2024-02-10

Histori për një skenar filmi romantik / Gruaja i dha veshkën një personi të huaj, ndërsa vëllait të tij zemrën

Ajo i dha veshkën njërit vëllai dhe zemrën tjetrit.

Historia e një gruaje nga Florida mund të jetë lehtësisht skenari i një filmi romantik. 41-vjeçarja Hayley Milks në vitin 2019 i dhuroi një nga veshkat e saj një burri të sëmurë rëndë që nuk e njihte dhe përfundoi e fejuar me vëllain e tij të cilin e takoi në spital.

Milks e cila ishte në mes të një divorci të dhimbshëm në atë kohë, pa në internet postimin e një gruaje të dëshpëruar, i fejuari i së cilës po vdiste.

“Jam e mërzitur”, filloi postimi i saj përpara se të vazhdonte: “David është i fejuari im. Ai kishte një transplant të veshkave dhe pankreasit në vitin 2012 për shkak të dëmtimit të shkaktuar nga diabeti i tipit 1. Megjithatë, tre vjet më parë, trupi i tij filloi të refuzonte veshkën e re. Që atëherë, ai ka qenë në dializë tre ditë në javë, çdo herë ndihet më i dobët dhe më i sëmurë… Nëse dikush është i gatshëm të jetë një dhurues i gjallë, ju lutem më dërgoni mesazh.”

Pavarësisht sprovave të saj në atë kohë, Milks tha se postimi i gruas e preku atë në një mënyrë që ajo nuk e priste.

“Ata ishin një çift kaq i ri. Doja të bëja diçka”, tha 41-vjeçari.

Ajo menjëherë kontaktoi David Montoto dhe gruan e tij Melissa për t’i bërë të ditur se ishte e gatshme të ndihmonte. Çifti e ftuan për darkë dhe e falënderuan pa masë që e kishte marrë në konsideratë operacionin. Edhe pse kishin të njëjtin grup gjaku, Milks iu desh t’i nënshtrohej një sërë analizash për të siguruar përputhshmërinë. Milks kujtoi momentin që i tha Melissa-s se ajo ishte miratuar nga mjekësia për të qenë dhuruese. “Kishte heshtje në anën tjetër të telefonit. Pastaj ajo filloi të qajë”. 41-vjeçarja nënë e katër fëmijëve dhe mësuese e jogës filloi përgatitjet rigoroze të nevojshme për të dhuruar një organ jetik. Asaj iu dhanë infuzione të rregullta hekuri për të trajtuar aneminë e saj para-ekzistuese dhe iu nënshtrua analizave të pafundme.

Procedura e kërkuar për të dhuruar një veshkë iu duk shumë e lehtë në krahasim me katër lindjet që kishte bërë.

Pas operacionit, Milks ishte ende e mpirë nga morfina, kur një burrë i gjatë hyri me kujdes në dhomën e saj të spitalit. Të afërmit e Davidit erdhën në dhomën e Milks për të shprehur mirënjohjen e tyre. 40-vjeçari William Montono, vëllai i marrësit të veshkës, ishte personi i fundit që hyri dhe i ofroi ta ndihmonte. Të dy filluan të bisedonin dhe dita ditës afroheshin gjithnjë e më shumë. Montoto shprehu mirënjohjen jo vetëm për veprimin vetëmohues të Milksit, por edhe për bukurinë e shpirtit të saj.

“Gjithçka dukej shumë mirë kur filluam të flisnim. Nuk doja të largohesha nga ana e saj. Më duhej një justifikim për t’u kthyer në dhomën e saj. Kishim shumë të përbashkëta. Kiminë e kishim që në fillim të njohjes”.

Milks dhe Montono janë çift dhe që atëherë janë të pandarë. Të dy janë të divorcuar dhe kanë gjithsej shtatë fëmijë. Ata janë fejuar dhe planifikojnë të martohen në verë. Siç thotë Milks, ajo mund të ketë humbur një veshkë, por gjeti dashurinë dhe mbi të gjitha i dha jetë një personi.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

Heroji i demokracisë kosovare ,Kryeministri i Kosovës z.Albin Kurti është kërcënuar me jetë: Nervozizmi në Beograd erdhi pas mbledhjes në USA.

