Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/04/07

“Gati jam rritur” libri për fëmijë nga Sylë Maxhera

56 poezi për fëmijë të përmbledhura në librin “Gati jam rritur” me autor Sylë Maxhera ka dalë nga shtypi së fundi, libër që përpos poezisë, ka edhe mjaft ilustrime që i përshtaten poezive të këtij autori, shkruan KultPlus.

Libri u përurue  më 23 mars, në ora 18:00 në KultPlus Caffe Gallery, ku për librin folën : Dan Ibrahimi, redaktor i librit dhe Jonida Sheholli, recensente.




 “Librin “Gati jam rritur” e kam sjell për moshat e vogla, duke iu përshtatur dëshirave, kërkesave, ëndrrave dhe imagjinatës së tyre”, ka thënë Maxhera, i cili ka njoftuar se ilustrimet e këtij libri i ka bërë mbesa e tij 13 vjeçare, Riga Maxhera.

Sylë Maxhera jeton në Spanjë, i cili përpos pasionit për poezinë, ai ka edhe pasionin e muzikës, posaçërisht për kitarën.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...