2024-03-02

Rusia shpall urdhërarrest ndaj tre policëve të Kosovës

Prof.Flori Bruqi - Një dritare e re

                         Shkruan Akademik Flori Bruqi,PHD




Ish Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar në profilin e tij në facebook , ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të shpallin shtetasin rus z.Mikhail Krasnoshchenkov si person ‘Non Grata’.

Enver Idrizi mbështet Ramushin në fushatë (VIDEO) - Infokus
Ramush  Haradinaj 

 Ja postimi i plotë :"  Sot, kam kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të shpallim shtetasin rus z.Mikhail Krasnoshchenkov si person ‘Non Grata’".

 Vendimi është marrë sot, 31 05.2019.vërejtja:F.Bruqi , ndaj këtij personi që punon si staf ndërkombëtar në Kombet e Bashkuara, dhe të njëjtit i urdhërohet që ta lëshojë territorin e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka hyrë në fuqi, sot nga 31 maj 2019.

 I bëj thirrje Përfaqësuesit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë të respektojë vendimin. Vendimi është marrë për shkak të veprimeve të shtetasit rus kundër rendit kushtetues të Kosovës, vlerave universale, paqes dhe stabilitetit! 

RH





Koloneli rus ,Mikhail Aleksandrovich Krasnoschenkov, u arrestua për shkak të dyshimeve se pengoi aksionin e policisë duke barrikaduar rrugën- me makinën e tij zyrtare të UNMIK-ut. 

Rusi “non grata” i UNMIK-ut po bënte presion mbi serbët e veriut -  GazetaBlic


Nuk është ndonjë sekret se Rusia po përpiqet të manipulojë anëtarësimin e saj në organizata të ndryshme për të fshehur oficerët e tyre të zbulimit dhe të bashkëpunëtorëve.


U arrestua në Veri/ Haradinaj: Rusi të shpallet 'Non Grata'! - Konica.al


Duhet vetëm të shikohet arrestimi i fundit i punonjësit të UNMIK-ut, Iana Minochkina, e cili në pjesën e jashtme dukej se ishte duke vjedhur, por pas shqyrtimit të mëtejshëm të videos, ekspertët sugjerojnë se ndoshta Minochkina në fakt po kryente një formë spiunazhi.


Rusi “non grata” i UNMIK-ut, po bënte presion mbi serbët e veriut - The  Geopost

Sipas raportimeve të Burim Ramadanit, ish  zëvendësministër i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, thotë se " zyrtari i UNMIK-ut, Mikhail Aleksandrovich Krasnoschenkov është arrestuar në Zubin Potok, duke e përdorur makinën e tij zyrtare të UN-it për të penguar Njësitin ROSU të Policisë së Kosovës për të kryer detyrat e tyre".


Vuçiq viziton rusin që tentoi t'i “fusë hundët” në aksionin e FIT-it në  veri! – Indeksonline.net

Këtë sjellje nuk e ka duruar ish heroji i Luftë dhe Paqës,ish  Kryeministri  i Qeverisë, Ramush Haradinaj, ku edhe kërkoi që të shpallet i padëshirueshëm në Republikën e Kosovës.

 
Kosovo Declares Russian UN Staffer Persona Non Grata - The Moscow Times


Kërkesë kjo që u aprovua nga Ministria e Jashtme. Haradinaj e quajti Krasnechenkovin “agjent rus i kamufluar nën petkun e UNMIK-t”.




 Për të sqaruar këtë vendim të qeverisë lidhur me rusin, MPJ u ka nisur letër në gjuhën angleze të OKB-së dhe shteteve tjera. 



Në këtë letër sqarohet se pse u bë arrestimi i zyrtarit të UNMIK-ut dhe pse u mor vendimi që të shpallet “non grata”. 




 Në letrën e siguruar nga Floripress, Kosova kërkon që OKB të nisë një hetim të hollësishëm, të pavarur dhe profesional për përfshirjen e anëtarit të stafit të tyre në atë që ishte në rend të parë dëmtim i imazhit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe jo vetëm. -Advertisement- Qeveria e Kosovës është e gatshme të bashkëpunojë ngushtë në një hetim të tillë të Kombeve të Bashkuara dhe do t’ia ofrojë të gjitha informatat dhe dëshmitë Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. 
Putini pranë një disfate të madhe, ai po e humb luftën, por jo atë në  Ukrainë - Bota


 “Kosova shpreh shqetësimin e saj të thellë që një anëtar i stafit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka përkrahur grupe kundër operacionit policor dhe kundër vullnetit për të vendosur sundim të rendit dhe ligjit…..

