Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/03/12

Endrit Braimllari: Edi Rama është kryeministër hajdut.

 E mbani mend se çfarë tha ditët e para të protestës nuk kam para tha për dëmshpërblim sepse paratë e dëmshpërblimit të Unazës do investohet për çerdhe, shkolla e spitale. 

Por çfarë u vërtetua dy javë më pas?
 Këto para nuk shkonin për shërbim publik, por shkonin drejtpërdrejtë në xhepat e Edi Ramës, Damian Gjiknurit, Afrim Qëndros dhe të kompanive offshore në Amerikë.
 U vërtetua vjedhja e hapur që Edi Rama do të bënte në Unazën e Re.

 E mbani mend Taulant Ballën që krekosej dhe thoshte se një grup njerëzish mbajnë peng zhvillimin e qytetit. 

Çfarë u vërtetua 3 javë më pas?
 Që vetë Taulant Balla fitonte 60 milion euro nga investimi në zonën këtu, duke devijuar shtratin e lumit Lana dhe duke nxjerrë 1300 familje në rrugë.


 Pra del e qartë që Edi Rama dhe kjo qeveri është qeveria e hajdutërisë. 

Ndaj unë kam një mesazh nga zona e Astirit për të gjithë Shqipërinë. 

Të bashkohemi të gjithë bashkë si kjo protestë, të marrim mesazhet më të qarta si kjo protestë. 

Sepse duke qenë të gjithë të bashkuar si këtu në Unazën e Re, të jeni të bindur që do ta largojmë Edi Ramën dhe këtë qeveri. 

Sot nuk është çështja të largojmë një qeveri dhe të sjellim një qeveri tjetër. 

Sot është çështje filozofie pushteti. 

 Të largojmë filozofinë e hajdutërisë së Edi Ramës, filozofinë e vjedhjes së pronës, filozofinë e korrupsionit, dhe të sjellim filozofinë e shërbimit qytetar.



 Sot më shumë se kurrë të gjithë ne kemi nevojë të ndërtojmë Shqipërinë shtëpinë tonë. 

Dhe që Shqipëria të bëhet shtëpia jonë, duhet që gjithsecili nga ne të investojë në këtë vend, duke filluar nga qeveria e para. 

Ndaj unë ju falënderoj dhe iu bëj thirrje që të gjithë nesër ti bashkoheni protestës së studentëve”, tha ai.

Vrasja e boksierit shqiptar në Gjermani, identifikohen dy autorët kud dhe një serb nga MItrovica e Kosovës.

 

Vrasja e boksierit shqiptar në Gjermani, identifikohen dy autorët

Boksieri shqiptar Besar Nimani u qëllua për vdekje me armë zjarri dy ditë më parë, në Biefeld të Gjermanisë.


Sipas mediave gjermane, dëshmitarët kanë raportuar në polici identitetet e autorëve të dyshuar që sipas tyre janë dy kurdë.

Të dyshuarit mund të jenë larguar jashtë vendit. Sipas vëllait të Nimanit, ka video të arratisjes së vrasësve. Vëllai raporton se Besar Nimani është kërcënuar vazhdimisht nga vëllezërit kurdë, ndaj edhe është përfshirë në një konflikt tre vjet më parë.

Nimani ishte pajisur me armë për të mbrojtur gruan dhe tre fëmijët e tij. Një vit më parë, Nimani u kap në kufirin austriak me pesë armë zjarri.


Boxer-Mord in Bielefeld: Sind die Mörder erkannt worden?

Nach dem Mord an dem ehemaligen Boxer Besar Nimani in Bielefeld hat die Polizei offenbar Hinweise auf die Mörder. Zeugen sollen nach Medienberichten die Täter erkannt und der Polizei die Namen zweier Kurden genannt haben. 

Streit mit kurdischen Brüdern?

Die Verdächtigen halten sich wahrscheinlich schon im Ausland auf. Nach Angaben von Nimanis Bruder gibt es Videos von den flüchtenden Mördern. Der Bruder berichtet, dass Besar Nimani immer wieder von kurdischen Brüdern bedroht worden sei. Diese habe er darum vor drei Jahren zusammengeschlagen. Waffen habe er sich besorgt, um seine Frau und seine drei Kinder zu schützen. Vor einem Jahr war Nimani mit fünf Schusswaffen an der österreichischen Grenze erwischt worden.

2024/03/11

Një luftë e re ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka gjasa të ndodh

 Nga Flori Bruqi,PHD
Flori Bruqi, enciklopedist dhe autor i përmasave letrare të kohës - Bota Sot

Kryeministri i Kosovës zoti Albin Kurti , ka folur për një luftë të mundshme në Kosovë , me Sërbinë më  Rusinë si nxitëse.

 Në një intervistë për gazetën italiane " La Repubblica", Albin Kurti tha: “Rreziku i një konflikti të ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i lartë. Do të isha i papërgjegjshëm të them ndryshe, veçanërisht pasi bota e ka parë atë që Rusia i ka bërë Ukrainës. Në fund të fundit, ne jemi një demokraci në kufi me një autokraci. Para pushtimit të Ukrainës, mundësitë ishin të pakta, tani situata ka ndryshuar”. A duhet të shqetësohemi? Kjo është pyetja që bëhet në një shkrim të revistës së përjavshme britanike, The Spectator, ku tregohet se BBC  e transmetoi një intervistë shumë të ngarkuar me presidenten e Kosovës,Prof.dr. Vjosa Osmani, e cila deklaroi se" situata e Kosovës në lidhje me Serbinë, me Rusinë në shpinë, ishte pak a shumë ajo e Perëndimit kundër Lindjes, demokracisë kundër autokracisë."  Unë do të thoja që duhet të qetësohemi, shkruan autorja e tekstit, gazetarja irlandeze Melanie McDonagh. Jo se jam e pagabueshme; Unë isha ajo që thashë se "Rusia nuk do ta pushtonte kurrë Ukrainën. Por edhe pse ka tensione mes Kosovës dhe Serbisë, ka shumë pak gjasa që ato të çojnë në luftë, shton ajo". 

Sigurisht që Rusia ka një qasje pronësore ndaj Serbisë; Sergei Lavrov, ministri i Jashtëm rus, shpesh flet për Kosovën si një leksion objekt se si të mos drejtohen çështjet ndërkombëtare.

 Dhe kohëve të fundit ka pasur disa incidente të shëmtuara: sulme ndaj policëve në kufirin verior në Mitrovicë dhe një spiune ruse mjaft e dukshme e arrestuar së fundi në kufirin me Kosovën. 
Gjithçka shumë nxitëse, por asgjë e re, përveç spiunes. 

 Sigurisht, Rusia mund të jetë pas incidenteve si gjuajtja e policëve kufitarë, por Serbia është lojtari i vërtetë në Mitrovicë dhe vështirë se ka nevojë për nxitje nga jashtë.

 Ajo që është e rëndësishme këtu është se bisedimet e gjata ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, të cilat janë duke u zhvilluar prej disa vitesh, nuk kanë arritur askund.

 Për më tepër, ka një arsye të mirë që si presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ashtu edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të flasin për tensionet në mënyrë që ta largojnë vëmendjen nga problemet e tyre të brendshme. 

