Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/03/05

Akademik Arif Mati, historiani me kulturë enciklopedike, që sfidoi establimentin akademik francez:Pellazgët janë themelues të qytetërimit europian, jo helenët

.

 

Flori Bruqi, enciklopedist dhe autor i përmasave letrare të kohës - Bota Sot


Shkruan Akademik Prof.Dr.Flori Bruqi,PHD
AAAS New York, ,Prishtinë, Tiranë , Shkup












 

Pellazgët dhe shtrembërimet prej historianëve - Diaspora Shqiptare

Mathieu Aref (Arif Mati) lindi më 1 mars të vitit 1938 në Kajro të Egjiptit, është historian shqiptaro-france.
 Prindërit e tij kanë lindur në krahinën e Matit (Shqipëri). 
Tashmë ai jeton në Francë dhe i është dedikuar prej vitesh hulumtimit të historisë. 
Shqipëria – odiseja e pabesueshme e një populli parahelen (Historia dhe gjuha) 
Origjinali: Albanie (Histoire et langue) ou l’incroyable odyssée d’un peuple préhellenique. libër me Autor Mathieu Aref. 

Shqipëroi: Iliriana Angoni. Shtëpia botuese: "Plejad."  Viti i botimit 2007.
 Faqet e librit 608. 
ISBN 978-99943-903-9-7

 Ky libër do të befasojë shumë lexues. Ai nuk ngurron të ndërmarrë një qëndrim krejt të kundërt ndaj asaj, që me sa duket, është një e vërtetë e ndërtuar. 

A mos ka qenë i mbivlerësuar vendi i Grekëve në historinë e Gadishullit Ballkanik dhe, me sa duket, vetevetiu e pa nxjerrë pikëpyetje, ne jemi mësuar ta ngjisim deri në periudhën mikeniane e madje edhe më tej dhe ta vendosim pothuajse natyrshëm si të ketë qenë faktor thelbësor i historisë së këtij rajoni ?

 Në këtë vepër, Mathieu Aref (Aref Mati) hulumton në një tjetër drejtim dhe ravijëzon një botë tjetër, atë pellazge, së cilës grekët i detyrohen për një pjesë jo të vogël të së kaluarës së tyre. 

Por kësaj here ajo nuk duhet të ketë qenë aty, në Ballkan, përpara grekëve, dhe këtyre, kur mbërritën, nuk u mbeti gjë tjetër veçse të depërtonin e të merrnin atë çfarë ajo u ofronte.

 Kuptohet që këta grekët do ta kenë damkosur Herodotin për tradhti ndaj helnizmit dhe do ta kenë denoncuar për dashaligësinë e tij – që do të bëhet objekt i një trajtese të vogël të Plutarkut – e cila e shtyn atë të njohë cilësitë e barbarëve,dhe kjo, sipas atyre, i zhvlerëson bashkëpatriotët. 

Por, Herodoti ka pasur shumë të drejtë: grekët nuk kanë qenë të parët mbi këtë tokë dhe, nëse ka pasur të tjerë më parë, atëherë është më se e qartë se u detyrohen atyre për një pjesë të rëndësishme të qytetërimit.

 Dominique Briquel Profesor në Universitetin e Sorbonës Kjo tezë ka të bëjë me periudhën Para-helene dhe të Greqisë arkaike dhe ka për qëllim studimin e «traditës» tek autorët e lashtë në lidhje me zanafillën e qytetërimit grek nëpërmjet referecës së Pellazgëve. 

Ajo hedh një dritë të re mbi, njohuritë tona historike, kulturore dhe thekson fillimet e qytetërimit grek i shfaqur pas shekullit të tetë para erës sonë. 

Hekataeu i Miletët, Homeri, Hesiodi, Herodoti, Tukididi ose tragjedianët dhe të tjerë jo me pak të famshme kanë përmendur gjerësisht Pellazgët dhe pohuar që ishin paraardhësit e tyre dhe jo stërgjyshërit dhe kanë theksuar autoktoninë e tyre dhe që kishin jetuar në ato trojat që do të bëheshin më vonë Greqi. 

