Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/04/08

Poeti Havzi Nela, 35 vjet nga varja e poetit prej regjimit komunist

 

Poeti Havzi Nela, 35 vjet nga varja e poetit prej regjimit komunist




Kulturë

Flori BruqiAlbania Press11 Shk 2024

Më 10 gusht 1988, diktatura gjakatare vari në litar poetin disident HAVZI NELA. Ky akt i përbindshëm, i pashoq në llojin e tij, ndodhte në Shqipërinë e martirizuar vetëm një vit para përmbysjes së komunizmit në Evropën Lindore! Kryetari i trupit gjykues – krimineli Fehmi Avdiu – e quante të pamjaftueshëm dënimin me pushkatim të…

Më 10 gusht 1988, diktatura gjakatare vari në litar poetin disident HAVZI NELA. Ky akt i përbindshëm, i pashoq në llojin e tij, ndodhte në Shqipërinë e martirizuar vetëm një vit para përmbysjes së komunizmit në Evropën Lindore!

Kryetari i trupit gjykues – krimineli Fehmi Avdiu – e quante të pamjaftueshëm dënimin me pushkatim të poetit atdhetar dhe insistoi që ai të varej në litar, gjë që u bë realitet 11 vjet e gjysmë para fillimit të shekullit XXI ! Për këtë meritë të spikatur, duarpërgjakuri Fehmi Avdiu u emërua në «demokraci» kryetar i Gjykatës Kushtetuese dhe ka dalë rishtas në pension si anëtar i kësaj gjykate, me një shpërblim mujor që familja e shumëvuajtur e Havzi Nelës aktualisht nuk e siguron dot për një vit. DEMOKRACI E KRIMIT !

Në birucë (Rrëshen), pa laps e letër, Havzi Nela thuri, më 1975, një poezi për Nënën titulluar “Po, o Nanë, po”. Ai s’kishte mundësi ta shikonte të shtrenjtën Nënë, por e përfytyronte duke zhvilluar një dialog mjerimi me të, shumë prekës. Poezia është e gjitha thellësisht e ndier, por të tërheq veçanërisht vëmendjen metafora e goditur e poetit në strofën e dytë, ku edhe gazi 69 del më i ndjeshëm nga oficeri i Sigurimit dhe policët që e shoqëronin duarlidhur. Vargu përmbyllës i poezisë «Kurrë, o Nana ime, kurrë», kumbon si akuzë e përjetshme ndaj krimit komunist, që e shkretoi Shqipërinë deri në atë shkallë sa nuk po e merr dot më veten.

Poezi nga Havzi NelaPoezia prekëse e Havzi Nelës:
Kur të mësoni se kam vdekë …

Kur të vdes

Kur të mësoni se kam vdekë,
Kur të thoni: “Ndjesë pastë”
A e dini se çfarë kam hjekë
Unë poeti zemërzjarrtë.
Kur të pyesni: “Ku e ka vorrin?”
Kur t’kërkoni me ma gjetë,
Thoni: “Ai urrej miz orin”
Thoni: “Dheu s’ka me tretë!”
Thoni: “Ai e deshi jetën,
Jeta n’vuejtje e dërmoi
Thoni se ka mbrojtë të drejtën
Grusht tir anësh nuk duroi.
Thoni, desh, kërkoi lirinë,
Si skifter në fluturim.
Provoi prangat, t’errtë qelinë,
Për të mjerët lëshoi kushtrim.
Thoni, dritën ai kërkoi
E vet’ dritë nuk pa me sy,
Thoni: për njerëzinë këndoi e për vete mbajti zi!
Thoni se e qorroi terri
Thoni: dielli nuk e ngrohu,
Thoni se e trishtoi tmerri,
Ai të shtypunit i tha: çohu!
Kur të vijë, të çelë pranvera,
Kur bilbili nisë me këndue,
Mbi vorrin tim me gur’ e ferra
Nji tufë lule me ma lëshue.
Prekni vorrin, mos nguroni,
Kush ka lindë, ai ka me vdekë,
Veten ju kur ta ngushëlloni
Thoni: “Gjallë kërkush s’ka mbetë”.

Në Shqipëri shënohet sot 35 vjetori i ekzekutimit për motive politike i poetit dhe mësuesit Havzi Nela. Ai u dënua me varje në litar më 10 gusht 1988 nga regjimi komunist, vetëm dy vjet para shembjes së diktaturës.

Në dokumentet për vrasjen e tij nënvizohet se ai “ishte armik i betuar i pushtetit komunist”.

