Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/03/08

Sherri ‘mbretëror’, miku i Princ Lekës tregon telefonatën pas ngjarjes: Ishte në spital

 

Sherri ‘mbretëror’, miku i Princ Lekës tregon

Një prej miqve të Princ Lekës ka folur lidhur me ngjarjen e shumëpërfolur mes tij dhe Elia Zaharisë duke treguar se ka patur edhe një bisedë telefonike me princin pas ngjarjes.

Andi Llabuti, ka treguar se kur e ka telefonuar princin pas ngjarjes, ky i fundit i ka thënë se ndodhej në spital pasi kishte marrë lëndime në trup.

“Fola më të dhe më tha që ‘jam në spital dhe po marr trajtim se kam dëmtime të rënda në trup dhe te këmbët’. Mesa duket goditjet kanë qenë të forta, ose të lehta me atë objektin e fortë, dhe e ka bërë për spital Princ Lekën”, tha ai.

Megjithatë sipas mikut të princit, ky sherr mund të ishte shmangur. Ai gjithashtu tha se edhe Elia mund të ketë patur ndikime nga jashtë.

“Mendoj se nga ana e Princit mbase po. Por edhe Elia mund të jetë ndikuar, mund të ketë ndonjë ndikim të jashtë, dmth jashtë çiftit. Mund të jetë nxitur, nxitje prindërore. Por nëse do të hidhnin sytë nga e vogla e tyre, mund të shmangnin çdo gjë”, shprehet miku i tij në një intervistë për Top Channel.
Ai gjithashtu tha se krisja mes çiftit ka nisur pas lindjes së vajzës, por nuk ka detaje.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...