1) Parlamenti i Kosovës, respektivisht, deputetet e zgjedhur, duhet të bashkohen për çështje kruciale, shtetërore. Edhe pse shumë i vonuar, Parlamenti i Kosovës duhet t`i shpallë jo valide vendimet e Sllobodan Millosheviqit, ashtu siç thotë edhe OKB-ja "nga viti 1990-1999", madje i dublon, duke i quajtur "nul-zero". Pra, kur OKB-ja e thotë këtë, atëherë pse Parlamenti i Kosovës i heshtë, madje, janë shtuar zëra, sidomos nga kuadro të PAN-it, se duhet zbatuar vendimi i vitit 1997 i Millosheviqit, për t`ia dhënë 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit, përfshi edhe mbylljen e rrugës klasike, "prej se ka bi lisi", - siç thotë populli. Aq më keq se ajo po bëhet rrugë rajonale, që lidhë tre shtetet fqinjë: Kosovë-Mali i Zi-Shqipëri.
2) Po ashtu duhet të shpallën jo valide të gjitha marrëveshjet e nënshkruara nga Hashim Thaçi, pasi, tashmë, dihet se ai ishte rekrutuar nga Shërbimi Informativ francez, natyrisht, për interesa të Serbisë, sepse rekrutuesi, agjenti Arnaud Danjean, ishte dhëndër i Serbisë.
3) Kushtetuta e Kosovës e ndalon Asociacionin njëetnik, sepse Kosova, sipas Kushtetutës, është multietnike. Dhe, për këtë këmbëngulës kanë qenë ndërkombëtarët. Kjo mjafton për t`i stopuar SHBA dhe BE, që të heqin dorë nga kjo kërkesë joligjore, madje shumë provokative, duke e ditur, paraprakisht, qëllimet e errëta e kriminale të Serbisë.
4)Fundja, nese behet një Asociacion i komunave me shumicë të minoriteteve, përfshi edhe Mamushën, me dominim të komunitetit turk dhe Dragashin, me komunitetin e përzier boshnjako-goranë.
5)Dhe, Draft-statuti është i gatshëm, njësoj si Asociacioni i komunave me shumicë shqiptare, me të vetmin ndryshim: Asociacioni nr. 2, i komunave me shumicë të minoriteteve në Kosovë. Lë të këtë monitorim nga OSBE, si organizatë vëzhguese e përhershme në Kosovë.
Për fund, përdorimi pa kriter i shprehjes bajate "Albini është - mashtrues -", nga Ramushi dhe opozita e çoroditur PAN-iste, është bumerang për vetë ata. Albini ka premtuar, por nuk ka realizuar një duzinë çerdhesh dhe ndoca pallate për çiftet martesore. Por, milionat i ka të gatshme dhe, nëse është prioritet ndërtimi i tyre, edhe ato mund t`i realizon.
Por mashtrimet e Lidereve me aleatët e opozitës janë miliona shumë-shifrorë, të cilat jo dekadat, por as shekulli nuk mund t`i kompensojë! Kësaj i thonë "ta humbasësh rrugën në oborr"!
No comments:
Post a Comment