bisedat me Hotin, të cilin e konsideron njeri të amerikanëve, i cili do të bëhej President i Kosovës. Pikërisht kjo është arsyeja që Hoti është vrarë nga “njerëzit e tij”, sipas Ivkoviçit. ”Unë e pyeta atë…mirë Hoti… çka tash… e ai mua më thotë…drejtor brenda tre muajsh Kosova Republikë, ndërsa Slloba në burg ….Unë i thash, Hoti, tash duhet të flasim serbisht, s’ka më shqip … Kur të vijnë për vizitë vetëm serbisht , avokati vetëm serbisht …dhe e pyes prej nga i ke ti këto … Amerikanët, më thotë ai… Dhe e pyes Hotin …çka po ndodhë, çfarë do të bëhet? Dhe ai më thotë: për tre muaj Kosova Republikë, ndërsa Slloba në burg” ,ka thënë Ivkoviç. “Këtë Hoti në burg ma ka thënë… Ai ka qenë intelektual… Me të ulesh dhe bisedon … ulesh ia porosit një kafe edhe ne pastaj bisedojmë”, ka theksuar ai. Pyetje: Çfarë të ka thënë ai Ivkoviç: Ai ka qenë i angazhuar politikisht ai nuk ka i ka përkrahur konfliktet ..kur ndodhi kjo ai e pa fundin e tij ai e ka ditur se nuk ia vlen…” “Ai te ne e ka mbajtur një dënim korrekt edhe ne ishim korrekt … Edhe kur ka shkuar në Kosovë. Ai më ka thënë: drejtor unë mund t’ju falënderoj juve, ju jeni shumë profesionalë, korrekt, por thoshte se kur të më lironi mua më duhet të flas ndryshe … Unë i thash: veç fol ti …” Pyetje: A ka folur se si e keni maltretuar Ivkoviç: Jo nuk ka folur …Ai është liruar dhe pas 100 metrave e kanë vrarë Pyetje: Ku? Ivkoviç: Në Kosovë Më pas Trivun Ivkoviç ka thënë se Hotin e kanë vrarë shqiptarët …. “Atij dënimi i ka skaduar, është dërguar në Kosovë ka pasur urdhër që të gjithë shqiptarët të dërgohen në Kosovë …ai është liruar dhe më pas është vrarë nga njerëzit e tij . Pastaj kanë ardhur më kanë pyetur mua, ai ka dalë në mënyrë të rregullt me dokumente , nuk mund ta lirosh dikë ashtu…ai u ka penguar atyre ai është dashur të bëhet President i Kosovës dhe do të bëhej”,ka thekuar ai. Në videon e mëposhtme, nga minuta e 18:00… mund të dëgjoni pjesë të intervistës, të vitit të kaluar, ku Ivkoviç flet për Ukshin Hotin. Ukshin Hoti për herë të fundit nga autoritetet serbe është dënuar më 1995 ndërkohë që nga Burgu i Dubravës është liruar më 16 maj 1999. Që prej atëherë nuk dihet asgjë për fatin e tij. Thanë për Ukshin Hotin Rexhep Qosja: "Ukshin Hoti - ky sot është simbol i vetëdijes historike, i ndërgjegjes dhe i qëndresës së pamposhtur shqiptare. Nuk është e çuditshme pse ky është emri më i kuptimshëm, më domethënës, më frymëzues në jetën tonë politike sot. Dhe, kjo tregon se populli ynë e çmon, ashtu siç duhet, njeriun e gatshëm për sakrifica. Dua të besoj se Ukshin Hoti do të dijë ta mbajë si duhet domethënien gjithëkombëtare, që rrezaton sot emri i tij." Ismail Kadare: “Kam frikë se pikërisht ky nivel i lartë ka qenë edhe burim i fatkeqësisë, që e ka ndjekur hap pas hapi këtë martir... Është e papranueshme që një personalitet i një populli, pavarësisht se ç'partie i përket, ose nuk i përket, të mbahet në zinxhirë. Është fyerje për krejt atë popull. Më fort se kurrë, kombi shqiptar ka nevojë për njerëz të aftë e me nivel të lartë. Njerëzit e zotë janë princat e vërtetë të një kombi. Për fat të keq, princat goditen shpesh në mënyrë të vdekshme." Dokumentet që tregojnë se si e vrau shteti serb Ukshin Hotin Ekipi i emisionit “Udhëve” në RTK hulumtoi një kohë të gjatë për rrethanat e zhdukjes së veprimtarit shqiptar Ukshin Hoti dhe arriti të zbulojë shumë fakte. Në bazë të dokumentave të ushtrisë dhe policisë serbe që i ka siguruar redaksia e “Udhëve”, ditën që ishte nxjerrë nga Burgu I Dubravës, Ukshin Hoti nuk ishte liruar. Fillimisht u rrëmbye. Më pas Ukshin Hoti ishte vrarë e masakruar në mënyrën më makabre nga policia serbe e asistuar nga Ushtria Jugosllave. Kështu thuhet në dokumentet e siguruara nga redaksia e “Udhëve”, të cilat kanë vulën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, departamenti i hetuesise për krime lufte. Revista "Drini" ,6 Dhjetor 2023, Teksti i plotë : 

 https://drini.us/dokumentet-serbe-qe-tregojne-se-si-e-vrau-shteti-serb-ukshin-hotin/

 


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...