Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/02/28

Ja për çfarë ishin betuar Adem e Hamëz Jashari te varri i Tahir Mehës

Shkruan,Prof.Dr. Flori Bruqi - Një dritare e re


                           Nga Flori Bruqi


Kulla e Tahir Mehës në Prekaz


Tahir Meha - YouTube


Tahir Meha (lindur më 10 tetor 1943 në Prekaz, Drenicë – vdiq më 13 maj 1981) ishte shqiptar nga Kosova, aktivist politik dhe kundërshtarë i regjimit serb (jugosllavë) në Kosovë.

Tahir Meha - HERO I KOMBIT TAHIR NEBIH MEHA... | Facebook



 Tahiri vjen nga një familje e aktivistëve që kishin ndikim edhe jashtë rrethit ku banonin. Familja e tyre ishte e njohur për aktivitete politike kundër sistemit të regjimit, dukuri jo e rrallë në Prekaz të Drenicës. 

Heroji Tahir Meha


Familja e tyre ishte e njohur për kullën e Mehajve, e të atit Nebihut. Tahiri i është kundërvënë edhe me forcë sistemit pushtues jugosllav dhe më 13 maj 1981 si rezultat i kësaj kundërvënie, vritet nga forcat policore jugosllave.

 Tahir Meha në këtë përleshje sipas mediave jugosllave vrau 9 dhe plagosi 2 policë serbë. 

Për aktivitetet e tija kundër pushtuesit shpesh nga adhuruesit e rrugës së tij thirret me titullin popullorë "Burri i dheut"

Gjyshi i Tahirit, Emin Lati, ishte pjesëtar i Lëvizjes Kombë­ta­re Ka­ça­ke të Kosovës, bashkëluftëtar i Azem Bejtës.

 Nga bashkëluftëtaret shihej si burrë i vendit e i kuvendit, symprehti i Çetës. 



Pas vrasjes së Azem Bejtes, më 14 qershor 1924, Emini e ruajti pushkën e Azemit me admirim e me krenari dhe më 1941, ia dorëzoi të birit, Nebihut, që ky ta ndero­nte shqiptarinë në Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës në Sanxhakun, pjesë historike të Shqi­përisë. 

Pushka e Azem Bejtes në dorën e Nebi­hut shkëlqeu edhe në Luftën e Drenicës nën udhëheqjen e Shaban Pa­llu­zhës dhe në Luf­tën e Tahir Mehës.



Tahir e Nebih Meha nga Prekazi i Drenicës më 13 maj të vitit 1981 kishin rënë heroikisht në përballje me forcat policore serbe, pikërisht në “Ditën e Milicisë”.


Memorial Complex Adem Jashari. The Memorial Complex Adem Jashari is a  monument in Donji Prekaz, Skenderaj, Kosovo.[1] It is categorized by the  government as "Architectural" and was built in honor of the


Në nderim të jetës dhe veprës së tyre patriotike e kombëtare ata janë përkujtuar sot në 38-vjetorin e rënies së tyre.



Shaban Jashari, krenaria për të... - Shfmu "Shaban Jashari" | Facebook

 Në një akademi përkujtimore të organizuar nga kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, janë evokuar kujtime në lidhje me dëshmorët Meha.


Hamëz Shaban Jashari (19.2.1950 - 7.3.1998) - Radio Kosova e Lirë


Kryetari Jashari i cili është edhe djali i heroit Hamëz Jasharit, vëllait të komandantit legjendar, Adem Jashari, ka shpalosur një detaj se çfarë kishte ndodhur në ditën e varrimit të Tahir e Nebih Mehës.


Ai ka thënë se Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari, ishin betuar te varri i Tahir e Nebih Mehës se do ta çojnë deri në fund amanetin e tyre.