Situata ekonomike në Kosovë është veçanërisht e rëndë; dhjetëra mijëra të rinj shqiptarë thuhet se largohen nga vendi çdo vit, shumë prej të arsimuarve më të mirë merren nga Gjermania; mjekët, për shembull, merren nga universiteti për shërbimin shëndetësor gjerman, me pasoja të pashmangshme për sistemin shëndetësor vendas. 

Ka mungesë të investimeve të huaja, papunësi të lartë dhe sundimi i ligjit është problematik. 

Pra, shpërqendrimi nga dështimet shtetërore në një ngecje në veri të Kosovës është i dobishëm për të dyja qeveritë, shkruan McDonagh

 Por arsyeja e dukshme pse lufta ka shumë pak gjasa të ndodhë është se amerikanët, kontrolli i të cilëve mbi atë që ndodh në Kosovë vështirë se mund të mbivlerësohet, nuk do ta lejojnë atë. 

Ata kanë një bazë ushtarake në Kosovë dhe mbështetje ajrore lehtësisht të arritshme. 
KFOR-i (forca paqeruajtëse e udhëhequr nga NATO me mbi 3,000 personel ndërkombëtar) është ende në Kosovë dhe trupat italiane janë shumë të dukshme rreth Mitrovicës. 

Edhe Britania po i trajnon forcat e mbrojtjes kosovare. 

Me fjalë të tjera, ne nuk jemi në një situatë të stilit të Ukrainës, shkruan gazetarja irlandeze.

 Nuk jemi as afër luftës , thotë ajo. “Ka shumë për t’u shqetësuar në ish-Jugosllavi, por nuk është gushti 1914, apo edhe prilli 2022. Qetësohuni, të gjithë”. 

Kështu e përmbyll McDonagh shkrimin e saj.

 Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, tha se një luftë e re ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka gjasa të ndodh, kjo pasi Serbia e ka parasysh mbështetjen ushtarake ndërkombëtare që ka Kosova. 

 “Nuk mendoj ashtu, kur e shikoni mbështetjen ushtarake ndërkombëtare që ka Kosova besoj se kjo nuk ka të ngjarë të ndodhë. 

Mendoj se në Serbi e shohin qëndrimin e NATO-s, qëndrimin e partnerëve bilateral dhe e kuptojnë se kjo paraqet shumë rrezik, mund të flasim me orë të tëra për qëllimet e tyre, ose gjërat që ata do të dëshironin t’i bënin, por bota nuk funksionon kështu”, tha Abbott në Rubikon të Klan Kosovës. 

 Duke folur mbi vizitën në Kosovë të Sekretarit të Jashtëm britanik, David Cameron, ambasadori Abbott tha se kjo vizitë ndodhi në një periudhë të ndryshimeve gjeopolitike, dhe qëllimi ishte që të jepej mesazhi se Mbretëria e Bashkuar është fuqishëm e angazhuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Kosovën. “Ai erdhi në Kosovë, ai nuk erdhi për vizita të tjera në rajon, ai nuk erdhi për të folur për Kosovën dhe Serbinë, por për të folur për Kosovën, sepse mendoj se ai i sheh çështjet këtu, situatën për Kosovën dhe rajonin, rreziqet dhe kërcënimet që do të thotë se duhet të jemi shumë të qartë në mbështetjen tonë, dhe mendoj se kjo është shumë e rëndësishme, sepse ai e sheh një kontekst të gjerë gjeopolitik mbi atë që po ndodhë në Ballkanin Perëndimor dhe kjo është shqetësuese”, tha Abbott.


Diplomatit amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier“Për çështjen e parandalimit të bëjë dicka të qartë për të gjithë miqtë  e mi në Kosovë. Nuk ka asnjë vend në botë që përfiton më shumë se Kosova në investimin për parandalim. Një misioni  i  NATO me 4 mijë veta garanton siguri dhe stabilitet si asnjëher më parë. E di që s’deshe ta lësh anash këtë  por dua që kjo të kuptohettë kuptohet mirë, pra  përfshirë qindra  amerikanë, miqtë gjermanë dhe të tjerët. Pra nuk e di që kemi këtu kemi mungesë parandaluese” ka thënë Hovenier.

Por, ky s’ka qenë episodi i vetëm ku Gërvalla dhe Hovenier s’kanë qenë në një linjë. Gërvalla ka thënë se Kosova dhe partnerët duhet të ulen për të analizuar për të parë se ku nuk ka qenë efektiv procesi i bisedimeve.

Hovenier ka thënë  se:

“Partnerët e Kosovës do të trajtojnë Kosovën më ndryshe se tani nëse do të ishin duke implementuar detyrimet  nga marrëveshje Kemi disa aleatë që nuk e njohin Kosovën dhe neve na duhen argumentet më të mirë të mundshëm, ka ndodhur këto katër vende që janë pajtuarper MSA’në për Kosovën me fusnotë pa pozicionin nacional. Do të kisha mirëpritur një mundësi qe te diskutohet  rreth partneritetit për Paqe, por në këtë moment Qeveria ime nuk mendon që i ka argumentet e nevojshme për ta mbrojtur këtë rast sepse nuk na duket që kjo qeveri është duke punuar me ne në disa kërkesa shumë të qarta për të lëvizur gjërat përpara. Ne duam ta bëjmë këtë.”, tha Hovenier.

Prishtinë,11.03.2024.

Behxhet Shala-Bajgora:Luftë në Kosovë, e kush do ta bëjë këtë luftë?!

 















Uroj që Kina të mos e sulmojë Tajvanin: Kosova qenka në rrezik nga Serbia e cila, në fakt është vetëm mjet për ta destabilizuar vendin tonë, me urdhër të Rusisë dhe Vlladimir Putinit! Këtë nuk e kanë ditur as shërbimet më të fuqishme zbuluese dhe kundërzbuluese por, pas analizave, këtë e bën publike kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vojsa Osmani. Si Papë Françesku që i drejtohet besimtarëve në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan me enciklikën e tij, urbi et orbi, edhe kryeministri Kurti e shfrytëzoi një medium italian, tash edhe një anglez që përmes një interviste ta informojë opinionin ndërkombëtar se lufta në Kosovë vetëm se nuk paska filluar dhe se përgjegjësinë për këtë e kanë Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë dhe Vladimir Putin, president i Rusisë.Kurrë dhe asnjëherë Kosova nuk ka qenë më e gatshme, ushtarakisht dhe politikisht për luftë se që është tani. E kemi një kryeministër që nga Ballkoni i Hapur dhe duke hëngër shtalba i mbikëqyrë operacionet ushtarake. 

Ndonëse nuk ka përvojë ushtarake, ka përvojë të madhe politike dhe është njohës i mahnitshëm i doktrinave luftarake. 

Sun Tzu, Monteskje, Makiavelli, gjenerali Gjap dhe strategët e tjerë ushtarakë të cilët i pranon bota si autoritete të jashtëzakonshme në këtë fushë, janë thuaja amatorë krahasuar me kryeministrin tonë. Pastaj, kryekomandantja e forcave të armatosura të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani ka përvojë të gjatë luftarake, që nga fillimi ka luftuar me të gjitha mjetet e lejuara dhe aspak të lejuara udhëheqësit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët, ndonëse po mbahen peng në Gjykatën Raciste në Hagë, ende po sulmohen nga kryekomandantja deri në çastin kur në nuk do të paraqesin rrezik për këta trashëgimtarë të lirisë që me asgjë nuk e kanë merituar .

