Agjencioni floripress.blogspot.com
2024/04/07
Serbia është sërish një kërcënim për stabilitetin e gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor
Serbia vazhdon të armatoset. Së fundmi autoritetet serbe kanë blerë mjete ushtarake nga Kina, e të cilat i kanë kamufluar si ‘makina ndërtimi’. Gazeta malazeze ‘Pobjeda’ raporton se më shumë se 20 kamionë të importuar nga Kina nga kompania serbe “Millennium Team” kanë zbarkuar në portin e Tivarit, derisa sipas kësaj gazete bëhet fjalë për automjete ushtarake.
“Kompania ‘Millennium Team”, për të cilën burime të Pobjedës dyshojnë se importon kamionë ushtarakë të maskuar si makineri ndërtimi në Serbi përmes portit të Tivarit, thuhet se është një firmë e afërt me regjimin në Beograd dhe shpesh favorizohet në procedura të shumta tenderash shtetërore. Mediat serbe shkruajnë se pronarët e kësaj kompanie – Ivan Boshnjak dhe Stojan Vujko janë njerëz besnikë të Vuçiqit, por janë vetëm pronarë formalë. Ato shkruajnë gjithashtu se Boshnjak dhe Vujko janë të afërt me vëllezërit Sinisha dhe Predrag Mali”, shkruan ‘Pobjeda’.
Burime të kësaj gazete pohojnë se ato janë automjete ushtarake, gjegjësisht raketambajtëse nga të cilat janë larguar raketahedhësit, ndërsa në doganë janë raportuar si “makineri ndërtimi”.
Automjetet janë të lyera me ngjyrë të verdhë nga jashtë, ndërsa pjesa e brendshme është e gjelbër, ashtu siç është ngjyra e automjeteve ushtarake.
“Sa i përket çështjes që ka të bëjë me automjetet që janë futur në portin e Tivarit, theksojmë se ato nuk janë lëshuar në qarkullim të lirë dhe as nuk ka synim që ato të futen në qarkullim të lirë në Mal të Zi. Automjetet janë dorëzuar me rrugë detare në portin e Tivarit, për të kryer procedurën e tranzitit përmes Malit të Zi deri në destinacionin përfundimtar”, kanë theksuar nga Dogana e Malit të Zi.
Më tej ata shprehen se duke pasur parasysh se “veturat në fjalë janë raportuar në doganë si makina ndërtimi, autoriteti doganor ka kërkuar dorëzimin e dokumentacionit shtesë lidhur me llojin e mallit dhe qëllimin përfundimtar të tyre”.
Ndërkohë, sipas informacioneve të “Pobjeda”-s, automjetet kanë marrë leje për të vazhduar udhëtimin për në Serbi.
Nga Drejtoria doganore nuk janë përgjigjur se cila kompani ka importuar veturat në fjalë dhe nëse është e vërtetë se ato janë automjete ushtarake të importuara nga Kina.
Ndërkohë, nga kompania serbe “Millennium Team” kanë thënë se “janë në proces të blerjes dhe importit të makinerive ndërtimore dhe kamionëve nga Kina për ndërtimin e Expo 2027”.
Kjo kompani ka theksuar se “pajisja e përmendur nuk është për përdorim ushtarak, por ekskluzivisht për përdorim civil”.
Megjithatë, burimet e gazetës “Pobjeda” janë skeptike dhe nuk janë të sigurta se dërgesa që mbërriti në portin e Tivarit nga Kina për tregun serb është vërtet civile.
“Autoritetet malazeze duhet të ishin shumë më të kujdesshme, veçanërisht duke pasur parasysh faktin se Serbia është sërish një kërcënim për stabilitetin e gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq, ka muaj që kërcënon me armatim shtesë”, kanë thënë burimet e gazetës ‘Pobjeda’.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Vdiç akademik prof.Fatos Mehdi Daci ,historiani dhe "mjeshtri i madh" i Dibrës
Me dhimbje të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Fatos Mehdi Dacit , gazetari, historiani dhe Mjeshtri i Madh, një prej figurave më të shq...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment