F A L E N D E R I M
Ju falenderojmë Zonja dhe Zotërinj për urimin e Shpaljes së Republikës së Pavarur të Çamëris.
Falenderoj Z. Prof. Dr. ESHREF YMERIN, në parashikimin e tij: “Çështja Çame nuk ka asnjë ndryshim nga çështja e kosovës”. Falenderoj Zotin Fatmir Terziu, Mero Baze, Flori Bruqi dhe të tjerë që un nuk i di, që me agjensit e tyre përhapën këtë njoftim të gëzuar an e kënd botës. “U SHPALL REPUBLIKA E PAVARUR E ÇAMËRIS”.
Kuvendi i Çamëris krijoi një qeveri me të gjitha resort … Ahmet Gjani u zgjodh kryetari i kuvendit, dhe Kryeministër Festim Lato. Kjo qeveri ka mbështetjen Ndërkombëtare nga OKB-ja, Gjykata ndërkombëtare e Hagës, nga Parlamenti Europian, nga të gjitha istitucionet ndërkombëtare.
Unë jam Çam, Unë jam vetë Çamëria mbi 90 vjeçar, Atë që nuk bëri këtë brezi im e bënë fëmijt tonë, brezi pas ardhës. Duke kryer amanetin e atyre që kanë vdekur dhe gëzuan brezin tim që jeton sot.
FESTIM LATO thot: “Neser totalisht, ajo që ka qën ëndërr nesër do të bëhet
realitet”.
Falenderojme: Zotin Fatmir Tereziu që me agjensinë që drejton “Fjala e Lire” e shpërndau artikullin i pari që: “U Shpall Republika e Pavarur e Çamris” gjithashtu Zotin Mero Base me gazetën “TEMA”, Zotin Flori Bruqi me “Agjensionin Flori Pres”, etj.
Falenderojmë Komentuesit për fjalët e mira dhe të ngrohta kushtuar Çamëris martire që sot doli në drit. Eshref Ymeri, Halit Elshami, Rustem Geci, Paskal Gjikdhima, Vojsava Delia, Fritz Radovani, Muharem Dino, Maliq Xhemali, Daip Greca, Mehmet Jashari, Shpëtim Gega dhe 30 të tjerë.
Ju falenderon Çamëria, ju falemderon plaku Çam. Me shumë respekt.
Rasim Bebo në Çikago Addison IL. USA.

No comments:
Post a Comment