Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/03/04

KLGJ reagon pas akuzave të Berishës për Irena Gjokën: Sulm për shkak të detyrës, krijojnë imazh të gabuar për punën e gjyqësorit

 

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar, pas akuzave publike të bëra ndaj gjyqtares pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Irena Gjoka.

Në një reagim për mediat, KLGJ thotë se këto deklarime të përsëritura publike në media përbëjnë sulm ndaj gjyqtarëve për shkak të detyrës, duke synuar kompromentimin e pavarësisë së gjyqësorit, nëpërmjet përndjekjes mediatike.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor, si organ i ngarkuar nga Kushtetuta për të garantuar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor, ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit sa i përket deklaratave publike në media nga persona publik dhe mbrojtësve të tyre në procesin penal, të cilat në përmbajtjen e tyre cënojnë rëndë figurën dhe dinjitetin e znj. Irena Gjoka, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.


Gjyqtarja Irena Gjoka bëhet me 6 truproja, frika e sulmeve ndaj saj |  Gazeta Koha Jone


Këshilli vëren me keqardhje se këto deklarime të përsëritura publike në media përbëjnë sulm ndaj gjyqtarëve për shkak të detyrës, duke synuar kompromentimin e pavarësisë së gjyqësorit, nëpërmjet përndjekjes mediatike. Njëkohësisht, Këshilli i Lartë Gjyqësor vlerëson se këto qëndrime jo vetëm që ndikojnë negativisht në besimin e publikut ndaj pushtetit gjyqësor por edhe krijojnë imazhin e gabuar mbi veprimtarinë e gjyqtarëve gjatë ushtrimit të detyrës me synimin për t’i detyruar ata të japin vendime në kundërshtim me parimet e pavarësisë dhe paanësisë. Gjithashtu, Këshilli i Lartë Gjyqësor thekson se avokatët në bazë të ligjit dhe kodit etik profesional, duhet të sillen me respekt, ndershmëri dhe integritet kundrejt gjykatës, në funksion të përfaqësimit të interesave të klientëve. Këshilli i Lartë Gjyqësor fton të gjithë aktorët të respektojnë gjyqtarët dhe impenjimin e tyre në forcimin e shtetit të së drejtës, pasi dhënia e drejtësisë duhet të jetë e çliruar nga çdo lloj ndikimi apo ndërhyrjeje nga subjektet publike apo private. Në respektim të dispozitave ligjore në fuqi, sjellim në vëmendje se mjeti ligjor për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është ankimi në një gjykatë më të lartë“-thuhet në reagimin e KLGJ. Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj tha sot se mbrojtja vazhdon me kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. “Ka disa shkaqe, që në seancën tjetër, do t’ua bëjmë me dije. Kjo është një nga shkaqet, por ka edhe të tjera. Duhet t’i drejtohemi njëherë gjykatës. Kërkesa për përjashtimin e Irena Gjokës, është e bashkëlidhur”. Do të vendosë për Berishën,aksidentohet eskorta që shoqëronte familjen e Irena Gjokës Irena Gjoka Lajme të ngjashëm Lajme të lidhura Shqipëria Turistike gati për në panairin më të madh të turizmit, ITB BERLIN Gjermani Shqipëria Turistike gati për në panairin më të madh të turizmit, ITB BERLIN Gjermani 04/03/2024, 14:41 Ceo i dronëve, Bayraktar me kryeministrin Edi Rama “Truri” i dronëve luftarakë në krah të Ramës: Hap i madh për sigurinë e Shqipërisë 04/03/2024, 14:17 Fotoilustruese/Policia e Shtetit Arrestohet në Dubai Merxhan Çeliku, kërkohej për mashtrim me Call Center-at 04/03/2024, 14:12 Vidhnin makina si “Range Rover”, “Audi A5” dhe “Mercedez Benz”, arrestohen babë e bir Vidhnin makina si “Range Rover”, “Audi A5” dhe “Mercedez Benz”, arrestohen babë e bir 04/03/2024, 14:08 Baroni shqiptar i drogës Klodian Copja Baroni i drogës Klodian Copja, i dënuari i parë që ekstradohet nga Anglia në Shqipëri 04/03/2024, 13:5Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reagur në lidhje me një artikull nga media greke “in.gr” e cila shkruan se gjyqtarja Irena Gjoka, e cila po gjykon çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, është arrestuar në Greqi për falsifikim dokumentash. KLGJ me një reagim të fundit përgënjeshtron dhe njofton se lajmi që po qarkullon në mediat greke nuk është i vërtetë dhe se po vëren me keqardhje të madhe këto deklarime të përsëritura publike në media të cilat cënojnë rëndë figurën dhe dinjitetin e znj. Irena Gjoka, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Njoftimi: Këshilli i Lartë Gjyqësor, si organ i ngarkuar nga Kushtetuta për të garantuar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor, ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit