Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/03/03

Flori Bruqi(1952 -)

 


Prof.Dr.Flori Bruqi - Një dritare e re


Flori Bruqi lindi më 29.6.1952 në Isniq të Deçanit

Studimet e defektologjisë i kreu në Universitetin e Beogradit, ndërsa ato posdiplomike (magjistraturë) në Universitetin e Prishtinës – në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe të Sportit.

 Bashkëpunoi me shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e deri më tash (“Bota e re” – Prishtinë, ”Rilindja” – Prishtinë, “Danas” – Zagreb, ”Dello” – Lubjanë, ”Dnevnik” – Lubjanë, “Veqer” – Maribor,”Nasha Borba”, ”Le Mond”, ”Corriera della Sera” etj).

Për 4 vjet ishte anëtar i Kryesisë së LSHK.
Është menaxher i kompanisë “Flomed” nga Prishtina dhe menaxher gjeneral për Kosovë në distribucion të preparateve farmaceutike të “Schulke-Mayrit” të Gjermanisë dhe “Borer Chemie AG“ të Zvicrës.
Mbrojti punimin e magjistraturës më titull ”Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe josportistë, para dhe pas vrapimit 400 metra. Në punimin e magjistraturës nga fusha e kineziologjisë fiziologjike, ka zbatuar një metodologji të avancuar shkencore gjatë këtij hulumtimi në 22 parametra morfologjikë-fiziologjikë, duke përdorur kriteret e avancuara të programeve më të avancuara moderne.
Autori ka botuar qindra punime në shtypin e kohës dhe në internet.
Në vitin 2016 është pranuar anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve Shqiptaro-Amerikane dhe ka titullin shkencor Prof. Dr. PH. D. Bordi i Akademisë në korrik të vitit të kaluar e ka emëruar drejtor për marrëdhënie me publikun të ASHASHA-së për Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Amerikë.

Ka botuar këto vepra:

  1. Zjarri i diellit, poezi, Prishtinë, 1995
  2. Ndërgjegjjaroman, Prishtinë, 1995
  3. Vrasësit e liridonëve, roman, Prishtinë, Tiranë, 1996
  4. Ringjalljaroman, Tiranë, Prishtinë, 1996
  5. Gjarpërinjtë e pallatit, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996
  6. Dorëzezaroman, Tiranë, Prishtinë, 1997
  7. Tokë e djegur, roman, Shkodër, Tiranë, Prishtinë, 1998
  8. Burri dhe gruajalibër shkencor, Tiranë, Prishtinë, 2000
  9. Pallati i Akereonitroman, Tiranë, Prishtinë, Nju-Jork, 2000
  10. Vademecum DDD, libër shkencor, Prishtinë, 2002
  11. Struktura faktoriale e dimensioneve antropometrike dhe fiziologjikePrishtinë, 2004
  12. Ndikimi i sportit në personalitetin e njeriutlibër shkencor, Prishtinë,2004
  13. Delikuenca e të miturve dhe ushtrimet fizikePrishtinë, 2004
  14. Vademecum për preparate higjenike të “Schulke – Mayr-it”libër shkencor, Prishtinë, 2004
  15. Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë para dhe pas vrapimit 400 metra(punim magjistrature, Prishtinë 2005)
  16. Antropometri-Jakov Milaj “Raca shqiptare”, recension i zgjeruar i botuar në “Floart”, 2005
  17. Si ta njofim internetin, “Flomed”, tetor 2005
  18. Sëmundjet infektive seksuale, “Floart”, tetor 2005
  19. Udhëzues i shkurtër i preparative dezinfektuese, “Flomed”, 2006
  20. Merruni me sport dhe ushtrime fizike për t’u relaksuar, “Floart”, janar 2006
  21. Kosova nuk është i berzë e zezë, “Floart”, dhjetor 2005
  22. Fshehtësitë dhe të vërtetat për virusin avian’, “Flomed”, 2005
  23. THE ECONOMIC ASPECTS OF SPORTS RECREATION AND HEALTH, Sport ritmi-zemrës, janar 2006 etj.
  24. DETERMINANTAT SOCIO-PSIKOLOGJIKE TË USHTRIMIT FIZIK(Hulumtim socio-psiko–kineziologjikë më studentët e Universitetit të Prishtinës), “Flomed”, 2006
  25. Guxim shqiptarPrishtinë, 2008
  26. Olimpi shqiptar,”Rugova-Art”,Prishtinë, 2009
  27. Triumfi shqiptar, Rugova-Art”, Prishtinë , 2009
  28. Polemika shqip, Rugova-Art”, Prishtinë, 2009
  29. “Antika greke” – Homeri, Eskili, Sofokliu, Aristofani dhe Aristoteli, “Albemigrant”, 2009
  30. Nëse kam ditur të guxojë, Rugova-Art”, Prishtinë, 2012
  31. Delikuenca e të miturve në Kosovë në periudhën 2003-2004, Prishtinë, 2012
  32. Vademecum për dezinfektues të “Borer chemie AG”, Prishtinë, 2013
  33. Vademecum për dezinfektues të “Schülke-Mayr”, Prishtinë, 2013
  34. Diademë letrare, Rugova-Art”, Prishtinë, 2013
  35. Diademë letrare II,Tiranë, 2014
  36. Atdheu im s’më vret,poezi, Tiranë, 2015
  37. Diademë letrare III,Tiranë, 2015
  38. Vademecun për dezinfektues 1, Prishtinë, 2016
  39. Vademecum për dezinfektues 2, Prishtinë, 2016
  40. Moderniteti në letrat shqipe,Tiranë, 2016
  41. Praktikat e pastrimit dhe dezinfektimit të mjediseve spitalore dhe ambulantore në Kosovë, Prishtinë, 2017
  42. Dëshmi të krimit të pandëshkuar, Prishtinë-Tiranë, 2017

 Ka botuar 21 fejtone publicistiko-shkencore në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, në periudhën 1974-1982, si dhe mijëra punime në shumë webfaqe interneti (2003-2016).
Nga viti 2005 është editor dhe kryeredaktor përgjegjës i webfaqes elektronike “Agjencioni Floripress”.
Flori Bruqi mban titullin shkencor Prof. Dr. Ph.D dhe është  anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në SHBA.

Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të politikës

Eshref Ymeri: Gjenerali që ia hoqi petën lakrorit rus


Akademik Prof. Dr. Eshref Ymeri 


Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave, që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. Disa prej tyre janë nisur nga bindjet e veta politike, disa për sigurimin e përfitimeve, disa nga frika për t’iu shmangur ndëshkimit të saj, disa të tjerë për shkak të natyrës së tyre servile, kurse një pjesë fare e vogël patën zgjedhur rrugën e heshtjes. Interesant është një informacion, të cilin Aleksej Orllovi, njëri nga hulumtuesit rusë të shtigjeve të jetës së Maksim Gorkit, e pati botuar në internet ca vite të shkuara. Ai shkruan: “Kisha kohë që më hanin duart për të shkruar për vizitën e Maksim Gorkit në Nju Jork, por s’po më krijohej rasti kurrsesi. Njëqindvjetori i vizitës së tij – viti 2006 – kishte kohë që pati kaluar, por një tjetër vit jubilar – 125 vjetori – është ende larg. Por rasti m’u krijua para pak kohësh. Gazeta“Ëall Street Journal” i pati kërkuar profesorit të Universitetit të qytetit të Nju Jorkut Majk Uolles (Mike Ëallace) të përmendte, në këndvështrimin e tij, pesë librat më të mirë që i qenë kushtuar Nju Jorkut të viteve të para të shek. XX. Uollesi, bashkautor i librit për historinë e Nju Jorkut që nga dita e themelimit deri në vitin 1898, një libër ky, për të cilin ai ishte vlerësuar me Çmimin Pulitzer, ndër pesë librat më të mirë, përmendi esenë e Maksim Gorkit “Qyteti i djallit të verdhë”. Pikëpamja e Uollesit qe publikuar në numrin e shtunë-e diel të datave 4-5 nëntor 2017, në prag të 100-vjetorit të revolucionit bolshevik, se Gorki ishte tellall i bolshevikëve. Përzgjedhja e Uollesit dhe data jubilare m’i zgjidhën duart për të hedhur në letër rrëfimin për vizitën e “zgalemit të revolucionit” në Nju Jork” (Citohet sipas: Aleksej Orllov. “Pse Gorki nuk e pëlqeu Nju Jorkun”. Faqja e internetit “GazettCo”. 18 nëntor 2017). Në vijim, Aleksej Orllovi vazhdon rrëfimin për esenë e Gorkit, e cila, në shkollat sovjetike, kishte qenë e përfshirë në programin e leximit të detyrueshëm për nxënësit, çka nuk vazhdoi më, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Në rrëfimin e vet, autori tërheq vëmendjen për një fakt interesant: “Eseja e Gorkit përbëhet prej 3402 fjalësh dhe të thuash që shkrimtari ziente nga urrejtja për Nju Jorkun, do të thotë që nuk ke thënë asgjë”. Gorki, i shoqëruar nga dashnorja e tij, artistja e shquar e teatrit Maria Andrejeva, pati arritur në Nju Jork 115 vjet më parë, pikërisht si sot, më 10 prill 1906. Sapo zbriti në tokën amerikane, ai u befasua dhe ja se si reagoi: “Unë e ndiej veten si në shtëpi. Nuk është mbushur as një orë që kur kam ardhur këtu, por tashmë e kuptova që ky është qyteti më i madh dhe Shtetet e Bashkuara janë vendi më madhështor në botë. Kjo është një fantazi befasuese prej guri, xhami dhe hekuri. Të gjithë këta berlinët, parisët dhe të tjera qytete “të mëdhenj” janë një hiç në krahasim me Nju Jorkun. Socializmi duhet të fitojë fillimisht këtu – kjo është gjëja e parë që të vjen ndër mend kur shikon këto pallate, makina dhe të tjera gjëra mahnitëse… Një gjë madhështore… Nuk kam për t’u larguar derisa të mësoj se si ka qenë e mundur të ndërtohet një gjigant i tillë!” – ngazëllohej Gorki tek këqyrte rrokaqiellin e ndërtuar një vit më parë, në të cilin kishte selinë redaksia e gazetës “Nju Jork Tajms”. Midis njerëzve që kishin dalë për ta pritur Gorkin, sapo ai zbriti nga anija transoqeanike “Kaizer Vilhelm dep Grosse”, ishte edhe ndërtuesi milioner Hejlord Uilshir(Gaylord Ëilshire – 1861-1927), ishte ai që pati financuar vizitën e “zgalemit” të revolucionit bolshevik. Për mysafirin dhe zonjën e tij (kështu qe regjistruar Andrejeva në hotel) ai kishte zënë një dhomë në katin e nëntë të hotelit luksoz “Bellecllaire” dhe e pati reklamuar figurën e Gorkit në mënyrë amerikane: shkrimtarin e pritën si në mjedise letrare, ashtu edhe në mjedise socialiste. Gorki kishte shkuar në Amerikë jo për problemet e letërsisë, por për… djallin e verdhë – për dollarë. Qëllimi kryesor i tij ishte grumbullimi i parave për arkën e bolshevikëve. Për udhëtimin e Gorkit e kishte dhënë miratimin vetë Lenini. Mysafiri shpresonte të siguronte miliona dollarë. Uilshiri nuk dyshonte se Gorki me ato miliona dollarë do të largohej nga Amerika. Më 11 prill, për nder të Gorkit, dha një pritje Ivan Narodni, përfaqësues amerikan i organizatës “Revolucionarët ushtarakë rusë”…Reporterët e shoqëronin Gorkin gjithandej. Majtistë të të gjitha ngjyrave – socialistë, anarkistë, nihilistë – i shkonin pas me turma dhe ai ua plotësonte kërkesat me kënaqësi. Por më 14 prill, siç njofton Aleksej Orllovi që citon gazetën “Neë York Ëorld”, shpërtheu stuhia kundër Gorkit: “… e ashtuquajtura madam Gorki nuk është aspak madam Gorki, por është aktorja ruse Andrejeva, me të cilën ai bashkëjeton disa vjet pasi është ndarë me bashkëshorten”. Gazeta pati botuar një fotografi të Gorkit me të shoqen dhe me dy fëmijë, si edhe fotografinë e Andrejevës. Ky informacion e pati revoltuar në kulm administratorin e hotelit “Bellecllaire” Milton Robli, i cili u deklaroi gazetarëve: “Hoteli im është