X 上的 Vlora Çitaku 🇽🇰:「We don't have to look far to be inspired & to find  heroes. Adem Jashari - Shaban Jashari - Hamze Jashari #Eternity #UÇK #KLA  #Kosovo 🇽🇰 https://t.co/ftrfUhcLbt」 /


“Ata ranë në fushën e nderit, dhe askush nga bashkëfshatarët e tyre, madje as burrat e familjes Jashari nuk arritën t’u dalin në ndihmë nga rrethimi i çeliktë me tanke dhe autoblinda të shumta. Por, në ditën e varrimit të Tahir e Nebih Mehës u bë një betim. Shaban Jashari me dy djemtë e tij, Ademin e Hamzën, tashmë ishin zotuar se krismat e pushkës nuk do të ndalen deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës nga okupatori serb”, ka thënë kryetari Jashari gjatë akademisë përkujtimore kushtuar Tahir e Nebih Mehës.

MARSI I NGRIRË NË SHPIRTIN ARBËROR

Flori Bruqi - Albania | Professional Profile | LinkedIn


FloriBruqi




(Rënies heroike të famlijes së Shaban Jasharit)....








Marsi i ngrirë shkriu borën përjetshëm
Era frynë e shpirti i pamposhtur bie theror
Nga dhembja e pa fjalë deri në palcë të tokës
Që shpon dhe gurin në kujtesën e etnisë

Luleborat paralajmëruan pranverën
Pas Njëqind vjet të historisë së ngrirë
Mbi shpirtin e plagosur të gjakut arbëror

Me thonjë shqiponje
U varros robëria
Në kujtesë të etnisë
Krejt shenjtas i fal gjakun e vet përjetësia

Pa maraz
Ç ‘ bëhet,na thuaj
Po vdesim të gjithë
Nga thundra e huaj!
Jo,
As dhembje
As lotë
As fund idilik
Marsi po shkrinë
Rruga e frymëmarrjes po frynë
Pranverën askush më smund ta ndalë
Në zemër të gurit Lulebora do çelë
Dhe n’ shpirtin e gjakut arbëror farën do e mbjellë...



2024/02/27

Fazli Maloku: Agjenti i serbit dekorohet me çmim!

 


Fazli Maloku: Agjenti i serbit dekorohet me çmim!

| E diele, 01.04.2018, 08:47 AM |


Agjenti i serbit dekorohet me çmim kombëtar!



Nga Fazli Maloku, Prishtinë








Të gjithë shqiptarët ku do që jetojmë në trojet tona etnike, jemi duke përballuar ditë të vështira pasi që vlera është nënshtruar për tokë nga antivlera.

Më rastisi të lexoj në internet edhe këtë çudi! Revista Kulturore Mirdita në Mirditë, më datën 21.10 2017, dekoron me çmimin " Yjet e Arbërit", Murat Ajvazin , historian, për bashkëpunim me Revistën në fjalë si dhe për meritat në fushën e shkencës së historisë. Më tutje thuhet se ka botuar dy libra: 1. Çeshtja shqiptare në shtypin kroat 1881-1912.

2. Revolucioni Xhonturk dhe shqiptarët sipas shtypit kroat 1890-1909. Dhe asgjë më tepër në biografinë e të dekoruarit! Unë nuk do të kontestoj të arriturat e Murat Ajvazit në lëmin e historisë, bile për herë të parë mësova se ky studiues "patriot"me nam paska bër shkrime. Por dëshiroj që Redaksisë së Revistës në fjalë të cilën po e drejtuaka z. Pjeter Marku,të jam korrekt me Redaksinë e Revistës Mirdita ngase nuk janë në dijeni për pjesën tjetër të veprimtarisë të Murat Ajvazit.

