Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/01/22

“Edukimi mediatik kundër dezinformimit për komunitetet jo-shumicë në Kosovë”

Profesori i Shkencës Kompjuterike, Fuad Hashani vuri në theks rëndësinë e këtij trajnimi, derisa potencoi se ka qenë e nevojshme që nxënësit e komunitetit pakicë të informohen rreth lajmeve të rreme, meqë sipas tij kushtet e tyre financiare ua pamundësojnë përdorimin e pajisjeve të zgjuara. Ai potencoi një rast kur edhe vetë ka hasur në një artikull që e ka vënë në lajthitje, pasi bëhej fjalë për një aktor të njohur që kishte pësuar aksident, por që në fakt ai nuk e njihte. “Ky trajnim është i rëndësishëm për shkak se komunitetet kanë mungesë të informacioneve të mediave që ofrohen gjatë promovimit të lajmeve të ndryshme. Për shkak që kushtet financiare të tyre ua pamundësojnë përdorimin e shumë telefonave të zgjuar, Ipad-ëve, kompjuterëve dhe qasja e tyre është më e mangët. Qasja e tyre është e mangët në mediat e ndryshme që operojnë përmes Kosovës… Mendoj që ka qenë shumë i nevojshëm, sepse nga çdo trajnim ka përfitim, në veçanti për komunitetet, sepse ata kanë marrë informacione të bollshme për përdorimin dhe mënjanimin e informacioneve të rreme…A ke hasur ndonjëherë në ndonjë lajm të rremë? Patjetër, zakonisht ato ndodhin për përfitime financiare. Realisht, një informacion se i ka ndodhur një fatkeqësi një aktori, i cili është promovuar përmes rrjeteve sociale. Realisht ka qenë si top lajm, por kur ke hyrë në brendi të tekstit, bëhej fjalë për një aktor të panjohur për mua dhe opinionin, besoj”, tha Hashani. Projekti “Edukimi mediatik kundër dezinformimit për komunitetet jo-shumicë në Kosovë”, mbështetet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.

Prindërit nga komunitetet jo-shumicë bien pre e një lajmi të rremë nga mediat serbe

Disa prindër të nxënësve nga komunitetet jo shumicë në Plemetin të Obiliqit nuk i kanë dërguar për disa ditë fëmijët në shkollë, për shkak se kanë rënë pre e një lajmi të rremë në mediat serbe, gjoja se disa persona me një minibus në këtë zonë po i rrëmbejnë fëmijët.ërveç kësaj, persona nga komunitete pakicë tregojnë se kanë hasur shpesh në lajme të pasakta, gjatë eksplorimit nëpër media dhe rrjete sociale.BiznesEURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vitUFC ekskluzivisht në ArtmotionKëtë të diel mos harroni Cineplexx sjell ofertën Super Saver!IntervistaIbrahimi: Këtë vit komunave do t’iu merren mbi 28 milionë euro padrejtësishtLajmeNis largimi i shtyllës elektrike në rrugën e Transitit të Ri në PrizrenRajoniSamiti në Shkup, anulohet konferenca e përbashkët e liderëvePrindërit nga komunitetet jo-shumicë bien pre e një lajmi të rremë nga mediat serbeVideoLexohet për: 8 min. 1 muaj më parë Disa prindër të nxënësve nga komunitetet jo shumicë në Plemetin të Obiliqit nuk i kanë dërguar për disa ditë fëmijët në shkollë, për shkak se kanë rënë pre e një lajmi të rremë në mediat serbe, gjoja se disa persona me një minibus në këtë zonë po i rrëmbejnë fëmijët. Përveç kësaj, persona nga komunitete pakicë tregojnë se kanë hasur shpesh në lajme të pasakta, gjatë eksplorimit nëpër media dhe rrjete sociale. Se prekja e një “pulle” nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të ndezë Luftën e Tretë Botërore dhe se në treg do të qarkullojë monedha “3-euroshe”, janë disa nga informacionet që kanë shkaktuar konfuzion nëse vërtet mund të ndodhë një gjë e tillë. Kështu u tha në trajnimin e