sa i përket deklaratave publike në media nga persona publik dhe mbrojtësve të tyre në procesin penal, të cilat në përmbajtjen e tyre cënojnë rëndë figurën dhe dinjitetin e znj. Irena Gjoka, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Këshilli vëren me keqardhje se këto deklarime të përsëritura publike në media përbëjnë sulm ndaj gjyqtarëve për shkak të detyrës, duke synuar kompromentimin e pavarësisë së gjyqësorit, nëpërmjet përndjekjes mediatike. Njëkohësisht, Këshilli i Lartë Gjyqësor vlerëson se këto qëndrime jo vetëm që ndikojnë negativisht në besimin e publikut ndaj pushtetit gjyqësor por edhe krijojnë imazhin e gabuar mbi veprimtarinë e gjyqtarëve gjatë ushtrimit të detyrës me synimin për t’i detyruar ata të japin vendime në kundërshtim me parimet e pavarësisë dhe paanësisë. Gjithashtu, Këshilli i Lartë Gjyqësor thekson se avokatët në bazë të ligjit dhe kodit etik profesional, duhet të sillen me respekt, ndershmëri dhe integritet kundrejt gjykatës, në funksion të përfaqësimit të interesave të klientëve. Këshilli i Lartë Gjyqësor fton të gjithë aktorët të respektojnë gjyqtarët dhe impenjimin e tyre në forcimin e shtetit të së drejtës, pasi dhënia e drejtësisë duhet të jetë e çliruar nga çdo lloj ndikimi apo ndërhyrjeje nga subjektet publike apo private. Në respektim të dispozitave ligjore në fuqi, sjellim në vëmendje se mjeti ligjor për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është ankimi në një gjykatë më të lartë. Artikulli në median greke: Gjyqi i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, i cili qëndron në paraburgim që në prag të zgjedhjeve në Shqipëri, në maj 2023, Fredi Beleri është kthyer në një lojë diplomatike mes Athinës dhe Tiranës. Një rast që Athina e ka lidhur me rrugën europiane të Shqipërisë dhe ka qenë cak i kritikave nga vendet e tjera anëtare të BE-së. Krahas lojës diplomatike në vazhdim, interesant është edhe përbërja e gjykatës, e sidomos historia jonë e tre gjyqtarëve që gjykuan Belerin. Gjyqtarja Historia e Irena Shpatës e bija e Hekuranit dhe Dallandyshes, e datëlindjes 15-2-1970. Irena Shpata e cila që nga viti 2011 përdor mbiemrin e bashkëshortit të saj aktual (të dytë) Gjoka. Dhe që sipas të dhënave ka “llogari të hapura” me Greqinë. Arrestimi Sipas dëshmive në të kaluarën Irena Shpata ishte arrestuar në Greqi për përdorimin e dokumenteve false me të cilat tentonte të tregonte se ishte me origjinë greke. Për këtë arsye, asaj iu ndalua hyrja në vendet e Shengenit për 12 vjet dhe të dhënat e saj së bashku me gjurmët e gishtërinjve u regjistruan në bazën përkatëse të të dhënave. Falsifikim Më konkretisht, Irena Shpata së bashku me bashkëshortin e saj të parë që mbante mbiemrin Maneku tentuan të hynin në Greqi më 24 dhjetor 2002 nga A.T. Kakavije duke përdorur një vizë konsullore të falsifikuar për sa i përket periudhës së vlefshmërisë. Nëse dikush kishte një vizë konsullore 100 ditore, ai mund të merrte një kartë identiteti speciale të emigrantit (EDTO) në Greqi. Personi në fjalë kishte falsifikuar periudhën e vlefshmërisë së vizës konsullore për t’u dukur se ajo kishte një kohëzgjatje prej 100 ditësh, duke u përpjekur të tregonte se gjoja ishte nga Vorio-Epiri. Së bashku me bashkëshortin e saj në atë kohë, ata apeluan në një gjykatë administrative në Greqi. Kërkesa e tyre u refuzua. Hyrja në gjykatën e korrupsionit Në vitin 2019 Irena Shpata -Gjoka ka aplikuar për anëtarësim në gjykatën antikorrupsion GJKKO. Gjykata që po gjykon aktualisht Belerisin. Emërimet duhej të miratoheshin në parim nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (i njohur në shqip si OMN), i cili përbëhej nga të huaj. Ky komitet konstatoi se Irena Shpata-Gjoka kishte kryer falsifikim dhe gjithashtu kishte problem dhe e pushoi nga puna. Më pas, megjithatë, ajo u kthye, pas ankimimit ndaj vendimit të Komitetit Ndërkombëtar të Provimeve dhe pasi komisioni i pavarur i vlerësimit të kualifikimeve (që është shqiptar) e pranoi atë, duke konsideruar se gjithçka është në rregull. Paragjykimi Nisur nga ky zhvillim Irena Shpata-Gjoka është, sipas shumë ndjekësve të çështjes, e kontrolluar nga Rama pasi i detyrohet mirënjohje që e vendosi në këtë pozicion pavarësisht falsifikimit. Në të njëjtën kohë, sipas të njëjtave burime, mund të thuhet se ajo është e njëanshme negative ndaj Greqisë dhe kryebashkiakut minoritar Belerit. Vlen të kujtojmë se gjykimi i Fredi Belerit është caktuar të vazhdojë të martën, më 5 mars, me deklarimin e tij dhe përfundimin e procesit.

