Nga Flori Bruqi,PHD
Ky shkrim dokumenton torturat, vrasjet, perdhunimet, debimet me force dhe krime
te tjera lufte te kryera nga forcat e qeverise serbe dhe asaj jugosllave kunder shqiptareve
te Kosoves nga 24 marsi deri me 12 qershor 1999, periudha e sulmeve ajrore te NATO-s
kunder Jugosllavise.
Ky shkrim gjithashtu deshmon per nje fushate sistematike te koordinuar dhe te
organizuar nga nivelet me te larta te qeverive serbe dhe jugosllave te asaj periudhe per te
terrorizuar, vrare dhe shperngulur shqiptaret etnike te Kosoves.
Natyrisht keto krime nuk ishin te izoluara nga njeri tjetri.
Ky shkrim paraqet
kontekstin historik dhe politik te luftes dhe nje kritike te reagimit te komunitetit
nderkombetar ndaj zhvillimit te krizes gjate dekades se fundit.
Shkrim dokumenton sipas Human Rights Watch "shkeljet e bera nga kryengritesit shqiptare te UÇK, te cilet kryen rrembime dhe vrasje te civileve gjate dhe pas luftes, si dhe shkeljet
e kryera nga NATO, e cila deshtoi ne minimizimin e viktimave civile gjate
bombardimeve ne Jugosllavi."
Megjithate fokusi kryesor i ketij shkrimi eshte dhuna
shteterore e ushtruar nga qeverite serbe dhe jugosllave ne vitin 1999 kunder qytetareve
shqiptare etnike te Jugosllavise.
Lufta e Vitit 1999- Ofensiva e qeverise serbe dhe jugosllave ne Kosove, e cila filloi me 20 mars 1999
kater dite para se te fillonte bombardimi i NATO-s, ishte nje fushate e planifikuar
metodikisht dhe e zbatuar me perpikmeri.
Ndryshimet kyçe ne aparatin e sigurimit te
Jugosllavise ne 1998, duke perfshire emerimin e kreut te ri ne sigurimin e shtetit serb si
dhe ne Shtabin e Pergjithshem te Ushtrise Jugosllave, tregojne qe ne ate kohe u bene
pergatitjet per ofensiven luftarake në Kosovë.
Ne fillim te vitit 1999 vihet re nje rritje e dukshme e prezences
ushtarake dhe armatosja e civileve serbe etnike.
Aksionet e policise dhe ushtrise ne fund
te shkurtit dhe ne fillim te marsit perreth Vushtrrise dhe Podujeves ,
te emertuara nga qeveria si “ushtrimet e dimrit” siguruan lidhje hekurudhore dhe rrugore
ne veri me Serbine.
Shkelje te renda te se drejtes nderkombetare humanitare kane karakterizuar te
gjitha ofensivat e meparshme te qeverise, por periudha e bombardimeve te NATO-s
shenoi sulme te papara mbi civilet dhe shpernguljen me force te me shume se 850,000
shqiptareve etnike nga Kosova.
Per here te pare ne konflikt, luftimet u zhvendosen nga
zonat fshatare ne ato qytetare.
Ndersa fushata e qeverise duket se ishte nje perpjekje per te shtypur UÇK-ne, me
fillimin e bombardimeve te NATO-s kjo fushate u shnderrua ne me shume se kaq.
Me
ndermarrjen e nje ofensive me te madhe, presidenti i atehershem i Jugosllavise Slobodan
Miloseviç perfitoi nga bombardimet e NATO-s qe te zbatonte nje plan per te shtypur
Uçk dhe bazen e tyre mbeshtetese ne popull, si dhe per te shpergulur me force nje
pjese te mire te popullsise shqiptare te Kosoves.
Askush nuk mundi te parashikonte shpejtesine dhe shkallen e shpernguljes.
Sipas
Komisionierit te Larte te Kombeve te Bashkuara per Refugjatet (UNHCR), gjate tre
javeve te para te bombardimeve te NATO-s, 525,787 refugjate nga Kosova vershuan ne
vendet fqinje.
Thuhet se forcat e qeverise shperngulen 862,979 shqiptare etnike nga
Kosova dhe disa qindra mijera te tjere u zhvendosen brenda per brenda Kosoves, perveç
atyre qe ishin zhvendosur para marsit 1999.
Me shume se 80 perqind e gjithe popullsise
se Kosoves - 90 perqind e se ciles perbehej nga shqiptare- u zhvendosen nga shtepite e
tyre.
Zonat e njohura per lidhjet e tyre me UÇK-ne u goditen me rende. Komunat e
Drenasit dhe Skenderajt ne djepin e Drenices, djepi i UÇK-se,
ishin skena te masakrave te shumta ndaj civileve, si dhe te ndalimeve arbitrare, torturave,
shkaterrimeve sistematike te shtepive dhe pasurise se civileve.
Vrasjet masive,
shpernguljet me force, dhe shkaterrimi i pasurise civile ishin te zakonshme gjithashtu ne
komunat jugperendimore te Gjakoves , Rahovecit dhe Suharekes , ku shume fshatra e kishin mbeshtetur prej kohesh UÇK-ne.