 Zëvendësuesja e saj, Donika Shvarc (Katran) ka përvojë edhe më të gjatë në luftën kundër ish të burgosurve politikë, bacës Adem Demaçi dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Madje, botërisht pati deklaruar se nëse kërkohet nga ajo do të dërgojë dosje edhe në Gjykatën e Hagës, nëse nuk i ka dorëzuar deri më tani.

 Jo në mbrojtje të tyre, sigurisht. 

Nëse këta tre që i përmenda më lartë vetëm 10 për qind do ta urrenin Serbinë dhe Rusinë krahasuar me urrejtjen që e kanë ndaj udhëheqësve të UÇK-së, pavarësisht a janë të burgosur apo në “liri”, as Serbia e as Rusia as që do të nisinin luftë kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

 Këta që po trumpetojnë se do të ketë luftë me Serbinë dhe Rusinë, e kanë lepurin në bark dhe sot e 500 vjet nuk do të luftonin për asgjë, përjashtuar për karriget e pushtetit.

 Nëse e bëjmë një shëtitje, mbase edhe sipërfaqësore të emërimeve në borde të ndryshme, në misione diplomatike dhe konsullare, poste ministrore dhe në nivele më të ulëta të pushtetit, atëherë me lehtësi konstatojmë se asnjë qeveri e mëparshme nuk ka numër aq të madh të ish-bashkëpunëtorëve të Jugosllavisë, Serbisë, UDB-së dhe shërbimeve tjera, sa ka qeveria aktuale. Janë krejtësisht të kastruar nga patriotizmi, qoftë edhe deklarativ. 

 Madje, për ta vërtetuar atë që e thash më lartë, kemi shumë fakte dhe shkarkime që kanë ndodhur kohëve të fundit pikërisht ndaj të merituarve për lirinë që aktualisht po e përdorin për mbajtje të pushtetit, pasi e përdorën paraprakisht për marrje të pushtetit, madje duke shfaqur një ekzaltim patologjik. 

Kemi rastin kur trashëgimtari biologjik i një ish-bashkëpunëtori të sigurimit jugosllav dhe serb është zgjedhur në një bord shumë të rëndësishëm, ndërsa një ish i burgosur politik, viktimë e dhunës të atij bashkëpunëtori ishte eliminuar. 

Merreni një tablo të mozaikut të punësimit në vende të ndjeshme, në institucione të ndjeshme dhe do ta shihni se pikërisht fëmijët e spiunëve janë emëruar ambasadorë, anëtarë të bordeve, zëdhënës, këshilltarë politikë kurse fëmijët e ish të burgosurve politikë dhe të ish-ushtarëve të UÇK-së, bëjnë punë krahu, punojnë nëpër kafiteri apo kërkojnë rrugë të shkojnë në vende tjera.

 Ose, nëse rastësisht dikush prej tyre është në ndonjë vend të rëndësishëm e që pushteti aktual i konsideron armiq prindërit e tyre, i bien gurit dhe drurit deri sa t’i largojnë nga puna. 

Këso hakmarrje dhe linçim nuk ka pasur në asnjë regjim. Ju nuk keni nevojë për Viagra nëse e bëni këtë një herë në ditë Fortex Kjo i kthen venat me variçe në vena të shëndetshme! 

EasyFlow The Truth About Kate Middleton’s Prolonged Hospital Stay Limelight Media Ndalni dhimbjen e kyceve në 3 ditë me këtë metodë të thjeshtë Në qeverinë aktuale ka aq urrejtës të mëdhenj të UÇK-së, të burgosurve politikë, të burgosurve që po mbahen peng në Gjykatën Raciste në Hagë, të veteranëve të luftës së UÇK-së e që do ua kishin zili edhe Shesheli dhe çetnikët e Vojë Peçancit. Së paku sipas deklaratave publike që i kanë bërë dhe po i bëjnë. 

Askujt prej tyre për këto deklarata nuk iu mungon as edhe një qime e vetme e lëre më të thirren në përgjegjësi. Madje, këta janë të përkëdhelurit e kryeministrit dhe të presidentes Vojsa Osmani. 

Sa më shumë që kanë punuar paraardhësit kuislingë të këtyre kuadrove qeveritare kundër Kosovës, Shqipërisë dhe interesave kombëtare, aq më lartë janë të ranguar dhe kanë qëndrueshmëri më të madhe në ruajtje të pozitës që e kanë, pasardhësit e tyre! Përpara, kur botërisht e përkrahja Albin Kurtin dhe kur linçohesha botërisht nga ndërkombëtarët dhe këta kuislingët politikë dhe joqeveritarë që po mrizojnë nën flladin dhe kujdesin e plotë të Albinit, as në ëndërr nuk kam menduar se do të vijë një kohë kur Albini do të transformohej aq shumë, në kuptimin negativ, pa asnjë dyshim. 

Albin Kurtin e ka bërë Albin Kurti, baca Aden Demaçi, shiheni sot qëndrimin e Binit për Bacën?! E keni dëgjuar ta ketë përmendur përveçse kur kthehej nga vizita e varrit, të cilin për së gjalli as që e bënte llogari ! Jam i sigurt dhe koha ma ka vërtetuar se çdonjëri që është fërkuar për bacën Adem Demaçi, në kohën më të keqe për të i kanë ardhur faturat të cilat nuk ka pasur mundësi t’i shlyej. 

Nuk kanë qenë fatura të drejtësisë apo hakmarrjes tokësore por fatura të drejtësisë hyjnore ! Kush do të jetë gjallë, do të bindet, sigurisht! Të gjithë ne që kemi besuar se Kosova ka nevojë për ndryshim, kemi pasur të drejtë . 

Mirëpo, në asnjë çast nuk kemi besuar dhe nuk duam të besojmë se ky ndryshim është ai të cilin e kemi pritur. Nuk kemi besuar se rinia, në vend që të shkrijë mend dhe mund në Kosovë , po e bënë të pamundurën të ikë nga Kosova . 

Nuk kemi besuar se ende duhet të skuqemi , turpërohemi dhe të ndjehemi fajtorë para fëmijëve të kuislingëve të policisë serbe, të UDB-së, prokurorisë dhe gjyqësorit e që sot mbajnë pozita të rëndësishme në institucione ndonëse edhe sot i bartim pasojat e torturave nga ta. 
Thuaja si çdo qeveri e mëparshme, edhe qeveria Kurti 2 po e blenë dëgjueshmërinë me poste, nepotizëm, korrupsion, tash në sasi shumë më të madhe sepse edhe numri i votave ishte shumë i madh e që, përkthyer në përqindje, ka pushtet absolut. 

 Si do të dukej lufta e ardhshme: Fillimisht jam i sigurt se nuk do të ketë luftë sepse nuk ka kush të luftojë. Në pushtetin aktual ata që e “hanë hekurin me dhëmbë” numërohen me gishta të një dore, saktësisht këta janë: Dimali, Hakiu, Haxhi Qamili, Hekurani dhe … kush tjetër ?!