Avionët ushtarakë italianë inaugurojnë bazën e Kuçovës, demonstrime edhe nga helikopterët Black Hawk

 

Hapja e bazës ajrore taktike në Kuçovë u mbyll me një shfaqje nga helikopterët Black Hawk, që u ndoq nga të pranishmit.

Avionët F16 dhe F35, të ardhur nga Italia, dhuruan spektakël mbi qiellin e Kuçovës.

Në ceremoninë e inaugurimit, morën pjesë krerët më të lartë të shtetit dhe zyrtarë të aleancës e vendeve anëtare. Sipas kryeministrit Edi Rama, kjo bazë do të luajë rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Baza ajrore e Kuçovës është ndërtuar në vitin 1950, por doli jashtë përdorimit në vitet ’90. Pas rikonstruksionit të bazës së Kuçovës, Qeveria e kryeministrit Edi Rama kërkoi që të procedohet sa më shpejt në lidhje me aplikimin e Shqipërisë për ta bashkëfinancuar me NATO-n rikonstruksionin e bazës së re detare në Porto Romano.

FOTO GALERI
1/58

Helikopterët Black Hawk dhe dronët Bayraktar “pushtojnë” Kuçovën, edhe opozita i bashkohet ceremonisë. Çfarë nuk u pa nga hapja e bazës ajrore të NATO-s

 

Hapja e bazës ajrore në Kuçovë u zhvillua mes helikopterëve, avionëve dhe dronëve luftarakë që janë pjesë e kësaj baze.

Nuk ka munguar pjesëmarrja e shumë ushtarakëve të lartë, ministra por edhe deputetë të opozitës.

Në përurimin e kësaj baze mbajti fjalim ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major, Arben Kingji, i Ngarkuari me Punë i Ambasadës Amerikane, David Wisner, i dërguari nga Ministria turke e Mbrojtjes, ministri Italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe presidenti Bajram Begaj.

Nga sot, avionët F16 dhe F35, do të jenë pjesë e aeroportit ushtarak të Kuçovës, jo vetëm për të përmbushur detyrat e NATO-s, por edhe për të ruajtur hapësirën ajrore të vendit tonë.

Zhurmën e munguar prej tre dekadash të avionëve MIG e rikthyen në Kuçovë avionët e NATO-s.

E hëna e 4 marsit e vendos Shqipërinë, jo thjesht si një vend anëtarë të NATO-s, por edhe në pasjen e  një baze ajrore ushtarake.

Baza ajrore e Kuçovës do t’i shërbejë NATO-s për operacione nga më të ndryshme në rast nevoje në të gjithë rajonin, përfshi trajnime për pilotët tanë. Presidenti Bajram Begaj rëndësinë e inuagurimit të bazës së Kuçovës, e lidhi me kontekstin e sigurisë rajonale.