hotel për familjarë, prandaj këtu nuk ka vend për Gorkin me shoqëruesen e tij”. Reporterët e sulmuan me pyetje Roblin, ndërkohë që Gorki dhe Andrejeva vazhdonin ekskursionin e radhës nëpër qytet, pa ditur se ç’i priste. Uilshiri vendosi t’u paraprinte ngjarjeve. Ai u ngjit në katin e nëntë dhe priti sa të ktheheshin mysafirët. Dhe vijnë reagimet e para të Gorkit plot zemëratë: “Një skandal i pistë! Publikimi i një shpifjeje të tillë është një turp për shtypin amerikan. Jam i befasuar që në vendin që njihet për dashurinë ndaj së vërtetës dhe nderimin ndaj grave, mund të gjente vend një shpifje e tillë…”. Në paradhomën e hotelit qenë mbledhur reporterët, të cilët e kishin marrë vesh se mysafirët do të dëboheshin. Uilshiri vazhdonte të kujdesej për mysafirët, të cilëve u propozoi shtëpinë e vet, por ata nuk pranuan dhe prej aty u zhvendosën në hotelin “Lafayette-Brevort”, ku nuk qëndruan gjatë dhe u larguan për t’u strehuar në një apartament jo larg atij hoteli. Mark Tueni nuk pranoi ta komentonte ngjarjen. Shkrimtari socialist Leroi Skot (Leroy Scott – 1875-1929) u tha gazetarëve: “E ndiej veten keq të flas për një temë të tillë”. Shumica e atyre që e patën pritur Gorkin me urra, mundoheshin ta harronin sa më shpejt. Ngjarja e lartpërmendur çoi, praktikisht, në dështimin e misionit të Gorkit për të grumbulluar para për fondin e partisë bolshevike. Megjithatë, ai nuk u nxitua të largohej nga Amerika. Ai vizitoi edhe Bostonin dhe Filadelfinë, por, në vend të miliona dollarëve, mezi mundi të sigurojë gjithë-gjithë 10 mijë dollarë. Fundi i “torturave” të Gorkit dhe të Andrejevës, erdhi pas gjashtë muajsh. Më 13 tetor ata u larguan nga Amerika për në drejtim të Evropës. Shumë shpejt, pra, po atë vit, Gorki do të botonte esenë “Qyteti i djallit të Verdhë”. Ja disa skena nga ajo ese: “Atje poshtë, nën një rrjetë hekuri të “rrugës ajrore”, mes pluhurit dhe pisllëkut të urave, vërtiten në heshtje ca fëmijë… Një plak gjatahul dhe kockë e lëkurë, me një fytyrë egërsore, pa kapelë në kokën me thinja, duke pulitur qepallat e skuqura të syve të sëmurë, gërmon me kujdes në një pirg mbeturinash… Një djalosh pranë një feneri, shkund kokën kohë pas kohe, duke shtrënguar fort dhëmbët nga uria…Në qiellin e zymtë, të mbuluar nga bloza, shuhet dita… Nga muret e pallateve, nga perdet, nga dritaret e restoranteve derdhet drita verbuese e Arit të shkrirë. Kjo magji e shpifur i vë në gjumë shpirtrat e njerëzve, ajo i shndërron ata në armë të lehta në dorën e Djallit të Verdhë, i kthen në mineral, prej të cilit ai shkrin Ar pa pushim, gjakun dhe mishin e vet. Qyteti bie në gjumë në një gjendje zagushie, nxjerr një britmë të përvajshme, si ndonjë kafshë gjigante. Kjo ka gëlltitur lloj-lloj ushqimi gjatë ditës, ka zagushi, i vjen zor dhe sheh në gjumë ca ëndrra idiote, ca ëndrra të rënda. Dhe në mbyllje, fjalët e fundit: “Ra në gjumë dhe po përçartet në ëndrra qyteti i zymtë i Djallit të Verdhë”. Siç shihet, në këtë ese Gorki ka përshkruar ca skena të frikshme, të cilat i ngjallin lexuesit ankth dhe tmerr. Dhe lexuesi rri e përsiat: si është e mundur që një shkrimtar me penë të talentuar t’i lejojë vetes ta tjetërsojë personalitetin deri në atë shkallë, saqë të arrijë të mohojë gjithë atë ngazëllim që i pati ngjallur Nju Jorku, sapo vuri këmbën në tokën amerikane? Pra, ja ky ishte “dajaku” i Maksim Gorkit për Nju Jorkun, që “ia dha” për të vetmen arsye se gazeta “Neë York Ëorld” zbuloi të vërtetën për dashnoren Maria Andrejeva, të cilën e pati prezantuar si bashkëshorten e vet. Dhe s’e pati për gjë ta sulmonte gazetën për “shpifje”. Gorki ka qenë i njohur për lakadredhat e veta në raport me politikën dhe me diktaturën. Pas Revolucionit të Tetorit, megjithëse, siç u theksua më lart, i pati simpatizuar bolshevikët, Gorki mbajti një qëndrim të hapur kundër vijës së tyre politike dhe, konkretisht, kundër Leninit. Në artikujt e tij polemikë, Gorki përsiat për fatet e revolucionit dhe të kulturës në Rusi. Aty Gorki akuzonte Leninin për marrjen e pushtetit me dhunë dhe për shpërthimin e terrorit. Edhe ca vjet më vonë Gorki do të vazhdonte të mbante të njëjtin qëndrim kundër regjimit sovjetik. Më 21 prill 1923 ai i shkruante Romen Rolanit nga ishulli Kapri: “Unë nuk kam as më të voglën kënaqësi për t’u kthyer në Rusi. Unë nuk mund të shkruaj, kur e di se humb kohën kot duke llomotitur të njëjtin avaz! Por, fatkeqësisht, pikërisht po ky Maksim Gorki, që shkruante kësisoj, përkitazi më 30 janar 1918 dhe më 21 prill 1923, disa vjet më vonë, i tërhequr tashmë nga pozitat e mëparshme nën presionin e propagandës dhe të autoriteteve sovjetike, do të mohonte vetveten, do ta ndërronte pllakën dhe do të lëshonte një deklaratë krejt të kundërt. Në një tjetër letër, që i drejtonte Romen Rolanit nga Moska më 02 nëntor 1930, Gorki, i cili tashmë i kishte përqafuar përfundimisht idetë e shefit të Kremlinit, do të shkruante fare ndryshe për ngjarjet e përgjakshme që po zhvilloheshin në Bashkimin Sovjetik në kuadrin e fushatës së ethshme për kolektivizimin e bujqësisë: “…regjimi sovjetik dhe pararoja e partisë punëtore ndodhen në gjendje të luftës civile, që do të thotë në luftë klasash. Armiku, kundër të cilit ata luftojnë