65% e shkeljeve te dokumentuara nga Human Rights Watch kane ndodhur ne
pese komunat e lartpermendura
Shpjegimet mbi abuzimet ne komunat e tjera jane me komplekse dhe me pak
bindese. Komunat e Pejes dhe Lipjanit , te cilat kishin nje numer te
konsiderueshem popullsie serbe, ishin piketuar per shperngulje masive te shqiptareve
etnike, ndersa vrasjet ishin me te lokalizuara ne fshatra te tille si ne Sllovi ,
Ribar , Lubeniq , Qyshk dhe ne qytetin e Pejes.
Megjithese
gjate 1998 dhe fillimit te 1999 UÇK-ja ishte aktive ne komunen e Pejes dhe prezente ne
pjesen me te madhe te komunes perendimore se Lipjanit, ka pak apo aspak fakte per te
bere lidhjen e UÇK-se me disa nga fshatrat ku ndodhen masakrat.
Vrasjet ishin pasoje e
nje plani me te gjere operacionesh per te terrorizuar popullsine shqiptare qe te largohej nga
Kosova, duke perdorur ushtrine, policine dhe forcat paramilitare.
Gjate vitit 1998 dhe fillimit te vitit 1999 prezenca dhe dhuna e ushtruar nga UÇK-ja ishte e
vogel, per shembull, ne komunen veriperendimore te Istokut me popullsi etnike te
perzier.
Megjithate, kjo komune pesoi shperngulje masive te shqiptareve vendas drejt
Malit te Zi te nxitur nga djegia dhe grabitja e shtepive te tyre.
Istoku ishte gjithashtu dhe
skena e nje nga incidenteve me te pergjakshme te luftes, ku forcat serbe vrane ne maj të vitit 1999 me shume se 90 shqiptare etnike te burgosur ne burgun e Dubraves, nderkohe qe
sulmet ajrore te NATO-s kishin vrare per dy dite rreth 19 te burgosur.
Shperngulja me force ishte e organizuar mire, gje qe tregon se ajo ishte planfikuar
paraprakisht.
Fshatrat ne zonat strategjike u “spastruan” per te siguruar linjat e
komunikimit dhe kontrollin e zonave me te gjera.
Zonat ku UÇK-ja kishte mbeshtetje dhe
ato ku ajo nuk ishte prezente, u sulmuan ne aksione te perbashketa nga policia, ushtria
dhe paraushtaraket.
Qytete te medha u “spastruan” duke perdorur autobuze, trena dhe
karvane te gjata traktoresh qe drejtoheshin drejt kufijve.
Refugjatet u shtrenguan te
largohen ose u transportuan ne menyre te organizuar nga shteti ne drejtim te kufijve,
sipas nje programi te pergatitur per shperngulje me force dhe deportimi te karakterizuar
nga nje shkalle shume e larte koordinimi dhe kontrolli.
Human Rights Watch dokumentoi gjithashtu praktiken e njohur te “spastrimit te
identitetit”: refugjateve shpesh iu mirreshin dokumentet e identitetit dhe detyroheshin te
hiqnin targat nga makinat dhe traktoret e tyre para se te lejoheshin qe te kalonin kufirin.
Para se te arrinin kufirin, shume shqiptareve iu shkaterruan dokumentet personale, gje qe
tregon se qeveria po perpiqej te bente te pamundur kthimin e tyre.
Shperngulja masive e shqiptareve te Kosoves mund t’i kete sherbyer nje sere
qellimesh. Se pari, ajo mund te kete patur si qellim te ndryshonte perberjen demografike
te Kosoves – nje politike e permendur shpeshhere gjate gjithe historise nga politikanet
nacionaliste ekstreme serbe.
Keto ndryshime demografike mund te kishin çuar ne ndarjen
eventuale te krahines ne dy pjese, nje per serbet dhe nje per shqiptaret. Se dyti,
shpernguljet mund te kene patur si qellim te destabilizonin vendet fqinje: Shqiperine dhe
Maqedonine. Se fundi, synimi i shpernguljes masive te shqiptareve mund te kete qene t’i
mbante forcat e NATO-s ne vendet fqinje ne menyre qe te pengohej nje sulm nga toka
ose, se paku, te dobesohej vendosmeria e aleances se NATO-s.
Ne rast se qellimi ishte
dobesimi i vendosmerise se komunitetit nderkombetar, kjo natyrisht qe deshtoi, pasi
imazhet e refugjateve te pervuajtur vetem sa provokuan zemerimin publik dhe shtuan
thirrjet per veprim.
Vrasjet e qellimshme dhe te paligjshme te civileve - ekzekutimet pa gjyq - ishin
nje pjese e rendesishme e fushates “se spastrimeve”.
Ne te gjithe krahinen, civile te cilet
dihej mire qe nuk ishin luftetare dhe nder te cilet kishte shume gra dhe femije, u vrane
nga policia serbe, ushtaret e ushtrise jugosllave, dhe forcat paraushtarake te implikuara ne
vrasjet e stilit “ekzekutim ne vend”.
Ne pergjithesi vrasjet kishin tre motive te qarta.
E para ishte pershpejtimi i
procesit “te spastrimit” nepermjet kercenimit dhe ngjalljes se frikes.