Paraardhës të grekëve, Pellazgët u kanë lëne atyre trashëgimin e elementëve thelbësore të qytetërimit të tyre. 

 Këtu do të gjeni një qasje multidisiplinare që ballafaqon të dhënat e traditës së lashtë me ato historike, etno-gjuhësore, arkeologjike dhe mitologjike, që mund ti sqarojnë. 

Ky libër gjithashtu sqaron me argumente bindëse për sa i përket kronologjisë së Greqisë së lashtë të mbivlerësuar nga autorët modernë, anakronizmat dhe gabimet historike: 
“Lufta e Trojës”, e pretenduar që ka ekzistuar në shekullin e XII para erës sonë, është në realitet një luftë e vonshme (shekulli i VII  para erës sonë) e kryer nga pushtuesit e parë helen kundër Azisë së Vogël në një rajon që më vonë do të bëhej Greqi; katër “shekujt të errët” (-1200-800) mbetin të heshtur mbi ekzistencën e Helenëve në atë kohë; Zeusi (Iliada, XVI, 232-236) është përcaktuar zyrtarisht si “Pellazg” dhe jo Helen; një qytetërim hipotetik i quajtur Miken (shpikje e pseudo-arkeologut Schliemann) është injoruar nga të gjithë autorët grek; Lineari B, i cili nuk është përveç një gjuhë para-hellene domethënë pellazge uzurpuar pjesërisht nga pushtuesit helen; Iliada dhe Odisea janë poema epike rrjedhur nga një «traditë gojore» para-helene dhe jo greke, etj.

 Shkrimtarët modernë kanë errësuar rolin thelbësor të luajtur nga pellazgët në shpërthimin e qytetërimit helen dhe rolin e etruskëve në shpërthimin e qytetërimit romak.

 Ky studim, jashtë shtigjëve të rrahura, i jep kësaj vepre referencash një karaktër të jashtëzakonshme. 

Akademiku shqiptar  Mathieu Aref ,PHD është një studiues françez, i lindur nga prindër shqiptarë në vitin 1938 në Kairo të Egjiptit, ku ai përfundoi shkollën e mesme klasike (letërsi , gjuhë greke dhe latine) dhe universitare (Histori, gjuhësi, Arte të Bukura dhe Arkitekture). 

Ai ka botuar 2 libra mbi Greqinë para-helene dhe Shqipërinë (Frëngjisht 2003/2004 dhe në shqip 2007-2008) dhe paraqiti një tezë doktorature në UNiverzitetin e Sorbonën ,të 
Parizit IV në 2012 nën titullin “Studime dhe hulumtime mbi Pellazgëve në zanafillën e qytetërimit grek”. 

Kjo tezë është rezultati dhe përfundimi i pothuajse pesëdhjetë vite studime dhe hulumtime të gjera shkencore. 

Më në fund njohja e tij të gjuhës shqipe (dy dialektet) e ka lejuar të deshifrojë dhe të shkoqisi shkencërisht shumë antroponime, teonime, toponime dhe oronime të Iliadës, Odisesë dhe mitologjisë.

Mikenët = Pellazgët: Greqia ose zgjidhja e një enigme Origjinali: Grece (Myceniens=Pelasges) ou la solution d`une enigme Histori. 

Autori i librit Mathieu Aref, Shqipëroi: Iliriana Angoni, shtëpia botuese: "Plejad". 

Viti i botimit 2004, fq. 608. ISBN 978-99956-658-2-1 

 Kjo vepër e re përfundon atë se çfarë  akademiku i ynë më famë botërore Mathieu Arefi shkrojë në veprën "Shqipëria (Historia dhe gjuha) ose Odisea e pabesueshme e një populli parahelen". 

Këtë herë ai e përzmadhojë  pamjen e saj dhe nxjerr nocione etnike, të cilat na i bëjnë të ditura burimet e lashta në lidhje me botën e lashtë ballkanike. 