 Këta që po flasin për luftë e kanë të qartë që për aq kohë sa në Kosovë do të valëvitet edhe një uniformë e vetme e NATO-s, Serbia nuk e mësynë Kosovën prandaj edhe po i bien trumbetave të luftës.

 Në fakt , këtyre “shqipeve” pa sqep dhe pa kthetra, më mirë do t’u shkonte muzika me trumbetë “Il Silenzio” nga Nino Rossi që përdoret si ninullë për t’i vënë ushtarët në gjumë! 

 Edhe në rastin më të skajshëm kur bashkësia ndërkombëtare do të vendoste të tërhiqej nga Kosova e që nënkupton se Serbisë do t’i jepeshin duart e lira për veprim , luftën do ta bënin ata që e bënë luftën e fundit të së lavdishmes Ushtri Çlirimtare e Kosovës, pasardhësit e tyre sikur edhe pasardhësit e ish të burgosurve politikë. 

Këta janë sakrifikuar që nga dita e parë e rezistencës kombëtare, deri në kohën kur u fitua një liri gjysmake. Një numër i patriotëve të Shtalbit të Përgjithshëm të Ushtrisë Virtuale të pushtetit aktualë, luftën do ta bënte nga Norvegjia, Gjermania, Anglia, Zvicra, Italia dhe Greqia kurse, një numër jo i vogël si vazhdimësi e traditës familjare, luftën do ta bënin nga Serbia. Këto kombinime mund të bëhen vetëm pasi do të përfundojë lufta në Ukrainë dhe pasi Rusia dhe Putini të marrin dënimin e merituar nga kryeministri Kurti dhe Vojsa Osmani, presidente shëtitëse, sikur holandezja e fjetur! 

Uroj sinqerisht që Kina të mos e sulmoj Tajvanin sepse do të dilte një angazhim shtesë për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, do të detyrohen të mobilizohen në mbrojtje të Tajvanit dhe në luftë kundër Kinës. 

Punë e vogël kjo, do të luftonin kundër 1 miliard e 500 milionë kinezëve. Angazhim i papërfillshëm, fare !

 Zot, qo mend aty ku nuk ka!

Albanopolis toka nga ku morem emrin...

 

Albanopolis, toka nga ku morem emrin...











“Nëse kjo ka qenë pamja e qytetit antik të Albanopolit dikur, sot është e vështirë t’i prekësh edhe muret. Ne rikthehemi pas katër vitesh, por për fat të keq, siç ndodh shpesh në realitetin shqiptar, asgjë nuk ka ndryshuar. Qyteti antik i Albanopolit dergjet si një objekt pa vlerë”.

Ky qytet ka qenë kryeqendra e fisit ilir të Albanëve dhe është përmendur për herë të parë gjatë shekullit të dytë. Por, përveç ndonjë studiuesi, shkrimtari apo kërkuesi të pasionuar, si Alban Guri, askush tjetër nuk është kujtuar të shpluhurosë dhe të shkruajë mbi historinë e lavdishme të këtij qyteti, i cili tashmë është lënë plotësisht në harresë, aty në gjysmën e rrugës mes Fushë Krujës dhe Krujës.

“Dikur portat e qytetit ishin të mëdha dhe prej guri, ndërsa sot, për ta vizituar, duhen çarë ferrat”.

Rrënojat e qytetit antik të Zgërdheshit, që shumë dijetarë i kanë lidhur pashmangmërisht me Albanopolin e vjetër të përmendur nga gjeografi, astronomi dhe matematicieni Ptolemeu, shtrihen në jugperëndim të qytetit të Krujës. Qyteti antik zinte një sipërfaqe prej rreth 10 hektarësh dhe nga të gjitha anët ka qenë i rrethuar me mure të lartë e të fortë. Në cepa kanë qenë të vendosura kulla të larta, që kanë shërbyer si pika vrojtimi që përforconin më tej mbrojtjen e qytetit. Brenda mureve rrethuese mendohet të ketë pasur godina të rëndsishme.

Gjatë gërmimeve të shumta që janë bërë, sidomos para viteve ’90, në qytet është gjetur edhe një varrezë e vogël, ku varret me tjegulla paraqiten në disa variante. Gjatë fushatave të gërmimeve kanë dalë në dritë stoli të shumta bronxi; monedha të prera në Dyrrah, Apoloni, Lisus e Korkyrë; objekte hekuri dhe enë balte, nga të cilat 6 të plota.

Sipas studimeve të profesor Selim Islamit, qyteti ka lulëzuar nga mesi i shekullit të katërt deri në shekullin e parë para erës së re. Gjatë kësaj periudhe, Albanopoli ishte një ndër qytetet më të rëndësishme të Ilirisë dhe kishte marrëdhënie të fuqishme tregtare me qytete dhe treva të tjera.

Nga studimet e ndryshme mendohet se qyteti antik ka filluar rënien e tij diku pas pushtimit romak. Në këtë kohë ka filluar braktisja nga banorët, të cilët janë drejtuar drejt një vendbanimi tjetër, që mendohet të ketë qenë Kruja. Por, ky qytet antik, historia e të cilit për t’u rrëfyer do të donte orë të gjata e ndoshta ditë, sot dergjet i zaptuar nga ferrat, bagëtitë dhe gardhet e banorëve të zonës.

“Dëmtimet dallohen përgjatë të gjithë mureve të qytetit antik të Albanopolit. Katër vite më parë, kur kemi qenë për herë të fundit, kjo pjesë e murit ka qenë ende në këmbë. Ndërsa sot, siç mund të duket, është rrëzuar. Dhe jo vetëm kaq, por edhe pjesa tjetër e masivit të murit duket që ka marrë dëmtime të shumta dhe fatin, nëse nuk ndërhyet, nuk do ta ketë të gjatë”.

Në të gjithë zonën arkeologjike nuk ka asnjë njeri, që të kryejë funksionin e rojës, gjithçka duket e lënë në mëshirë të fatit. Shpesh para viteve ’90, në këtë vend vinin grupe pune, siç tregojnë banorët, të cilët jo vetëm merreshin me gërmime arkeologjike, por edhe kryenin pastrime dhe ndërhyrje restauruese dhe mirëmbajtëse në pjesët e mureve. Ndryshe nga sot, ku gjithçka po zhduket.

“Ja dhe një mur tjetër me gurë të mëdhenj, apo çiklopike siç quhen ndryshe, erozioni ka shkaktuar dëme të shumta përgjatë të gjithë trupit të tij, të cilat mund të dallohen lehtësisht. Një pjesë e mirë e gurëve, siç mund të duket, janë rrëzuar. Ndërkohë që më parë ky mur, edhe para katër vitesh kur kemi qenë për herë të fundit, qëndronte ende në këmbë. Sot pjesa më e madhe e tij është rrëzuar mbi vete, duke dhënë një mesazh të qarte se, nëse nuk do të ketë një ndërhyrje, edhe kjo pjesë e mbetur do të rrafshohet krejtësisht”.

Qyteti po zhduket ngadalë, duke marrë me vete historinë e lashtë të tij. Gurët janë shpërndarë kudo, një pjesë e mirë kanë rënë poshtë në greminat përreth. Dëmtime kanë edhe muret, godinat private apo ato publike, që kanë qenë të shumta në qytet, ashtu siç sot janë bërë më pak të dallueshme edhe duart e ndryshme të ndërtimit, që dikur dalloheshin lehtësisht. Qyteti, që duhet të ishte një destinacion i rëndësishëm turistik për vlerat që mbart në faqet e historisë, më së shumti nuk njihet, vizitohet nga pak të huaj dhe kaq. Asgjë tjetër nuk duket në horizont.