sotëm, ku rreth 30 nxënës bashkë me mësimdhënësit e tyre të shkollës së mesme të lartë profesionale “Ismail Dumoshi” në Obiliq janë informuar se si t’i dallojnë lajmet e rreme prej atyre reale, si dhe janë informuar mbi çështje të tjera që kanë të bëjnë me edukimin mediatik. Përgjegjësja e shkollës “Pandeli Sotiri” në Plemetin të Obiliqit, Lavdina Hashani Tërbunja tha se për shkak të qarkullimit të lajmeve të pavërteta disa nxënës nuk i kanë ndjekur mësimet nga frika se do të rrëmbehen. Lidhur me këtë, Hashani-Tërbunja vlerësoi se mbajtja e trajnimeve të tilla, ku nxënësit nga komunitetet vetëdijesohen dhe informohen mbi atë se çka të besojnë nga ajo që lexojnë nëpër media e rrjete sociale, është shumë e nevojshme. Ajo shtoi se ky trajnim do t’u ndihmojë nxënëseve të komuniteteve rom, ashkalinj dhe egjiptian të kuptojnë se jo-gjithçka që lexojnë e dëgjojnë nëpër media e rrjete sociale janë të vërteta. “Ky trajnim prej KosovaPress-it është shumë i domosdoshëm për komunitetet në paralelen e ndarë në Plemetin, për arsye se disa nga fëmijët kanë shikuar nëpër YouTube, Instagram dhe Facebook dhe e kanë vërtetuar që shumë gjëra që postohen në Instagram janë të rreme. Ky trajnim iu mundëson fëmijëve që sa më shumë ta kenë të qartë, se nuk është çdo që postohet në Instagram është e vërtetë. E kemi një gënjeshtër në Plemetin, të cilët prindërit mendojnë se disa minibusa kanë dalë për t’i vjedhur fëmijët. Mirëpo, ajo është gënjeshtër, për arsye se ato kanë ndodhur në Serbi, jo në Kosovë. Kështu që të gjithë prindërit merren me këto aktivitete, nuk do ta sjellin fëmijën në shkollë, për arsye se kemi raste që kanë ‘vjedhur’ fëmijët. Asnjë rast nuk është në dijeni që është kidnapuar nga njerëzit që vijnë me kombibus. I kanë lexuar në rrjete sociale të gjitha janë gënjeshtrat në rrjete sociale”, tha Hashani-Tërbunja.Rast tjetër kur ai kishte besuar një lajm i rremë, ishte se në treg do të futej monedha “3 euro”. “E kam parë nëpër media, nëpër rrjete sociale janë dy monedha rrumbullake dhe janë 3-euroshe, por ajo është e rreme… E kam parë në rrjete sociale, kam lexuar shumë në media nëse e prek Putin një pullë, mund të ndodhë Lufta Botërore për të gjithë. Sa i ke besuar kësaj? Goxha si shumë, pastaj e kam shikuar ende, kishte qenë shaka…(Trajnimi) më ka pëlqyer se i kemi parë disa reklama, që zbulohen sa janë të rreme”, tha Krasniqi. Esmere Berisha, nxënëse tjetër nga komuniteti ashkali tregon se në media qarkullojnë lajme ku titulli nuk përputhet me pjesën e tekstit. Ajo tregon një shembull ku ka klikuar në një titull ku flitej për pjesët e trupit, ndërkaq me t’u hapur teksti, aty është shfaqur një lajm me përmbajtje politike. Berisha shprehu dëshirën për t’u bërë gazetare në të ardhmen, me qëllimin që ta vetëdijesojë audiencën, si të mos u bien pre e lajmeve të rreme dhe atyre “deep fake”. “Një arsimtare na ka thënë të hulumtojmë për pjesët e trupit dhe pas dy-tre rreshtave aty ka dalë për qeverinë… Kam kuptuar që kjo është një media e rreme që nuk përputhet me tekstin që ka qenë dhe me të dhënat në titull. Çfarë të pëlqeu te trajnimi? Trajnimi që kemi mbajtur më ka pëlqyer shumë. Ka qenë shumë i mirë, kam marrë shumë informacione kur kemi diskutuar për media të rreme…Unë kam dëshirë që të bëhem gazetare dhe t’i tregoj publikut dhe vendeve tjera që nuk është mirë të bëhen lajmet e rreme dhe se lajmet duhet të bëhen saktë, sepse mund të ndikojnë edhe në shëndetin mental të njeriut”, tha Berisha.

Strategjia për kulturë, Perparim Rama: Prishtina duhet të njihet botërisht si kryeqytet i artit

Komuna e Prishtinës ka mbajtur sot një tryezë në lidhje me përpilimin e Strategjisë së Artit dhe Kulturës për kryeqytetin Në fjalën e tij, kryetari i Komunës, Përparim Rama, tha se kjo strategji është përfshinë vitet 2025-2030, teksa tha se e njejta vie në kohën e duhur për shkak se synohet që kryeqyteti duhet të shndërrohet në qendër të artit e të kulturës. Duke vlerësuar rolin e kulturës, Rama tha se ajo është zemra e shoqërisë e cila na lidhë me të kaluarën dhe se Prishtina duhet të njihet në botë si kryeqytet i artit dhe kulturës. Ai vlerësoi edhe rolin e Maniftestës për të cilën tha se ka ndihmuar që komuniteti i kryeqytetit të njihet në nivel botëror. Flori Bruqi

Sot në Konferencën e Shkupit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kritikoi vendet e BE-së lidhur me vonesën për integrimin në BE

Sot në Dimitar Kovaçevski kritikoi vendet e BE-së lidhur me vonesën me integrimin. Ai tha se do o të doja të falënderoj z. O’brien, drejtuar miqve tanë pasi me këtë ai potencon rëndësinë të cilën kjo iniciativë e ka në vete, jo vetëm pë vendet tona, por edhe për stabilitetin paqen dhe prosperitetin. Do të doja të falënderoj, z, Koopman, e falënderoj atë që dëshiron të nxisë dhe shtyjë këtë proces. Para një viti në Tiranë duhej të ballafaqohej me një lloj melankolie nga ana ime në lidhje me BE-në dhe me të vërtet ishte i durueshëm dhe më dëgjoi. Fakti që procesi i integrimit deri më tani…them se problematika mes asaj që marrin vendet anëtare me atë që ne marrim është dëshpëruese. Konvergjenca është dëshpëruese dhe ky është fakt. Një vend fqinj që është në BE merr 400 mijë për qytetarë, ndërsa ne 130. Ky është problemi, mbase nuk jemi më të mirët që mund të gjeni në Europë, por gjithsesi ekziston dëshpërim në këtë pikë, tha mes tjerash, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Çka dëshmon Raporti i Komisionit Hetimor Federativ të Jugosllavisë rreth deformimeve të UDB-ës më 1957-1966?

Shkruan Akademik Prof.dr.Hakif Bajrami,PDH 1.Çka ndodhi në Plenumin ilegal të KQ LKJ më 1957 dhe pasojat Kundërthënjet në mes dretjtuesëve shtetëror nga Sllovenia dhe Kroacia në një anë dhe atyre nga Serbia dhe Mali i Zi në anën tjetër, do të shfaqën në një plenum të KQ LKJ-ës më 1957. Në plenum Edirad Kardeli, duke debatuar për Çështjën nacionale, do ta ngritë nevojën e decentralizimit të vendit. Kundër këtij qëndrimi do të rreshtohën pushtetarët nga Serbia dhe Mali i Zi. Kjo do të thot se se përmes centralizmit serbo-malazezët do ta kishin më lehtë të dirigjojnë: ushtrinë, policinë, ekonominë, diplomacinë dhe arsimin në përgjithësi. Në lidhje me këtë polarizim Ediard Kardeli do të shprehet duke elaboruar çështjën nacionale se:” Ne Sllovenët dhe Kroatët një ditë do të rreshtohemi kah Austria dhe Italia, për shkak të realitetit kulturor , politik dhe rreligjioz katolik. Ju serbët dhe malazezët do të rreshtoheni kah Rusia dhe Bullgaria, po për të nejtat shkaqe: kulturore, politike dhe rreligjioze ortodokse. Në plenum nga salla Dobrica Qosiçi do të provokojë duke pyetur ideologun e LKJ-s: “Po shqiptarët kah do të rreshtohën”. Eduard Kardeli në këtë provokacion do të përgjigjet: “Normal, Shqiptarët tanë do të orientohen kah Shqipëria, ashtu si ka votuar me Rrezolutë