E dyta ishte
eleminimi i individeve qe dyshoheshin se luftonin ne rradhet e UÇK-ne apo e ndihmonin
ate, dy gjera qe shpeshhere ishte veshtire te dalloheshin nga njera-tjetra.
Nder individet e
vene ne shenjester kishte udheheqes te shquar politike, aktiviste te te drejtave te njeriut
dhe biznesmene te pasur.
E treta ishte kryerja e vrasjeve per hakmarrje: disa masakra u
kryen pasi forcat serbe dhe jugosllave pesuan humbje nga ana e UÇK-se.
Megjithese kane filluar te dalin shifra te besueshme, numri i sakte i viktimave te
luftes ne Kosove mbetet i panjohur dhe eshte shnderruar ne nje çeshtje debati mjaft te
madhe.
Human Rights Watch, permes hulumtimeve te saj, ka dokumentuar 3,453 vrasje
te kryera nga forcat qeveritare serbe dhe jugosllave, por gjithsesi ky numer eshte me i
vogel sesa numri perfundimtar, pasi ai bazohet vetem ne 577 intervista (intervistat e bera
qene te menduara mire qe te lejonin vleresimin e te dhenave per te gjithe Kosoven). Ne te
njejten kohe, numri i viktimave sigurisht nuk eshte aq i madh saç sugjeruan gjate luftes
disa zyrtare te qeverive perendimore apo te NATO-s, sipas te cileve shifra arrinte deri ne
100,000.
Deri ne korrik 2001, Gjykata Nderkombetare Penale per ish-Jugosllavine
(International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia (ICTY)) kishte zhvarrosur
perafersisht 4,300 njerez qe besohen te kene qene viktima te vrasjeve te paligjshme te
kryera nga forcat serbe dhe jugosllave ne Kosove.
Ky numer eshte sigurisht me i vogel se
sa numri i pergjithshem i te vrareve nga trupat qeveritare.
Me e rendesishmja eshte se ka
fakte te pakundershtueshme lidhur me venien dore ne varre dhe zhvendosjen e trupave te
vdekur nga trupat serbe dhe jugosllave, siç filloi te konfirmonte ne veren e vitit 2001
qeveria serbe e ardhur ne pushtet pas Milosevicit. Human Rights Watch dokumentoi
perpjekjet per te fshehur apo eliminuar trupa ne Terrnje , Gjakove, Izbice ,
Rezalle , Krushe e Madhe dhe Krushe e Vogel ,
Suhareke, Sllovi, Poklek, Kotline , dhe Pastasel .
Veç kesaj, sipas
Komitetit Nderkombetar te Kryqit te Kuq (International Committee of the Red Cross
(ICRC)) 3,525 persona, duke perfshire dhe serbe etnike, figurojne te zhdukur nga ky
konflikt.
Analiza statistikore e bere nga Human Rights Watch dhe Shoqata Amerikane per
Perparimin e Shkences (American Association for the Advancement of Science (AAAS))
zbulon nje metodike vrasjesh qe nxjerr me tej ne pah natyren sistematike te fushates
qeveritare.
Kur studiohet shperndarja kohore e ekzekutimeve pa gjyq, per shembull,
shfaqen tre vale qe dallohen qarte ne Grafikun 5 te kapitullit mbi Analizen Statistikore te
Shkeljeve.
Vrasjet ishin planifikuar me
kujdes dhe vinin ne jete operacione qe i sherbenin qellimit strategjik te qeverise.
Ne te njejten menyre, egzekutimet pa gjyq te kryera gjate kesaj kohe ne komuna shenojne ngritje te ngjashme te dhunes ne periudha te
shkurtra.
Fushatat histerike te vrasjeve ndodhen neper komuna ne periudha te qarta
kohore, duke sugjeruar keshtu ekzistencen e nje urdheri strategjik per kryerjen e ketyre
vrasjeve ne zona te caktuara.
Perdhunimet dhe dhuna seksuale ishin gjithashtu komponente te kesaj fushate.
Perdhunimet ndaj shqiptareve nuk ishin akte te rralla e te izoluara kryer nga individe te
forcave serbe dhe jugosllave, por instrumente per te terrorizuar popullsine civile, per te
zhvatur para nga familjet e ketyre vajzave dhe per t’i shtrenguar njerezit te braktisin
vatrat e tyre.
Human Rights Watch ka gjetur te dhena te besueshme per nentedhjete e
gjashte raste te dhunes seksuale gjate periudhes se bombardimeve te NATO-s, dhe numri
real sigurisht eshte shume me i madh.
Ne pergjithesi perdhunimet e kryera ne Kosove mund te grupohen ne tre kategori:
perdhunime te kryera ne shtepite e vete grave, perdhunime te kryera gjate largimit dhe
perdhunime te kryera gjate ndalimeve.
Ne kategorine e pare, forcat e sigurimit hynin ne
shtepite private dhe perdhunonin grate para antareve te familjes, ne oborr apo ne dhomen
ngjitur.
Ne kategorine e dyte, njerez te debuar qe endeshin ne kembe apo me traktore
ndaloheshin, grabiteshin dhe kercenoheshin nga Ushtria Jugosllave, policia serbe apo
paramilitaret.