 

Qeveria e Kosovës ka konfirmuar se kryeministri Albin Kurti është kërcënuar me jetë.

Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka reaguar për mediat vendase se ka shumë kërcënime nga individë e struktura të lidhura me Beogradin zyrtar,

“Nervozimi në Beograd pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së i ka shtuar kërcënimet ndaj kryeministrit të Kosovës”-ka deklaruar Kryeziu.

Sipas tij, në Shkup ka pasur forca të shumta të rendit, por “kryeministri nuk është ndjerë i kërcënuar”.

Jemi të informuar se ka shumë kërcënime nga individë dhe struktura që kanë lidhje me Beogradin zyrtar. Nervoza në Beograd pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së i ka shtuar kërcënimet dhe agresivitetin ndaj Kryeministrit. Në Shkup janë parë forca të shumta të rendit. Kryeministri nuk është ndjerë i kërcënuar. Gjithçka ka shkuar mirë gjatë qëndrimit të tij në Maqedoni të Veriut. Ai tashmë është në Kosovë dhe po vazhdon agjendën e tij” – ka deklaruar ai.






Ndërkohë, një deklaratë të ngjashme e dha edhe vetë Kurti pas kthimit të tij nga Shkupi në Prishtinë, e ku pyet mbi këto raportime.

“Unë kam mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilët i kanë rrënjët në Beogradin zyrtar. Por unë sa erdha nga Shkupi, nuk jam ndjerë i rrezikuar, veç se kam parë që kishte shumë forca policore që u kujdesen për këtë mbledhjen që e mbajtëm në Shkup me Partitë Socialdemokrate.” – ka thënë ai para gazetarëve.

Lidhur më ngjarjen janë deklaruar edhe autoritetet e Maqedonisë së Veriut. Ministria e Punëve të Brendshme atje, ka qartësuar se nuk ka pasur tentim për vrasjen e Kurtit, dhe se ka pasur masa të sigurisë sipas rregullave të paracaktuar.

Dodona dhe Epiri - histori dhe qytetërim pellazgo-ilir.

 




Akademik Prof. Kujtim Mateli

 

Pak histori derisa nisa të shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin”

(Pjesa e parë e parathënies)

Aty pas vitit 2000, u njoha me tempullin dhe orakullin e Dodonës, me madhështinë e tyre në botën e antikitetit. Që nga fusha e betejës në Trojë, Akil Pelindi iu drejtua me lutje tempullit të Dodonës, kurse Odiseja do të vepronte sipas këshillave të orakullit, kur të kthehej në Itakë. Enea i Trojës, para se të hidhej në Itali, erdhi në Dodonë dhe u këshillua me orakullin. Duke u njohur me këtë madhështi të Dodonës, vendosa të shkruaj një libër. Rezultatet e kërkimeve të mia më çuan në përfundime të ndryshme nga ato që njiheshin dhe pranoheshin në botën akademike. Burimet e autorëve të antikitetit e vendosnin Dodonën në veri të Epirit, në tokën e Molosisë, në kufijtë e Atintanisë ilire, që do të thotë se Dodona ndodhej në kufirin midis Ilirisë dhe Epirit. Dodona e Carakovistës, në jugperëndim të Janinës, ishte në mes të Epirit. Kërkimet e mia të disa viteve, më dhanë mundësinë që në dhjetor të vitit 2011 të botoj librin “Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit”. Libri ishte i ndërtuar në zbardhjen e tri të vërtetave historike:

E para: Dodona nuk ndodhet në jugperëndim të Janinës, në luginën e Carakovistës.

E dyta: Vendndodhja e Dodonës është në Dëshnicë të Përmetit: qyteti dhe tempulli në perëndim të qytetit të sotëm të Këlcyrës, në shpat të malit Trebeshinë, kurse orakulli përgjatë lumit Dëshnica.

E treta: Përkatësia etnike e Dodonës është pellazgo-ilire dhe nuk ka lidhje me helenët.