 Këtyre pellazgëve, kaq e vështirë për t`u ravijëzuar edhe kur prania e tyre ka qenë e pohuar në shumë vise të botës antike, Akademik Prof.Dr.Aref Mati kërkon t`u japë një identitet.

 Duke u nisur nga një pohim i prerë i Herodotit se ishin barbarë ose më saktë "barbarofonë", dmth. Individë që flisnin një gjuhë ndryshe nga gjuha greke , ai propozon t`i identifikojmë me ilirët e antikitetit dhe të kërkojmë gjurmët ndër pasardhësit e tyre të ditëve të sotme: shqiptarët.

Karl Otfried Müller - Wikipedia
                               

Karl Otfried Müller

 Ai vetë është me zanafillë shqiptare dhe duke njohur e njohur në mënyrë të përkryer këtë gjuhë, Aref Mati zbraz të gjithë pasionin dhe njohuritë e tij në lidhje me këtë anketim: kjo mund të duket ikonoklaste, por nuk mungojnë pararendës të shquar të rivënies në diskutim të vizionit të zakonshëm të helenizmit- që nga 

Karl Otfried Müller

 
deri te Sir Moses Israel Finley dhe Ferdinand Braudel, të cilët të gjithë kanë pyetur veten për këta parahelenë, të cilëve Greqia e Perikliut u detyrohet kaq shumë. 









                          Sir Moses Israel Finley 

 Pa dyshim, duke u marrë me një çështje të tillë, gjithçka mund të jetë e diskutueshme, gjithçka duhet të diskutohet- dhe hipotezat e parashtruara nga autori nuk i shpëtojnë këtij rregulli thelbësor të përçapjes shkencore. 

Fernand Braudel - Wikipedia

                                             Fernand Braudel 


Por është mirë ta përballim veten me këtë rrezik për të mos qenë ndonjëherë veçse në gjumë dogmatik. 


"Athina e Zezë" 

Një vepër si "Athina e Zezë" na ftonte para disa vitesh për të hedhur një vështrim drejt jugut, për të kuptuar zanafillën e botës greke: ja një libër, i cili na fton që të mos shpërfillim veriun dhe ilirët në një proces të ndërthurur, i cili bëri të mundur shfaqjen e qytetërimit grek që ne njohim.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.



Arif Mati, historiani me kulturë enciklopedike, që sfidoi establimentin akademik francez me botimet e tij, ku vërteton që kultura mikene është pellazge dhe hyjnitë e mitologjisë janë pellazge.

Libraria ROXHA - MIKENËT=PELLAZGËT nga: Mathieu Aref Kjo vepër e re  përfundon atë se çfarë Arefi shkrujti në veprën "Shqipëria (Historia dhe  gjuha) ose odisea e pabesueshme e një populli parahelen". Këtë



Në fund establishmenti akademik francez u detyrua t'i japë gradën shkencore doktor në histori. Shembulli i sakrificës studimore për hir të së vërtetës së kombit.

Përralla për pellazgët në veprën e Aref Matit - KOHA.net



Eshtë autori i librit më të plotë historik për pellazgët, që është botuar ndonjëherë ''Mikenët = Pellazgët''. Nuk ka autor antik që ka thënë diçka për pellazgët që të mos gjendet në këtë libër.
Legjendë e gjallë!


Arif_mati

Përpjekja për të zbuluar të vërtetën historike realizohet me sukses kur mbështetet në fakte dhe në dokumente të shkruara dhe jo në fantazinë dhe në dëshirën e mirë. Studimi i historisë së popujve të lashtë nuk është aq i mundshëm dhe aq i lehtë. Literatura e deritanishme për historinë e pellazgëve dhe të ilirëve (në plan botëror) është e mjaftueshme dhe nuk fsheh asgjë për të cilën të kërkohet rishikim i shkrimeve, të dhënave dhe punimeve shkencore për temën në fjalë. Autorët e lashtë në veprat e tyre flasin për pellazgët dhe për ilirët. Nuk janë gjetur gjurmë të dukshme as të gjuhës dhe as të qytetërimit të pellazgëve dhe të ilirëve. 