Ne qofte se familjet nuk mund te jipnin para, atehere forcat e sigurimit iu
thonin qe vajzat e tyre do te merreshin dhe perdhunoheshin. Ne disa raste, edhe pse
familjet kishin dhene para, atyre iu ishin rrembyer vajzat.
Ne kategorine e trete, dhunimet
u kryen ne qendrat e perkohshme te ndalimeve ne vende te tilla si ne shtepi apo hambare
te braktisura.
Shkaterrimi i pasurise se popullsise nga trupat qeveritare me 1999 shenoi rritje te
madhe.
Sipas nje studimi te UNHCR-se, ne nentor te vitit 1999, pothuaj 40 perqind e te
gjithe shtepive te banimit ne Kosove ishin demtuar rende ose shkaterruar plotesisht.
Me
shume u demtuan komunat qe kishin lidhje te forta me UÇK-ne, pjeserisht sepse sulmet
kunder tyre kishin filluar qe ne 1998.
U demtuan gjithashtu edhe zona te tjera qe nuk
kishin lidhje me aktivitetet e UÇK-se, si per shembull qyteti i Pejes, ku u shkaterruan me
shume se 80 perqind e shtepive te qytetit.
Po ashtu u demtuan shkollat dhe xhamite.
Sipas nje vleresimi te Kombeve te
Bashkuara per demtimet ne 649 shkollat e Kosoves, me shume se nje e pesta e shkollave
te perfshira ne kete vezhgim ishin te demtuara rende dhe me shume se 60 perqind ishin te
shkaterruara plotesisht.
Ne te gjithe Kosoven, forcat serbe dhe jugosllave qellimisht
nxorren ujin e puseve jashte perdorimit duke hedhur ne to kimikate, kafshe te ngordhura,
apo kufoma njerezish.
Human Rights Watch ka dokumentuar ne kater fshatra raste ku
jane hedhur viktima ne depot e ujit.
Nje numer i pafund deshmitaresh dhe viktimash deshmuan per Human Rights
Watch se si forcat qeveritare iu grabiten atyre gjerat e çmuara, duke perfshire dhe unazat
e marteses e makinat, si ne shtepite e tyre, ashtu dhe rruges gjate debimit te tyre.
Police,
ushtare dhe vecanerisht anetare te njesive paramilitare i kercenonin njerezit me jeten e
tyre ne rast se ata nuk jepnin nje sasi te mire parash, zakonisht marka gjermane.
Grabitje
te tilla jane permendur vazhdimisht dhe nga forcat e sigurimit, te cilet u shprehen per
median nderkombetare pas luftes.
Per disa prej tyre, kjo ishte arsyeja qe ata shkuan ne
Kosove. Disa vullnetare treguan se ata ishin liruar nga burgjet ne Serbi me kusht qe ata te
sherbenin ne ushtri apo polici.
Ky raport dokumenton gjithashtu praktiken, sipas se ciles te ndaluarit
detyroheshin te hapnin transhe apo te pastronin bunkere, si dhe praktiken e perdorimit te
civileve si mburoja njerezore per te mbrojtur trupat nga sulmet e NATO-s apo UÇK-se.
Qeveria jugosllave gjithashtu vuri ne toke mina antitanke dhe antinjerez, veçanerisht
pergjate kufirit me Shqiperine dhe Maqedonine, ka shume te ngjare, si pregatitje per nje
sulm nga toka.
Zinxhiri i Komandimit
Forcat qeveritare te perfshira ne konflikt ishin nje kombinim kompleks i policeve
dhe forcave policore speciale te Ministrise se Puneve te Brendshme serbe, ushtareve dhe
njesive ushtarake speciale te Ushtrise Jugosllave, forcave paraushtarake, milicise lokale,
dhe i nje morie forcash qe vinin nga vendet e tjera.
Te gjithe keta vepronin nen urdherat e
qeverise ne Beograd.
Ushtria Jugosllave kishte komanden e pergjitheshme gjate periudhes se
bombardimeve te NATO-s.
. Sipas ligjit, ajo kishte nen varesine e saj policine dhe forcat
paraushtarake, megjithese zyrtaret e larte ne Ministrine e Puneve te Brendshme serbe
ushtruan dukshem nje influence te rendesishem gjate fushates.
Ushtria kontrollonte rruget
kryesore dhe kufijte duke koordinuar dhe lehtesuar keshtu “spastrimin etnik”. Policia dhe
forcat paraushtarake u perfshine ne menyre me te drejtperdrejte ne debimin e civileve dhe
shkaterrimin e fshatrave, per te cilen kishin mbeshtetjen e artilerise se ushtrise.
Gjate
ketyre operacioneve burrat veçoheshin nga grate dhe femijet per t’u marre ne pyetje per
UÇK-ne dhe egzekutoheshin ne vend.
Sipas ligjit jugosllav, Ushtria Jugosllave (Vojska Jugoslavije, apo VJ) eshte nen
komanden e presidentit te Jugosllavise ne kohe lufte dhe ne paqe.
Deri me tetor te vitit
2000, president ishte Slobodan Milosevic.