Havzi Nela u burgos 21 vjet nga regjimi komunist dhe në fund u dënua me vdekje, sepse fliste hapur kundër ndalimit të fesë, kundër kolektivizimit dhe kooperativave në fshat.

Edhe pse kanë kaluar 35 vjet nga ekzekutimi i poetit dhe mësuesit Havzi Nela, bashkëshortja e tij, Lavdije Nela, ende i ka të hapura plagët e asaj humbje tragjike, ndërsa kujton me detaje përndjekjen e të shoqit, me të cilin jetoi vetëm 5 vjet.

“Ai më tha që i kishin ardhur shenja që do ta arrestonin pas ca debatesh në mbledhje me delegatë të partisë dhe se do të arratisej në Kosovë. Më tha se i vinte keq që po më shkaktonte vuajtje, por se nuk donte të më linte këtu, sepse me siguri do të më internonin. Në Topojan ku ishte mësues i dhanë kazmën të prishte xhaminë, por ai nuk pranoi. Gjithë nxënësit ishin aty bashkë me të. Nga ajo ditë nisi përndjekja haptas e tij”, thotë Lavdija.

Për krijimtarinë dhe jetën e tij tragjike kanë botuar libra disa autorë si Petrit Palushaj, Rexhep Shahu etj, ndërsa një monografi të plotë me dosjet e dënimeve të Havzi Nelës e ka botuar studiuesi Florin Zyberaj pas 5 vjet punë kërkimore. Ai thotë se Havzi Nela ishte një idealist i sinqertë dhe antikomunist.

“Havzi Nela doli hapur në mënyrë publike si kundërshtar i regjimit në mbledhjen e Shishtavecit, më 26 pril 1967. Ai foli kundër reformave që po ndërmerrte në atë kohë Partia e Punës. Ai doli hapur kundër prishjes së objekteve të kultit, kundër ndryshimit të veshjeve tradicionale, si dhe kundër kolektivizimit të pronave dhe pasurive në fshat”, thotë studiuesi Zyberaj.

Pas mbledhjeve dramatike në Shishtavec dhe Topojan, ku refuzoi autokritikat dhe përsëriti publikisht pikëpamjet e tij antikomuniste, Havzi Nela së bashku me të shoqen Lavdien u arratisën drejt Kosovës në pranverën e vitit 1967, por pas dhjetë ditësh, autoritetet kufitare jugosllave i kthejnë në Shqipëri si këmbim me të arratisurit nga Kosova.

“Në Prizren na mbajtën 10 ditë në një hotel dhe na morën në pyetje. Para se të na kthenin në Shqipëri na futën nëpër biruca për të parë Havziu se çfarë burgje të tmerrshme kishte atje. Policët na thanë se kemi marrëveshje e porosira nga Enver Hoxha, se edhe këtu mund t’i dënojmë ata që arratisen, por ju të dy, na thanë, do të shkoni në Shqipëri dhe ne do të marrim 10 kosovarë dhe do t’i vrasim këtej. Na shkëmbyen me 10 kosovarë”, thotë Lavdija.

Për këtë arratisje Lavdija u dënua me 10 vjet burgim, ndërsa Havziu 15 vjet burgim. Dënimit të parë iu shtuan edhe dënime të tjera dhe pas 21 vite burgimi, Havzi Nelën 54 vjeçar e dënuan me vdekje.

Lavdija thotë se ajo vet ishte në internim në kohën kur Havziun e varën në litar në mes të Kukësit.

“Shekulli XX dhe e varën poetin në mes të qytetit, sepse kërkoi fjalën e lirë, shtypin e lirë, që të mos prishen kishat dhe xhamiat, se kërkoi të mos diktohet rinia si të vishet, pse ka thënë “Populli po vuan, e mos ia merrni tokën, pasurinë, bagëtinë”. Ja për këto u dënua Havzi Nela”, thotë e shoqja Lavdija.

Drejtuesi i Unionit Mbarëkombëtar për Integrimin e të burgosurve dhe përndjekurve politikë, Besim Ndregjoni organizoi edhe këtë vit një tubim për të kujtuar Havzi Nelën.

Ai thotë se ky 35 vjetor i vrasjes së tij është një këmbanë alarmi për shoqërinë shqiptare, sepse liritë njerëzore që ai kërkonte ende mungojnë në Shqipëri, dhe se ende nuk është bërë dënimi dhe distancimi prej diktaturës.