Kongresi i IV-ët i PKJ në Drezden më 1928, ashtu si ka votuar edhe Konferenca e V e vendit e KQ PKJ mbajtur në Zagreb për avansimin e Kosovës në Republikë, kuptohet në federatën e ardhëshme. Polarizimi pas këtij Plenumi do të shprehet në forma të ndryshme. Së pari Aleksandër Rankoviq do të kërkojë nga Dushan Mugosha më 1958 mbylljën e shkollave të mesme shqiptare, për shkak të “mungesës së kuadrove”. Por, kundër këtij rreshtimi racor shovinist do të reagojë Presidiumi i Kuvendit Popullor të Shqipërisë në OKB, për pozitën koloniale të shqiptarëve në Jugosllavi. Lidhur me këtë, J. B. Tito në një mbledhje të ngushtë do të shprehë qortim ndaj kaudrove që mësonin për sistem ekonomiko shoqëror centralist dhe do të kërkojë raport urgjent mbi të drejtat e pakicave në vend. Këtë e bëri për shkakun se e aspironte “Çmimin Nobel për paqe”, sespe ishte bërë lider i mosinkuadrimit në glob. Kështu, Plenumi mbi pakicat do të mbahet (1959) në ilegalitet të thellë. Aty, prap Eduard Kardeli do të kërkojë që në Prishtinë të hapët Shkolla e Lartë Pedagogjike si dhe degët e Fakuktetit Fikozofik dhe Ekonomiuko Juridik. Siç dihet këto institucione shkollore janë hapur më 1959/60, atëherë kur de fakto Shqipëria largohet nga Pakti i Varshavës. 2. Çka ndodhi në Plenumin ilegal të KQ LKJ më 1962 Nga dokuemntet e KQ LKJ lexojmë se partia në pushtet në këtë kohë ishte vënë në sprovë të madhe me moton stratregjike: “Për Centralizëm, apo për decnetralizëm të rendit ekonomiko shoqëror “. Lidhur me këtë, dëshmojnë dokuemnetet se në plenum kishte dominuar rreshtimi intelektual dhe politik që Jugosllavia si fedratë e kombeve dhe kombësive të decentarlizohet. Ai decentralizim planifikohej së pari të gjejë shprehje në sistemin komunal, duke i rritur kompetencat e komunës, kërkesë kjo që do të vijë në shprhje me 1965. Pikërisht në këtë kohë të dominimit përfundimtar të rreshtimit strategjik të LKJ-ës për decentralizim, KQ LKJ do ta themelojë Komisionin për hulumtimin e deformimeve të UDB-ës, sidomos në lidhje mbi pushtetin e saj mbi partinë (LKJ-ën). Në këtë mënyrë të bërjës politikës LKJ do të “deploitizohet” duke u maskuar se “të drejtat nacioanle duhet të begatohën në të gjitha fushat për kombet dhe kombësitë”. Ky pozicion do t` i intrigojë edhe shtetet e fuqishme të Perendimit, prandaj sidomos SHBA do ta fillojnë vizitat më të shpeshta të forcave të armatosura të tyre, sidomos ato amerikane në limanet e Adriatikut. Këtë realitet forcat centraliste serbo-malazeze do ta quajnë: “Fillimi i fundit të fedratës”. Aty kah fillimi i vitit 1965 A. Rankoviq kishte angazhaur një Komision special, në anën tjetër për t` i hulumtuar rrethanat në të cilat ishte siellur UDB-a dhe çka mund të ndodhte nëse eventualisht mirret pushteti. Komisoinin e tillë e drejtonin dueti Llukiq-Stefanoviq. Ky komision kishte ardhur në përfundim se nga kaudrot që janë në UDB 26, 77% kanë shkollë të lartë dhe fakultet. Ndërsa të tjerët ishin me shkollë të mesme dhe tetëvjeçare e pa te. Komisioni kishte konkluduar se kjo strukturë ishte e mejaftueshme për ta marrë majën e pushtetit. Në anën tjetër, ishte partia dhe ushtria me të cilat komandonte J. B. Tito. J. B. Tito me sugjerime të Perendimorëve në anën tjetër kishte themeluar Komison special që t` i diskreditojë synimet centraliste, të grupit Rankoviq-Stevanoviq. (Shiqo: Materialin sekret, f. 20-24). 