Libri u mirëprit dhe u dhanë vlerësime nga lexues dhe studiues. Prof. Neritan Ceka, e vlerësoi librin duke thënë se tani: “…ne e kemi një pasuri të madhe në gjuhën shqipe, një përmbledhje burimesh që me sa di unë, nuk ekziston as në gjuhët e tjera. Asnjeri nuk ka bërë një përpjekje për të mbledhur gjithçka, pothuajse gjithçka që ekziston për Dodonën në një libër të vetëm…”. (Teksti i plotë gjendet te ‘Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit II’ Tiranë 2016, faqe 10) 

Shkrimtari Bardhyl Londo, e vlerësoi vendndodhjen e Dodonës në Dëshnicë të Përmetit si të argumentuar mbi dëshmi dhe fakte: “Është për t’u përshëndetur edhe metoda shkencore të cilën ka ndjekur Kujtim Mateli. Pasi ka lexuar gjithë literaturën që është shkruar për Dodonën dhe vendndodhjen e saj, studiuesi hulumton dhe krahason edhe terrenin përkatës duke e ballafaquar atë me të dhënat që japin për Dodonën autorët e lashtësisë. Është pikërisht ky ballafaqim që i jep autorit të librit një nga argumentet më bindëse për të arritur në përfundimin se Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit, se përshkrimi i autorëve të lashtësisë përputhet plotësisht me Dëshnicën dhe nuk ka të bëjë fare as me Janinën, as me malin e Tomorit.” (Teksti i plotë gjendet te ‘Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit II’ Tiranë 2016, faqe 11) 

 Por tezat që parashtroheshin në libër për vendndodhjen e Dodonës dhe përkatësinë e saj etnike, u kundërshtuan katër muaj më vonë, nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, nga nënkryetari i saj, prof. Muzafer Korkuti:

 “Siç përmenda më sipër rastin e tempullit të Dodonës, që disa thonë se është në mal të Tomorit apo në Këlcyrë. Jo. Dodona është atje ku thotë se e ka parë me sytë e tij Ismail Qemali, që është shënuar në albumin e Kristo Frashërit” (gazeta “Shqiptarja.com”, datë 19 prill 2012). 

Pra, Dodona ndodhej në jugperëndim të Janinës, se e kishte parë me sytë e tij Ismail Qemali. Por Dodonës kishte 15 shekuj që nuk i dihej vendndodhja dhe autorët e shekullit të XIX e kanë kërkuar në çdo hapësirë të Epirit për ta gjetur dhe secili kërkues ka përcaktuar vendndodhje të ndryshme. Kur të gjithë këta arkeologë, historianë dhe dijetarë nuk e shihnin Dodonën, sepse ajo ndodhej diku nën rrënoja, si e paska parë Ismail Qemali?!

Prof. Muzafer Korkuti duke e marrë të mirëqenë vendin ku e kishte parë Dodonën Ismail Qemali, në luginën e Carakovistës, me të njëjtin arsyetim kundërshton edhe vendndodhjen e Dodonës në Dëshnicë të Përmetit:

“Këto që dëgjojmë e shohim sot se do të ngrihet një monument tjetër i pavarësisë në Tiranë më duken si ato diletantizmat e atyre që Dodonën antike 1500-vjeçare duan ta çojnë në kalanë e Këlcyrës.” (gazeta “Shqiptarja.com”, datë 19 prill 2012)

Akademik Korkuti nuk argumenton përse Dodona nuk ndodhet në Kalanë e Këlcyrës, ku poshtë kësaj kalaje, në shpat të malit ndodhen ende 600 rrënoja shtëpish. Kërkon të krahasojë dy gjëra që janë të pakrahasueshme: Monumentin e Pavarësisë në Vlorë që përjetëson një ngjarje historike të ndodhur 100 vjet më parë me Dodonën pellazge që ka 1500 që iu shkatërrua tempulli dhe orakulli nga perandorët e Romës. Monumenti i Pavarësisë do të qëndrojë në Vlorë, se atje është shpallur Pavarësia, kurse Dodona do të shkojë atje ku ka vendndodhjen e saj të vërtetë, që nuk është në rrethinat e Janinës, por në Dëshnicë të Përmetit.

Nga përgjigjet që jep Akademia e Shkencave e Shqipërisë, shihet qartë se nuk ka argumente as për ta mbrojtur vendndodhjen e saj në Carakovistë të Janinës, as për të kundërshtuar vendndodhjen e saj të vërtetë.