dhe duhet të luftojnë, është inteligjencia, që mundohet të instalojë regjimin borgjez, dhe fshatari i pasur, që, duke mbrojtur pronat e veta të vogla, baza të kapitalizmit, pengon punën e kolektivizimit”…Kjo tregon se deri në ç’derexhe e katandis veten një ish-shkrimtar disident, i cili vihet kokë e këmbë në shërbim të diktaturës! Pra, Gorki, vjen e bëhet zëdhënës i drejtpërdrejtë i diktaturës në zhvillimin e luftës së klasave. Maksim Gorki “e pati një arsye” që i dha “një dajak të fortë” Nju Jorkut. Po cila ishte “arsyeja” që Kadarea, 65 vjet më vonë, pikërisht në vitin 1971, atij qyteti “i dha një dajak edhe më të fortë”. Atë vit, në Nju Jork, u zhvillua një kongres i rinisë botërore, ku mori pjesë edhe një delegacion i rinisë shqiptare. Në radhët e delegatëve të rinisë shqiptare ishte edhe Kadarea. Kur u kthye nga Nju Jorku, në gazetën “Zëri i Popullit, Kadarea botoi esenë e gjatë me titull “Një botë në rënie”. Të vjen keq që eseja e Kadaresë nuk qe përkthyer për t’u botuar në anglisht. Sikur eseja të qe përkthyer dhe botuar në këtë gjuhë, me siguri që profesori Uolles, krahas esesë së Gorkit, do ta kishte përmendur si njërin nga librat “më të mirë” që i qenë kushtuar Nju Jorkut. Pra, nëse eseja e Gorkit zë një vëllim prej 10 faqesh libri, eseja e Kadaresë arrin në më shumë se 20 faqe. Nuk dihet arsyeja e vërtetë se pse Kadarea u përfshi në përbërjen e delegacionit të rinisë shqiptare. Gjasat janë se duhet të ketë qenë porosi nga lart dhe ka shumë mundësi që atë ta ketë dhënë vetë kryediktatori, të cilit, si armik i imperializmit amerikan, i interesonte që popullin shqiptar ta mbante sa më larg Amerikës. Prandaj do të priste që, pas kthimit nga Nju Jorku, Kadarea, si një servil i regjur i tij, të botonte një shkrim mjaft fshikullues për demaskimin e atij imperializmi. Dhe Kadarea, autori i korpusit të njohur poetik në shërbim të kryediktatorit, porosinë e kreu për bukuri. Le të citojmë një pjesë të shkëputur nga ajo ese, e përfshirë në serinë “Vepra Letrare”. Shtëpia botuese “Naim Frashëri”. Vëll. 12, f. 271-294). “…Pas pasurisë borgjezia kërkon pushtet dhe pas pushtetit kërkon lavdi… Kur bie nata, Broduej shfaqet lakuriq me gjithë vulgaritetin e vet, i babëzitur, i paturpshëm… Në Broduej, në sfondin e shkëlqimit të çmendur, mjerimi dhe degjenerimi shfaqen lakuriq… SHBA janë bërë vendi klasik i shantazheve dhe vrasjeve politike. Përgatitja e atentateve ka arritur këtu përfeksionimin më të lartë… Statuja e lirisë është monumenti që borgjezia i ka ngritur lirisë së saj, lirisë për të sunduar… Ka disa muaj që në ekranet mund të shikosh gjëra më të shthurura që mund të sajojë imagjinata më e sëmurë e maniakëve seksualë… Ky mit është një nga shfaqjet e shkallëzimit të degjenerimit të shoqërisë së sëmurë amerikane… Asnjëherë dhe asgjëkundi nuk mund të jetë poshtëruar femra në këtë mënyrë… Rinia amerikane është në kërkim të vazhdueshëm. Ajo kërkon rrugët e protestës. Dyqanet e letërsisë politike janë të mbushura ditë e natë me të rinj… Ata kërkojnë librat e Leninit, Marksit, Stalinit… Çe Guevarës. Po sidoqoftë, autori që kërkonin mbi të gjithë është Lenini!”. Kadarea ka harruar ta theksojë se ka qenë “mëkat i madh” që “veprat” e kryediktatorit Enver Hoxha asokohe nuk figuronin ende të përkthyera dhe të ekspozuara nëpër libraritë e letërsisë politike në Nju Jork, se të rinjtë amerikanë “do të bënin njërën për t’i blerë”… Kadarea nuk e njeh absolutisht institucionin e pendesës, siç e ka pranuar vetë në një intervistë për zonjën Mimoza Kelmendi së cilës i ka pasë deklaruar: “…tek mua s’ka vend fjala pendim për asgjë” (Citohet sipas: “Kadare për dashurinë, femrat, pasionin dhe pendesën.Sipas një bisede të lirë me shkrimtarin Ismail Kadare në Paris”. Faqja e internetit “Epoka e Re”. 10 tetor 2014). Sot, kur lexuesit kujtojnë esetë e Gorkit dhe të Kadaresë që ia patën kushtuar Nju Jorkut, sjellin ndër mend dy relikte që kanë ardhur deri në ditët tona si mbeturina të kohëve të lashta, relikte këto që i bëjnë të bien në përsiatje se deri në ç’mjerim e katandis veten një shkrimtar i talentuar që vihet në shërbim të politikës dhe të diktaturës. Prandaj skenat e shëmtuara që përshkruajnë Gorki dhe Kadarea për Nju Jorkun, fshihen nga kujtesa vetvetiu dhe para syve të lexuesve shfaqen bukuritë e Brodueit që pasqyron diplomati Alfred Papuçiu dhe sidomos ato skenat madhështore që jep gazetari dhe publicisti i njohur Beqir Sina në esenë me titull“Udhëtim nëpër Amerikë: Nju Jork, qyteti i “Rrokaqiejve”, simboli i madhështisë së Amerikës”, botuar në faqen e internetit të gazetës “Bota Sot”, 22 mars 2021. Mjerimin e vet, si një shërbëtor i regjur i diktaturës veteranokomuniste dhe i diktaturës neokomuniste, Kadarea e vulosi me vizitën që nisi në Vlorë më 11 prill, pikërisht në 36-vjetorin e largimit të kryediktatorit për në botën e përtejme. Qëllimin e asaj vizite e ka shtjelluar fort bukur analisti i njohur Adriatik Dosti (në artikullin me titull “Po në Vlorë ç’deshe në këtë mes-prilli o Kadare?”, të botur në faqen e internetit të gazetës “Telegraf”të ditës së sotme), i cili e ka nxjerrë në pah mjeshtërisht artin e servilizmit të Kadaresë ndaj Ramës, si trashëgimtar besnik i kryediktatorit.