Nuk ka asnjë të dhënë për organizimin shoqëror, ekonomik e politik të fiseve pellazge dhe të atyre ilire. Janë përkthyer pothuaj në të gjitha gjuhët e Europës dhe studiohen në universitetet europiane të ashtuquajturit parasokratikë të shekujve 8-7 p.e.r. 


Nuk kemi, për fat të keq, jo vetëm për shkencën shqiptare, por edhe për historinë dhe gjuhësinë europiane, asnjë dëshmi jo vetëm për gjuhën e popullit pellazg, por as për gjuhën e fiseve ilire. 


Vepra “Shqipëria (Historia dhe gjuha) Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen” e autorit Aref Mati (historian shqiptaro-francez), përkthyer nga frëngjishtja më 2007, qysh në titull të krijon përshtypjen se autori ka zbuluar dokumente e të dhëna të panjohura deri më sot që hedhin dritë në historinë aq të mjegullt e të vagëlluar të popullit pellazg dhe në vazhdimësi të fiseve ilire. Vepra është fryt i një pune 40-vjeçare, mbi një literaturë mjaft të pasur. Profesori i universitetit të Sorbonës, Dominik Brikel, në fillim të veprës së A. Matit shkruan: 

”Historiani duhet të shndërrohet në gjeograf, në gjuhëtar, në folklorist dhe në shumë specialitete të tjera, nga të cilat secila sjell dritën e saj dhe mundëson për të arritur në siguri absolute, pa dyshim jo pa u gabuar, por të paktën për të ngritur njërin cep të mbulojës dhe për të arritur të shohësh se përkrah qytetërimeve klasike kanë ekzistuar popuj të tjerë, të cilët kanë pasur edhe ata vendin e tyre në histori. 

Është ky thelbi i veprës së A.Matit për shqiptarët dhe stërgjyshërit e tyre të lashtë”. Jam i mendimit se gabimet që janë bërë vepër janë bërë me ndërgjegje nga autori duke u nisur nga dashuria për atdheun, nga patriotizmi. Shkenca e historisë dhe e gjuhësisë nuk mbështeten në ndjenjën, por në arsyen dhe mendimin e shëndoshë. 


Duke lexuar me kujdes veprën vë re se A.Mati nëpërmjet deduksioneve, që nuk justifikohen, shfrytëzon ato pak të dhëna ose edhe ndonjë vlerësim të ndonjë gjuhëtari për të arritur që të hedhë poshtë historinë e parahelenëve pa e dokumentuar e për të thënë se mikenianët ishin pellazgë. 


Bëhet një përpjekje, e cila nuk na jep asgjë të dokumentuar për gjuhën dhe qytetërimin pellazg. Nuk jepet asnjë argument bindës, sepse në fakt shkrimet e gjetura në objektet e zbuluara janë në tjetër gjuhë dhe i përkasin një qytetërimi tjetër. 


Vepra e A.Matit nuk mund të hidhet poshtë me një të rënë të lapsit. Ajo u shtohet përpjekjeve që janë bërë më parë dhe do të vazhdojnë të bëhen për të hedhur sadopak dritë mbi mjegullën shumëshekullore. Të jemi realistë dhe të logjikshëm. 


Shkenca ka ligjet e saj dhe shkencëtari i ka të qarta ato dhe në bazë të tyre mendon, punon, studion dhe shkruan. Cilat janë dëshmitë dhe dokumentet që ka shkenca e sotme nga kërkimet dhe gërmimet arkeologjike? A.Mati shkruan:

 “Falë disa autorëve të lashtë, ndër ta Homeri, Hesiodi, Hekati i Miletit, Helanikos i Mitelenit apo Herodoti arrihen të njihen më mirë pellazët, banorët e parë të botës ballkano-danubiane si dhe të Egjeut, që ishin aty përpara mbërritjes së grekëve”. 