Megjithatë akademik Korkuti e plotëson deri në fund argumentin e tij dhe këtë radhë edhe për përkatësinë etnike të Dodonës: nuk kishte rëndësi se cilës etnie i përkiste Dodona.

“Unë thashë që çdo ngjarje dhe çdo monument ka domethënien e vetë, ka kohën e vetë. Diletantizëm është që të lëvizësh një monument që i takon një fakti historik të njohur dhe ta çosh në një vend tjetër. Është me të vërtetë diletantizëm se shtrembërohet historia. Unë ju thashë një shembull që nuk mund të lëvizë tempulli i Dodonës pellazgjike. Është atje, tek popullsia që ishte, s’ka rëndësi kujt i takon në pikëpamje etnike” (gazeta “Shqiptarja.com”, datë 19 prill 2012)

Një institucion shkencor e ka për detyrë të zbardhë historinë e popullit të vet. Ky mosinteresim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ka bërë që Dodona, e njohur historikisht nga të gjithë  autorët e antikitetit si pellazge dhe pas pushtimit romak si ilire, të tjetërsohet si helene dhe si helene ta njohë dhe bota akademike evropiane e më gjerë.

Përgjigjja e z. Korkurti ishte e qartë: Akademisë së Shkencave të Shqipërisë nuk i interesonte as vendndodhja e Dodonës, as përkatësia e tij etnike.

Në këtë kohë u vura para dilemës: ç`të bëj?

M`u deshën dhe katër vite të tjera, gjersa në vitin 2016, botova librin e dytë për Dodonën. Që Dodona nuk ishte në luginën e Carakovistës, duhej të vinte e plotë, si nga burimet e autorëve të antikitetit, si nga gjetjet arkeologjike të luginës së Carakovistës. Duke i analizuar të gjitha gjetjet arkeologjike të zbuluara nga Karapanos, Evangjelides dhe Dakaris, asnjëra prej tyre nuk e shënonte qytetin. Në mungesë të emrit të qytetit, dëshmia tjetër që do ta vërtetonte Dodonën atje, do të ishte që ky qytet të nderonte Di Dodonen. Gjetjet arkeologjike vërtetojnë se atje nderohej Di Naio, që do të thotë se ky qytet nuk i përket Dodonës.  Mungesa e burimeve historike që do ta vendosnin Dodonën në mes të Epirit, mospërputhja e topografisë që paraqet lugina e Carakovistës me dëshmitë e autorëve të antikitetit, si dhe mungesa e gjetjeve arkeologjike, janë provë e sigurt që Dodona nuk ndodhet në vendin e pretenduar deri më sot, por atje ku e kanë vendosur autorët e antikitetit: në veri të Epirit dhe në kufijtë e Ilirisë.

Pas botimit të librit të dytë, kërkimet më çuan te burimet e perandorisë romake, që i përkasin shekullit të IV-t pas Krishtit, që e vendosnin Dodonën në rrjedhat e lumit Aos (Vjosa e sotme), një përputhje e plotë me autorët e antikitetit. Autorët e antikitetit thoshin se Dodona ishte në veri të Epirit, në kufijtë e Atintanisë dhe në tokën molose. Edhe burimet e Perandorisë Romake e vendosnin Malin Tomar të Dodonës si mali që ndante Molosinë me Atintaninë dhe njëkohësisht Ilirinë me Epirin, kurse Dodona ishte në pjesën lindore të këtij mali, në tokën molose.

Para se ta botoja librin e tretë, ua dhashë për ta parë dy personaliteteve në fushë të shkencës, prof. dr. Alqi Naqellarit dhe prof. dr. akademik Flori Bruqit, recensat e të cilëve konfirmuan se Dodona nuk ndodhej në luginën e Carakovistës, por vendndodhja e saj ishte në Dëshnicë të Përmetit, në perëndim të qytetit të sotëm të Këlcyrës ku ndodhet kalaja antike dhe poshtë saj rreth 600 rrënoja të qytetit antik që i përkasin qytetit të Dodonës, kurse orakulli përgjatë lumit të sotëm të Dëshnicës, që në antikitet përmendet si lumi Dodon.