“Fatkeqësisht sot pas 32 vjet sistem demokratik shoqëria shqiptare është ende e ndarë në antikomunistë të persekutuar dhe në të privilegjuarit e diktaturës të cilët, gëzojnë gjithë përfitimet e demokracisë. Ndërsa xhelatët e diktaturës, ata që varën Havzi Nelën, nuk u përballën kurrë me drejtësinë, përkundrazi u stimuluan nga forcat politike dhe bënë karriera zyrtare, duke institucionalizuar urrejtjen politike ndaj klasës që kundërshtoi dktaturën komuniste”, thotë zoti Ndregjoni.

Biografi i Havzi Nelës thotë se pas arrestimit në shtëpinë e tij u sekuestruan 118 libra letrarë, historikë dhe politikë, që tregonin për dijet e tij të thella.

Kjo, beson ai, është arsyeja, që Havzi Nela u rebelua në kërkim të hapur të lirive dhe të drejtave të njeriut.

Ndërsa krijimtaria e pasur letrare e tij u zbulua pas vdekjes dhe i bën një vend nderi në radhën e poetëve shqiptarë.

“Në burgimin e gjatë Havziu shkoi nga burgu i Tiranës në atë të Elbasanit, në atë të Vlorës, nga Vlora në Spaç, nga Spaçi në Rrëshen, në Ballsh, në Qafë Bari si dhe në Arrën. Vuajti një kalvar të gjatë në burgje e kampe, dhe nga trupi i tij nuk kishte mbetur më asgjë, por vetëm idetë dhe mendimet e mbanin gjallë Havzi Nelën”.

Pesë poezi nga Havzi Nela (1934 – 1988)

O LIRI, O VDEKJE

Nuk them se jam trim, jo as frikacak,
Thellë n’afshet e shpirtit më grafllon guximi;
Vdekja për liri nuk më tremb aspak,
Si e duron robninë zemra e nji trimi?!
Pse or pse t’kem frikë, frikë se mos po vdes?!
Oh, çfarë marrie, ndoshta faj për mue!
T’ecësh zvarrë si krimb, t’mos jesh
kurrë serbes,
Këtë s’ia fali vetes, kjo më ban me u mendue.
Pse t’më dhimbset jeta, pse u dashka kursye?
Veç me përtypë bukën, me u rropatë si kalë?
Pa nji fjalë ngushllimi, pa nji ditë lumnie,
Unë skllav i bindun, tash, kur s’jam as djalë.
Deri kur durim, deri kur me shpresë?
Jo, jo, mos m’i thoni, këto fjalë nuk i due.
Me durim e shpresë nuk due te vdes.
Si jeta dhe vdekja duhen meritue.
S’meriton asnjenën kur mbetesh gur varri
Ndaj rri e mendohem jetës me i dhanë fund.
Le të kënaqet hasmi, le të qeshë i marri!
Liria më thërret, vdekja nuk më tund.

Regjimi komunist e mbylli dosjen e Havzi Nelës me urrejtje, gjak dhe terror.

Udhëheqësi i fundit i diktaturës komuniste, Ramiz Alia, i refuzoi kërkesat për falje jete. Ekzekutimi u krye më 10 gusht 1988 në Kukës, trupi i poetit qëndroi në qytet për të frikësuar njerëzit.

Ai u varros pa asnjë shenjë dalluese në një gropë të hapur për shtylla elektrike, madje u gjet pa kokë pas shumë vitesh.

Ekzekutimi i poetit Havzi Nelës u bë si sot 35 vjet më parë, megjithatë ajo tragjedi vazhdon të tronditë shoqërinë shqiptare.

Ai u shpall “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës dhe një shkollë në vendlindje mban emrin e tij.

Po, o nanë, po… – Poezi nga Havzi Nela

Po, o nanë, po

Po, o nanë, po,
N’emën të ligjit jam arrestue,
E duert m’i kthyen prapa policët e zi,
N’hekur me tutjus m’i kanë ngujue!

Me gazin 69 u pamë sy ndër sy,
Si me keqardhje m’u ba se më vështroi,
E kur lëshova kambën mbrenda me hy,
M’u ba se psherëtiu, m’u ba se rënkoi!

Ndoshta e ndjeu veten fajtor,
Pse erdhi e më mori përsëri!
Ndoshta i gjori ishte lodhë,
Gjithkah n’udhtim nëpër Shqipni.

Gjithkund tue shkue nëpër atdhe,
Sa djem nanash kështu po i merr!
Si nji kuçedër në “Shqipnin’ e re”
Emni i tij ka futun tmerr!