Gazeta ruse: Nëse është e nevojshme, Putin është i gatshëm të ndihmojë  ushtarakisht serbët në Bosnjë dhe Kosovë


Presin që Kombet e Bashkuara ta nisin një hetim të hollësishëm, të pavarur dhe profesional për përfshirjen e anëtarit të stafit të tyre në atë që ishte në rend të parë dëmtim i imazhit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe jo vetëm. Qeveria e Kosovës është e gatshme të bashkëpunojë ngushtë në një hetim të tillë të Kombeve të Bashkuara dhe do t’ia ofrojë të gjitha informatat dhe dëshmitë Kombeve të Bashkuara në Nju Jork”, thuhet në letrën e MPJ-së.

Shkrimtari serb: Vuçiqi e admiron Vladimir Putinin, pikëpamja e tij për  botën përkon me atë të shefit rus - Gazeta Express
 

 Kjo është letra e plotë: Republika e Kosovës dëshiron ta informojë komunitetin ndërkombëtar për arsyen e shpalljes së një anëtari të stafit ndërkombëtar të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë si person “Non Grata”. 
Arrested Russian UNMIK Staffer Leaves Kosovo for Serbia | Balkan Insight


Republika e Kosovës vazhdon ta ruajë pozicionin mbështetës për ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë lidhur me punën e tyre për zhvillimin ekonomik dhe social të Kosovës. 

Njihuni me agjentin rus në Veri: Refuzoi urdhrin e UNMIK'ut dhe kishte me  vete këtë njeri - Lajmet e fundit - Zëri


 Më 28 maj 2019, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës, me urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe të udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e kanë zbatuar urdhrin për kërkim/kontroll në disa lokacione në tërë territorin e Republikës së Kosovës. 
Top News - 10 serbë të vrarë në veri...Njësia speciale e Kosovës merr nën  kontroll manastirin - YouTube


 Qëllimi i këtij operacioni ishte që të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar, kontrollimi dhe arrestimi i disa zyrtarëve policorë. Në ditën e kryerjes së operacionit, 19 zyrtarë policorë u arrestuan si të dyshuar, 10 qytetarë u arrestuan si të dyshuar dhe 9 civilë të tjerë u arrestuan për shkak të pengimit të zyrtarëve policorë në kryerjen e detyrave të tyre. 

Vuçiq viziton në spital rusin që u shpall non grata në Kosovë – Ekonomia  Online


Në mesin e të arrestuarve ishte edhe një zyrtar i UNMIK-ut. Të gjithë personat e arrestuar janë trajtuar sipas standardeve dhe procedurave të parapara ligjore, duke i respektuar të drejtat dhe liritë e tyre, të cilat janë të garantuara me ligj. 

VIDEO/ Tensionet në veri të Kosovës, protestuesit serbë përplasen me KFOR,  25 ushtarë të plagosur! NATO: Sulmet të papranueshme - Shqiptarja.com

 Plani i policisë filloi të zbatohet ashtu siç ishte planifikuar në të gjitha rajonet, ku në shumicën e rasteve u krye pa incidente, përpos aksionit në rajonin e Zubin Potokut, ku në vendin e quajtur Klisura/Gorde, persona të panjohur kanë vendosur pengesa në rrugë, përfshirë vendosjen e drurëve, ndezjen e zjarreve dhe vendosjen e automjeteve të rënda. Policia në këtë zonë hasi në rezistencë të armatosur nga persona të dyshuar, ku si rezultat i të shtënave, dy zyrtarë policorë u lënduan, njëri prej tyre seriozisht dhe tjetri pësoi lëndime të lehta. Disa zyrtarë tjerë policorë u lënduan gjatë aksionit për t’i larguar pengesat që ishin vendosur në rrugë nga qytetarët. Shumica e të dyshuarve ishin të dhunshëm gjatë arrestimit dhe rrjedhimisht policia ishte e detyruar ta përdorë forcën e nevojshme proporcionale me qëllim të vënies nën kontroll të personave të dyshuar. Tre zyrtarë të Policisë së Kosovës u lënduan gjatë përpjekjeve për t’i larguar barrikadat që e penguan këtë operacion. 