Autori nuk bën ndonjë zbulim para lexuesve, sepse ato që kanë shkruar për pellazgët, autorët e lashtë grekë të përmendur më lart, janë të njohura nga bota shkencore, por edhe nga lexuesit. Nuk e ka kundërshtuar dhe as e kundërshton njeri faktin që pellazgët kanë ekzistuar dhe që kanë patur gjuhën dhe qytetërimin e tyre. Nuk dimë se ç’gjurmë lanë me përjashtim të kështjellave e mureve mbrojtëse me gurë të mëdhenj. 


Nuk kemi asnjë emër filozofi, kronikani, historiani, bardi popullor, asnjë dëshmi të shkruar për tregtinë, ekonominë, jetën, luftën etj. Nuk e ka shkruar asnjë historinë e pellazgëve.

 Më duket qesharak krahasimi që bën A.Mati se: “Greqishtja e lashtë ngjason (fonetikë, sintaksë ) të ngatërrohet me dialektin geg të Shqipërisë së Veriut“.

 Nuk e di se sa e ka njohur autori greqishten e vjetër, por nga literatura që ka shfletuar e studiuar nuk ka vënë re se grekët nuk kishin asnjë kontakt me shqiptarët e Veriut? 

Që të jem i drejtë me autorin nuk mund të mos theksoj se në fillim të veprës shkruan se meqë mungojnë të dhënat e dëshmitë, e vetmja mënyrë për të krijuar një ide për gjuhën pellazge dhe ilire është të nisemi nga shqipja e sotme. 

Duke lexuar veprën nuk arrin të krijosh asnjë ide si për gjuhën pellazge ashtu edhe për gjuhën ilire, sepse baza e nisjes së autorit është e paqëndrueshme dhe e pasigurt.

 Akademik Profesor dr.  E.Çabej e vë në dukje me intuitë të hollë në veprën e tij për historinë e gjuhës, se do të bëhen përpjekje nga gjuhëtarët duke shfrytëzuar disa emërtime vendesh që na kanë ardhur nga ilirishtja për të krijuar themelet e një gjuhësie ilire. Dhe parashikimi i tij vërtetohet sot më së miri me një sërë përpjekjesh, kryesisht nga historianë për të plotësuar mungesën e dokumenteve dhe të dëshmive gjuhësore me akrobacira deduksionesh, me fantazira dhe diletantizëm.


 Në fakt është abuzuar shumë me emërtimet aq shumë saqë propagandohet edhe sot se vetëm me anë të gjuhës shqipe mund të shpjegohen fjalë nga të gjitha gjuhët e Europës.


 Përpjekja e arbëreshëve të Italisë në shekujt 18-19-të, veçanërisht, por edhe e rilindësve shqiptarë për ta cilësuar shqipen si gjuhë më të lashtë nga greqishtja e vjetër dhe që emra të greqishtes përkthehen vetëm me gjuhën shqipe, bëhej me synime propagandistike, patriotike dhe politike për të ushqyer tek shqiptarët e kohës së tyre ndjenjën e patriotizmit për t’u çliruar nga prangat shekullore të pushtimit osman.


 Sot ajo propagandë është tepër komike, e tejkaluar dhe e pavlefshme si për gjuhën edhe për historinë. 


Respekti për historinë e vendit dhe të gjuhës tënde është tjetër gjë dhe përpjekja për t’i dhënë kombit dhe gjuhës tënde atë që nuk i takon,prapë është tjetër gjë, por që shpreh një marramendje, një përpjekje për t’i treguar botës se je dikush, në mos më i miri në botë. Bota të njeh dhe nuk është nevoja të mburresh. 


Vlera e një kombi dhe e një gjuhe materializohen në artin, kulturën dhe qytetërimin e tij. 


Është e vërtetë që çdo popull mburret me gjuhën dhe prejardhjen e tij,por ka disa kufij, që po u kaluan nuk të përfill e nuk të respekton asnjë popull tjetër. 


Gjuhën dhe vendin tënd i do ashtu siç janë.”Europa që farkëtojmë ka emër grek. Greqia e Vjetër na ka dhënë një gjuhë për të cilën do të them, edhe një herë akoma, që është botërore” – thekson akademikja franceze Zhaklin de Romiji.