Ushtria Jugosllave eshte nen kontrollin e
Keshillit te Larte te Mbrojtjes, i perbere nga presidentet e Serbise, Malit te Zi dhe
Jugosllavise dhe kryesuar nga presidenti i Jugosllavise.
Shefi i Shtabit te Pergjithshem te
Ushtrise gjate luftes ishte Generali Dragoljub Ojdanic, i cili u emerua pas luftes si Minister i
Mbrojtjes se Jugosllavise, post te cilin e mbajti deri ne tetor 2000.
Ushtria Jugosllave ndahet ne tre armata.
Armata e Trete, e komanduar gjate luftes
nga Gjeneral Kolonel Nebojsa Pavkovic, ishte pergjegjese per Kosoven dhe Serbine e jugut.
Ne
gusht te 2001, Pavkovic ishte Shefi i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise Jugosllave.
Gjate
luftes nen Pavkovicin vinte Gjen.Major Vladimir Lazarevic, i cili komandonte Korpusin e
Prishtines te Armates se Trete te vendosur ne Kosove.
Nen komanden e Lazarevic ishin
pese brigada, nje njesi policore ushtarake dhe nje regjiment aviacioni.
Struktura e Ministrise se Puneve te Brendshme te Serbise ,ishte drejtuar gjate luftes nga Ministri Vlajko Stojiljkovic,
eshte me e komplikuar sesa struktura e Ushtrise Jugosllave, e cila ka nje zinxhir
transparent komandimi.
Brenda Ministrise se Puneve te Brendshme te Serbise benin pjese
policia e rregullt e Kosoves, e komanduar nga Streten Lukic, forcat policore speciale te komanduara nga Lt. Gjen. Obrad Stevanovic, dhe
Forcat Antiterroriste (Specijalna Antiteroristicka Jedinica, apo SAJ), te komanduara nga
Kol. Zivko Trajkovic. Gjen.Kolonel Vlastimit Djordjevic ishte kreu i sektorit te sigurimit
publik ne Ministrine e Puneve te Brendshme, si dhe asistent i ministrit te puneve te
brendshme.
Qeveria e re e Serbise zevendesoi Djordjevic dhe Stevanovic ne janar te vitit
2001, por ngriti ne detyre Lukic si shef te sigurimit publik dhe zevendesminister te
Puneve te Brendshme.
Ministria e Puneve te Brendshme te Serbise permban gjithashtu dhe sherbimin e
sigurimit, apo siç quhet ndryshe, policine sekrete, e cila luajti nje rol te madh ne Kosove.
Perveç aktiviteteve te fshehta per monitorimin dhe sulmimin e aktivisteve politike
shqiptare etnike dhe te UÇK-se, sigurimi i shtetit dislokoi gjithashtu njesi operative
speciale, JSO-ne (Jedinica za Specijalne Operacije), dhe ndihmoi organizata te ndryshme
paraushtarake.
Te njohur gjithashtu si “Beretat e Kuqe” apo “Djemte e Frenkit” (sipas
Frenki Simatovic, nje personalitet kyç ne Ministrine e Puneve te Brendshme, i cili njihet
si themeluesi i grupit), JSO-ja komandohej gjate luftes nga Miload Lukovic, nje njeri i
njohur si “Legija”.
Deri ne janar te vitit 2001, ne krye te sigurimit te shtetit te Serbise
ishte Gen.Kol. Radomir Markovic.
Markovic u hoq nga detyra ne fund te janarit dhe u
arrestua nje muaj me vone nga policia serbe, pasi akuzohej per perfshirje ne sulmin e vitit
1999 kunder politikanit serb Vuk Draskovic.
Kreu i sigurimit te shtetit ne Kosove gjate
luftes ishte Profesor David Gajiç, psikolog klinik nga Beogradi.
Se fundi, forca te ndryshme paraushtarake si dhe forca te huaja ishin aktive ne
Kosove, kryesisht nen kontrollin e qeverise qendrore. Perveç faktit qe ata ishin nder
forcat me te dhunshme ne Kosove, nje nga aktivitetet primare te paraushtarakeve ishte
vjedhja dhe grabitja.
Megjithese linja e sakte e komandimit dhe kontrollit te forcave paraushtarake
mbetet jo e qarte, ajo çfare dihet eshte se ata kane bashkevepruar ngushte me Ushtrine
Jugosllave dhe policine serbe.
Paraushtarket, te cilet jane shprehur per shtypin
nderkombetar pas luftes, kane thene se zyrtare lokale iu jepnin lista me emrat e
shqiptareve etnike te vene ne liste per t’u vrare.
Disa prej paraushtarakeve ishin liruar nga
burgjet e Serbise, me kusht qe te luftonin ne Kosove.
Ne disa raste individe te policise
apo ushtrise u perpoqen te paralajmeronin apo te mbronin shqiptaret etnike nga forcat
paraushtarake, megjithese keto ishin raste te rralla. Si rregull, milicet dhe policia
bashkepunonin ngushte me njesite paraushtarake, shpesh duke krijuar nje kordon per
levizjen e forcave paraushtarke rreth komuniteteve te vena ne shenjester.
