Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/03/03

I dënuar në 2019 Liam Osmani (Mandiaro) për përvetësimin e 17 biletave turistike për në Gjermani, arrestohet banori më i ri i Big Brother Vip 3

Policia ka ekzekutuar ditën e sotme një vendim gjykate të shkurtit 2022, që dënonte Liam Osmanin, banorin e ri të “Big Brother Vip 3” me 2 vjet e 6 muaj burg.

Në një njoftim të Policisë thuhet se ai përmes mashtrimit ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat.

“Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, teksa ai ndodhej në shtëpinë e Big Brother Albania Vip 3. Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”. Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse”, thuhet në njoftim.

Liam Osmani (Mandiaro) u bë pjesë e formatit të “Big Brother Vip 3” vetëm ditën e djeshme. Më shumë  detaje për këtë ngjarje të pazakontë, do t’i ndiqni në show-n e të martës.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...