 Gjuha e grekëve ka dy privilegje :Së pari, përbën bashkë me gjuhën kineze parësinë e lakmuar të dy gjuhëve që për 3500 vjet fliten e shkruhen pa ndërprerje. Së dyti, përbën shembullin e vetëm të gjuhës- të vdekur e të folur, e cila për çdo kuptim ka edhe një fjalë. Është i gabuar mendimi se historia e një populli dhe gjuha e tij mund të vidhen nga një popull tjetër.


 Cila është prejardhja e popullit shqiptar dhe e gjuhës shqipe? Historia dhe gjuhësia europiane si dhe ajo shqiptare e kanë dhënë përgjigjen. I drejtohem veprës së gjuhëtarit tonë të madh me famë botërore, E.Çabej : 

“Çështja e burimit të shqiptarëve e të gjuhës shqipe, bashkë me çështjen e djepeve e të viseve ku është formuar ky popull, nuk është zgjidhur; historia e vjetër e Shqipërisë është e pështjellë me një mjegull, e thënë me fjalë të tjera, kjo histori na del përpara si një vargua i copëtuar, ku shumë unaza mungojnë: janë disa shekuj me radhë, nga i dyti në të njëmbëdhjetin, në harkun e të cilëve shqiptarët nuk zihen ngoje gjëkundi (Hyrje në historinë e gjuhës shqipe, 2008). Duke analizuar me kujdes të katër tezat e njohura për prejardhjen e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe 


Çabej shkruan :”… nuk ka prova të qarta as në favor të tezës se shqiptarët rrjedhin nga ilirët, as në favor të tezës se shqiptarët rrjedhin nga trakasit; por mund të ecet me ndihmën e gjysmë provave, apo të deduksioneve që mund të bëhen mbi bazën e këtyre të fundit; në favor të tezës ilirike punon argumenti territorial, pasi shqiptarët sot jetojnë në troje që kanë qenë të ilirëve në lashtësi: kjo vijimësi territoriale nuk ekziston në rastin e tezës së origjinës trakse; përsa i takon vijimësisë gjuhësore, nuk mund të thuhet ndonjë gjë kushedi se çfarë, pasi ilirishtja është një gjuhë e panjohur për ne të sotshmit; nuk kanë mbetur krijime, libra, shkrime, mbishkrime, dorëshkrime ilire, gjë që do të na jepte një ide mbi gjuhën e tyre; më kot në mes të mbishkrimeve greke e romake që janë gjendur nëpër gërmadhat e qyteteve të lashta të Shqipërisë këkojmë një mbishkrim ilir a një mbishkrim dygjuhësh greqisht-ilirisht a latinisht-ilirisht; një mbishkrim i tillë do ta kishte zgjidhur problemin e burimit të shqipes menjëherë; ”Laibnici, gjuhëtari i madh, më 1695 e vuri gjuhën shqipe pranë dymbëdhjetë gjuhëve të njohura në atë kohë në Europë duke theksuar se prejardhja e saj është nga ilrishtja. Kjo aksiomë e Laibnicit u pranua menjëherë nga studiuesit e mëvonshëm si F.Boppi, Majeri, Hahni etj. dhe në vazhdim deri në ditët tona gjuhëtarët europianë e kanë futur shqipen në trungun gjenealogjik të gjuhëve indoeuropiane si gjuhë pa familje e ardhur nga ilirishtja. Po t’i hedhësh një sy literaturës së studimeve gjuhësore në Europë do të gjesh shkrime për gjuhën shqipe. Tuqididi, duke futur në historinë e tij traditën e gjallë, vërteton se ilirët janë një popull i afërt me popullin grek, sepse që të dy vijnë nga e njëjta rrënjë e pellazgëve, të cilët, sipas Strabonit, u shtrinë në të gjithë Greqinë. Shkrimtarët bizantinë, që flasin për shqiptarët, i karakterizojnë si ilirë. Po të vazhdojmë me studiuesit grekë do të shohim se jo vetëm nuk e kanë fshehur historinë e ilirëve dhe të pellazgëve, por janë të vetmit që kanë folur e shkruar për ta e më vonë për shqiptarët, pavarësisht se edhe ata si të gjithë studiuesit vendës e të huaj nuk patën në dorë asnjë dorëshkrim a mbishkrim si në gjuhën pellazge ashtu edhe në gjuhën ilire. A. Mati, sipas mendimit tim, nuk ka ndjekur rrugën që të çon nga faktet, dëshmitë, të dhënat e literaturës për historinë dhe gjuhësinë, që të çon në përfundime objektive dhe të sakta. 