Ti mos u druej, o Nana ime,
Sido të bahet jam pa faj,
Qëndro malsore, mbahu trime,
os e mbyll jetën me vaj!

Djali yt s’ka me t’turpnue,
Gjinin tand s’do ta tradhtojë,
Shqiptar i ndershëm ka me qëndrue,
Po prehnin tand do ta kërkojë.

Ka me dasht me t’pasun pranë,
Ta vështrosh, ta ledhatosh,
E nji fjalë t’ambël me ia thanë,
Plagët zemrës t’ia shërosh!

Pusho, mos qaj, o nanë e mjerë,
Ti me mue s’je kënaqun kurrë.
N’merak e mall ke qenë përherë,
Qysh i vogël dhe sot burrë!

Qysh nand’ vjeç m’ke nxjerrë prej shpie,
Jetim, pa babë, bukën me nxjerrë;
M’shkule nga prehni prej vorfnie,
Vetë jam rritun derë më derë!

Tri ditë bashkë s’i bamë në votër,
Shtëpia jonë nuk qeshi kurrë;
Kurrë s’u ulëm në nji sofër,
Kurrë, o Nana ime, kurrë!

(Dardani) Prishtinë, 11.02.2024.



https://fjala.info/poeti-havzi-nela-35-vjet-nga-varja-e-poetit-prej-regjimit-komunist/

Iku në përjetësi penarti Fadil L. Curri

Nga Zymer Mehani 


Dje, më 6 prill pushoi zemra e shkrimtarit, gazetarit dhe intelektualit të shquar, Fadil L. Curri Me largimin e tij të papritur, humbëm jo vetëm një individ të shquar, por edhe një pasuri të jashtëzakonshme kulturore. Ai ishte një zë i fortë dhe i guximshëm në fushën e letërsisë dhe gazetarisë, një zë që nuk i trembej të shprehurit të vërtetësisë dhe drejtësisë në çdo kohë. Fadili, me përkushtimin dhe talentin e tij, u bë një zë që përfaqësoi me guxim dhe dinjitet interesat dhe vuajtjet e shqiptarëve, veçanërisht në Maqedoni të Veriut, duke u bërë zëri i tyre nëpërmjet shkrimeve të tij në media të ndryshme. Si shkrimtar, ai na dhuroi një sërë librash të mrekullueshëm, ku përfshihen poezi, romane, ese dhe vepra të tjera letrare që na japin një pamje të qartë të jetës dhe realitetit shoqëror. Veprat e tij do të mbeten si një trashëgimi e çmuar për brezat e ardhshëm. Gjithashtu, si drejtor i kulturës, ai ndikoi në zhvillimin dhe promovimin e kulturës në rajonin e tij dhe jashtë tij, duke kontribuar në organizimin e shumë ngjarjeve kulturore dhe artistike. Por mbi të gjitha, kujtimi i Fadil L. Currit do të qëndrojë si një frymëzim për ne të gjithë. Ai na tregoi se sa e rëndësishme është të jemi të vendosur dhe të palëkundur në përballjen me padrejtësitë dhe dhunën, dhe se fuqia e fjalës së sinqertë mund të ndryshojë botën për të mirë. Sot, ne e përqafojmë kujtimin e tij me respekt dhe admirim. Le të kujtojmë gjithmonë kontributin e tij të jashtëzakonshëm dhe të vazhdojmë ta nderojmë trashëgiminë e tij, duke vazhduar luftën për drejtësi dhe liri nëpërmjet fjalës së shkruar dhe veprave të ndryshme që krijojmë. Në fushën letrare, Fadil Curri është autor i mbi dhjetë librave të botuar, redaktor, recensent e lektor i qindra librave letrarë e shkencorë. Deri sot ka këtë opus të publikuar libror: – “A(H) FATI(H) YNË NË PESHOJË”, përmbledhje tekstesh udhëtimi nga Belgjika e Gjermania, biseda e shënime me të burgosur e të padrejtësuar dhe krimin në Bllacë të Shkupit nga çetnikët e komunistët); – “KOHË QORRE – A BLIND TIME (tufë poezish në shqip e anglisht); – “KRONIKË PËR NJË DASHURI” (roman me dy botime); – “MUZAT E HANPENCIT” (panoramë letrare shkollore e Hanit të Elezit); – “TREGIME PËR FËMIJË” (përmbledhje tregimesh për fëmijë); – “RINJOHJA PAS VDEKJES NË…KOSOVË” (roman, vazhdim tematik i “Kronika për një dashuri”); – “KËSHTU MENDONTE, FLISTE E SHKRUANTE ADEM KASTRATI” (autobiografi dhe shkrime të tjera); – “ATY KU U KALITËN KAMPIONËT” ( monografi e historisë së mundjes në Han të Elezit); – “ARKA E THESAREVE” (dramë e inskenuar dhe e shpërblyer në Festivalin Dramatim të Shkollave të Kosovës, në Skënderaj, pastaj e botuar si libër); – “HANI I ELEZIT LEKSIKOR ME FRAZEOLOGJI” (fjalë të shënuara nga kjo anë); – “PALLË KRITIKE MBI QEPALLËN AGONIKE” . Ka marrë pjesë në shumë takime e karvane shkrimtarësh në Kosovë e Maqedoni, si dhe në debate shkencore. Ka qenë pjesëmarrës në shumë konkurse letrare, nga juritë e të cilave edhe është shpërblyer disa herë. Ishte edhe botues i revistës “E vërteta” në Shkup e Tetovë, Kaçanik e Han të Elezit. Faleminderit, Fadil L. Curri, për gjithçka që na dhurove. Kujtimi yt do të qëndrojë gjithmonë gjallë në zemrat tona. Ne do të qëndrojmë të përkushtuar për idealin tuaj dhe do të vazhdojmë rrugën që e filluat. Ju ndërruat jetë, por shpirti juaj dhe veprat tuaja do të jetojnë përjetë.