Rusi “non grata” i UNMIK-ut, po bënte presion mbi serbët e veriut - The  Geopost

 Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, konfirmoi se këto aksione janë pjesë e një operacioni të ekzekutuar ekskluzivisht nga Polica e Kosovës dhe se asnjë pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës apo ndonjë grup tjetër ushtarak nuk ka qenë pjesë e këtij operacioni. KFOR-i gjithashtu ka konfirmuar se autoritetet serbe kanë qenë të informuara me kohë për këtë informacion. Ia vlen të theksohet që gjatë largimit të barrikadave dhe disa personave që dolën në rrugë për ta ndaluar policinë, një veturë e Kombeve të Bashkuara, e tipit “Toyta” me ngjyrë të bardhë, me targa e mbishkrim të UNMIK-ut, është parë disa herë duke lëvizur së bashku me personat e dyshuar në vende të ndryshme, duke i dhënë përkrahje grupit të dhunshëm. Gjatë kryerjes së misionit të tyre në segmentin e aksionit, zyrtarët e Policisë së Kosovës i arrestuan shtatë civilë që ishin të përfshirë aktivisht në vendosjen e barrikadave dhe pengimin e operacionit. Në mesin e tyre ishte edhe një zyrtar i Kombeve të Bashkuara me kombësi ruse, i quajtur Mikhail Krasnoshchenkov.

Kosova e shpall person "Non Grata" rusin e UNMIK-ut që u arrestua në veri -  Gazeta Online INSAJDERI