Murat Ajvazi, lindi dhe u rrit në fshatin Hajkobillë, të malësisë së Gallapit të Prishtinës. Dekada më parë është qytetar i lagjës Kodra e Trimave në Prishtinë, ( njëherit edhe lagja ime). Në vitet e '90-ta ligjëronte lëndën e historisë. Siq dihet po në këtë vit, regjimi i Millosheviqit mbylli shkollat dhe Univerzitetin e Kosovës, duke i detyruar nxënës e student të mësonin në "shtëpitë shkolla", pasi që qytetarët e Prishtinës hapën zemrat, duke i dhuruar shtëpitë e tyre të ndërtuara me shumë djersë e mund për nevoja familjare. Punëtorët e arsimit të të gjitha niveleve, pa pagë dhe me provokime të përditshme, vendosen që me çdo çmim të mos ndërpritet procesi mësimor. Por këte nuk e bëri edhe Murat Ajvazi, profesori i historisë! Pa hezitim u bë pjesë e pushtetit kriminel, duke i sherbyer me besnikërinë e qenit këtij pushteti. Nga arsimtar i historisë, u bë agjent i sigurimit shtetëror serbian për Prishtinën, duke u gradua "inspektor " i sigurimit shtetëror serb në Prishtinë, bile edhe me detyra speciale në Beograd! Ky faqezi jetonte në kurriz të popullit të vet, duke marrë ryshfete të majme e duke i ndarë me serbët, në raste kur qytetarëve u kërkohej armë apo të rinjve iu vinte ftesa për sherbimin ushtarak. Shumë nga këta paguan nga 500 deri 1000 marka gjermane për ti "shpetuar" ky tradhëtar i qelbur, ku në shumicën e rasteve edhe ua mirrte paratë, por nuk ua kryente punën, me arsyetimin se "kanë ardhur policë të rinj dhe nuk po më njohin ende! Në fillim vitet e '90-jeta Murati nisi shtëpi të re tri katëshe, të cilën që nga themeli e deri në çatin e fundit e ndërtoi me djerësen e popullit dhe me punë "vullnetare" me të rinjët e Prishtinës, të cilëve u premtonte se nuk do të shkonin në sherbimin ushtarak, në ushtrinë kriminele të Millosheviqit. Në mesin e tyre punuan edhe dy nipërit e mi (djem të vëllait tim), Hysen Sefë Maloku dhe Florim Sefë Maloku, të cilëve ua kishte dhënë po këtë premtim, se unë do tu shpetojë nga sherbimi ushtarak. Të gjithë këtë punë, këta të rinj  e bënë duke mos u paguar qoftë edhe një markë e vetme. Erdhi lufta dhe Murat Ajvazi u zhduk pa gjurmë. Flitej se me familje jeton dikund në Malin e Zi, apo në Serbi?! Edhe pas lufte, Murat Ajvazi, nuk u kthy në Kosovë! Me pak fjalë, kjo ishte veprimtaria "atdhetare"e Murat Ajvazit, të cilin gjithkush mund ta respektojë e ta dekorojë, por vetëm Prishtina e Kosova, nuk e pranon si birin e vet, këtë spiun serbi, për veprimtarinë e të cilit edhe sot e kësaj dite, që nga lufta në Kosovë nuk din askush!!

Nuk mund ta kuptoj, pse në fotot e ekspozuara nga Redaksia në fjalë, në shoqërim të tij shihej edhe z. Ramadan Ibrahimi-Dani,profesor i historisë, i cili ishte bashkushtarë me mua i UÇK-së, Me seli në Zllash të Prishtinës, i cili ndryshe nga Murati, në ditët më të vështira për Kosovën, ngjeshi armën dhe kreu obligimin e tij atdhetar. Pas luftës, Dani, nxorri në botim mjaftë vepra me tema të ndjeshme në historinë tonë kombëtare, të cilat ishin prekur fare pak nga studiusë apo historianë më parë.

Shpresoj t'i kam ndihmuar sadopak Redaksisë së Revistës në fjalë, që në raste të tjera, të jet më e përgjegjshme, se kujt ti ipen dekorata për kontribut kombëtar. 

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...