“Imagjinoni se si do të ruheshin në bote vende të tilla arkeologjike, e më pas bëni krahasimin me këto pamje, me mënyrën se si trajtohen ato në Shqipëri. Krahasimi duket vërtetë i dhimbshëm”.

Nga larg, rrënojat e qytetit nuk dallohen thuajse fare, e duket sikur shpejt edhe ato pak të mbetura do të përpihen nga dheu e mali, duke mbyllur në këtë mënyrë kapitullin e këtij vendi, i cili i mbijetoi mijëra shekujve, luftrave, historisë; por jo dorës së njeriut, e mbi te gjitha neglizhencës së shtetit.

Në çdo cep të botës, vende të tilla ruhen me fanatizëm si krenari kombëtare. Ndërsa për ne, ky qytet i lashtë ilir, nga i cili kemi marrë edhe emrin, është thjesht radhë të shkruara në enciklopedi apo fjalore. Albanopoli sot pret që dikush të kthejë kokën e të kujtohet, se ky qytet sot i braktisur nuk është thjesht një grumbull gurësh pa vlerë, por një pjesë e rëndësishme e identitetit tonë kombëtar. Të thuash jemi shqiptarë është e lehtë, por për të ruajtur rrënjët nuk mjaftojnë veç fjalët.

National Geographic 102 vite me pare Kush jane shqiptaret

 


National Geographic 102 vite me pare: Kush jane shqiptaret











Një reportazh analitik i revistës amerikane fotografon Shqipërinë e 1912 para shpalljes së pavarësisë. Një radiografi e saktë për shqiptarët; personalitetin tonë të veçantë dhe vetëdijesimin se nga prapambetja mund të na nxirrte vetëm arsimimi. Shqiptari është europian: për më shumë se dy mijë vjet ka jetuar atje ku jeton tani – në fortesat e Epirit dhe Ilirisë, përtej Adriatikut paralel me thembrën e Italisë. Në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë, shqiptarët u përzienë me fqinjët e tyre jugorë, grekët dhe ishin shtylla kurrizore e luftës për pavarësinë e Greqisë. Bashkatdhetarët e Marko Boçarit emigruan të gjithë në Cefaloni, në brigjet e Greqisë, por afro 2 milionë shqiptarë më të pafatë jetojnë tashmë nën sundimin turk. Sot shqiptarët, arabët, armenët, bullgarët, grekët, serbët dhe vetë turqit po vuajnë, siç ka ndodhur prej dekadash, nga plaga e sundimit turk. Nga këta popuj të pafat, shqiptarët janë të parët që duhet të tërheqin vëmendjen e një bote joegoiste

As rrahjet me thupra, as arma, as topi, as mërgimi, as burgimi, as edhe vetë vdekja nuk i tund nga vendi”. Folësi ishte një shqiptar i ri në moshë që një pjesë të shkollës e kishte bërë në SHBA. Ai është rikthyer tani në vendin e tij, ku po punon me zell të madh për popullin e tij. Është një prej të paktëve njerëz të arsimuar në Shqipëri, por synon që brezi i ardhshëm të mos i numërojë me gishta burrat dhe gratë e arsimuara të Shqipërisë. Fjalët e përmendura më sipër u paraprinë prej këtyre: “Për momentin, nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim të Shqipërisë, të gjithë klasat e njerëzve – myslimanë dhe të krishterë qofshin – kanë një dëshirë, pothuajse një pasion për arsimin kombëtar. Të gjithë ata e kuptojnë që, ashtu sikurse në të kaluarën shpata ishte simbol i fuqisë, sot arsimi është perëndesha e fuqisë, dhe ata do të arsimohen, pavarësisht persekutimit”. Shqiptarët janë vetëdijesuar për nevojën që kanë për qytetërimin dhe progresin perëndimor. Por, që nga dita e parë e miratimit të Kushtetutës së re otomane, turqit e rinj ishin të vendosur që qytetërimi duhej të vinte tek shqiptarët, vetëm pasi të kishte kaluar në një sitë turke dhe mohamedane. Ky program nuk mund të pranohej nga shqiptarët, edhe sikur turqit e rinj të kishin qenë në gjendje ta vinin në zbatim. Shqiptari është europian: për më shumë se dy mijë vjet ka jetuar atje ku jeton tani – në fortesat e Epirit dhe Ilirisë, përtej Adriatikut paralel me thembrën e Italisë. Në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë, shqiptarët u përzienë me fqinjët e tyre jugorë, grekët dhe ishin shtylla kurrizore e luftës për pavarësinë e Greqisë. Bashkatdhetarët e Marko Boçarit emigruan të gjithë në Cefaloni, në brigjet e Greqisë, por afro 2 milionë shqiptarë më të pafat jetojnë tashmë nën sundimin turk. Gjatë 125 viteve para zbulimit të Amerikës, republika krenare e Venecias kishte një supremaci dashamirëse mbi qytetet shqiptarë të bregdetit, dhe kështu që e vonoi me një shekull dominimin turk. Me rënien e Skutarit në Shqipëri dhe dëbimin e venecianëve nga turqit në vitin 1748, këta të fundit filluan sundimin e tyre – shekuj të tërë mashtrimi, bese të thyer dhe mizorie. Rezultati i sundimit turk mund të përmblidhet me zhytjen më thellë të shqiptarëve në varfëri, supersticion, dhe etje për gjak, për shkak të terrenit pjellor që garantonin historia malore dhe tiparet primitivë. Përgjatë dy mijëvjeçarëve, valët dhe impulset e progresit nuk e kanë arritur shqiptarin, ose e kanë anashkaluar, duke e lënë të paprekur.

Hakmarrja praktikohet ende

Sot, ashtu si në të kaluarën, është e vërtetë që një në pesë malësorë flijohen prej hakmarrjes së tmerrshme, që vetëm qytetërimi mund ta çrrënjosë nga jeta e shqiptarit. Të qëllosh një person, edhe tinëz, është çështje e marrjes së gjakut. Asgjë tjetër nuk mund ta kthejë nderin e plagosur. Nëse nuk vritet vetë vrasësi, atëherë një prej të afërmve duhet të jetë viktima, e kështu nis zinxhiri i pafund. Kur hakmarrja ka shkuar shumë larg, mund të blihet nëse ke para të mjaftueshme, ose mund të ndalet përmes disa prej kompleksiteteve të kodit të shqiptarit.

Askush nuk duhet të flasë për shqiptarin si njeri pa ligje. Ai zbaton në mënyrë skrupuloze atë që njeh dhe pranon: por, këta janë ligjet që i kanë dhënë natyra dhe zakonet, si dhe natyra e paraardhësve të tij shekuj më parë, të “kodifikuar” disi në shekullin 15, ndonëse edhe sot e kësaj dite nuk janë hedhur asnjëherë në letër. Disa prej rregullave të çuditshëm që udhëheqin jetën e tij janë: Persona që e kanë prejardhjen nga një stërgjysh i përbashkët mashkull, përmes linjës mashkullore, e konsiderojnë njëri-tjetrin vëllezër, ose vëlla e motër, e si pasoja martesa brenda fisit përjashtohet. Të rinjtë mund të betohen për vëllazëri, dhe kjo krijon një marrëdhënie që i nënshtron të dy, bashkë me pasardhësit e tyre të disa brezave, para të njëjtëve ligjeve martesorë që rregullojnë edhe lidhjet e gjakut.