“Shqipëria dhe Kuçova nuk u zgjodhën rastësisht. Kjo dëshmon vlerësimin dhe besimin që aleatët kanë te Shqipëria, si një partnere e denjë dhe e përkushtuar. NATO nëpërmjet këtij investimi, tregon se Shqipëria ka një rëndësi strategjike për aleancën. Është një investim për të forcuar kapacitetet, planet, burimet dhe infrastrukturën e aleancës”.

Për kryeministrin Edi Rama, këta avionë të NATO-s në Kuçovë tejkalojnë rëndësinë e kësaj baze në tokën shqiptare.

“Do doja të falënderoj miqtë dhe aleatët tanë të paçmueshëm turq të cilët për thuajse tre dekada e mbajtën gjallë frymën e kësaj baze, e cila sot është tërësisht e transformuar dhe e gatshme si një bazë e re taktike e NATO-s me një rëndësi që i tejkalon kufijtë e Shqipërisë. Një bazë e cila është një tjetër element sigurie për rajonin tonë të Ballkanit Perëndimor, i cili e dimë mirë se është një rajon jo i pa rrezikuar nga kërcënimi dhe ambiciet neo-imperialiste të Federatës Ruse”.

Ministri Mbrojtjes, Niko Peleshi e shikon këtë investim në Kuçovë në shërbim të mbrojtjes kolektive, misioni parësor i NATO-s.

“Nder dhe privilegj. Ambicie te kemi një flotë dinjitoze ajrore. Numri i dronëve do të rritet shumë shpejt. Baza aset për të gjithë rajonin”.

Komandant Leitnanti i NATO-s, Gjeneral Juan Pablo Sanchez DE LARA deklaroi se kjo bazë një është demonstrim i bashkimit të aleancës tonë.

“Duke punuar së bashku në kuadër të sistemit ajror të përbashkët të mbrojtjes antiraketë, ne garantojmë siguri për njerëzit tanë, garantojmë ecuri, gjithashtu edhe duke ndërtuar solidaritet dhe besim të ndërsjellë që janë dy instrumente kryesore në NATO.  Shqipëria është gati të marrë përsipër detyra të reja në kuadër të NATO-s”.

I Ngarkuari me Punë i Ambasadës Ameriakne, David Wisner në fjalën përshëndetëse tha”

“Ky është një tjetër gur kilometrik në përkushtimin e vazhdueshëm të Shqipërisë ndaj parimeve të NATO-s, mbrojtjes së paqes, lirisë dhe demokracisë dhe kundërshtimit të kërcënimeve përmes parandalimit të mbrojtjes. Sot, pavarësisht sfidave të mëdha, NATO është më e fortë, më e madhe, me burime më të mira dhe në të vërtetë që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, NATO është rritur, si simbol i gjithë angazhimit tonë dhe veçanërisht si simbol i solidaritetit të Shqipërisë me anëtarët e NATO-s”.

Pjesë e bazës së NATO-s në Kuçovë do të jenë edhe dronët Bayraktar me fuqi shkatërruese të blindave ushtarak në lëvizje.

Rihapja e bazës ajrore të Kuçovës nën flamurin shqiptar dhe të NATO-s, pas një investimi prej 50 milion euro, ia lë vendin ambicies të Shqipërisë në pasje edhe të një baze detare të aleancës më të fortë ushtarake të botës, në portin e Porto Romanos në Durrës.


Gafa e ish presidentit Donald Trump/ Ngatërron sërish Bidenin me Obamën, më pas shfajësohet: E bëra me qëllim

 

Joe Biden nuk është i vetmi në garën për Shtëpinë e Bardhë që bën gafa.

Për të disatën herë, rivali i tij Donald Trump e ka ngatërruar atë me Barack Obama. “Vladimir Putin, siç e dimë, ka aq pak respekt për Obamën sa ai ka filluar të flasë për armët bërthamore. Ne kemi një president budalla, budalla,” i shpreh Trump gjatë një mitingu në Richmond, Virxhinia. Më pas, pasi e kuptoi gabimin, ai u përpoq ta minimizonte atë duke pretenduar se e kishte bërë me qëllim. “Sa herë që them presidenti ynë Barack Hussein Obama është sepse shumë njerëz thonë se ai është në krye. Edhe pse unë nuk mendoj kështu”, tha Trump.