Rusia lëshon fletarrestim për disa zyrtarë policorë të Kosovës, Qalaj: Të trajtohet me seriozitet nga shteti






Shkruan Akademik  Prof.DR.Flori Bruqi,PHD


Akademia e Shkencave Shqiptaro-Amerikane(AAAS) me seli ne 

New York, Tirane, Prishtine dhe Shkup kerkon zyrtarisht nga 

Shteti i Kosoves qe duhet të merret menjëherë me këtë çështje sepse pasojat që mund t’i vuajnë këta policë nga ky urdhërarrest, nuk janë të thjeshta...


Besart Ahmeti Archives | Albanian Post

“Shteti i Kosovës duhet ta trajtoj me seriozitet, duhet të kërkohet llogari nga UNMIK-u,  mendoj që ka një rolë edhe ky mision në futjen në liste të Interpolit të këtyre policëve sepse Policët sidomos eproret janë të specializuar dhe ata kanë trajnime të ndryshme në shtete të ndryshme dhe mund të bëhen objekt i ndonjë ndalese në ndonjë kufi”


Një hatërmbetje të 2019-tës me Kosovën nuk e ka lënë në harresë nga Rusia. 
Kosova Trail Running Association - Policia e Kosovës sot ...

Kjo pasi ky shtet ka lëshuar fletarrestim ndaj dy zyrtarëve të lartë udhëheqës të Policisë së Kosovës dhe disa pjesëtarëve të tjerë. 






Floripress , ka mësuar se këta dy zyrtarë të lartë janë shefi i Njësisë Speciale Operative në Prishtinë, Besart Ahmeti, dhe Alban Jetullahu, shef i operativës në Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë. 

Rashit Qalaj
                         Kolonel Rashit Qalaj

TV  Dukagjini ka pyetur Policinë lidhur me këtë çështje, por deri më tani nuk ka marrë konfirmim. 

 Ky veprim i shtetit rus i ka rrënjët te një aksion i Policisë së Kosovës kundër kontrabandës në veri, gjatë majit të pesë viteve më parë. Ahmeti dhe Jetullahu që në atë kohë ishte udhëheqës i Njësisë Speciale Intervenuese, bashkë me kolegë të tjerë kishin arrestuar disa persona, në mesin e të cilëve kishte qenë edhe një zyrtar i UNMIK-ut me nënshtetësi ruse.


 Gjatë asaj kohe drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës ishte Rashit Qalaj. Ai e ka mjaft të freskët rastin. “Ka qenë zyrtar i Kombeve të Bashkuara i cili në mënyrë aktive duke qenë në krye të qytetarëve dhe bandave që kishin bllokuar rrugët ju ka prirë atyre me veturën e Kombeve të Bashkuara, deri në një moment kur në rrugë ka pasur drunj dhe pastaj njësitë speciale normalisht që e kanë ndal”, tha Rashit Qalaj, ish-drejtor i Policisë. 

 Qalaj u shpreh se shteti duhet të merret menjëherë me këtë çështje sepse pasojat që mund t’i vuajnë këta policë nga ky urdhërarrest, sipas tij, nuk janë të thjeshta.