Citon autori gjuhëtarin e gjysmës së dytë të shekullit të 20-të, Mejenë. Nuk kam asnjë kundërshtim, por do të bëj vërejtjen që kur paraqesim citime t’i japim të plota dhe jo fjali-fjali të shkëputura nga konteksti në të cilin janë shprehur. 


Do të ishte më e drejtë, që të citonte nga Mejeja disa teza më të cilat pajtohen edhe Pederseni konservator, edhe Hirti që ka realisht dyshimet e tij. Meje thotë: 


“ Vetëm katër gjuhë kanë ardhur deri në ditët tona të dokumentuara që para erës së re, e pikërisht greqishtja, sanskritishtja, latinishtja dhe disa fragmente të hetitishtes. 


2- Të gjitha gjuhët e tjera kanë ardhur deri tek ne pothuaj 2000 vjet më vonë në erën e re dhe në një formë mjaft të zhvilluar nën ndikimin e greqishtes dhe latinishtes, të krishterimit e të budizmit. Studiuesit e sotëm shqiptarë kanë shumë për të bërë. 


Duke pasur si model veprën voluminoze të gjuhëtarit të palodhur e serioz Tomorr Osmani për alfabetet e gjuhës shqipe të shtrohen për të publikuar me analiza shkencore dhe shënime shpjeguese monumentet e para të shkruara të gjuhës shqipe: 

Formulën e Pagëzimit (1492), Katekizmin e Lekë Matrëngës (1595 ), Mesharin e Gjon Buzukut (1555 ) dhe Fjalorin shqip- latinisht të Frang Bardhit (1635 ) e duke ardhur në fjalorët dhe gramatikat e ndryshme të botuara në shekujt XIX-XX etj. 

Nuk janë me vlerë artikujt dhe shkrimet e autorëve të ndryshëm që konkurrojnë se kush do të nxjerrë në dritë datën më të hershme të shkrimit të shqipes. Studiuesit të bëjnë punime që ndriçojnë probleme të sotme të gjuhës sipas degëve të gjuhësisë, pa lënë pas dore edhe gramatikën në frëngjisht të Vaso Pashës, fjalorin e K.Kristoforidhit shqip-greqisht, gramatikën e I.D. Sheperit etj. etj. Historianët dhe në mënyrë të veçantë sociologët dhe etnografët kërkohet t’u japin përgjigje pyetjeve të shumta që shtrohen para shkencave të tyre. 


Kërkohet të hidhet dritë jo vetëm për historinë e lashtë, por për të gjithë shekujt deri më sot apo sipas periudhave të përcaktuara nga studiuesit dhe shkencëtarët. 

Disa studiues të sotëm mendojnë se është mençuri të kthehen prapa në histori. 


Europa dhe bota ecin përpara, prandaj me të drejtë I. Kadareja thekson se shqiptarët nuk duhet të gabojnë përsëri edhe tani pas rrëzimit të diktaturës moniste, vendi i Shqipërisë është në Europë. Jo të bëjmë shumë zhurmë për asgjë, sepse jo çdo gjë që shkëlqen ka vlerën e floririt. 


Përrallat zakonisht u pëlqejnë fëmijëve, u pëlqejnë edhe të rriturve, por kjo nuk do të thotë që të shtrembërojmë faktet, historinë dhe të kënaqim veten me përralla, sepse të tjerët kanë programin e tyre dhe as që u intereson se çfarë thonë përrallat e ndonjë studiuesi shqiptar, shkruan mes tjerash në gazetë "Shekulli" të  Tiranës Viktor Nasi.

 

                                                   Viktor Nasi 







No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...