 

2024-02-09

Rrjetet e fshehta të spiunazhit serbo-rus aktive në Kosovë me rrezik për provokim të një lufte të re

 

Rrjetet e fshehta të spiunazhit serbo-rus aktive në Kosovë me rrezik për provokim të një lufte të re

Rrjetet e fshehta të spiunazhit serbo-rus aktive në Kosovë me rrezik për provokim të një lufte të re

Xhevat Meha



Serbo-rusët gjithë historinë e kanë të ndërtuar mbi mite të rrejshme. Kjo është ekzistenca dhe mbijetesa e tyre. Tani që e shohin se po e humbin kontrollin mbi Kosovën, një luftë çfarëdolloj do të mundësonte narrativen për të ndërtuar mite në të ardhmen.

-Janë tre faktorë që kanë peshë e që anojnë kah mundësia që Serbia të hap luftë në Kosove. 1) Interesi i Rusisë për të hapur front luftë për NATO-n - Mungesa e realizimit të synimeve të Rusisë në Ukrainë, e shtynë Rusinë që të provojë mënyra tjera për arritjen e synimeve të saj.

-Dega e rrjetit Rus në Serbi është instaluar fuqishëm brenda institucioneve të Serbisë. Kjo degë mundë të imponoj hapjen e luftës edhe pse shumica e qytetarëve të Serbisë janë pro-perëndimor. 2) Rrjeti i agjentëve serbo-rus i instaluar brenda institucioneve të Kosovës - Rrjeti i fshehtë serbo-rus është instaluar brenda institucioneve të Kosovës menjëherë pas luftës që përfundoj në vitin 1999 dhe tani ka veprim të konsoliduar.

Ky rrjet shtrihet deri në krye të institucioneve dhe partive politike të Kosovës. Ky rrjet është arsenal serbo-rus në Kosove të cilin sot e kanë në dorë e nesër mundë të mos e kanë. Pse të mos e aktivizojnë në kushte lufte për arritjen e synimeve të tyre kur për këtë arsye edhe e kanë instaluar.

Aktivizimi i këtij rrjeti nga serbo-rusët i jep Kosovës mundësinë e artë që institucionet e Kosovës ti trajtojnë veprimet e këtyre individëve me ligje lufte për spastrimin e tyre. Kështu diçka ka vepruar Zelenski në Ukrainë. 3) Ndërtimi i narratives se Kosovën e humbëm me luftë - Serbo-rusët gjithë historinë e kanë të ndërtuar mbi mite të rrejshme. Kjo është ekzistenca dhe mbijetesa e tyre. Tani që e shohin se po e humbin kontrollin mbi Kosovën, një luftë çfarëdolloj do të mundësonte narrativen për të ndërtuar mite në të ardhmen.

Vuçiq dhe Putin janë dy idiotë të despotizmit ekstremist luftënxitës

 


Vuçiq dhe Putin janë dy idiotë të despotizmit ekstremist luftënxitës

Skender Mulliqi



Rusia është e rrethuar ngado që sillet më forcat ushtarake të NATO-së, ku në rast të zgjerimit të luftës, do pëson shumë keq. Çmenduritë serbe dhe ruse shkojnë aq larg në imagjinatën e tyre, duke nxjerrë përfundime absurde, së Rusia dhe Serbia nuk i takojnë Evropës. Realiteti është krejt ndryshe , dhe nuk ka lidhje më këtë marrëzi. Interesat ruse dhe serbe janë të ndërsjella në Ballkan. Këto marrëdhënie të ndërsjella më shumë bazohen në mitologji, së sa kanë bazë në real politikën. Këto janë refleks infatil dhe indoktrinim marrëzie . Zor që do të ndezin këto dy projekte të çmendura në mes të Evropës. Putin dhe Vuçiq janë idiotë të despotizmit lindor , duke mos i marr parasysh pasojat që ju sjellin.

