Altin Dumani i është përgjigjur Edi Ramës pas planit ogurzi për të kontrolluar.
Kreu i SPAK, Altin Dumani është shprehur se institucioni që ai drejton nuk ka marrëdhënie varësie me pushtetet e tjera.
Kjo deklaratë vjen si përgjigje pas planit të kryeministrit Edi Rama për të ngritur një komision ad hoc, i cili do të kontrollojë institucionet që varen nga Kuvendi, përfshirë dhe SPAK. Dumani i ka prerë shpresat Ramës, duke ia bërë të qartë që kjo tentativë do t'i dështojë.
Dumani tha SPAK si institucion është i pavarur për shkak të fuqisë që i ka dhënë Kushtetuta e vendit, mirëpo nuk e ka përjashtuar as mundësinë e një “flirtimi me pushtetin”.
Gjatë takimit me studentë të universitetit ‘Luigj Gurakuqi’ të organizuar nga Komiteti i Helsinkit, tha se gjithçka varet nga integriteti i secilit prokuror dhe gjykatës.
"Kemi përdorur të ardhurat nga pasuritë e konfiskuara dhe kemi investuar në teknologji. Për të qenë të sukseshëm në luftën kundër korrupsionit duket legjislacion i mirë dhe struktura të specializuara dhe këto struktura duhet të kenë pavarësi. Ne kemi pavarësi totale e garantuar nga kushtetuta. Nuk kemi marrëdhënie varësie me pushtetet e tjera. Por gjithçka varet nga integriteti i secilit prokuror dhe gjykatës, mund të jesh i pavarur por zgjedh të flirtosh me pushtetin.
Jemi përpjekur që të kemi njerëz me integritet në SPAK. Kemi dhënë shenja që SPAK është në gjendje të hetojë subjekte të ndryshme pavarësisht fuqisë së tyre politike dhe ekonomike. SPAK heton edhe krimin dhe terrorizmin dhe jemi përballur edhe me struktura kriminale pavarësisht sa fuqi kanë apo lidhjet e tyre me politikë. Jemi përditë ne këtë lufte, ajo është e vazhdueshme.
Për të folur për suksese duhet të presim edhe vendimet e gjykata të formës së prerë. Çdo ditë hetojmë dhe presim vendime fajësie nga gjykatat. Është punë e përditshme, stresuese, e lodhshme, por në fund të ditës kur shikon që po mundohemi të thyejmë atë mitin e pandeëshkueshmërisë atëherë ndjehesh mire. Është e lodhshme, por jo e pamundur. Kjo është bërë falë edhe ndryshimit të metodologjisë së punës në prokurorinë e posaçme. Disa metoda qe përdoren tani janë përdorur rralle dhe tani përdoren masivisht si mjete të kërkimit të provës dhe kemi ndryshuar edhe filozofinë e kërkimit të provës dhe kemi hequr dore nga ato tradicionalet. ", tha Dumani ndër të tjera.
No comments:
Post a Comment