Së fundmi, ish-presidenti që do të mbushë 78 vjeç në qershor, gaboi emrin e gruas së tij Melania Knavs dhe pak kohë më parë ngatërroi kundërshtaren e tij Nikki Haley me ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

TCHA:Përfundoi udhëtimin në BBV3 brenda pak orëve, avokati i Liam Osmanit: E paimagjinueshme që autoritetet shqiptare…

Liam Osmani një ish finalist që u rikthye në Big Brother Albania Vip 3 me synimin për ta fituar atë, e përfundoi rrugëtimin e tij pak orë pasi hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. 44-vjeçari u detyrua të lërë shtëpinë më të ndjekur në vend për shkak të telasheve me drejtësinë. Gjykata e Tiranës kishte dhënë një vendimim dhe e ka dënuar në mungesë me me 2 vite e 6 muaj burg për veprën penale të “Mashtrimit”.

 

Liam Osmani një ish-finalist që u rikthye në Big Brother Albania Vip 3 me synimin për ta fituar atë, e përfundoi rrugëtimin e tij pak orë pasi hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

44-vjeçari u detyrua të lërë shtëpinë më të ndjekur në vend për shkak të telasheve me drejtësinë. Gjykata e Tiranës kishte dhënë një vendim dhe e ka dënuar në mungesë me2 vite e 6 muaj burg për veprën penale të “Mashtrimit”. Sipas policisë, Liam Osmani në vitin 2019, përvetësoi përmes mashtrimit 19 bileta turistike për në Gjermani me vlerë 6 mijë euro, për të cilat nuk kreu asnjë pagesë.

Dënimi ndaj ish konkurrentit të Big Brother ishte dhënë në vitin 2022.  Por ai u ekzekutua nga Policia gjatë momentit që 44-vjeçari u bë pjesë e shtëpisë së Big Brother. Menjëherë pas shoqërimit të Liamit nga uniformat blu, banorëve iu komunikua largimi i tij, përmes një zarfi të kuq që u lexua nga konkurrentja Sara Gjordeni.

Disa orë pas arrestimit reagoi dhe avokati i Liam Osmanit, Dritan Shehaj i cili tha se klienti i tij nuk e ka kryer këtë vepër penale dhe se nuk kishte dijeni për procesin ndaj tij dhe nuk është thirrur kurrë nga autoritetet.

Sipas tij Liam Osmani është një shtetas gjerman, qe jeton dhe punon në Keln, Gjermani, në një nga spitalet e këtij qyteti, dhe është e paimagjinueshme që organet ligjzbatuese të shtetit shqiptar, të mos t’i drejtohen asnjëherë autoritete gjermane për ta kërkuar, për ta njoftuar, për ta thirrur, për të dhënë shpjegime, për ta vënë në dijeni të akuzave që janë ngritur ndaj tij, për ta degjuar perpara se te nxirrnin konkluzionet perkatese, dhe perpara se ta dënonin në mungese, dhe nxitimthi.

Shtyu seancën për revokimin e masës “arrest shtëpie” për Berishën, GJKKO tregon arsyen: Ish-kryeministri refuzoi të firmoste fletëthirrjen

 

Mungesa e firmës së ish-kryeministrit Sali Berisha në fletëthirrjen për seancën ndaj tij në Gjykatën e Posaçme, u bë shkak që seanca të shtyhej.

Gjykata thotë në reagimin zyrtar se ndonëse konstatoi refuzimin për të nënshkruar fletëthirrjen nga Berisha, e konsideroi njoftimin si të kryer. Pavarësisht dijenisë personalisht për datën dhe orën e zhvillimit të seancës së sotme gjyqësore, në kushtet që Berisha ndodhet me masë sigurimi personal shtrëngues “arrest në shtëpi“, nuk rezulton vullneti i tij lidhur me të drejtën për të marrë pjesë në këtë gjykim ose jo, për sa kohë nuk mund të paraqitet si shtetas i lirë në gjykatë.

Në këto kushte, Gjykata vendosi të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor dhe të shtyjë seancën për në 8 mars, në orën 09.00.

Erdhi koha për të fjetur…nata e parë për herë të dytë në burgun e Nishit e ëndrrat për Lirinë tonë ndërronin vetëm shtratin dhe qytetin, por një ditë edhe këto ëndrra do të bëhen realitet.

                          Nga akademik PHD.  Flori Bruqi Me rastin e 27-vjetorit të bombardimeve në burgun e Dubravës, Hasani i përshkuan at...