Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/03/08

Ish-Presidenti Donald Tramp (Trump), e konsideroi fjalimin e Xho Bajden (Joe Biden) për gjendjen e Bashkimit si polarizues dhe të mbushur me urrejtje.

 Fjalimi i Bajden, reagon Tramp: Polarizues dhe i mbushur me urrejtje


Donald Tramp shprehet se Bajden nuk do e rregullojë kurrë emigracionin ndërsa paralajmëroi rritje të niveleve të krimeve.

“Ai duket shumë i zemëruar kur flet, gjë që është një tipar i njerëzve që e dinë se po e ‘humbin’. Zemërimi dhe të bërtiturat nuk janë të dobishme për të bashkuar vendin tonë! Ky ishte një fjalim i zemëruar, polarizues dhe i mbushur me urrejtje.

Ai mezi përmendi emigracionin, ose kufirin më të keq në Historinë e Botës. Ai nuk do ta rregullojë kurrë Emigracionin, as nuk dëshiron. Ai dëshiron që vendi ynë të përmbytet me emigrantë. Krimi do të rritet në nivele të paparë më parë dhe po ndodh shumë shpejt!”, tha Tramp.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...