Grupet dhe njesite e ndryshme brenda Ministrise se Puneve te Brendshme e bejne
zinxhirin e komandimit me pak te dukshem sesa ne Ushtrine Jugosllave, megjithese eshte
e qarte se autoriteti final per Ministrine e Puneve te Mbrendshme i perkiste presidentit
jugosllav Slobodan Milosevic.
Sipas ligjit jugosllav, ne gjendje lufte, Ushtria Jugosllave
ka nen juridiksionin e saj policine e Serbise, duke e bere keshtu Sllobodan Milosevic de
jure dhe de facto komandant te policise gjate periudhes se bombardimeve te NATO-s.
Zevendeskryministri i atehershem i Jugosllavise Nikola Sainovic ka luajtur gjithashtu nje
rol te rendesishem.
E drejta nderkombetare eshte e qarte lidhur me pergjegjesite e udheheqesve qe
organizojne apo lejojne kryerjen e krimeve te luftes. Si autoret e krimeve, ashtu edhe
udheheqesi ushtarak apo politik qe urdheron krimet ose qe nuk merr masa per
parandalimin e tyre ose denimin e fajtoreve, jane njelloj pergjegjes.
Siç provohet ne kete raport, shtrirja dhe natyra sistematike e abuzimeve ne
Kosove e ben te pamundur te besosh qe udheheqja serbe dhe jugosllave, megjithe
mohimet e tyre publike, nuk ishte ne dijeni te atyre shkeljeve. Rastet e denimeve te
anetareve te forcave te sigurimit per kryerjen e krimeve te renda, si per vrasje, jane te
pakta. Perkundrazi, periudha e pasluftes shenoi qindra ngritje ne detyre dhe shperblime
per personelin e policise dhe ushtrise, duke perfshire dhe disa prej udheheqesve te larte te
tille si Dragoljub Ojdanic, Nebojsa Pavkovic, Vladimir Lazarevic, Obrad Stevanovic,
Sreten Lukic, Vlastimir Djordjevic, and Zivko Trajkovic, si dhe shume komandante
brigade ne Korpusin e Prishtines.
Nje liste e plote e ketyre promovimeve dhe
shperblimeve eshte perfshire si shtojce ne kapitullin Forcat e Konfliktit.
Gjykata e Krimeve te Luftes
Pas nje fillimi te ngadalte ne 1998, Gjykata Nderkombetare Penale per ishJugosllavine filloi nje hetim te plote te krimeve te luftes ne Kosove.
Me 27 maj 1999
gjykata beri te ditur padine me te rendesishme deri tani: Slobodan Milosevic, president i
Jugosllavise dhe kater zyrtare te tjere te larte akuzoheshin per “vrasje, persekutime dhe
debime ne Kosove” per periudhen 1 janar 1999 deri ne fund te majit te po ketij viti.
Te
paditurit e tjere jane: Milan Milutinovic, president i Serbise dhe anetar i Keshillit te Larte
te Mbrojtjes, Dragoljub Ojdanic, Shef i Shtabit te Pergjithshem i Ushtrise Jugosllave,
Nikola Sainovic, zevendeskryeminister i Republikes Federale te Jugosllavise (FRY), dhe
Vlajko Stojiljkovic, ministri serb i Puneve te Brendshme.
Hetimet e Gjykates
Nderkombetare Penale per ish-Jugosllavine vazhdojne, duke perfshire dhe nje inspektim
te krimeve te UÇK-se.
Me 1 prill 2001 policia serbe e arrestoi Miloseviçin me akuzen e
korrupsionit.
Me 28 qershor ai u transferua ne Gjykaten e Krimeve te Luftes ne Hage.
Deri ne gusht te vitit 2001 te pandehurit e tjere vazhdojne te jene te lire.
Gjykata beri gjithashtu nje vleresim te brendshem te aksioneve te NATO-s gjate
luftes duke arritur ne konkluzionin qe nuk kishte baze per hetime te metejshme.
Vleresimi i Human Rights Watch mbi fushaten ajrore te NATO-s ndryshon ne nje fare
mase. Megjithese Human Rights Watch nuk ka gjetur fakte se NATO ka kryer krime
lufte, NATO ka shkelur te drejten nderkombetare humanitare duke mos marre masa
paraprake te mjaftueshme per te identifikuar prezencen e civileve, ndersa sulmonte
karvanet apo objektivat levizese. Sic eshte thene dhe me pare ne raportin e Human Rights
Watch ne shkurt te vitit 2000 “Vdekjet e Civileve Gjate Fushates Ajrore te NATO-s”,
bombardimet e NATO-s shkaktuan vdekjen e pothuaj 500 civileve ne te gjithe
Jugosllavine. Rreth 56 apo 60 perqind e te gjitha vdekjeve i perkisnin Kosoves. Perdorimi
i bombave therrmuese (cluster) nga NATO, megjithese u pezullua gjate konfliktit, eshte
kritikuar ne kete raport. Si arme te pakontrollueshme ne vetvete kur perdoren ne zona
civile dhe per shkak te shkalles se larte te mosfunksionimit ne momentin e perdorimit,
bombat therrmuese paraqesin nje rrezik serioz dhe joproporcional per popullsine civile.
Ne periudhen 24 mars - 7 maj 1999, ne Kosove dhe ne pjesen tjeter te Jugosllavise u
hodhen me shume se 1,500 bomba therrmuese.