3. DY Kmisionet deformimeve në luftë kundër njëra tjetrës 1962-1966 Komisioni hulumtues i LKJ-s do t` ia fillojë punës në fillim të vitit 1965. Bje fjala për Kosovë, Beogradi (komisioni i Rankoviqit) kishte arritur që ta angazhoi Dr Hasan Kaleshin për ta bërë një raport për zhvillimin e arsimit dhe kulturës në Kosovë. Hasani e kishte bërë raportin duke analizuar punimet në Revistën “Përparimi” dhe “Jeta e RE”. Kundër këtij angazhimi kishte reaguar Akademik Vlladimir Bakariq, por largimi i H. Kaleshit ishte i kotë. E me të njejtat detyra ishin angazhuar edhe kuadro për Serbi, ku u printe Dobrica Qosiq, i njohur për shovinizëm sidmos ndaj shqiptarëve. Prapa Qosiqit qëndronin A. Rankoviq, Llukiq dhe Stevanoviq. Ky grup e kishte ngushtuar analizën për ta marrë majën e pushtetit dhe për ta ndërtuar federatën tutje si centraliste dhe homogjene. Ky komision i kishte “gjetur” si të rrezikshëm 15 shqiptarë, 5 hungarezë, 3 serbianë nga Vojvodina dhe 2 jahudi. (Raporti shtetëror, tejet sekret, analiza f.14/15). 4. Çka dëshmonte analiza e Komisionit federativ për UDB-ën Analiza e Komisionit Fedrativ (Tiot-Kardel)ishte shumë më e plotë dhe tërë studimin e kishte operacionalizuar nepër republika dhe krahina. Komisioni në Kroaci kishte evidentuar 997 fundksioanrë të rrezikshëm. Në kuadër të Kroacisë ishin gjetur 1 300 000 dosje të UDB-ës, që do të thot se 48% e kroatëve ishin vënë nën hetime. Në Bosnje e Hercegovinë ishin evidentuar 1772 400 dosje, që tregon se afro gjysma e popullsisë boshnjake ishte nën hetime.Në këtë republikë ishin hapur 32 dosje për deputretët dhe funksionar republikan dhe federativ. Në Mal të Zi UDB i kishte vënë nën hetime 36000 persona, prej të cilave 149 dosje ishin për funksioanrë republikan dhe federativ. (Nga analiza f. 22). Ndërsa në Serbi ishin hapur 272 dosje për kuadrot nga komuant, rrethet dhe krahinat. Në këtë republikë ishin hapur 126 dosje për deputetët nga Kosova dhe Vojvodina. Ishin hapur 9 dosje për politikanët, prej të cilëve asnjeri nuk ishte serbian, por ata ishin shqiptarë dhe hungarezë.(Nga Raporti tejet sekret, f.16-29). Në Maqedoni Komisoni kishte gjetur se ishin hapur 96531 dosje. Ndërsa dosje personale ishin hapur për 136 000 veta, të gjithë shqiptarë, bullgar dhe 55 maqedonas. Në Kosovë ishin instaluar 30 aparate për përgjime. Përmes tyre kontrolloheshin: Kuvendi, kinematë, teatri si dhe kuvendet komuanle në Gjakovë, Pejë, Prizren, Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë dhe Podujevë. Për deputetët e Kuvendit Kosovës ishin hapur 23 dosje, prej të cilave asnjë nuk ishte e nacionalitetit serbian apo malazez/ UDB-a, thuhet në dokuemntin sekret për të gjitha kohërat i kishte krijuar në Kosovë 50 159 dosje. Ato dosje kishin të bëjnë me inskenime si fjala vjen për “Kurdisjën e Procesit Prizrenit”; Aksionin e armëve; Lidhjet shpiunore me Shqipërinë, Turqinë dhe SHBA. Në lidhje me këtë në Rivlerësimin e Procesit Prizrenit më 1967 ishin gjetur se më 1956 UDB kishte hapur 900 dosje për punëtorët politiko shoqëror, prej tyre, 11 ishin kryetar komuash me përkatësi shqiptare. Ndërsa prej funksioanrëve shqiptar si të dyshitë ishin cilsuar: Fadil Hoxha, Ismet Shaqiri, Imer Pula, Nebih Gashi, Mustafa Hoxha dhe Qazim Bakalli. 