Telenovela e dhunës brenda oborrit mbretëror vazhdon. Princi Leka dhe Elia morën dje në gjykatë të dy urdhër mbrojtje për të qëndruar larg njëri tjetrit.
Por çfarë fshihet pas kësaj historie dhe a do të ishte treguar kaq e butë drejtësia nëse do të ishte një qytetar i thjeshtë në këto rrethana? Avokati i njohur Gylsen Zhllima në një intevsitë për “5Pyetjet.al” shprehet se edhe Princi, ashtu si të gjithë të tjerët duhet të ishte arrestuar.
“Po të ishte një qytetar i thjeshtë do të ishte futur jo në birucë, por në burg, në sekonda, policët do i bënin moral. Policia jonë në këto raste të merr dhe të vendos në birucë.
Në këtë rast është përdorur një mekanizëm tjetër që është i padrejtë. Imagjino një të paraburgosur tjetër për dhunë në familje, të shikojë subjektin X, i cili nuk merret zvarrë nga policia!!!
Kjo është një pabarazi. Si ka mundësi të marrësh zvarrë një qytetar të thjeshtë dhe ti nuk merr subjektin që edhe ka filmuar edhe ka prova që të japin dyshim të arsyeshëm dhe nuk e çon në paraburgim që është dhuna në familje.
Gjithmonë prezumimi i pafajësisë, por nuk mund të përdorim dy standarde. Këtu është një diferencë shumë e madhe. Unë dhe ju të ishim do të na çonin në birucë dhe do të na bënin moral” tha ai.
Përplasja në familjen mbretërore shqiptare ka marrë vëmendje edhe në mediat e huaja, sidomos ato britanike. Tabloidi “Daily Mail” i ka kushtuar një shkrim të gjatë dhe të plotë mbi atë që ka ndodhur. Media e njohur britanike shkruan se princi i kurorës së Shqipërisë, Leka pretendon se ish-gruaja, Princesha Elia dhe babai i saj, 73 vjeç, e sulmuan atë me “sende te forta”.
Princi i kurorës Leka II ka kërkuar ndërhyrjen e policisë pas një incidenti të dyshuar dhune në familje që përfshinte ish-bashkëshorten dhe ish-vjehrrin e tij. Një video u shfaq në internet të martën e Lekës, 41 vjeç, i cili dyshohet u përfshi në një përleshje fizike me Princeshën Elia, 41 vjeç, dhe babain e saj, Gjergj Zaharia, 73 vjeç. Kjo vjen 2 muaj pasi çifti, i cili ka një vajzë 3-vjeçare, Princeshën Geraldine, njoftoi fundin e martesës së tyre, duke thënë se bashkimi kishte “humbur funksionin e tij”.
No comments:
Post a Comment