Personat që kanë të njëjtin kumbar nuk mund të martohen, dhe ka dy lloj kumbarësh: ai i pagëzimit dhe ai i flokut. Kur një fëmijë, vajzë apo djalë, mbush 2 vjeç, flokët e tij që deri atë çast nuk janë prekur prej gërshërëve, priten me ceremoni. Prerjen e kryen kumbari, që më pas, nëse fëmija është i krishterë lë nga një tufë flokësh për secilën majë të busullës duke krijuar një kryq. Nëse është mysliman, tri tufa për të formuar një trekëndësh. Në rastin e hakmarrjes, burri nuk duhet prekur nëse shoqërohet nga një fëmijë apo një grua.

Personalitet i pathyeshëm

Sot, shqiptari është personaliteti më piktoresk në Europë. Megjithatë, po aq interesante sa tiparet e tij, është edhe e ardhmja e tij politike. Kohët e fundit është shfaqur vetëdija kombëtare shqiptare që refuzon të shtypet. Nën qeverisjen jonormale të turqve, racat e ndryshme të krishtera të Perandorisë, si armenët otomanë, bullgarët otomanë dhe grekët otomanë, kanë secila ekzistencën e tyre kombëtare, një shtet brenda shtetit, ndonëse gjithmonë të nënshtruar vullnetit të turqve. Shqiptarët, ndonëse në përgjithësi kanë zhvilluar një lloj besnikërie myslimane që u jep një pothuajse solidaritet me turqit, janë të vendosur që të kenë edhe ata një entitet kombëtar. Ndonëse janë të mallkuar me prapambetjen që ka shoqëruar pak a shumë kudo besimin mohamedian, liderët e tyre e kuptojnë se nuk janë një racë orientale, por perëndimore. Se tiparet e tyre turko-mohamedianë janë një lustër, dhe se do të mjaftojë një brez me arsimin e duhur për të bërë kërcimin e madh përpara dhe për të zënë vendin e tyre mes racave të qytetëruara të gadishullit të Ballkanit. Jo i papajtueshëm me nacionalizmin e ri shqiptar – madje mund të jetë arsyeja e tij – është fakti që shqiptari është një prej anëtarëve më individualistë të racës njerëzore. Po të mos kish qenë i tillë, ai do e kishte humbur shumë kohë më parë identitetin e tij, duke u shkrirë me popujt e ndryshëm që përgjatë kohërave u kanë ardhur rrotull maleve shqiptare. Pavarësisht sulmeve të vazhdueshëm të romakëve, gotëve, serbëve dhe bullgarëve dhe 350 viteve dominim të Turqisë, shqiptari e ka ruajtur individualitetin e tij të pathyeshëm. Crispi, burri i shtetit italian ka qenë me prejardhje shqiptare. Ai ishte pjesëtar i kolonisë së madhe të shqiptarëve në Sicili dhe Italinë e jugut, paraardhësit e të cilit, afro njëqind mijë, emigruan kur Turqia pushtoi Shqipërinë. Edhe sot e kësaj dite, shqiptarët e Italisë e ruajnë prejardhjen e tyre. Mosgatishmëria ose paaftësia e shqiptarëve për të ndryshuar individualitetin e tyre reflektohet tragjikisht në ekzistencën e vazhdueshme të sistemit fisnor shqiptar dhe grindjet e përhershme mes fiseve. Si rezultat, Shqipëria nuk ka mundur të paraqesë një front të bashkuar kundër një armiku të përbashkët.

Vetëm një hero i madh bashkues kombëtar ka dalë për shqiptarët – Skënderbeu. Ai vdiq në vitin 1467, pasi fitoi 21 beteja kundër turqve. Vdekja e tij e la Shqipërinë pa udhëheqës, dhe shqiptarët trima që nuk njihnin besnikëri apo ligj tjetër përtej atij të familjes dhe klanit, ranë në sundimin e Mehmetit II, pushtues i Kostandinopojës. Mehmeti mundi t’i shtypte, por jo t’i nënshtronte shqiptarët. As edhe sulltanët e mëvonshëm nuk kanë arritur ta plotësojnë këtë dëshirë të madhe. Më e mira që mund të bënin ishte t’i bënin për vete, dhe deri në ditën e fundit të tiranisë së Abdyl Hamitit, shqiptarët trajtoheshin si popull i veçantë. Hamiti ua bleu besnikërinë duke mos u vënë taksa, duke frenuar rekrutimin ushtarak dhe duke përzgjedhur më të mirët e këtyre malësorëve të ashpër si truprojat e tij personale.

Turqit e rinj ishin të pamëshirshëm

Kur pas vitit 1908, turqit e rinj kishin miratuar Kushtetutën e tyre dhe po përpiqeshin me shumë mundime të vinin rregull në Perandorinë otomane, trajtimi i Shqipërisë ishte një prej problemeve më delikatë. Duhej të ishte bërë më me kujdes. Përmes një trajtimi delikat, përmbushjes së premtimeve dhe shfaqjes se një simpatie të drejtë për aspiratat e një race injorante por shumë të zotë, turqit e rinj do të kishin qenë në gjendje të ngrinin dhe forconin në provincën e Shqipërisë një barrierë të padepërtueshme ndaj agresionit europian. Në vend të kësaj, ata kanë ndjekur një rrugë që është përshkruar siç duhet nga korrespondenti në Kostandinopojë i “Times”-it të Londrës, si politika e rulit me avull. Duke injoruar këshillat e çdo politikani me përvojë, turqit e rinj nxituan t’i “trajtonin” shqiptarët njësoj si fshatarët injorantë turq në Azinë e Vogël. Asnjë strategji tjetër nuk do të kish qenë më e pavend dhe më e destinuar të dështonte. Shenjat e para të një kundërshtimi u dhanë që ne vjeshtën e vitit 1909, por duhej të vinte pranvera e vitit 1910 që një revoltë të merrte përmasa serioze. Në 5 prill të atij viti, shqiptarët myslimanë të skajit verilindor të Shqipërisë rrëmbyen armët kundër qeverisë. Për pak ditë rebelët mbajtën Kaçanikun, por 50 mijë trupa turke u dërguan menjëherë në rajon dhe lëvizja u shtyp. Ajo pati një karakter lokal dhe nuk kishte organizim. Shqipëria si e tërë nuk ishte qëllimi i saj. Megjithatë, turqit e rinj menduan se kishte ardhur koha t’u jepnin një mësim shqiptarëve të pabindur. Trupat që ishin mbledhur për të shtypur kryengritjen marshuan nëpër Shqipëri. Një divizion shkoi në perëndim, në Shkodër. Ata përshkuan rrugë malore që për breza të tërë ishin mbyllur për këdo që udhëtonte i shoqëruar nga një ushtar turk, sepse shqiptarëve nuk u pëlqente uniforma e autoritetit turk. Por tani malësorët, të zënë në befasi, do të çarmatoseshin. Pas shtypjes që kishin pësuar sivëllezërit e tyre, më të paktë në numër dhe të gjendur përballë automatikëve – një tmerr i pazakontë për shqiptarët e thjeshtë – nuk kishte shpresë për rezistencë. Armët e tyre – krenaria dhe zotërimet – iu morën, dhe shqiptarëve iu “dha një mësim” mizor. Një tjetër divizion i forcave turke marshoi në jug dhe penetroi në luginat paqësore të Shqipërisë.

