Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/03/02

Aleksandër Vuçiqi e çon Beogradin në zgjedhje të reja pas akuzave për manipulime

 


 


Presidenti i Serbisë,çetniku dhe fashisti i njohur serb,  Aleksandar Vuçiq, të shtunën ka vendosur që Beogradi të shkojë në zgjedhje të reja pas akuzave të shumta për manipulime të votave. Zgjedhjet e dhjetorit në Beograd i fitoi partia e Vuçiqit, SNS. Por procesi është kritikuar për shumë parregullsi nga organizatat perëndimore. Gjermania ishte më e zëshmja në këtë aspekt. Opozita në Serbi mbajti protesta pas zgjedhjeve, duke kërkuar zgjedhje të reja në Beograd, pasi ishin të bindur se ato ishin të manipuluara. Vuçiqi konfirmoi se në Beograd do të ketë zgjedhje të reja gjatë mbledhjes së kryesisë së partisë. Data do të caktohet më vonë. Zgjedhjet në Serbi u fituan bindshëm nga partia e Vuçiqit.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...