 Z.Krasnoshchenkov e përdori një veturë zyrtare të Kombeve të Bashkuara me targa të UNMIK-ut për ta vendosur një barrikadë me qëllimin e vetëm të pengimit të Policisë së Kosovës për ta kryer misionin e tyre. Policia e Kosovës gjeti dëshmi se z.Krasnoshchenkov e përdori veturën e Kombeve të Bashkuara për ta transportuar një sharrë me zinxhir në vendin ku ndodhi kjo ngjarje. Kjo sharrë u përdor për të prerë drurë që u hodhën në rrugë për ta parandaluar shkuarjen e Policisë së Kosovës në Zubin Potok. Z.Krasnoshchenkov e vendosi veturën e Kombeve të Bashkuara përballë këtyre drurëve në pozitë horizontale për t’i përforcuar barrikadat. Zyrtarët e Policisë së Kosovës komunikuan në gjuhën angleze me z.Krasnoshchenkovin, duke i bërë kërkesa të vazhdueshme këtij individi ta largojë veten nga ky qëndrim dhe ta ndërpresë ndërhyrjen në operacionin e vazhdueshëm policor. Z.Krasnoshchenkov refuzoi të bashkëpunonte me policinë duke u thirrur në mbrojtjen nën imunitet diplomatik dhe gjithashtu refuzoi të identifikohen. Pas refuzimeve të përsëritura të z.Krasnoshchenkov për t’i respektuar kërkesat e policisë dhe përpjekjeve të tij të vazhdueshme për pengimin e lëvizjes së tyre, Policia e Kosovës e arrestoi këtë person. Z.Krasnoshchenkov më vonë u dërgua në stacionin policor, ku u mbajt në ndalim dhe iu ofrua trajtim mjekësor para se të dërgohej në spital. Me urdhër të Kryeprokurorit të Mitrovicës, njeriu i Kombeve të Bashkuara, ndonëse i dyshuar për veprime ilegale, për shkak të respektimit të imunitetit të tij, ai nuk u ndalua. Ky person u lirua bashkë me veturën zyrtare dhe iu dorëzua stafit të Kombeve të Bashkuara në Mitrovicë. Sidoqoftë, ndaj tij është hapur rast për pengim të zyrtarëve policorë gjatë kryerjes së detyrave të tyre dhe pjesëmarrje në grumbullin e të dyshuarve. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës kërkoi sqarime nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë për këtë incident më 29 maj 2019. Ministria e Jashtme e Kosovës e informoi Misionin e Kombeve të Bashkuara për incidentin dhe priti një përgjigje për arsyen e pranisë së këtij zyrtari në momentin kur policia ishte duke intervenuar dhe arsyen pse krijoi pengesa për operacionin policor dhe pse përkrahu vendosjen e barrikadave në rrugë në kundërshtim me rolin e një zyrtari të Kombeve të Bashkuara. Pas kësaj, Kryeprokurori i Mitrovicës kërkoi nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës të kërkojë nga Misioni i Kombeve të Bashkuara t’ia largojë imunitetin Mikhail Krasnoshchenkovit pasi ka dëshmi të mjaftueshme se ai ka qenë i përfshirë në vendosjen e barrikadave kundër operacionit policor. Ministria e Punëve të Jashtme e kërkoi një gjë të tillë përmes notës verbale nga Misioni i Kombeve të Bashkuara dhe nuk mori ndonjë përgjigje. Me kërkesë të kreut të Misionit të Kombeve të bashkuara, z.Mikhail Krasnoshchenkovit më 30 maj 2019 iu lejua largimi nga Kosova për kontroll shëndetësor. Më 30 maj 2019, për shkak të mungesës së përgjigjes nga Kombet e Bashkuara për largim të imunitetit të Mikhail Krasnoshchenkovit dhe mungesës së vullnetit për të bashkëpunuar me autoritetet e drejtësisë, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e shpalli Mikhail Krasnoshchenkovin person “Non Grata” dhe nuk do ta lejojë hyrjen e tij në Kosovë për shkak të veprimeve të tij kundër sigurisë kombëtare të Kosovës, rrezikut të shkaktuar për rendin publik dhe sundimin e ligjit. Kosova shpreh shqetësimin e saj të thellë që një anëtar i stafit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka përkrahur grupe kundër operacionit policor dhe kundër vullnetit për të vendosur sundim të rendit dhe ligjit. Njëkohësisht, Kosova shpreh shqetësimin e saj për mënyrën se si funksionon Zyra Rajonale e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Mitrovicë dhe për lidhjet e saj me grupet e lidhura me krimin e organizuar dhe grupet që paraqesin kërcënim për sigurinë shtetërore të Kosovës dhe sigurinë publike të të gjitha komuniteteve. Kosova kërkon nga Kombet e Bashkuara të ofrojë transparencë të plotë të kësaj zyreje rajonale dhe veprimeve të saj në komunat që funksionojnë nën misionin e kësaj zyreje dhe kërkon sqarime për këtë incident. Me qëllim të kthimit të kredibilitetit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, kërkojmë nga Kombet e Bashkuara të fillojnë hetime të brendshme për sjelljen e gabuar të anëtarit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe të sigurohen se ky mision nuk po përdoret si mbulesë për veprime të dyshimta të stafit. Kërkojmë nga Kombet e Bashkuara të zbatojnë standarde të llogaridhënies për anëtarin e përfshirë në këtë rast dhe të ndërmarrë masa të nevojshme disiplinore ndaj tij. Besimi mes Kombeve të Bashkuara dhe Kosovës është dëmtuar. Kombet e Bashkuara nuk kanë shfaqur vullnet për të bashkëpunuar dhe përmes disa deklaratave kanë ofruar versione të ndryshme për situatën. Ajo që është thënë në takimet me Qeverinë e Kosovës dallon nga ajo që Misioni i Kombeve të Bashkuara e thotë publikisht. Është e rëndësishme që Kombet e Bashkuara të shfrytëzojnë vullnetin e Kosovës për të bashkëpunuar lidhur me këtë çështje. Vonesat shtesë dhe deklaratat e paqarta vetëm do ta dëmtojnë transparencën e Kombeve të Bashkuara dhe do ta bëjnë të pamundur një marrëdhënie normale mes Kosovës dhe Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Presin që Kombet e Bashkuara ta nisin një hetim të hollësishëm, të pavarur dhe profesional për përfshirjen e anëtarit të stafit të tyre në atë që ishte në rend të parë dëmtim i imazhit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe jo vetëm. Qeveria e Kosovës është e gatshme të bashkëpunojë ngushtë në një hetim të tillë të Kombeve të Bashkuara dhe do t’ia ofrojë të gjitha informatat dhe dëshmitë Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Kosova e rezervon të drejtën për të marrë masa tjera në çdo rast kur stafi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë e kërcënon sigurinë shtetërore dhe rendin publik në Kosovë. Kosova nuk do ta lejojë keqpërdorimin e imunitetit si vend ku vepron ky mision. Kombet e Bashkuara duhet të sigurohen që stafi i tyre të jetë i trajnuar mirë
