2024-03-02

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov: SHBA-ja ka plane për ta sulmuar Rusinë nëse Ukraina humb



Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka deklaruar të premten se Rusia nuk kishte plane për të sulmuar vendet e NATO-s nëse konflikti në Ukrainë konsiderohej një sukses në favor të Rusisë, por ka shtuar se SHBA-ja ka plane për të sulmuar Rusinë nëse Ukraina konsiderohet se “ka humbur”."Nga shprehja e hapur dhe e qartë e zotit Austin, gjithçka është krejtësisht e kundërta. Ne nuk kemi plane të tilla dhe nuk mund t'i kemi, por amerikanët i kanë”, ka thënë Lavrov gjatë një interviste në Turqi, ku po merrte pjesë në Forumin e Diplomacisë në Antalia, raportoi AP. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka thënë gjatë një seance dëgjimore në Kongres të enjten se, ai besonte se NATO-ja mund të jetë në "një luftë me Rusinë" nëse "Ukraina bie".Austin mori pjesë në seancën dëgjimore për të diskutuar një mungesë të fundit të tij për shkak të çështjeve mjekësore. Ai u diagnostikua me kancer të prostatës në fillim të dhjetorit. Lavrov komentoi gjithashtu deklaratën e presidentit francez, Emmanuel Macron në fillim të kësaj jave, në të cilën ai refuzoi të përjashtonte një dislokim të mundshëm të trupave perëndimore në Ukrainë. “Fakti i dëshirës për të futur trupa tashmë është zyrtar, jozyrtarisht ata tashmë janë atje”, është shprehur Lavrov.Deklarata e Macronit për dislokimin e trupave në Ukrainë shkaktoi një reagim nga udhëheqës të tjerë. Zyrtarët francezë më vonë u përpoqën të sqaronin deklaratën e Macronit dhe të zvogëlonin reagimin, duke këmbëngulur në nevojën për t'i dërguar një sinjal të qartë Rusisë se ajo nuk mund të fitojë në Ukrainë.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...