Në Elbasan, udhëheqësit intelektualë të Shqipërisë së Re kishin hapur një shkollë normale. Ata po përpiqeshin të përgatisnin shqiptarët që të bëheshin mësues të bashkatdhetarëve të tyre injorantë në të gjithë vendin. Përdornin gjuhën shqipe dhe, sipas votimit të një kongresi shqiptar të një viti më herët, e shkruanin këtë gjuhë – një gjuhë europiane – me shkronja latine. Nën Abdul Hamitin, çdo përpjekje për të shkruajtur apo dhënë mësim në gjuhën shqipe ishte shtypur. Vetëm në shkollat e misioneve austriakë dhe italianë në veri të Shqipërisë, ku ofrohej propaganda austriake dhe italiane, dhe jashtë survejimit të Sulltanit, kishte qenë e mundur që shqiptarët të studionin në gjuhën e tyre. Sa për një alfabet, politikanët austriakë që mbështesin punën misionare të priftërinjve austriakë dhe nuk pushojnë asnjëherë së çuari përpara skemat austriake, shihnin me dyshim nga një e ardhme për Shqipërinë, liderët e të cilës të mësuar në Itali apo Austri do të bashkoheshin nga një gjuhë dhe alfabet i përbashkët. Kështu u krijua një alfabet i gjatë dhe iu ofrua fëmijëve në shkollat e misioneve austriakë. Kjo do të ndihmonte për të krijuar të çara për të ardhmen, kur Austria shpresonte që do të trashëgonte këtë tokë dhe do të kishte të nevojshme të përdorte tiraninë e saj dinake për të austrianizuar shqiptarin. Shkolla normale e Elbasanit, me alfabetin e saj latin dhe e çliruar prej propagandës së huaj ishte një rreze drite në errësirën e Shqipërisë. Ajo nuk kishte ndarje fetare – myslimanët dhe të krishterët ishin vëllezër pa dallim. Themeluesit kishin vetëm një qëllim, lartësimin e racës shqiptare. Ata nuk ishin revolucionarë në kuptimin politik të fjalës. Ata donin të bashkëpunonin me qeverinë e turqve të rinj, dhe vetëm kërkonin që zbatimi i kushtetutës së re të kishte diçka të përbashkët me premtimet e saj themelorë. Por kur ushtarët turq erdhën në Elbasan në verën e vitit 1910, u shpall gjendja e jashtëzakonshme. Të gjithë ata që shiheshin se kishin lidhje me shkollën normale apo simpatizonin përparimin e saj u ndoqën, u sollën para autoriteteve ushtarakë dhe u rrahën në një mënyrë shumë mizore për t’u rrëfyer. Rrahja me thupra dhe kamxhik u zbatuan për shumicën e njerëzve të iluminuar në Elbasan. Financieri i shkollës normale u fshikullua përtej çdo imagjinate. Drejtori dhe shumë prej mësuesve u arratisën. Autoritetet ushtarakë kërkuan dhe rrahën personat përgjegjës për një telegram që ishte dërguar në drejtim të Kostandinopojës, ku kërkohej që mësimi në shkollat shqiptare duhej bërë në gjuhën shqipe dhe me gërma latine. Më tej ushtarët marshuan për të bërë punë të tjera “pasi kishin mbyllur atë shkollë dhe u kishin dhënë shqiptarëve një mësim për t’u mbajtur mend”.

Kryengritjet e shqiptarëve

Me kalimin e 1910, telashet nisën të shtohen për turqit në kancelaritë e Europës, sidomos për skandalin e orgjive të ushtrisë në Shqipëri dhe mbylljen e shkollës normale, ashtu sikurse dhe për çarmatimin brutal të të krishterëve në Maqedoni. Në Europë ekzistojnë gjithmonë disa palë, interesat politikë të të cilave mund të çohen përpara duke përkrahur të shtypurit. Dhe ndonëse ishin motive hipokritë ata që vunë në lëvizje shumë burra shteti europianë që ndihmuan për shfaqjen hapur të këtyre ngjarjeve, e vërteta e bëmave të turqve të rinj në Shqipëri dhe Maqedoni gradualisht u bë e njohur për të gjithë.

Turku i ri ishte shfaqur tamam si biri i babait. Udhëheqësit panë që kishin bërë një gabim, por ata nuk do ta pranonin dhe ngjarjet e mëvonshme kanë treguar se nuk ndërruan mendje. Në prill 1911 ndodhi një kryengritje e malësorëve në provincën e Shkodrës, në veriperëndim të Shqipërisë përgjatë kufirit me Malin e Zi. Revolta ishte një prej përpjekjeve të parakohshme dhe të pafata të një populli të dëshpëruar dhe trim, por të përçarë, për t’u hedhur kundër zgjedhës së patolerueshme. Në vend të shndërrohej në një revoltë të përgjithshme, kryengritja mbeti e kufizuar në skajin më verior të Shqipërisë. Patriotët e vërtetë të të gjithë Shqipërisë i hedhin tutje dallimet fetarë dhe fisnorë kur gjenden përballë fakteve të mëdhenj të një trashëgimie të përbashkët dhe kundër një zgjedhe të përbashkët. Ata, pjesëtarët e arsimuar të racës së tyre, po luftonin fort vitin që kaloi për një përpjekje të përbashkët në kërkim të drejtësisë për të gjithë Shqipërinë. Fatkeqësisht, këta udhëheqës ishin të keqorganizuar, pa financime dhe pa përvojë. Ata nuk morën mbështetje prej pjesës më të madhe të fiseve myslimanë, shumë prej të cilëve, megjithatë kishin qenë kaq të çarmatosur saqë nuk mund të mendonin të bashkoheshin në një rebelim. Mirditorët katolikë, një fis i fortë në jug të Shkodrës kishin pak pushkë, të gjitha të vjetra dhe hezituan të vijnë në ndihmë të revoltës së malësorëve, deri kur ishte shumë vonë. Mali i Zi ishte shtylla mbështetëse e kryengritjes, përmes mbështetjes që ai dhe qytetarët e tij i dhanë refugjatëve shqiptarë të cilët dimrin e mëparshëm kishin kaluar kufirin dhe që në pranverë u rikthyen në Shqipëri, gati për luftë. Në këtë mënyrë u “gropos” thika që për breza të tërë ishte hequr nga këllëfi mes sllavëve të Malit të Zi dhe shqiptarëve autoktonë. Por, Mali i Zi u gjend rrezikshëm i përfshirë në çështjet shqiptare, në mospërputhje me diplomacinë europiane dhe sidomos mikun e vet, Rusinë. Kështu që, në fund Mali i Zi e la Shqipërinë në baltë. Pavarësisht këtij fakti, turqit u detyruan të bënin paqe me malësorët rebelë, duke u bërë atyre kaq shumë lëshime, saqë nisën të shfaqen ankesa nga popullsia myslimane e Shkodrës, që nuk ishte rebeluar.

