Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/03/13

Deputetja e LDK’së, Doarsa Kica: Pse disa befasohen pasi Kurti ndryshoi qëndrim për Manastirin?


Kica: Pse disa befasohen pasi Kurti ndryshoi qëndrim për Manastirin?

Deputetja e LDK’së, Doarsa Kica- Xhelili, ka thënë se befasohet me njerëzit që befasohen pse Kurti ka ndryshuar qëndrim për Manastirin e Deçanit.


“Disa befasohen pse Kryeministri Kurti ndryshoi qëndrim EDHE për Manastirin e Deçanit. Une befasohem pse disa vazhdojnë ende të befasohen”, ka shkruar Kica- Xhelili.

Ky reagim vjen pasi sot kryeministri Kurti në mbledhjen e qeverisë njoftoi se i ka kërkuar Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’ia regjistruar pronën Manastirit të Deçanit.

SI MANIPULOHEN ZGJEDHJET

I qartë, i fortë dhe ndoshta revolucionar, Si të Manipulosh Zgjedhjet duhet të lexohet nga çdo lexues, aktivist i shoqërisë civile, politikan i opozitës, monitorues zgjedhor, gazetar dhe diplomat që është larguar nga kabina e votimit apo qendra e numërimit i zemëruar, shqetësuar apo acaruar’. 




MICHELA WRONG autore e It’sOur Turn to Eat ‘Cheeseman dhe Klaas i kanë rënë në kokë: në shumë vende zgjedhjet janë një mashtrim. Problemi po përkeqësohet, teksa komuniteti ndërkombëtar lejon që t’i hidhet hi syve. Pasojat për politikën publike janë të rënda dhe do të duhen vite që të ndreqen. Një libër i jashtëzakonshëm’.


 SIR PAUL COLLIER autor i Wars, Guns and Votes ‘Manipulimi i zgjedhjeve është kthyer në një art për të cilin vihen në dispozicion një larmi e jashtëzakonshme, edhe në vendet më të varfra. Kjo vepër është një shtesë me vlerë për të gjithë ata që janë të shqetësuar për këtë pjesë të rëndësishme të mozaikut demokratik nga i cili varen kaq shumë liri themelore’.

Ranë maskat e LVV për "Zajednicës" sot ra edhe Maska e 2-të e Sava Janiçit & Albin Kurtit për manastirin e Deçanit

 



Ja kush thotë: Dje ra maska e Zajednicës sot ra ajo manastirit të Deçanit

Pasi kryeministri Albin Kurti urdhëroi Agjencinë Kadastrale që t’ia regjistrojë tokën Manastirit të Deçanit, ka reaguar  zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi


Sherifi ka pyetur se cila e ka radhën tash, duke shkruar se “Dje ra maska e zajednicës sot ra ajo manastirit të Deçanit”.

“Koha nuk e ndryshon askend, ajo veç çjerr maska!Njëra bie tjetra del! Dje ra maska e zajednicës sot ra ajo manastirit të Deçanit!  Cila e ka rradhën?!”, ka shkruar Sherifi.

Ambasadori i USA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier: E vlerësoj vendimin për të çuar përpara regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit

 

Pasi Kurti i kërkoi Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’ia regjistruar pronën Manastirit të Deçanit, ka reaguar ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Ai ka thënë se e vlerëson këtë vendim, për të cilin shtoi se e demonstron përkushtimin e Kosovës për të ruajtur sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit.

Hovenier ka përsëritur deklaratën e emisarit amerikan Escobar se vendimi i sotëm është “hap i domosdoshëm”.

Ambasadori amerikan i ka falënderuar liderët kosovarë për përpjekjet për ta çuar përpara këtë çështje, derisa në fund ia ka bërë ‘tag’ ndihmëssekretarit Jim O’Brien.

“E vlerësoj vendimin për të çuar përpara regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit- duke demonstruar përkushtimin e Kosovës për të  ruajtur sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit. Siç tha sot në mëngjes zëvendësndihmës sekretari Gabriel Escobar, vendimi i sotëm për Manastirin e Deçanit ishte një hap i domosdoshëm dhe falënderojmë liderët kosovarë për përpjekjet e tyre për ta çuar këtë përpara”, ka shkruar Hovenier.

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për Manastirin e Deçanit

 


Hargreaves mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për Manastirin e Deçanit

Vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për Manastirin e Deçanit, e ka mirëpritur ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves


Ky vendim, Hargreaves ka thënë se demonstron guxim politik dhe përkushtimin për sundim të ligjit.

“E mirëpres vendimin e Qeverisë së Kosovës për të implementuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, i cili demonstron guxim politik dhe përkushtimin ndaj sundimit të ligjit”, ka shkruar Hargreaves në platformën “X”.

Visar Azemi nga LDK : Edhe një kauzë e rrejshme e Albin Kurtit ra

Azemi: Edhe një kauzë e rrejshme e Albin Kurtit ra

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se sot “ra edhe një kauzë e rrejshme e Albin Kurtit”.


“Edhe një kauzë e rrejshme e Albin Kurtit ra.  Sot ai tregoi në mbledhjen e Qeverisë se ka urdhëruar Agjencinë Kadastrale t’ia regjistrojë pronën Manastirit të Deçanit.”

Azemi ka thënë se Kurti e ka ditur se vendimi për Manastirin është i detyrueshëm derisa shtoi se ai mashtroi për të ardhur në pushtet.

“Ai e ka ditur se vendimi i Kushtetueses është i detyrueshëm për zbatim, por me plot vetëdije mashtronte qytetarët për të ardhur në pushtet, e për të vepruar krejt ndryshe prej asaj çka propagandonte si opozitar.”

Azemi ka shkruar se ky veprim i Kurtit nuk është fare i befasishëm.


“S’është fare i befasishëm as ky veprim i tij. Sepse ky s’është mashtrimi i tij i parë e as i fundit. Tre vite veproi kështu duke përmbysur çdo gjë që ka thënë 16 vite para tyre. Fatkeqësia është se veprimet e tij kanë sjellë e po sjellin shumë dëme. Qeverisja e tij po do të rezultojë më e dobëta dhe më e rrezikshmja në gjithë pasluftën.”

Ja cili deputet i Kosovës mori guximin ta krahasonte kryeministrin Albin Kurtin me një kloun

 


Ja cili deputet i Kosovës mori guximin ta krahasonte kryeministrin Albin Kurtin me një kloun

Ish-deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka reaguar ashpër pasi sot Albin Kurti, ka thënë se qeveria i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për tokën e Manastirit të Deçanit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, një vendim të tillë e kërkon veç një njeri i ligë e i sëmurë pas pushtetit.

Sipas Abazit, Kurti i opozitë do ta pështynte më fytyrë Kurtin e pozitës.

“Me përkujtu masakrën e Mitrovicës dhe pas një ore me i falë tokë Kishës Ortodokse Serbe duke shkelur mbi gjakun e aktivistëve dhe kauzat kombëtare, më së paku quhen tradhti. A kërkoi Kisha Serbe falje për krimet e bëra në Kosovë? Një njeri i ligë e i sëmurë pas pushtetit mund ta bëjë këtë gjë. Po të ishte në opozitë Kurti sot do ta kishte pështyrë në fytyrë Kurtin në pushtet, do ta kishte djegë Prishtinën e aktivistët do t’i shtyente drejt vdekjes!”, ka shkruar Abazi në Facebook.

https://www.kosova-sot.info/lajme/710104/ja-cili-deputet-i-kosoves-mori-guximin-ta-krahasonte-kryeministrin-albin-kurtin-me-nje-kloun/


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...