 “Shteti i Kosovës duhet ta trajtoj me seriozitet, duhet të kërkohet llogari nga UNMIK-u, unë mendoj që ka një rolë edhe ky mision në futjen në liste të Interpolit të këtyre policëve sepse Policët sidomos eproret janë të specializuar dhe ata kanë trajnime të ndryshme në shtete të ndryshme dhe mund të bëhen objekt i ndonjë ndalese në ndonjë kufi”, tha ai. 



 Me lëshimin e këtij fletarrestimi, Rusia ka kërkuar që këta zyrtarë policorë kosovarë të futen në listën e kërkimit të INTERPOL-it.

Lexoni : 

Rusia shpall urdhërarrest ndaj tre policëve të Kosovës





Nuk ka Shqipëri të "madhe" e as të "vogël", po ka vetëm Shqipëri!

  



Udhekryqet e Kosoves! Nga Muhamet Kelmendi - Perqasje



Prof. asoc. drMUHAMET KELMENDI
  •                                +383 38 600 005
  •                                           muhamet.kelmendi@aab-edu.net



Termi Shqipëri e madhe ka kohë që është lansuar nga armiqtë shoveno - serbomëdhenj dhe grek, në kuadër të të cilëve ka vepruar edhe Mali i Zi si dhe Maqedonia, që janë rrjedhë e ish-Jugosllavisë, kuptohet për të luftuar çështjen e kombit tonë për liri dhe bashkim kombëtar. Natyrisht se nuk ka Shqipëri të "madhe" dhe nuk ka gjithashtu as Shqipëri të "vogël', po ka vetëm një Shqipëri. E "madhe" a e "vogël" është një territor dhe një komb shqiptar që e përbënë një Shqipëri unike kombëtare. Mbi këtë territor shqiptar u ndërtua edhe Kuvendi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit më 1887. Në atë botë që ndërtuar një platformë politikë mbarëshqiptare për një Shqipëri, e cila nuk ishte as e "madhe" dhe as e "vogël", por ishte Shqipëri. Me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë me 28 Nëntor të vitit 1912 dele së Pavarësia është për tëra territoret historike shqiptare, të cilat në kundërshtim me vullnetin e Kuvendit të Vlorës, në Konferencën e Ambasadorëve të vitit 1913 ndahen vendi i ynë midis shteteve të ndryshme të Ballkanit. Kjo ndarje nuk merret kurrë si fakt për të konstatuar se ka Shqipëri të "madhe" a të "vogël". Përkundrazi? Shteti shqiptar nga Kuvendi i Vlorës përfshinë territoret nga Çamëria e Janina, viset shqiptare nën Maqedoni e nën Malin e Zi, si dhe Republika e Kosovës e Sanxhaku, duke përfshirë edhe Kosovën Lindore. Pavarësia shqiptare ishte për tërë kombin. Këtë e patën nënshkruar mbi 27 delegacione nga të gjitha anët e Shqipërisë. Madje Kosova dha kontribute të lartë me pendë dhe me pushkë për Pavarësi. Po pushtimi e bëri të vetën. U lansuan teori e teori të ndryshme. Ato teori u ndërtuan në kuzhinat shoveno fashiste të Beogradit, Athinës, Podgoricës dhe nga Shkupit. Si e tillë është lanësuar akuza: "Shqiptaromadhe", "Irredentiste", "Shqipëri e madhe", "Nacionaliste" "Balliste" etj. Këto gjetën zbatim në luftën e ashpër kundër popullit shqiptar për liri, barazi dhe bashkim kombëtar. Mbi këtë u ndërtua edhe teoria e Shqipërisë së "madhe", kryesisht si irredentiste, "shkatërrimtare" ndaj shteteve dhe tejet "kriminale". Po duhet thënë se territoret shqiptare janë të pushtuara. Mbi ato vise është dhe po veprohet ashpër. Shqiptarët nuk mund të jenë dhe të konsiderohen si popull e vend që rregullon territore të shteteve. Mjaft ka humbur populli ynë territore të veta. Nga 1913 që kishte kombi i ynë 114 mije klm. katror. Tash ka rënë territori i shqiptarëve për mbi 50%. Janë humbur mbi 60 mijë klm.k. Kjo nuk shkon më. Shqipëria, e "madhe" a e "vogël", është Shqipëri. Shqiptarët janë një komb dhe territori i tyre është Shqipëri. Kjo është e qartë.

Skender Mulliqi : Serbia e Aleksandër Vuçiqit sikurse ajo e kohës së Millosheviqit


 