Sipas burimeve të Floripress-it , në listën e Interpolit janë futur 
policët më të mirë të Kosovës Shefi i njësitit special të Policisë së 
Kosovës, ‘FIT’, Alban Jetullahu, nga Vushtria ,Shefi i ‘RSU’, 
Besart Ahmeti, nga Prishtina, si dhe një zyrtar tjetër i Policisë së
 Kosovës."Floripress"  ka mësuar se ata kërkohen për arrestimin e
 një shtetasi rus në veri të Kosovës në maj të vitit 2019.Më 31 maj të vitit 2019, Policia e Kosovës gjatë një aksioni në veri të Mitrovicës kishte arrestuar 19 pjesëtarë të policisë të cilët kanë qenë të dyshimtë, 10 qytetarë që kanë qenë të dyshuar, 9 qytetare të tjerë të cilët kanë penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës si dhe 1 zyrtar të UNMIK-ut, me nënshtetësi ruse. Sipas njoftimit të lëshuar nga policia atë kohë, thuhej se plani policor kishte filluar së zbatuari ashtu siç ishte planifikuar në të gjitha rajonet në të cilat kryesisht kanë kaluar pa incidente, përjashtuar rajonin e Zubin Potokut, ku tek vendi i quajtur “Klisurë”, Policia thotë se persona të panjohur kanë vendosur pengesa në rrugë si drunj, ndezje të zjarrit dhe automjete të rënda, kamionë me pasha të rënda e të tjera. “Policia në këtë zonë ka hasur në rezistencë të armatosur me armë zjarri nga persona të dyshimtë, ku si pasojë e të shtënave janë plagosur dy zyrtarë policorë, prej tyre njëri më rëndë ndërsa tjetri më lehtë, përfshirë edhe disa zyrtarë të lënduar gjatë veprimeve për të hapur barrikadat e vendosura nga qytetarët. Shumica e të dyshuarve kanë qenë të dhunshëm gjatë arrestimit, dhe si pasojë e kësaj Policia është dashur që ta përdorë forcën e domosdoshme dhe proporcionale me qëllim që të dyshuarit t’i vë nën kontroll”, deklaron Policia. “Vlen të theksohet se gjatë largimit të barrikadave dhe disa personave që kishin dalë në rrugë me qëllim të pengimit të policisë, disa herë është vërejtur një automjet ‘Toyota’ ngjyrë e bardhë me targa dhe shenja të UN-it, e cila lëvizte bashkë me të dyshuarit në disa lokacione. Drejtuesi i veturës ka ndihmuar protestuesit e dhunshëm duke e vendosur veturën e tij zyrtare në mes të rrugës para personave të dyshuar dhe barrikadës së vendosur, ku në pjesën e pasagjerit është vërejtur se është nxjerr një motosharrë, e cila nga personat e dyshuar është përdorur për prerjen e druve dhe vendosjen e tyre në barrikadë. Edhe përkundër faktit se zyrtarët policorë kanë kërkuar disa herë nga i njëjti që ta lirojë rrugën, duke e përsëritur kërkesën edhe në gjuhën angleze, i njëjti ka refuzuar urdhrat policorë duke mos pranuar të komunikojë, të identifikohet si dhe ta lirojë rrugën”, theksohej në njoftimin e Policisë së Kosovës. Më tej thuhej se zyrtarët policorë, duke u gjetur në një situatë të rënduar në një zonë të rrezikshme, “janë detyruar ta nxjerrin nga makina me forcë dhe ta arrestojnë atë, për ta shoqëruar në polici”. Lidhur me arrestimin e zyrtarit të misionit të UN-it në Kosovës kishte reaguar edhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani. Sipas tij zyrtari rus i UNMIK-ut Krasnoschenkov, kishte punuar më herët në intelegjencën ruse. “Fjalët e mediave serbe e ruse se Krasnoschenkov ishte një kalimtar i pafajshëm, i cili u kap në përpjekjet e PK-së për të thyer bllokadën rrugore, janë shumë të dyshimta. Atëherë, pse Krasnoschenkov qëlloi atje në vendin e ngjarjes, apo pse nuk u largua kur e pa pengesën? Pse përdori automjetin e tij zyrtar për të bllokuar rrugën, pse i rezistoi arrestimit, ose a ekzistonte ndonjë axhendë tjetër që kishte Krasnoschenkov e që ishte e fshehur nga UNMIK-u? Burime të besueshme pretendojnë që Krasnoschenkov jetoi një jetë krejtësisht ndryshe para se të punësohej në Kombe të Bashkuara dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE). Krasnoschenkov, një Kolonel i pensionuar i ushtrisë ruse, në 1990 ka punuar në zyrat e Atasheut të Mbrojtjes në Azinë Juglindore. Në vitin 1990 ishte e zakonshme që të gjithë anëtarët e atasheve ushtarakë ruse ishin pjesë e Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës ruse (GRU). Inteligjenca Ushtarake Ruse, e njëjta GRU që e mbajti përgjegjësinë për përpjekjen e dështuar në grusht-shtetin në Malin e Zi në vitin 2016. Nëse nuk ishte e qartë më parë, është e qartë tani që qeveria ruse po përpiqet të ushqejë tensionet etnike me qëllim të minimit të sovranitetit të Kosovës dhe prishjen e çdo mundësie në Kosovë dhe Serbi për të normalizuar marrëdhëniet e tyre, duke e mbajtur bashkësinë ndërkombëtare dhe misionet e tyre në Kosovë”, kishte deklaruar zëvendësministri Ramadani atë kohë. Për shkak të imunitetit të tij diplomatik, kryeprokurori kishte marrë vendim për lirimin e tij dhe ndaj tij nuk është shqiptuar asnjë masë, apo ndjekje penale.