“Cfarë! Ju i ofroni favore rebelëve”, thanë ata. “Po kush ju ka qëndruar besnikë, pavarësisht plagëve të vjetra”. Ishte njësoj si ankesa e djalit joplangprishës. Fatkeqësisht, turku nuk mundej të zbuste fëmijët e tij besnikë, ashtu siç bëri dikur babai çifut. Sa për marrëveshjen me malësorët, nuk dihej se sa do të zgjaste.

Shkollat vetëm do i lehtësojnë

E ardhmja e Shqipërisë varet jo vetëm nga vullneti i Austrisë, Italisë, Malit të Zi që mbështetet nga Rusia, i Greqisë dhe i vetë Turqisë, ku secili prej këtyre është i vendosur që të ketë pjesën e vet shqiptare të tortës. E ardhmja e Shqipërisë varet shumë nga sasia e arsimit që mund të vihet në zbatim përpara se të përcaktohet përfundimisht fati i 2 milionë banorëve. Me përjashtim të Znj Edith Durham, gruaja angleze që i ka shkelur vetë zonat më të egra dhe të rrezikshme të Shqipërisë, askush nuk e njeh më mirë këtë vend se sa Z. James D. Bourchier, që për një brez të tërë ka qenë korrespondent special i “London Times” në Ballkan. Artikulli i tij i jashtëzakonshëm për Shqipërinë në edicionin e ri të Encyclopedia Britannica, pasi flet për betejat e grupeve të izoluar të shqiptarëve konkludon: “Rritja e një ndjenje më të fortë patriotike duhet të varet nga përhapja e arsimit në popull”. Nëse arsimi përhapet pa pengesa në Shqipëri, edhe shqiptarët do të fillojnë të kujdesen për vetveten. Shumë prej shqiptarëve të krishterë në qytetin e Shkodër janë arsimuar dhe kanë siguruar begati, falë italianëve dhe austriakëve. Ata i druhen sidomos fanatizmit të vëllezërve të tyre myslimanë, ndonëse në malet disa kilometra larg, mes familjeve të malësorëve injorantë, si feja e krishterë ashtu edhe ajo myslimane mund të zënë vend nën të njëjtën çati, dhe ritet e krishterë e myslimanë mund të kryhen edhe në një ndërtesë të vetme. Disa herë autori i këtij artikulli ka pyetur shqiptarë myslimanë të arsimuar, të interesuar për kauzën e racës së tyre, përse nuk u kanë predikuar myslimanëve të Shkodrës dhe gjetkë vëllazërinë mes të krishterëve dhe myslimanëve. Pa hezitim, por me turp dhe me buzët shtrënguar, përgjigja ka qenë çdo herë e njëjta: “Është e pamundur. Myslimanët janë injorantë. Në fillim duhet të arsimohen, pastaj do të kuptojnë”. Pak përpara shpërndarjes së parlamentit, në janar 1912, një deputet shqiptar, njëri prej kryezëdhënësve të racës së tij dhe për momentin lider i rebelëve, deklaroi: “Nëse turqit vazhdojnë të përbuzin joturqit, ata do e rrënojnë vendin e tyre. E them këtë sepse i dua turqit, ekzistenca e të cilëve është e nevojshme për ne”. Deputeti shqiptar fliste për popullin e tij.

Shqiptari ka frikë nga e ardhmja

Shqiptari ka frikë se mos, në vend që të sigurojë lirinë për të cilën është lutur dhe ka luftuar, malet e tij të shtrenjtë dhe luginat pjellore do të ndahen mes shteteve ndërluftues, dhe se mos ai absorbohet nga një racë e huaj. Austria kërcënon të vijë nga veriu. Italia kanos nga përtej brigjeve të Adriatikut. Këta janë dy armiq që shqiptarët i urrejnë më keq se sa turqit, pavarësisht shkollave, spitaleve dhe kishave që përfaqësuesit e tyre kanë ndërtuar në veriperëndim të Shqipërisë. Shqiptarët i tremben Austrisë dhe Italisë tamam si një polak profetik mund t’i jetë trembur tre grabitësve të tokës mëmë. Shqiptarët i druhen po kështu një konference europiane për këtë qëllim, se mos Mali i Zi dhe Greqia lejohen që të zgjerohen në kurriz të shqiptarëve. Alternativa ideale që ai do të dëshironte është një Turqi e mirëqeverisur, për të cilën ai do të jetë një prej “ledheve mbrojtës”. Megjithatë, breza të tërë sundimi turk i kanë mësuar se nuk duhet të presë drejtësi nga turqit. Revolucioni i korrikut 1908 ofroi një rreze të përkohshme shprese, por errësira e dëshpërimit u rikthye menjëherë, më e zezë se më parë. Ndëshkimi me thupra, plumbi dhe qelia e burgut kanë qenë shpërblimi i vetëm pas kërkimit për “diçka më të mirë”. Është e vërtetë që, shqiptarët që kishin qenë neglizhuar për shekuj të tërë nuk ishin të gatshëm që të pranonin me mirësi disa prej kushteve të “Konstitucionalizmit”. Fshatari injorant, që nuk ka paguar asnjëherë taksa dhe nuk është regjistruar asnjëherë për shërbimin ushtarak, nuk e vlerësonte “barazinë” e re, që iu manifestua atij përmes pagesës së taksave ashtu sikurse të gjithë banorët e tjerë të Turqisë, si dhe për kontributin e kuotave të tij për martirët në tokat e largëta të Jemenit. Shqiptarët kanë shumë gjëra për të mësuar. Arsimi mund të kishte ardhur tashmë përmes udhëheqësve të tyre të iluminuar. Por turku budalla bëri të vetmen gjë që dinte të bënte – ai marshoi me ushtri drejt Shqipërisë. Si pasojë, në vend që të shfrytëzonte shanset e një besnikërie entuziaste, ai rrënjosi edhe më tej ndjenjat e kahershme të mosbesimit dhe urrejtjes. Spekulimet për të ardhmen e Shqipërisë të çojnë vetëm në labirinte të papenetrueshëm, pasi problemi i Shqipërisë është i lidhur ngushtë me Çështjen e Lindjes, ajo që ka munduar Europën për breza të tërë. Lufta e Krimesë u luftua për ta zgjidhur atë, por në një formë më të komplikuar ajo u rikthye në luftën ruso-turke 1877-1878. Të dërguarit e Europës në Berlin në vitin 1878 djallosën Traktatin e Berlinit. A mos është shumë të shpresojmë që ka ardhur koha për daljen e një brezi më dashamirës diplomatësh? Megjithatë, Lindja e Afërt shpreson gjithmonë për një zgjidhje dhe për t’u dhënë fund kushteve që, me turqit e vjetër dhe tanimë të rinjtë, po e bëjnë Perandorinë Otomane thjeshtë një legjendë. Sot shqiptarët, arabët, armenët, bullgarët, grekët, serbët dhe vetë turqit po vuajnë, siç ka ndodhur prej dekadash, nga plaga e sundimit turk. Nga këta popuj të pafat, shqiptarët janë të parët që duhet të tërheqin vëmendjen e një bote joegoiste.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...