Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/04/10

Borut Pahor synon të jetë pasardhës i Lajçakut si emisar i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi

 Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka konfirmuar për agjencinë sllovene të lajmeve STA se është i interesuar për pozicionin e emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, në të cilin ai do të pasonte Miroslav Lajçakun, mandati i të cilit përfundon në gusht 2024.

Gazeta sllovene “Delo” raportoi dje se ish-presidenti i Sllovenisë mund të jetë i dërguari i ri i BE-së për dialog dhe Pahor e konfirmoi këtë sot për STA duke thënë se është i interesuar ta zëvendësojë Lajçakun.Paraprakisht, kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, ka deklaruar se e mbështet pa kushte Pahorin në kandidaturën e tij për postin e Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialog.


Gjatë një takimi :Albin KUrti dhe Borut Pahor


Mbështetje për këtë detyrë, Pahorit i ka dhënë edhe ministrja e Jashtme, Tanja Fajon.

Pahor është i njohur për avokimin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, por edhe për faktin se insistoi në përmbushjen e marrëveshjeve të Brukselit dhe formimin e asociacionit.


“Vlerësimet jozyrtare janë se Pahor është kandidat i përshtatshëm që i plotëson kushtet për plotësimin e pozitës”, shkruan gazeta.

Duhet theksuar se për pozicionin e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Pahor duhet të paraqesë një kërkesë personale, por sipas informacioneve të gazetës, ai ende nuk e ka bërë këtë në Shërbimin Evropian për Politikë të Jashtme, i cili udhëhiqet socialisti spanjoll Josep Borrell.

Mandati i dytë dyvjeçar i Miroslav Lajçakut si emisar në dialogun Kosovë-Serbia skadon në fund të gushtit të këtij viti

No comments:

Post a Comment

Vdiç akademik prof.Fatos Mehdi Daci ,historiani dhe "mjeshtri i madh" i Dibrës

Me dhimbje të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Fatos Mehdi Dacit , gazetari, historiani dhe Mjeshtri i Madh, një prej figurave më të shq...