2024/04/07

Serbia është sërish një kërcënim për stabilitetin e gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor

Serbia vazhdon të armatoset. Së fundmi autoritetet serbe kanë blerë mjete ushtarake nga Kina, e të cilat i kanë kamufluar si ‘makina ndërtimi’. Gazeta malazeze ‘Pobjeda’ raporton se më shumë se 20 kamionë të importuar nga Kina nga kompania serbe “Millennium Team” kanë zbarkuar në portin e Tivarit, derisa sipas kësaj gazete bëhet fjalë për automjete ushtarake. “Kompania ‘Millennium Team”, për të cilën burime të Pobjedës dyshojnë se importon kamionë ushtarakë të maskuar si makineri ndërtimi në Serbi përmes portit të Tivarit, thuhet se është një firmë e afërt me regjimin në Beograd dhe shpesh favorizohet në procedura të shumta tenderash shtetërore. Mediat serbe shkruajnë se pronarët e kësaj kompanie – Ivan Boshnjak dhe Stojan Vujko janë njerëz besnikë të Vuçiqit, por janë vetëm pronarë formalë. Ato shkruajnë gjithashtu se Boshnjak dhe Vujko janë të afërt me vëllezërit Sinisha dhe Predrag Mali”, shkruan ‘Pobjeda’. Burime të kësaj gazete pohojnë se ato janë automjete ushtarake, gjegjësisht raketambajtëse nga të cilat janë larguar raketahedhësit, ndërsa në doganë janë raportuar si “makineri ndërtimi”. Automjetet janë të lyera me ngjyrë të verdhë nga jashtë, ndërsa pjesa e brendshme është e gjelbër, ashtu siç është ngjyra e automjeteve ushtarake. “Sa i përket çështjes që ka të bëjë me automjetet që janë futur në portin e Tivarit, theksojmë se ato nuk janë lëshuar në qarkullim të lirë dhe as nuk ka synim që ato të futen në qarkullim të lirë në Mal të Zi. Automjetet janë dorëzuar me rrugë detare në portin e Tivarit, për të kryer procedurën e tranzitit përmes Malit të Zi deri në destinacionin përfundimtar”, kanë theksuar nga Dogana e Malit të Zi. Më tej ata shprehen se duke pasur parasysh se “veturat në fjalë janë raportuar në doganë si makina ndërtimi, autoriteti doganor ka kërkuar dorëzimin e dokumentacionit shtesë lidhur me llojin e mallit dhe qëllimin përfundimtar të tyre”. Ndërkohë, sipas informacioneve të “Pobjeda”-s, automjetet kanë marrë leje për të vazhduar udhëtimin për në Serbi. Nga Drejtoria doganore nuk janë përgjigjur se cila kompani ka importuar veturat në fjalë dhe nëse është e vërtetë se ato janë automjete ushtarake të importuara nga Kina. Ndërkohë, nga kompania serbe “Millennium Team” kanë thënë se “janë në proces të blerjes dhe importit të makinerive ndërtimore dhe kamionëve nga Kina për ndërtimin e Expo 2027”. Kjo kompani ka theksuar se “pajisja e përmendur nuk është për përdorim ushtarak, por ekskluzivisht për përdorim civil”. Megjithatë, burimet e gazetës “Pobjeda” janë skeptike dhe nuk janë të sigurta se dërgesa që mbërriti në portin e Tivarit nga Kina për tregun serb është vërtet civile. “Autoritetet malazeze duhet të ishin shumë më të kujdesshme, veçanërisht duke pasur parasysh faktin se Serbia është sërish një kërcënim për stabilitetin e gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq, ka muaj që kërcënon me armatim shtesë”, kanë thënë burimet e gazetës ‘Pobjeda’.