5. Cili ishte argumenti sipas Komisionit që J B Tito të përcaktohet për mbajtjën e Plenumit dhe pse në Brione Shkasi kryesor që Tito do të orietohet për një plenum historik të LKJ-ës ishte shkuarja e A. Rankoviqit për vizitë zyrtare në Ukrainë (Kiev). Atje, mikpritësi do t` i drejtohet A. Rankoviqit me: “Shoku President”, dhe musafiri (Rankoviqi) nuk do të reagojë fare. Pas kthimit në Beograd Budimir Llonçar do ta njohtojë J. B. Titon për incidentin e qëllimshëm në Kiev ku Rankoviqi përshëndetët si “President”. Lidhur me këtë, sipas dokuemneteve J. B. Tito nuk do të nxitojë, por do ta sigurojë nga çdo aspekt informatat nga KOS-i (sherbimi ushtrak jugosllav). Në bazë të dokumenteve të LKJ-ës , nepër limanet e Detit Adriatik, si dhe nepër kryeqytete e republikave dhe krahinave, do të instalohën informator shtesë. Nga këto instalime, kam mësuar se për herë të parë CIA njihet me tragjedinë e shpërnguljës së shqiptarëve në Turqi me dhunë shtetërore serbiane. Kjo informatë është përciellë pastaj president pas presidenti deri te Xhorgj Bushi i Vjeter, Bill Klintoni dhe Bushi i Ri. Sherbimet e hueja, me ato informata, do të kuptojnë se në viset shqiptare: “Llukiq dhe Stefanoviqi i kishin ndarë trevat shqiptare në dy rregjione. Në Rregjionin e Dukagjinit vepronin “donzhuanët”, e ku kishte edhe shqiptarë të cilsuar si kapabanda. Në Rregjionin e Rrafshit Kosovës vepronin “Suflerët” e UDB-s, e ku kishte edhe shqipfolës, madje me mahrma dhe me fesa të teleisur. Të dy palët (Donzhuanët dhe Suflerët) e kishin të lirë shkuarje ardhjën në Turqi. Ata e kishin një tekst të shkruar të cilin pas kthimit nga Anadolli duhej t` i lavdojnë ato vise si “hoxha parajsën në xhami”. Për punën e këtill nga Klubi i Rankoviqit ishte angazhuar Kisha Ortodokse Serbe, e cila në Kosovë i kishte si agjent 12 priftërinjë ortodoks dhe 3 shqiptarë të rreligjionit katolik e 2 shqiptar të rreligjionit islam, të gjithë me pagesë mujore. Çka mësohet nga materialet e Plenumit Brioneve në esencë Nga materialet e botuara integralisht të Plenumit Brioneve në dy vllime nga ish Arkivi i Jugosllavisë, mësojmë se në Plenum asnjë fjalë nuk është thënë për pozitën koloniale të shqiptarëve në Jugosllavi, pozitë ajo që “Lidhja Kosovare” e kishte prezantuar nepër 17 kongreset e saj nepër botë nga viti 1953 e deri më 1974. Por, në lidhje me këtë tragjedi, një fakt duhet të nxirret në opinion se në Kosovë, pas Plenumit historik do të themelohet një Komision, i cili disa kuadrove që ishin cilsuar si të dhunshëm vetëm sa ua ndrruan funksionet. Ata nga UDB u konvertuan në SPB. Pra, me mosburgimit e Rankoviqit, të gjithë Udbashët disi mbetën të paprekur. Ata do ta presin momentin dhe si të pushuar, do të vërsulën prap ndaj shqiptarëve në të gjitha viset pa dallim, pas vitit 1968. Madje është ruajtur informata se shumë dosje të deformiarit i kanë diegë, sepse largimi i tyre nuk është kryer menjëherë. Po shtrohet pyetja si të ndeshkohën UDB-ashët e deformuar kur në Komisionin e LKJ-ës për Kosovë ishin 25 antarë për hulumtimin e deformimeve , ndërsa seicili në të kaluarën, kishte qenë më udbash se tjetri. Madje Kryetari i Komisionit ishte emruar A. Shkriu, i njohur për mizori ndaj kundershtarëve politik, sidomos ndaj shqiptarëve në përgjithësi. Madje komisioni vetëm sa i shënoi funksionarët drejtues të UDB-s e që ishin në aksione terroriste ndaj popullit shqiptar, krejtë me qellim që të shpërngulet në Anadoll. Por