-Çmenduritë ruse dhe serbe shkojnë përtej çdo imagjinate. Sa po kalon koha po bëhet e çartë së Putini, nuk mund ta pushton Ukrainën, e lere më të vazhdon më pushtime të tjera. Ata edhe ,mund të shkojnë deri diku, por duket fantastike të mendohet së Rusia do të fiton luftën mbi një shtet sovran. Putini po izolohet gjithnjë e më shumë nga qytetërimi evropian për një periudhë të gjatë kohore .Ai po bënë përpjekje të bënë kthesë drejtë Azisë, nga i cili kontinent zor që do të këtë hair. Nëse e marrim shtruar situatën dhe bëjmë analizë serioze politike, Rusia nuk mund të arrin objektivat e shtrirjes të realizimit të “botës ruse” , e cila ide ju ka fiksuar thellë në kokë Putinit dhe putinistëve të vegjël në Ballkan, për realizimin e idesë të “botës serbe”.

Dështim i turpshëm i Aleksandër Vuçiqit në Këshillin e Sigurimit për ti mbuluar gjurmët e krimit

Lufta e tretë botërore dhe paqja bëhen në lindje të mesme. Tani më ,në lindje të mesme , janë të përfshira edhe Britania e Madhe dhe SHBA. Irani po i përkrah dhe nxitë forcat ushtarake paramilitare të sulmeve kundër bazave ushtarake të SHBA e të Izraelit, që indirekt është e përfshirë dhe rreshtuar kundër aleancës perëndimore. Tani , edhe Kina po pozicionohet për aneksimin e Taivanit ,vend aleate e SHBA-ve. Lufta e Ukrainës siç duket, do të vazhdoj, dhe Rusia po përgatitet të shtrihej ushtarakisht në vendet baltike. Sulmet e Izraelit në Gaza nga po shkaktohen viktima të mëdha , dhe rajoni i lindjes së mesme, po e akuzojnë Izraelin për shkaktimin e viktimave në Gaza, si pasojë e sulmeve të forcave të Hamasit ndaj Izraelit. Evropa ,po përgatitet për mundësinë e shpërthimit të luftës së tretë botërore ,me mundësin e përdorimit edhe të armëve nukleare. Rajoni i Ballkanit të Evropës po rrezikohej nga nxitja e konfliktit nga Rusia përmes Serbisë në Kosovë dhe Bosnje dhe Hercegovinë. Serbia, për nxitjen e ndonjë sulmi në veri të Kosovës, përmes forcave të saja paramilitare në Serbi dhe serbëve lokal të Kosovës ,do të përkrahej e frymëzohej nga Rusia dhe nga vlerësimi i rrethanave të gjeo politikes aktuale si e favorshme për Serbinë ,dhe në rast ndërhyrje me sulme ushtarake në Kosovë,SHBA- të dhe NATO do të jenë të zëna në krizat tjera botërore,ndërsa Rusia do të lehtësohej nga përkrahja e aleancës perëndimore në Ukrainë. Edhe tani së fundi me ndalimin e qarkullimit të Dinarit serb nga ana e Qeverisë së Kosovës,dhe thirrja e ndërkombëtarëve për shtyrjen e zbatimit të këtij vendimi, do të jetë rrethanë tjetër e shtuar, për nxitjen e kundërshtimit serb, nga ana e Vuçiqit, kundër institucioneve shtetërore të Kosovës. Dhe përkeqësimi i sigurisë deri te përmasat e konfliktit në Kosovë që siç duket janë të rrezikshmërisë së lartë.


Qe dhjetë vite sa është Vuçiqi në pushtet, është duke u shërbye me metoda të shantazhit në bisedime për normalizim të marrëdhënieve dhe krahas kësaj , ka vepruar në terren me kërcënime për pushtim me ushtri të Kosovës. Nëse politika ndërkombëtare u tregua inerte dhe shumë toleruese ndaj Serbisë të pa reformuar, politika e Kosovës, po tregon efikasitet në zbatimin e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në mbarë territorin.


Fuqitë ndërkombëtare si: SHBA,Britania e Madhe, Franca, anëtare të përhershme të KS të OKB-së ,luten të shmangin ,që të bëhen pjesë e lojërave të gënjeshtrave të botës ruso-serbe ,duke përdorur Këshillin E Sigurimit, për justifikimin e akteve ruso-serbe destabilizues në rajon dhe më gjerë, apo që si fushëbetejë të përdoret Kosova dhe shqiptarët, ndërsa mburojë, e agresionit të botës rusoserbe ,ndaj interesave, vlerave , e lirive të demokracisë perëndimore dhe të aleancës perëndimore në përgjithësi. Kosova sulmohet nga Serbia , vetëm pse është e rreshtuar dhe pozicionuar thellë në vlerat dhe interesat e aleancës perëndimore, kundër aleancave dhe diktaturave e regjimeve të aleancave në mes të; Rusisë,Kinës,Serbisë, Koreja e Veriut,Irani dhe vendet tjera islame, si pjesë e kësaj aleance.