Po pritet me padurim/ Çfarë duhet të dini për eklipsin e plotë diellor

 



Banorët që jetojnë në disa pjesë të Meksikës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kandasë në datën 8 prill do të kenë mundësi të shikojnë eklipsin e plotë diellor. Hëna do të vendoset në mes të Diellit dhe Tokës, duke bllokuar një pjesë ose të gjithë dritën e tij dhe duke shkaktuar errësirën. Ekspertët paralajmërojnë se është e rëndësishme të mos e shikosh diellin pa syze mbrojtëse atë ditë, pasi rrezatimi ultra vjollcë mund të shkatërrojë indet e buta të syrit.

Eklipsi i plotë diellor po pritet me padurim nga shkencëtarët. Hëna do të jetë shumë afër Tokës, duke shkaktuar një periudhë të gjatë errësire dhe dielli duket se do të jetë më aktiv me shpërthimet rreth plazmës.

Eklipsi mund të shikohet në një zonë të gjerë, që nga Meksika, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja.

Eklipsin e plotë diellor mund ta shikojnë dhjetëra milionë njerëz në të gjithë Amerikën e Veriut. Hera e fundit që ndodhi një eklips i plotë diellor dhe që u pa në të gjithë SHBA-në ishte në vitin 2017, që zgjati 2 minuta e gjysmë.

“Pra, për fat të keq, jo të gjithë në botë mund të shohin një eklips diellor total. Kur ndodh, ju duhet të jeni në vende shumë specifike. Në fakt, nëse doni të shihni një eklips diellor total, duhet të jeni të vendosur në atë që njihet si “rruga e eklipsit të plotë”. Në thelb, ky është vendi ku hija e hënës po kalon mbi sipërfaqen e Tokës. Pra, njerëzit brenda asaj zone do të jenë ata që jetonë në disa pjesë të Meksikë, SHBA dhe në Kanada. Njerëz të tjerë jashtë këtyre rajoneve mund të shohin një eklips të pjesshëm diellor”, thotë Foster.

Eklipsi tjetër i plotë diellor pritet të ndodh në vitin 2026 dhe do të prekë skajet veriore në Greonlandës, disa pjesë të Islandës dhe Spanjës. Amerika e Veriut nuk do të përjetojë përsëri një eklips të plotë diellor deri në vitin

Destabilizimi në Ballkanin Përendimor, po e sjellin disa funksioner t ë BE-së dhe vetë Serbija.

Shkruan Flori Bruqi 

Disa vende të Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të vetëdijshëm se  Aleksandër Vuçiq aktualisht vepron si faktori kryesor i destabilitetit në Ballkan.

Shtetet ballkanike, kështu edhe Kosova sikur kan hartuar plane për ikje te të rinjëve nga vendlindjet e tyre..!

Flori Bruqi, enciklopedist dhe autor i përmasave letrare të kohës - Bota Sot


Shkruan Flori Bruqi 

Sikur në krejtë botën, edhe në boten demokratike po rritën diktaturat dhe po zvoglohen demokracitë ! 
Lufta për profite dhe pasurime po i fuqizon autokratat e vegjël dhe autokratët e mëdhenjë. BE-ja, sikur nuk po gjenë mekanizma të intervenimit për të mbrojtur demokracinë, duke i ndihmuar dashur apo pa dashur veprimet e mbrendshme diverzante të shumë shtete.

 Kjo strukturë evropiane pa Amerikën nuk po është në gjendje t’i zgjedhe problemet e paraqitura në Evropë dhe as nuk po është në gjendje të zgjedh as krizat, e sidoms ato të minishteteve të dala nga ish-Jugosllavia. Rajoni i Ballkanit sikur është mësuar më kriza përmanente dhe më luftëra.

 Lufta e fundit e viteve te 90-ta të shekullit të kaluar, solli tragjendi të mëdha, e ato sikur nuk kan përfunduar. 