të deformuarit u cilsuan se ishin: Spasoje Gjakoviq, Lluka Llubarda, Mirolub Praliq, Vllado Shilegoviq (njeri nga autorët e tragjedisë në Tibvar më 1 prill 1945). Në asnjë elemnt këta krimnel nuk u ndëshkuan. Pëkundrazi ndrruan vendbanimet dhe u instaluan në Beograd, prej kah dirigjonin përmes “myhybëve “ të tyre në çdo komunë. (Shiqo: Hakif Bajrami, Zavere i zloçini UDB Jugoslavije prema Albancima 1945-1966’, Pristina , f. 254, dokumente origjinale arkivore). Ky shkrim është sajuar edhe nga një analizë me titull: “ Nacionalizmi dhe shovinizmi serbo-malazez në Kosovë 1961-1986”. Në material nuk mbetët anash as akuza ndaj Adem Demaçit për Demonstratat rrevolucionare më 1968 dhe 1981; për vrasjen e Martin Lluter Kingut më 1967, për vrasjen e Çe Gevarës më 1968; për zbarkimin e rusëve në Çekosllovaki më 1968; për deonstyratat në Zagreb, Beograd dhe Prishtinë . Materiali spjegon se Titon aspironin ta trashëgojnë pas vitit 1980: Nikolla Lubiçiq në nivel shtetëror, ndërsa në nivel partiak Stane Dollanc. Aty potencohet se rinia shqiptare sot (1986) është aq e emnacipuar sa që nuk do të mundet më me popullin e saj të luaj askush. Pra materiali kërkonte nga kreu i LKJ që ndaj shqiptarëve të “ndryshohet pllaka” dhe me ta të flitët shtruar për Republikën dhe bashkimin në perspektivë, nëse komebet tjera në Fedratë kërkojnë që ajo të federohet, ashtu si kërkonte Vlladimir Bakarqi (kroat) dhe Vinko Hafneri (slloven). Ky material duhet botuar në shkallë integrale dhe opinioni të mësojë për rrugën që ka kaluar kombi shqiptar i okupuar në ish Jugosllavi.

Prof.Dr.Sali Berisha: Prokurorët e SPAK vegla të Edi Ramës

Lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi se Edi Rama dhe Lulzim Basha po bëjnë gjithçka për të bërë pseudo-reformën elektorale përmes së cilës shefi i qeverisë ëndërron të marrë mandatin e katërt. Duke folur para qindra qytetarëve nga dritarja e banesës së tij, Berisha tha se Edi Rama ka emëruar opozitën e tij dhe ka caktuar në krye të komisionit një Gjiknuri-bis me mbiemrin Alibasha. Berisha i cilësoi prokurorët e SPAK si laro të Edi Ramës dhe theksoi se Kryeministri ka tmerr nga mandati parlamentar i Sali Berishës. Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi Edi Rmaën dhe Lulzim Bashën se po bëjnë gjithëçka për të bërë pseudo reforme elektorale që sipas tij ka si qëllim të vetëm, ti japë PS mandatin e katërt. Nga dritarja e banesës sëtij, teksa qindra qytetarë ishin mbledhur në ditën e 19- të tubimit në atë që e cilësojnë si 'Rruga e Shpresës', Berisha deklaroi se Rama ka emëruar opozitën e tij dhe ka caktuar në krye të komisionit një Gjiknuri-bis me mbiemrin Alibasha. Akuza të ashpra Berisha hodhi edhe ndaj SPAK-ut dhe prokurëve që siç theksoi ai i shërbejnë qeverisë dhe janë dëshmuar me prova se janë vegla të Edi Ramës. Sipas liderit të opozitës, me masën arrest me burg ndaj tij, Edi Rama u fakto shqiptarëve se Sali Berisha nuk po hetohet per korrupsion por sepse është luftëtar i antikorrupsionit. Krye demokrati theksoi se të gjitha zhvillimet e fundit, kontrollon çdo pushtet. Pengimi i opozitës në parlament dhe sulmet politike ndaj liderit të saj, duhet të përbëjnë një refketim për të gjithë shqiptarët që të ngrihen në këmbë për të përmbysur regjimin. Sipas Berishës, Edi Rama është i pashpresë dhe shumë shpejt do të njohë fundin e tij.