Abuzimet nga UÇK-ja
Sic eshte paraqitur ne kapitullin “Histori”, UÇK-ja ishte pergjegjese per abuzime
serioze te kryera ne vitin 1998 duke perfshire rrembimet dhe vrasjet e serbeve dhe
shqiptareve etnike te konsideruar si bashkepunetore te shtetit. Ne disa fshatra qe ne vitin
1998 ishin nen kontrollin e UÇK-se, rebelet debuan serbet nga shtepite e tyre. Disa prej
atyre qe mbeten nuk jane gjetur ende dhe mendohen te jene rrembyer dhe vrare nga
UÇK-ja. Sipas Komitetit Nderkombetar te Kryqit te Kuq, nentedhjete e shate serbe te
Kosoves qe rezultonin te zhdukur ne vitin 1998 vazhdonin te mungonin deri me 15 maj
2000.
UÇK-ja burgosi rreth tetedhjete e pese serbe gjate sulmit te saj ne Rahovec me 19
korrik 1998. Tridhjete e pese prej tyre u liruan me vone, por te tjeret deri ne gusht 2001
vazhdojne te rezultojne te zhdukur. Me 22 korrik 1998 UÇK-ja mori kontrollin e minieres
se Belaceves prane Obiliqit. Ate dite u kapen nente serbe qe vazhdojne te rezultojne ne
listat e te zhdukurve te Komitetit Nderkombetar te Kryqit te Kuq.
Ne shtator te vitit 1998, policia serbe nxori nga Liqeni i Radonjiqit prane Gllogjanit 34 kufoma qe mendohet te jene kapur dhe vrare
nga UÇK-ja.
Midis tyre kishte dhe shqiptare etnike. Akuzat me te renda ne drejtim te
UÇK-ja para kesaj ngjarjeje kane te bejne me vrasjen e njezet e dy civileve serbe ne gusht
ne fshatin Klecka, ku policia deklaroi se kishte zbuluar pjese trupash njerezish dhe nje
furre qe ishte perdorur per te djegur trupat. Gjithsesi, menyra se si u bene keto akuza vene
ne dyshim vlefshmerine e tyre.
UÇK-ja, e cila prej 1996 ne 1999 evoluoi nga nje grup gueril i paorganizuar ne
levizje te armatosur dhe se fundmi ne nje force te armatosur me te fuqishme, perdori
taktika ushtarake ne 1998 dhe 1999 qe rrezikuan jeten e civileve. Ngadonjehere njesi te
UÇK-se organizonin prita, sulmonin forcat e policise apo postat e ushtrise te vendosura
prane fshatrave dhe terhiqeshin duke i lene fshataret te ekspozuar ndaj sulmeve
hakmarrese. Keto sulme ngadonjehere u shnderruan ne masakra te medha, gje qe ndihmoi
qe çeshtja e UÇK-se te behej e njohur dhe qe konflikti te nderkombtarizohej.
Disa elemente te UÇK-se jane pergjegjes per sulmet qe ndodhen pas perfundimit
te konfliktit ndaj serbeve, romeve, popullsise tjeter joshqiptare, si dhe ndaj rivaleve
politike shqiptare. Menjehere pas mberritjes se NATO-s ne Kosove, pati djegie dhe
grabitje sistematike te shtepive te serbeve, romeve dhe minoriteteve te tjera, si dhe
shkaterrime te kishave dhe manastireve ortodokse.
Ky shkaterrim u kombinua gjithashtu
me bastisje dhe kercenime per t’i debuar keta njerez nga shtepite e tyre apo nga
komuniteti. Deri ne fund te vitit 2000 me shume se 210,000 serbe ishin larguar nga
provinca. Pjesa me e madhe e tyre u larguan gjate gjashte javeve te para pas hyrjes se
NATO-s.
Pjesa qe mbeti u perqendrua kryesisht ne enklava monoetnike, si ne pjesen
veriore te Mitrovices, Fushe Kosoves dhe Graçanices.
Rreth 1000 serbe dhe rome jane vrare apo rezultojne te zhdukur qe nga 12
qershori 1999.
Banda kriminale apo individe hakmarres mund te jene perfshire ne disa
prej ketyre incidenteve qe nga fillimi i luftes.
Por, megjithate, pergjegjes per shume prej
ketyre krimeve jane disa elemente te UÇK-se.
Nje shpjegim i pjesshem eshte deshira per
hakmarrje, por pas ketyre sulmeve vihet re nje qellim politik i qarte: largimi i popullsise
joshqiptare nga Kosova per te justifikuar nje shtet te pavarur.
Shqiptaret etnike nuk perjashtohen nga dhuna. Shqiptaret e akuzuar per
“bashkepunim” me autoritetet serbe jane rrahur, rrembyer apo vrare, veçanerisht ne
komunat e Prizrenit, Gjakoves dhe Klines.
Pas zgjedhjeve lokale te 28 tetorit 2000 ka
patur sulme kunder aktivisteve te partive politike, veçanerisht kunder Lidhjes
Demokratike te Kosoves (LDK).
Roli i Bashkesise Nderkombetar
Reagimi i ngadalte i komunitetit nderkombetar duhet fajesuar pjeserisht per
dhunen e pasluftes.