 Nuk kemi situatë të mirë politike dhe të sigurisë në Bosnje, ku Marrveshja e Dejtonit nuk solli paqe të përhershme. 

Republika Serpska e çetnikut  Millorad Dodikut, nuk po heq dorë nga pretendimet për shkëputje nga BH-ja, duke pru gjendjen buzë luftës së re. As ne Maqedoninë e Veriut nuk kemi stabilitet politike, sepse që shumë kohë kan mbetur zvarë problemet e pa zgjdhura etnike dhe nuk janë shuar as pretendimet territoriale të Bullgarisë ndaj këti shteti.

 Mali i Zi nuk po qetësohet edhe pse është bërë pjesë e NATO-së. 

Ngjarjet e mbrendshme jo të mira politike dhe tentim agresioni ruso-serbë në anën tjetër kan shkaktuar gjendje problematike dhe të krizës. Serbia është shteti që nuk është reformuar që nga koha e Sllobodan  Millosheviqit dhe mijëve që i ka lënë pasardhës : Vuçiçin, Daciçin e disa maca të tjera....po e trazojnë Ballkanin përendimor.


 Ajo po tenton kthimin në Mal të Zi, dhe po tenton më kërcënime lufte, edhe ndarjën e Kosovës. 

Këtë e vërtetojnë edhe ngjarjët e fundit në Cetinje më popat serbë, dhe ngjarjet në veri të Kosovës, ku Vuçiqi kërcënoi direkt më luftë duke pru në kufij forca dhe makineri të shumta ushtarake.

 Të gjithë këto flasin për inercinë e BE-së në qetësimin e situatave të tilla ende konfliktuoze në Ballkan dhe më gjerë. 

 Madje, ajo më veprimet dualiste politike sikur po i fryen bukur shumë gjendjes të destabilitetit. 

Në shumë shtete të rajonit janë instaluar qeveri sharlatane të cilat po i dërgojnë vendet e tyre kah lufta, e jo ka stabiliteti politik dhe stabiliteti i rrjedhave ekonomike dhe sociale. Kanë mbetur shumë hapësira të zbrazëta veprimi dhe nga kjo edhe po thëllohen krizat në këto shtete. 

 Ende nuk janë liruar krejtë nga logjika ballkanase, e cila është logjikë retrograde e të menduarit, logjikë konfliktuoze e jo civilizuese. Shumë po thëksohen edhe ndarjet shoqërore dhe politike, të cilat kan mbetur aty diku në mes, as në kapitalizem modern as në sistemin socialist! Dihet së një gjendje e tillë e status-kuosë prodhon stagnacion të proceseve demokratike dhe proceseve të tjera zhvillimore.

 Jo, që po vonohemi edhe në si Kosovë në fazën e tranzicionit, por ndër të tjera po humbasim edhe në lirinë tonë. Arinjtë mega politikë, nuk po ngopën më të mira materjale të zhvatura. 

Kan krijuar terren të përshtatshem shumë vjeqarë për tu pasuruar në mënyrë jo ligjore. Ata ndikuan për fat të keq edhe në mënyrën e jetesës tonë, të cilën nuk po e bëjmë të mirë. 

Shtetet ballkanike, kështu edhe Kosova sikur kan hartuar plane për ikje te të rinjëve nga vendlindjet e tyre..!
Por nëse eventualisht "400 ekstremistë serbë" që po trajnohen afër kufirit me Kosovën, me urdhër të Aleksandër Vuçiqit mund të ketë sulme .

Mendoj dhe i rekomandoj Kryeministrit , zt.Albin Kurti, që, nëse 400 ekstremistët serbë, që po stërviten në kufirin me Republikën e Dardanisë, do të përsërisin sulmin kriminal të Banjskës, ata duhet të pushkatohen që të gjithë nga forcat e armatosura të Republikës së Dardanisë. 


Ja bëjë këtë rekomandim Kryeministrit  të Republikës së Kosovës Ing. Albin Kurtit, me qëllim që të mos përsëritet gabimi që u bë në Banjskë, ku u vranë vetëm disa terroristë serbë, ndërsa të tjerët, pasi vranë një polic dardan, u lejuan të largohen me vrap, siç e pamë në videon e publikuar nga mediumet elektronike tonat.

Përse tentohej si “kompromis” Mitrovica dhe Veriu i Kosovës, nga ana e Serbisë?