Serbia e Aleksandër Vuçiqit sikurse ajo e kohës së Millosheviqit





Zor se do të ketë mundësi të kemi ndonjë marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi në bisedimet të cilat po zhvillohen. Vuçiqi është ai që për një serb ka kërkuar kokat e 100 myslimanëve në luftën në Bosnje.Vuçiqi është ai që nuk ka hequr dorë nga ndarja e Kosovës me luftë, rasti i aktit të dështuar të terrorizmit shtetëror serb në Banjskë .Serbia nuk ka hequr dorë nga pretendimet territoriale edhe ndaj Malit të Zi dhe në BH, përmes Republika Serbska, për realizimin e idesë megalomane e shoviniste të ” botës serbe”. Edhe presidenti aktual serb, po përdorë parimin e Millosheviqit, ku sipas tij , kanë të drejtë të rrahin, vrasin e të zhvendosin të tjerët më luftë nga vatrat e tyre shekullore. Këta dy protagonist të shovinizmit serbomadh, popujve të tjerë si të vetmen mundësi ju kanë lënë më qenë viktima. Dhe, kjo ndarje rolesh të formës raciste po zgjatë shumë , që paqja mashtruese po vazhdon të funksionon , sipas logjikës të te “ drejtës serbe”, si dhunues dhe përjashtues ndaj popullit shqiptarë në Ballkan. Nëse të gjithë e dimë së litari ka dy skaje, serbët, nuk dëshirojnë më e kuptuar këtë realitet, dhe po vazhdojnë të instalojnë në pushtet, të gjithë ata të cilët qëlluan pa mëshirshëm mbi kurrizin dhe mbi kokat e tjerëve , e veçmas të shqiptarëve historikisht dhe në luftën e fundit çlirimtare. Këtë logjikë jo që nuk po heqin nga kokat e tyre të mbushura më urrejtje patologjike ndaj shqiptarëve, vetëm sa po e mbushin edhe më shumë. Serbia koha po e tregon së po rritë “bisha’,me shumë së sa njerëz, edhe pse jemi në shekullin 21. Dhe, këto bisha të instaluara në pushtet posaçërisht nga vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, e deri më sot, nuk po ndahen nga ambiciet e tyre të sëmura për ripushtimin e Kosovës. Po mendojnë që shqiptarët do të lejojnë që gjithmonë ti mbajnë mbi kokë, këto bisha karpatiane. Nuk e kisha zgjedhur gjuhën kaq të ashpër , po te ishin serbët ndryshe , po të kishim të bëjmë më regjime demokratike. Serbët po tregojnë së ju mungojnë shumë këto tipare. Nëse nuk heqin dorë nga kërcënimet dhe aktet e dhunës, kokat dhe brinjët jo të tjerëve, por të vetat do tu thyhen shumë keq. Populli serb në vend që të dënon politikat pushtuese të Serbisë, ata janë bërë tifozë fatkeq si më rastin e shpërbërjes më dhunë të ish-Jugosllavisë. Fushatat e tilla politike dhe nxitjet për luftë të re në Ballkan, bashkësia ndërkombëtare ishte dashur ti ndalon. Serbia e Vuçiqit nuk posedon as virtytet elementare politike , që të tolerohet në pafundësi. Rajoni nuk meriton të mbetet në dorën dhe punët e pista të Vuçiqit, i cili po ndihmohet nga diktatori rus, Vladimir Putin, për formimin e Serbisë të Madhe, apo të një mini Jugosllavie. Këto politika ka ardhur koha të stopohen, sa nuk kanë shkaktuar ndonjë dëm shumë të madh. Presidenti serb, Vuçiq edhe së fundi në Samitin e Tiranës, u deklarua pro politikës pushtuese të Putinit mbi Ukrainën sovrane, edhe përkundër së në këtë takim , ishte i pranishëm edhe Zelenski. Thonë së fotografia flete sa njëmijë fjalë. Parakalimi i Vuçiqit në samit u shikua nga Zelenski , si parakalim i ndonjë bishe. Ky prototip i Putinit, arriti që në deklaratën përfundimtare të 6 shteteve në tekst mos të figuron formulimi , që Rusia është agresore dhe po ashtu nder të tjera ishte edhe kundër sanksioneve ndaj këtij shteti dhe heqjes të flamujve të shteteve pjesëmarrëse në takim shkaku i Kosovës. BE-ja dhe Amerika siç e tregojë edhe ky takim duhet ti heqin iluzionet së mund të mbahet paqja në Ballkan më ish shefin e informimit të Sllobodan Millosheviqit. Zor se do të këtë mundësi të kemi ndonjë marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi në bisedimet të cilat po zhvillohen. Vuçiqi është ai që për një serb ka kërkuar kokat e 100 myslimanëve në luftën në Bosnje.Vuçiqi është ai që nuk ka hequr dorë nga ndarja e Kosovës me luftë, rasti i aktit të dështuar të terrorizmit shtetëror serb në Banjskë . Serbia nuk ka hequr dorë nga pretendimet territoriale edhe ndaj Malit të Zi dhe në BH, përmes Republika Serbska, për realizimin e idesë megalomane e shoviniste të ” botës serbe”.

 

Blerim Devolli i angazhuar për shkatërrimin e Telekomit të Kosovës, argat i operatorit serb MTS me instruksione të Aleksandër Vuçiqit

Dardan Grapci

 

Për ta pastruar thellësisht krimin që ka ndodhur në Telekomin e Kosovës nga grupet mafioze të interesit, mendoj që ka ardhur koha që të aktivizohet edhe AKI-ja, që ti kërkojë me detaje të gjitha marrëveshjet dhe transaksionet që janë bërë, dhe ti intervistoj personat e përfshirë në këtë plan që për qëllim e kanë pasur shkatërrimin e Telekomit të Kosovës. Gjyqtarët të cilët janë korruptuar duhet të largohen nga pozitat e tyre, dhe të arrestohen. E jo të amnistohen ose të lihen të lirë. Njëherit e kam edhe një pyetje për Blerim Devollin