2024/01/21

“Nëse ky skenar është në kokën e dikujt, atëherë do të ketë gjakderdhje të rëndë në Ballkan”

Skender Mulliqi,Pejë Se serbët nuk kanë hequr dorë ende nga ‘bota serbe’, për analistin Skender Mulliqi e dëshmon fakti i legjitimimit të politikanëve radikalë në zgjedhjet e fundit në Serbi. Ai thotë se këtë e dëshmuan edhe votuesit nga shtete të ndryshme që votuan për zgjedhjet serbe, si nga Kosova e Mali i Zi. “Legjitimimi i grupit të politikanëve radikalë në zgjedhjet e fundit në Serbi, është tregues së ky shtet nuk ka hequr dorë nga ideja për “botën serbe’ nga vitet e 90-ta, të shekullit të kaluar. Fakti që votuesit nga Republika Serpska votojnë në Serbi, votuesit serbë nga Republika e Malit të Zi, votojnë në Serbi, dhe votuesit nga veriu më shumicë serbe të Kosovës, barten për të votuar në Serbi, pos manipulimeve që ndodhën, ia faturuan fitoren autokratit, Aleksander Vuçiq”, thekson ai. Sipas tij, ҫka është më e rëndësishmja në gjithë këtë mesele, është së elita politike serbe, ka për qëllim që kudo që të kthehesh të jetë “bota serbe’. “Ky është zaten epigon i babait të kombit serb, Dobrica Qosiqit, i cili shumë hapur e kishte paraqitur këtë ide si strategji të Serbisë. Marrëveshja e Dejtonit ndali luftën por duket se nuk solli paqen e përhershme në BH. Republika Serpska ishte fitore e madhe serbe në luftërat e viteve të 1990, më rastin e shpërbërjes me dhunë të ish-Jugosllavisë”, thotë ai. Mulliqi vlerëson se ideja e “botës serbe” edhe në këtë fillim shekull nga garnitura e qetnikizmit në pushtetin e Serbisë, ka ngjallur kujtimet traumatike të vrasjeve në masë të gjerë dhe të spastrimeve etnike, mbi popujt jo serbë në vitet e nëntëdhjeta. “Pushteti i Vuçiqit po krijon një imazh të rrezikshëm abstrakt, imagjinar, për ta, se bota serbe është krijuar dhe së Vuçiqi është lider. Nuk po dëshirojnë nga ҫmenduria e tyre të kuptojnë, se ky projekt fashist duhet të përfundojë në Serbi, dhe këtë sa më shpejt duhet ta ndalojë bota demokratike. Kjo ide nuk do tu sjellë dobi, por veç dëme minoritetit serb në Kosovë, serbëve në Mal të Zi, BH dhe në Kroaci. Dodik para Putinit dhe në Bosnje-Hercegovinë ka thënë se Marrëveshja e Dejtonit ka dështuar dhe se dëshiron të shkojë në realizimin e idesë së “botës serbe”, vlerëson Mulliqi. Ai thotë poashtu se edhe disa përfaqësues politikë të perëndimit në mënyrë të pakuptueshme po sillen ndaj kësaj ideje për ndryshim më dhunë të kufijve në Ballkan. “Nëse në kokën e dikujt ekziton një skenar i tillë, e ekziston, atëherë do të ketë gjakderdhje të rëndë. Ky skenar nuk do t'i shërbente askujt veç diktatorit, Vladimir Putin dhe Vuçiqit. Të gjithë ata, kushdo qofshin, që mbrojnë politika të tilla të një projekti fashist, në një mënyrë janë përfaqësues të politikës ruse në Ballkan. Duhet një herë e përgjithmonë të kuptojnë se problem kryesor sot në Ballkan, paraqet ultranacionalizmi serbomadh, i cili ka në krahë politikat e Putinit, i cili për hesapet e veta, jetikisht është i interesuar që të hapë edhe një front të ri lufte në Ballkan", thekson Mulliqi.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...