2024-03-08

Laert Skiroi : Kush nuk njeh një fëmijë, mbron një burrë

 

Kush nuk njeh një fëmijë, mbron një burrë



 Si u harrua fëmija në përleshjen princërore?!

Kam përpara dy lajme të tmerrshme:

Njëri lajm thotë se në shtëpinë e Princit të Shqipërisë, Leka, kur u përleshën gruaja, burri dhe babai i gruas, aty nëpër këmbë ndodhej edhe një fëmijë, një vajzë e vogël me emrin e Mbretëreshës mahnitëse të Shqipërisë, Geraldinë.

Kush nuk njeh një fëmijë, mbron një burrë

Pas këtij lajmi nuk mund të flasësh se ç’traumë të rëndë ka pësuar ai fëmijë. Ka parë gjyshin me statujë në dorë duke dashur t’i vrasë të atin; ka parë të atin duke u mbrojtur nga dy banorët e shtëpisë; ka parë të ëmën duke ulëritur kundër të shoqit: ‘ti more të më rrahësh babain!, ti more!’...

Një pjesë e shoqërisë sonë ‘shkrimtare’ ka vërshuar nëpër media sociale, pa mundur ta shikojnë vajzën e vogël, e cila ishte strukur diku nën qilim. Për fat të keq, këta nuk e konsiderojnë fëmijën, por marrin në mbrojtje ‘babain Zaharia’. Një burrë në moshë, i pjekur mjaftueshëm që të mos ushtrojë dhunë në prani të një fëmije dhe të mos luajë si një ‘i fortë’ që i tregon vendin edhe mbretit. Ky është Gjergj Zaharia, babai i nuses së Princit, e cila është divorcuar nga Princi.

Kam lexuar me tmerr se si shkruajnë: “Uau!, sa keq më erdhi për Gjergjin, babain e ish gruas!’. Për fëmijën, asnjë fjalë. Kam parë se disa të njohur që ‘harrojnë’ fëmijën në përleshjen princërore të vendit, janë njerëz që nuk e njohin fëmijën. Nuk e njohin, edhe pse kanë jetuar nën hijen e të fortit (kur ky është edhe babai ose shefi); nuk e njohin fëmijën edhe pse nuk kanë lindur e rritur kurrë fëmijë. Është e rëndë, por nuk është aspak e thënë që ‘nëse nuk ke lindur e rritur fëmijë’ të mos dënohet dhuna ndaj tyre.

Sipas OKB për Fëmijët, dhuna psikologjike e dhunshme përfshin "përdorimin e agresionit verbal, kërcënimeve, frikësimit, denigrimit, talljes, fajit, poshtërimit, tërheqjes së dashurisë ose manipulimit emocional për të kontrolluar fëmijët". Më së shumti, të gjithë këtë shtypje e provoi vajza e vogël e princit. Të tjerë mbajnë anën e dhunuesit.

Lajmi i dytë i tmerrshëm:

Ku ka frikë popullore, aty ka më pak dhunë ndaj fëmijës. Kuba, p.sh, shteti që nuk u kthye kurrë në ‘demokraci’, ndodhet në fundin e listës së shteteve të botës mbi dhunën ndaj fëmijëve. Shifra e dhunës ndodhet diku te 36 %, teksa vendi i parë është te 93 %. Kjo të frikëson. Sepse duket se ‘liria i nxjerr dhe i çmend njerëzit e dhunshëm’. Këta edhe po të ndodhen në Pallatin Mbretëror nuk e përmbajnë dot dhunën ndaj të dobëtit. Fëmija ka rënë viktimë e mospërballimit të lirisë.

No comments:

Post a Comment

Kush është Dejona Mihali dhe pse është kaq e rëndësishme në LVV

Kërko brenda në imazh Para 2 vitesh  ish Deputeti i LVV, Haki Abazi, i cili  u largua nga 2 komisione parlamentare, kishte  disa akuza të rë...