Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/03/04

Historia e Irena Shpatës e bija e Hekuranit dhe Dallendyshës

 

“Ka tre mbiemra”, konfirmohen akuzat e Berishës, formulari i vetëdeklarimit nxjerr zbuluar gjyqtaren Irena Gjoka

Irena Gjoka, gjyqtarja e cila po gjykon çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri si dhe të kreut të PD Sali Berisha u akuzua sot nga mediat greke se është dënuar në Greqi për falsifikim të dokumenteve.

“Historia e Irena Shpatës, e bija e Hekuranit dhe Dallandyshes, e datëlindjes 15-2-1970 është e lidhur dhe me një ngjarje. Irena Shpata e cila që nga viti 2011 përdor mbiemrin e bashkëshortit të saj aktual (të dytë) Gjoka. Dhe që sipas të dhënave ka “llogari të hapura” me Greqinë”-shkruan media fqinje.

Sipas shkrimit, ajo ishte arrestuar në Greqi për përdorimin e dokumenteve false, me të cilat tentonte të tregonte se ishte me origjinë greke.

Për këtë arsye, asaj iu ndalua hyrja në vendet e Shengenit për 12 vjet dhe të dhënat e saj së bashku me gjurmët e gishtërinjve u regjistruan në bazën përkatëse të të dhënave. Irena Maneku së bashku me bashkëshortin e saj të parë që mbante mbiemrin Maneku tentuan të hynin në Greqi më 24 dhjetor 2002 nga A.T. Kakavias duke përdorur një vizë konsullore të falsifikuar për sa i përket periudhës së vlefshmërisë.

Deri atëherë, minoritarët grekë të Shqipërisë merrnin viza konsullore 100 ditë dhe shqiptarët deri në 90 ditë, ndërsa të parët mund të merrnin një kartë identiteti speciale të emigrantit (EDTO) në Greqi. Ajo rezultoi se kishte falsifikuar kohëzgjatjen e vlefshmërisë së vizës konsullore për të dalë se ishte 100 ditë, duke u përpjekur të tregonte se gjoja ishte nga i ashtuquajturi Vorio-Epir.

Megjithatë, në formularin e vetëdeklarimit, ajo nuk pranon se është dënuar më parë, konkretisht nga asnjë shtet i huaj.

Po ashtu, në bazë të këtij formulari rezulton se gjyqtarja ka mbajtur tre mbiemra, ashtu siç e ka akuzuar edhe kryedemokrati Berisha.

Irena Shpata dhe më pas me mbiemrat Maneku dhe Gjoka, pas dy martesave, është edhe gjyqtarja që ka në dorë masën e sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili është lënë para muajsh në masën e arrestit shtëpiak.

Berisha ka hedhur akuza të forta në drejtim të gjyqtares që po gjykon çështjen e tij, i cili ka hedhur dyshime se gjyqtarja është dëbuar nga një shtet i huaj, e për pasojë ka pasur një mbiemër tjetër.

Përpara qytetarëve që ishin mbledhur poshtë shtëpisë së tij, Berisha pretendon se Irena Gjoka ka përdorur edhe mbiemrin “Shpata”. Për këtë i është drejtuar me pyetje publike, e ndërsa nuk i ka kursyer as etiketimet si “hajdute ordinere, e paftyrë, pa pamoral”.

“Këtu para jush i kam shtruar një pyetje asaj turp gjykatëses, apo ti themi haptas llum gjykatëses. I kam shtruar një pyetje; a je përzënë ndonjëherë nga ndonjë vend për punëra llumi? Nuk ka kthyer përgjigje. Sonte do ta pyes në emrin tuaj dhe mbarë shqiptarëve, këtë llum gjykatëse; ke përdorur ndonjëherë mbiemrin Spata se të është dashur. Irena Spata e ke quajtur ndonjëherë veten ti?

Nuk te turp ti moj, ti je një hajdute ordinere, e paftyrë, pa pamoral, pa asgjë, që mbahesh aty si skllave e krimeve tua. Sonte i them këto në emër të betejës tuaj të përnatshme”, deklaronte Berisha.

Formulari

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...