OKB dhe NATO nuk arriten qe te ndemerrnin qe ne fillim veprime
decisive per te parandaluar zhvendosjet me force dhe vrasjet e popullsise joshqiptare te
Kosoves, çka shenoi nje precedent per periudhen e pasluftes.
Nga mesi i vitit 1999 nuk
kishte veçse nje grup te vogel policesh te OKB-se, situate qe detyroi trupat e KFOR te
NATO-s te kryenin funksionet e policise civile, per te cilat ata nuk ishin te pergatitur.
NATO ishte me shume e preokupuar per mbrojtjen e trupave te saj, sesa per mbrojtjen e
civileve.
Edhe pas dy vjetesh te perfundimit te luftes nuk eshte vendosur akoma nje
sistem gjyqesor efektiv, gje qe ka kontribuar ne krijimin e nje atmosfere mosndeshkimi.
Refreni i njohur i Kombeve te Bashkuara eshte qe dobesite e rendit publik jane
rezultat i mungeses se burimeve.
Eshte e vertete qe nuk ka fonde te mjaftueshme per te
paguar policine, gjykatesit dhe prokuroret, por e meta thelbesore eshte mungesa e
vullnetit politik. Zyrtare te larte te NATO-s dhe Kombeve te Bashkuara e dine qe persona
te lidhur me UÇK-ne, duke perfshire dhe disa figura kyçe te politikes se Kosoves, jane te
implikuar ne dhunen kunder minoriteteve dhe ne aktivitete kriminale, por ata kane
preferuar te mos konfrontohen.
Ne fakt keto nuk jane gabimet e para te komunitetit nderkombetar lidhur me
Kosoven.
Ne kapitullin “Histori” te ketij raporti pasqyrohet reagimi i komunitetit
nderkombetar ndaj konfliktit qe nga 1990. Perendimi nuk e mbeshteti sa duhet levizjen
paqesore te shqiptareve te Kosoves nga 1990 deri me 1998 dhe gjate luftes se Bosnjes
dhe Kroacise ishte me shume i preokupuar ta mbante Kosoven larg vemendjes se medias.
Perendimi qendroi duarkryq nderkohe qe UÇK-ja u forcua, shteti jugosllav reagoi
dhunshem dhe provinca u perfshi ne nje konflikt te armatosur.
Gjate gjithe konfliktit, komuniteti nderkombetar nuk mbajti nje qendrim te
unifikuar per zgjidhjen e krizes. Slobodan Miloseviçi e perdori kete mungese harmonie
ne favorin e tij, duke bere marreveshje sa me nje shtet me nje shtet tjeter, duke fituar
keshtu kohe per te avancuar fushaten e tij. Anetare te komunitetit nderkombetar perfituan
gjithashtu nga kjo mungese uniteti, duke fajesuar njeri tjetrin per mosveprim.
Ne rastet
kur komuniteti nderkombetar denoi me force dhunen, atehere fjalet dhe veprimet
simbolike nuk kishin me kuptim kundrejt shtyrjes se afateve, mosrespektimit te kushteve,
zbatimit jokorrekt te sanksioneve qe shkonin deri ne heqjen e tyre.
Raporti arrin ne konkluzionin se interesi ne ruajtjen e zgjidhjes se politike ne
Bosnje dhe alergjia ndaj ndryshimit te kufijve nderkombetare nuk e lejuan komunitetin
nderkombetar te kuptoje domosdoshmerise se parandalimit te abuzimeve para se ato te
shkallezoheshin ne lufte te hapur. Nese komuniteti nderkombetar deshironte te
mbeshteste integritetin territorial ne Ballkan, ai duhej te kishte nxitur ate lloj uniteti
kombetar qe vjen nga respektimi i te drejtave te te gjithe shtetasve, respektim qe vertete
ka munguar ne Kosove dhe ne pjese te tjera te Ballkanit.
Lejimi i shkeljeve serioze pa i
denuar ato ka sjelle pikerisht ate qe komuniteti nderkombetar ka kerkuar te shmange -
mungesen e stabilitetit rajonal.
Se fundi, faji kryesor per tragjedine e Kosoves duhet te bjere mbi ish-presidentin e
Jugosllavise Slobodan Miloseviç dhe mbi udheheqjen e atehershme te Serbise dhe
Jugosllavise, te cilet jo vetem qe nuk kerkuan kompromise paqesore me shqiptaret e
Kosoves, por planifikuan dhe kryen nje fushate te dhunshme si kunder kryengritesve,
ashtu dhe kunder civileve. Sic thuhet ne kete raport, te gjitha faktet tregojne perfshirjen e
tyre direkte ne krime lufte te formes me te rende.
Fitorja e Opozites Demokratike te Serbise ne zgjedhjet e vjeshtes se vitit 2000
hapi rrugen per ndryshime ne shoqerine serbe dhe jugosllave dhe per nje zgjidhje
paqesore te konflikteve te gjata ne rajon.
Por stabiliteti i qendrueshem ne Kosove, Serbi
dhe ne rajon nuk do te arrihet pa nxjerre pergjegjesite per krimet e kryera nga te gjitha
palet....