Një shembull tjetër i Rusisë kohëve të fundit, duke përfshirë edhe veprimet e inteligjencës ushtarake te saj, ndërhyrja e GRU ishte përpjekja e grushtit të vitit 2016 në Malin e Zi. 

Disa prej këtyre të dyshuarve u dënuan kohët e fundit për kampanjë për të përmbysur qeverinë e Malit të Zi dhe tani shohim përpjekjet e dorës së parë të GRU-së në mes të Kosovës, duke përfshirë përpjekjet për të ndezur tensionet etnike midis serbëve dhe shqiptarëve dhe pastaj të fshihen pas mbulesës së OKB-së.

Për fat të mirë për Kosovën dhe pjesën tjetër të Ballkanit, tentimet e GRU-së që të shfrytëzojë tensionet midis Serbisë dhe Kosovës, kanë dështuar.



Flori Bruqi
Një zyrtar ndërkombëtar, brenda UNMIK-ut, me inicialet P.T. ka bërë të ditur se zyrtari rus i UNMIK-ut, Andrey Nikolaevich Antonov, i cili sot u shpall “persona non grata” nga Republika e Kosovës, ka qenë i ngarkuar me punë në degën e UNMIK-ut në Mitrovicën Veriore dhe po ushtronte presion mbi strukturat politike serbe për të ndërmarrë veprime radikale. “Që moti Antonov ka raporte shumë të mira me strukturat serbe në veri të Kosovës, mirëpo kohën e fundit ai ishte duke ushtruar presion të jashtëzakonshëm mbi strukturat politike serbe në komunat me shumicë serbe”, ka thënë zyrtari ndërkombëtar P.T. brenda administratës së UNMIK-ut. Ai, ka shtuar se Antonov, në të kaluarën ka punuar si zyrtar policor. Refuzimi i Bislimit për takim rreth dinarit, Petrich: Brukseli duhet të ve… Ai më tej ka vazhduar se, “aq presion të madh ka ushtruar, sa për këtë serbët e kanë lajmëruar edhe Petar Petkoviqin dhe presidentin serb Vuçiqin”. Antonov, sipas këtij zyrtari ndërkombëtar në UNMIK, ka qenë i angazhuar edhe në zmadhimin e elementit prorus në bllokadat që ishin bërë në veri në shtatorin e këtij viti, kur serbët po kundërshtonin masat e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me targa. “Antonov ka pasur kontratë me UNMIK-un deri në qershor te vitit 2022, dhe UNMIK dy herë ka pranuar vërejtje për veprimet e tij në Mitrovicë”, ka thënë zyrtari ndërkombëtar. MPJD e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në njoftim për publikun kishte thënë se “Sot, Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka shpallur persona non-grata një zyrtar rus të UNMIK-ut me zyrë në Prishtinë. Kosova qëndron me aleatët e saj për të vepruar kundër veprimeve të dëmshme që rrezikojnë sigurinë kombëtare të Kosovës dhe rendin kushtetues”. Andrey Nikolaevich Antonov, është zyrtari i dytë rus i UNMIK-ut që shpallet “persona non grata”.

 I pari ishte Mikhail Krasnoshchekov, i cili pas përpjekjes për ta ndaluar një aksion policor të Kosovës, ishte dëbuar nga Kosova. Krasnoshchekov, në maj të vitit 2019, me automjet të UNMIK-ut ishte përpjekur që t’ia bllokonte rrugën Policisë së Kosovës gjersa ata ishin në zbatim të ligjit në një aksion për arrestimin e disa prej serbëve që po merreshin me krim të organizuar. 

Madje, në automjetin e tij ishte gjetur edhe sharra motorike, me të cilën ishin prerë drurë për t’i bllokuar rrugët. Në rrugët e Prishtinës, shoqëria civile në shenjë proteste ndaj UNMIK-ut, kishte shkruar parullat “UNMIK RUSMIK”.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...