 Shkruar nga :Ibrahim Kabili


Ibrahim Kabili
Ibrahim Kabili

Mitrovica dhe Veriu, kërkohet me ngulm prej Serbisë sepse ajo ka pasuri të mëdha minerale… Më saktë kërkohej… Kërkohej me ishët e shtetit të Kosovës… Kjo ka qenë dhe është thembra e Akilit për Serbinë. Ndaj do të kërkohet në “bisedimet” e ardhshme, që po duken të largëta, me këmbëngulje në “këmbim” saj, Asociacioni. Pranimi i tij do ishte fundi i shtetit të ri të Kosovës… Kurti dhe Osmani janë bërë një barrierë e pakapërcyeshme për Serbinë për këto tema. Në qoftëse ato do tu qëndrojnë besnikë tezave të tyre, do jenë krenaria e Kosovës, krenaria jonë KOMBETARE.

Që këto të kenë forcë duhet të jenë mbështetjen e mbi 12 milion shqiptarëve… Këtu qëndron forca e tyre! Tek To, mbetet shpresa jonë në bisedimet e mundëshme. Opinioni shoqëror duhet ti luftojë “skorjet” shqipfolëse. Një pjesë e tyre falë popullit dhe SHBA-së dolën jasht loje. Edhe pjesa tjetër është shumë e rrezikshme. Shikoni si “dërdëllisin” në disa mediume kosovare! Kur nuk gjejnë hapsirë atje vijnë këtej dhe “zhgaraviten”. Paguhen me rroga të majme për shërbimet që i bëjnë “babait të adaptuar” apo ” “mëmës njerkë”.

Apeli im i stërpësëritur është: Jo më lëshime armikut shekullor të shqiptarëve, Serbisë! Mitrovica nuk mundet ti mbetet Serbisë. Ajo duhet të mbrohet me çdo kusht, me çdo çmim nga shqiptarët. Mitrovica është Kosovë! Mitrovica është Shqipëri! Mitrovicë janë të gjitha trojet shqiptare të lëna padrejtësisht jashtë kufirit londinez! Mitrovica është e 12 milion shqiptarëve! Mitrovica është gjithë qenja jonë mbarëshqiptare! Mitrovica është gjithçka!

Pa të nuk ka kuptim shqiptaria! Për ta konkretizuar këtë po ju risjell në kujtesë vlerësimet e cituara të akademikun Apollon Baçe. Baçe i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila më 6 shkurt të vitit 2019 përmendi sasitë e mëdha të mineraleve që gjenden në Mitrovicë. Duke folur për këtë problem ai citon: “Është i vetmi vend në botë që puqen tre platforma kontinentale që vazhdon nga Shëngjini deri në Mitrovicë. Në Luftën e Dytë, gjermanët e bashkuan Kosovën me Shqipërinë, ajo që quhet Shqipëria e madhe.

Krahina e Mitrovicës ngeli e varur nga Verhmanti. 45% e plumbit gjerman vinin nga Mitrovica. Në korrik të vitit 1998, New York Times shkruan se lufta në Kosovë bëhet për Mitrovicën. Ajo ka 80 lloje minerale, 3/4-ta e elementëve të tabelës së Mendelejevit, kobalt, kalium, tek argjendi dhe ari. 60 milion ton plumb që janë 150 miliard dollarë, 40 mln ton zink që janë 140 miliard dollarë, 50 mijë ton argjend që janë 30 miliardë dollarë. Vlera e saj e çmuar është 500 miliard dollarë”… Edhe shumë akademikë dhe profesor të tjerë të fushës kanë folur për pasuritë përrallore të Mitrovicës… Kush i dëgjon akademikët?

Kush e shikon reagimin e tyre? Kush reflekton nga ishpolitikanët që i bënë apo tentuan ti bëjnë këto zullume? KUSH? Askush prej tyre! Kur është fjala për çështjen kombëtare të mos tregohen burracakë! Mos të tregohen “burra të mirë” me Serbinë, në kurriz të Kosovës… Këtu e kam fjalën për marrveshjet e fëlliqura të tyre me Serbinë si për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, tentativa për “Ndryshimin dhe Shkëmbimin” territiresh, për faljen e 8200 ha tokë Malit të Zi etj. Këto politikanë kanë emër e mbiemër…

Duhet të reflektojnë edhe këta!? Le të kërkojnë falje popullit të Kosovës dhe ti bashkohen kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani. Le të shërbejë ky shkrim si një mesazh bashkimi për të gjithë shqiptarët në këtë natën e festës tradicionale të Vitit të Ri. Qoftë viti i shqiptarëve, viti 2022! Urime dhe mbarësi për gjithë shqiptarët dhe familjet e tyre kudo që janë!


Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...