Edhe tani së fundi me ndalimin e qarkullimit të Dinarit serb nga ana e Qeverisë së Kosovës,dhe thirrja e ndërkombëtarëve për shtyrjen e zbatimit të këtij vendimi, do të jetë rrethanë tjetër e shtuar, për nxitjen e kundërshtimit serb, nga ana e Vuçiqit, kundër institucioneve shtetërore të Kosovës. Dhe përkeqësimi i sigurisë deri te përmasat e konfliktit në Kosovë që siç duket janë të rrezikshmërisë së lartë.


Ja nga kush duhet të ketë më shumë frikë Edi Rama

 

Ja nga kush duhet të ketë më shumë frikë Edi Rama

Për vite të tëra, republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve u injoruan ose zëri i tyre u mbyt në një Kongres të dominuar nga demokratët.


Por balancat kanë ndryshuar dhe dy nga kritikët më të ashpër të presidentit Joe Biden, kanë hedhur në betejë ‘municionin’ e rëndë.

Janë dy kongresmenë të fuqishëm republikanë, të cilët po hetojnë për disa çështje, ku ndër të tjera shfaqet edhe emri i kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

I pari që po e vendos axhendën politike në SHBA është kongresmeni Jim Jordan, i cili drejton Komisionin e përhershëm të Gjyqësorit në Dhomën e Përfaqësuesve. Ai po ashtu drejton një komision të posaçëm hetimor, i ngritur për të investiguar përdorimin e agjencive federale si armë politike.

Pikërisht në këtë drejtim, Jordan po heton edhe mega-aferën e Charles McGonigal, drejtuesit të kundërzbulimit të FBI-së, i cili është vendosur nën dy aktakuza të ndryshme. Njëra prej tyre lidhet direkt me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Bëhet fjalë për korruptimin e tij për llogari të Edi Ramës dhe grupit të tij.


Qëllimi i Ramës përputhet qartësisht me objektivin e komisionit hetimor: përdorimi i agjencisë më të madhe të hetimit në botë si armë politike kundër opozitës shqiptare.

Jordan i ka dërguar një letër kreut të FBI-së, Christopher Wray, duke i kërkuar që t’i vihet në dispozicion çdo material dhe dokument në lidhje me skandalin McGonigal. Seancat e para dëgjimore të drejtuara nga Jordan kanë qenë ‘flakë’, shkruan gazeta e madhe amerikane, USA TODAY.

Kongresmeni tjetër është James Comer, që drejton Komisionin e përhershëm për Mbikëqyrje dhe Përgjegjësi. Comer ka nisur hetimet për aferat e familjes Biden.

Sërish në qendër të investigimit të këtij komisioni është afera e Hunter Biden me kinezët, ku shfaqet emri i Dorian Duçkës, sekserit të Edi Ramës.

SYRI publikoi një dokument ekskluziv, që tregon se shumë shpejt do jetë radha e Edi Ramës.

Comer kërkon dëshminë e Vuk Jeremiç, ish-ministrit të Jashtëm të Serbisë, që cilësohet si një element kyç në hetimet për Hunter Biden dhe lidhjet e tij me kompaninë kineze të Dorian Duçkës.

Por cila është fuqia e këtyre kongresmenëve? Sipas USA TODAY, kjo fuqi qëndron te fakti se ata mund të lëshojnë fletë-thirrje, duke detyruar këdo që të paraqitet në seancat hetimore.

Teksa viti zgjedhor në SHBA afrohet, hetimet do të intensifikohen dhe kryeministri Edi Rama ka një arsye shumë të fortë për të pasur frikë jo vetëm hetimin e federalëve, por më së shumti edhe hetimet e këtyre dy kongresmenëve.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Ismail Kadare[a] (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popullor (1970-'82), zv/kryetar i Fro...