Për kënd je duke punuar që ta shkatërrosh Telekomin e Kosovës, për Serbi?. Sa po paguheni bre që ta shkatërroni një operator shtetëror të Kosovës? Tregoni haptas a jeni pro serb a jo, sepse sa po shihet haptas jeni duke punuar në favor te MTS-it dhe Partisë së Vuçiqit. -Në situatën në të cilën gjendet Telekomi I Kosovës, konsideroj se duhet të intervenon urgjentisht edhe Qeveria e Kosovës, për ta shpëtuar atë nga prej projekti për rrënim dhe gllabërim nga oligarkët Devolli. Është koha për të ju dhënë atyre grushtin e merituar si grupi mafioz të lidhur ngushtë me strukturat e korruptuara të gjyqësorit i cili akoma është në masë të madhe nën kontrollin e nëntokës së krimit të organizuar, e të cilët pas kërcënimit të javës së kaluar, përmes gjyqësoret të korruptuar, me vendim të Gjykatës Komerciale, i kanë bllokuar llogaritë bankare të Telekomit në kërkim të zhvatjes së 5.7 milion euro në emër të borxhit ndaj ish operatorit Z-Mobile. Të enjten pas dite është njoftuar opinion publik se Telekomit të Kosovës i janë bllokuar llogaritë bankare, pas vendimit të Gjykatës Komerciale lidhur me borxhin prej 5.7 milionë euro I cili po I kërkohet nga ZMobile. Këtë e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Punëtorëve në Telekom, Lamih Balaj. Ky hap ndaj Telekomit nga ana e Gjykatës Komerciale vjen vetëm pak dita pas një alarmi publik që e ngritën në konferencë për medie zyrtarët e Telekomit të Kosovës të cilët e kanë cilësuar antiligjor dhe të dëmshëm aktvendimin e Gjykatës Komerciale për kontestin mes Dardafon Net- Z-Mobile dhe Telekomit nga vendimi i Arbitrazhit të viti 2016-s me duke thënë se sipas këtij vendimi, hapen rrugë për bllokimin e llogarive bankare të Telekomit “dhe grabitjen e shumës prej mbi 5.7 milionë € të tjera”. Sikur që dihet, menaxhmenti i Telekomit të Kosovës edhe një javë më parë ka drejtuar akuza serioze kundër individëve brenda Gjykatës Komerciale të cilët sipas tyre po veprojnë njëanshëm në favor të –ish operatorit virtual Z-Mobile dhe po e rrezikojnë seriozisht funksionimin e Telekomit. Lidhur me këtë aferë akuzat janë drejtuar konkretisht kundër gjyqtarit të komerciales Hasan Kryeziu. Ata kanë treguar se me datë 16.02.2024, Telekomi i Kosovës e ka pranuar aktvendimin e Gjykatës Komerciale, Dhoma e Shkallës së Parë, që lidhet me kontestin e dalë nga Vendimi i Arbitrazhit i vitit 2016 i zhvilluar në mes Telekomit të Kosovës dhe kompanisë Dardafon/Zmobile (me pronar Blerim Devolli). Ky aktvendim, i marrë nga gjykatësi Hasan Kryeziu, konsiderohet se është tërësisht antiligjor, i padrejtë, në kundërshtim të plotë me gjendjen faktike, në kundërshtim të plotë me provat e pakontestueshme, dhe më keq, në kundërshtim të plotë me vendimin e Dhomës së Shkallës së Dytë pranë të njëjtës Gjykatë, i marrë me 30.11.2023, dhe një mos respektim i plotë i Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me të drejtën për gjykim të drejtë dhe të paanshëm. Dhoma e Shkallës së Dytë pranë Gjykatës Komerciale, i ka kthyer tri herë në rigjykim vendimet e Dhomës së Shkallës së Parë për të njëjtin rast, si pasojë e shkeljes së dispozitave ligjore dhe shkeljes së të drejtave materiale të palës debitor (Telekomit të Kosovës), është thënë në reagimin kundërshtues të menaxhmentit të Telekomit të Kosovës. Për të ju kundërvënë kësaj zhvatje makabre, zyrtarët e Telekomit kanë njoftuar se kanë ngritur edhe kallëzim penal ndaj gjykatësit të çështjes Hasan Kryeziut në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Megjithatë është e drejtë dhe e domosdoshme që në këtë rast kriminal të përpjekjes për zhvatje të involvohet për të ndërhyrë dhe gjetur zgjidhjen e drejtë edhe Qeveria e Kosovës, si aksionare e Telekomit që ka derdhur milionat në përpjekje për ristrukturim dhe zhvillim , duke u pajisur me teknologji të re, sidomos në fushën e telefonisë mobile Vala. Veprimet që duhet të merr Telekomi për tu mbrojtur nga zhvatja duhet të jenë akoma më të ashpra, sidomos ndaj atyre që ja krijuan kurthin për ta shkatërruar. 


Blerim Devolli i angazhuar për shkatërrimin e Telekomit të Kosovës, argat i operatorit serb MTS me instruksione të Aleksandër Vuçiqit


Së pari VALA dhe Telekomi i Kosovës duhet ta denoncojnë rishtas penalisht dhe dorëzojnë në Gjykatë ish-drejtorin e Telekomit z. Agron Mustafa i cili ka gisht në këtë aferë kriminale për ta shkatërruar Telekomin e Kosovës. E dyta i bej apel Blerim Devollit që urgjentisht të kërkon të hiqet, anulohet ai vendimin nga gjykata, lë të ja liron Telekomit llogarit bankare dhe në fund ato të holla të cilat i kanë marrë nëpërmjet arbitrazhit disa vite më parë t'ia kthej Telekomit sepse janë marr me hile dhe padrejtësisht, pra është zhvatje e pastër. Për ta pastruar thellësisht krimin që ka ndodhur në Telekomin e Kosovës nga grupet mafioze të interesit, mendoj që ka ardhur koha që të aktivizohet edhe AKIja, që ti kërkojë me detaje të gjitha marrëveshjet dhe transaksionet që janë bërë, dhe ti intervistoj personat e përfshirë në këtë plan që për qëllim e kanë pasur shkatërrimin e Telekomit të Kosovës. Gjyqtarët të cilët janë korruptuar duhet të largohen nga pozitat e tyre, dhe të arrestohen. E jo të amnistohen ose të lihen të lirë. Njëherit e kam edhe një pyetje për Blerim Devollin - Për kënd je duke punuar që ta shkatërrosh Telekomin e Kosovës, për Serbi?. Sa po paguheni bre që ta shkatërroni një operator shtetëror të Kosovës?. Tregoni haptas a jeni pro serb a jo, sepse sa po shihet haptas jeni duke punuar në favor të MTS-it dhe Partisë së Vuçiqit.

Mizoritë e luftës në Kosovë, 1998/1999. Veprimet makabre të soldateskës serbe në Kosovë:“Histori të tmerrit 1998-1999”.

Nga Flori Bruqi  Sanije Gashi, zonja e madhe e kulturës shqiptare.... “M'u kujtuan, saora, tragjeditë e Shekspirit, edhe ‘Ferri' i D...