Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/03/04

Gafa e ish presidentit Donald Trump/ Ngatërron sërish Bidenin me Obamën, më pas shfajësohet: E bëra me qëllim

 

Joe Biden nuk është i vetmi në garën për Shtëpinë e Bardhë që bën gafa.

Për të disatën herë, rivali i tij Donald Trump e ka ngatërruar atë me Barack Obama. “Vladimir Putin, siç e dimë, ka aq pak respekt për Obamën sa ai ka filluar të flasë për armët bërthamore. Ne kemi një president budalla, budalla,” i shpreh Trump gjatë një mitingu në Richmond, Virxhinia. Më pas, pasi e kuptoi gabimin, ai u përpoq ta minimizonte atë duke pretenduar se e kishte bërë me qëllim. “Sa herë që them presidenti ynë Barack Hussein Obama është sepse shumë njerëz thonë se ai është në krye. Edhe pse unë nuk mendoj kështu”, tha Trump.

Së fundmi, ish-presidenti që do të mbushë 78 vjeç në qershor, gaboi emrin e gruas së tij Melania Knavs dhe pak kohë më parë ngatërroi kundërshtaren e tij Nikki Haley me ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...