Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/04/10

Kush ishin Herojtë dhe heroinat Dardane në Pajtimin e gjaqeve ...





Nga Flori Bruqi,PHD


Lëvizja për Pajtimin e Gjaqeve (1990-1991) në Dardani  është një lëvizje unike, e cila nuk është ndeshur më parë në historinë e popullit shqiptar. Ajo nxori në pah vlerat humane, kulturën, shpirtbardhësinë, solidaritetin, dashurinë dhe përkushtimin e popullit tonë ndaj lirisë si dhe vlerave më sublime kombëtare shqiptare.

Më 29 janar 1990, grupi i të rinjve të Pejës, ish-të burgosurë politikë, studentë të Universitetit të Prishtinës, Myrvete Dreshaj, Have Shala, Adem Grabovci, Lulëzim Etemaj dhe Brahim Dreshaj kanë marrë vendimin për të filluar pajtimin e gjaqeve, plagëve dhe ngatërresave. 

Vendimi per themelimin e Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve është marrë në odën e Adem Grabovcit në Pejë. 

Në përputhje me vendimin e Kuvendit II, Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve, Plagëve dhe Ngatërresave, duke konsideruar se e ka arritur qëllimin e saj, faktikisht e përfundon misionin e saj në njëvjetorin e nismës, më 2 shkurt 1991. 

Pajtime gjaqesh, ngatërresash, ndërhyrje në konteste të ndryshme dhe pleqësime të çështjeve të caktuara janë shënuar edhe pas kësaj date nga një grup veprimtarësh, kryesisht profesorë të Universitetit të Prishtinës të tubuar rreth prof. Anton Çettes, me synimin, siç është shprehur më vonë prof.dr. Muhamet Pirraku, për ta institucionalizuar aktivitetin e këshillave të pajtimit në kuadër të qeverive lokale".

Më datë 4 maj 1992, në një lajmërim, dërguar për emetim „Radio-Zagrebit", emisionit në gjuhën shqipe, të nënshkruar nga prof. Anton Çetta, Myrvete Dreshaj dhe Ethem Çeku në emër të Këshillit Koordinues të Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve, Plagëve dhe Ngatërresave (anëtarët e tjerë të Këshillit: Adem Grabovci, Have Shala, Brahim Dreshaj dhe Lulëzim Etemaj, ishin detyruar të arratiseshin nga Kosova dhe tani gjendeshin si të strehuar politikë në Zvicër) mes të tjerash njoftohej se, në gjysmën e dytë të këtij muaji do të mbahet në Prishtinë Kuvendi III i Lëvizjes Gjithëpopullore të Pajtimit të Gjaqeve, kurse delegatët e Kuvendit do të miratojnë, përveç vendimeve të tjera, edhe projektin e Librit të Pajtimit, afatin e realizimit të tij dhe ekipin realizues".

Në fund të periudhës njëvjeçare të veprimtarisë zyrtare, 1990-1991, Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë ka shënuar 2511 pajtime

Prej tyre, 1169 janë gjaqe; 477 plagosje, ndërsa 865, ngatërresa. 

Të gjitha këto vepra humane janë bërë vullnetarisht. 

Pa asnjë kushtëzim të vetëm. Në emër të gjakut të derdhur për liri, flamurit kombëtar, Kosovës dhe të ardhmes në liri.

 Pasqyrim i humanizmit, shpirtbardhësisë dhe vetëdijes së lartë njerëzore dhe kombëtare shqiptare. Diçka të tillë nuk ka shënuar historia e asnjë populli.[5]

Kuvendi III, që faktikisht shënon ceremoninë përmbyllëse të veprimtarisë së Lëvizjes Gjithëpopullore për Pajtimin e Gjaqeve, u mbajt në Prishtinë më 17 maj 1992. 

Ky kuvend, i drejtuar nga kryesia e punës: prof. Anton Çetta, Myrvete Dreshaj(tani prof.dr.sci), Prof.dr. Zekeria Cana, akademik  Prof.Dr.Mark Krasniqi dhe Prof.dr. Marjan Demaj, krahas të tjerash, do të shqyrtonte dhe do të miratonte edhe paraprojektin e librit „Pajtimi i gjaqeve 1990-1991, të hartuar nga Prof.dr. Zymer Neziri .

Prof.dr.Zymer Neziri në konsultim me profesor Anton Çettën, Myrvete Dreshajn(tani prof.dr.), Ethem Çekun(atani prof.dr.), Prof.dr. Zekeria Canën,Prof. dr. Mujë Rugova dhe Prof. dr. Muhamet Pirrakun.

Fushata e Pajtimit të Gjaqeve në Kodrën e Trimave në Prishtinë, 1990. 

Në qendër të fotografisë është Anton Çetta dhe e ulur afër tij shihet Myrvete Dreshaj, aktiviste e kësaj lëvizje. Këtë fotografi nga arkivi personal e ndau me neve Ibish Neziri. Ne jemi në kërkim të pajtimtarëve të tjerë që kontribuan për këtë lëvizje, nëse e njihni dikë ose dini ndonjë rrëfim të rëndesishëm mbi këtë proces, fuqimisht ju inkurajojmë të na shkruani.


Hava Shala dhe Myrvete Dreshaj ishin në shkollën e mesme kur u burgosën me akuzën se shpërndanin materiale propagandistike anti-Jugosllave. Në vitin 1990, të dala nga burgu, vërenin se jo shumë njerëz i bashkangjiteshin protestave me arsyen se policia sekrete e regjimit po i vriste të rinjtë dhe ato vrasje ia adresonte gjakmarrjes. Kështu Dreshaj dhe Shala me kolegë tjerë studentë, filluan angazhimin në akcionin për pajtimin e gjaqeve, duke pa këtë si të vetmen formë për të krijuar rezistencë ndaj regjimit të atëhershëm. 




 Këtë fotografi e morëm nga arkivi personal i Zymer Nezirit. 

 Hava Shala and Myrvete Dreshaj were high school students when they were accused of circulating anti-Yugoslav propaganda and were sent to prison. In 1990, upon their release, they realized that not many joined the protests against the regime because the secret police murdered people, while pretending that they were victims of blood feuds. 

Thus Dreshaj and Shala, together with their fellow students, engaged in the blood reconciliation campaign, seeing it as the only way to organize the resistance.

Falë punës së pakursyer të studenteve vajza që morrën pjesë aktivisht në akcionin e faljes së gjaqeve, gratë kryefamiliare, të mbështetura nga ato, gjithashtu bashkëpunuan ngushtë në pajtime, kështu liruan familijarët tjerë nga barra e hakmarrjes.
Në këtë fotografi shihet njëra prej tyre e cila në ceremoninë e faljes përshëndetet me Mark Krasniqin.



Kjo fotografi u bë gjatë një ceremonije masive të pajtimit të gjaqeve në Rugovë të Pejës në vitin 1990. E morëm nga arkivi personal i Flamur Gashit, aktivist i kësaj lëvizje. 




Sot gjatë ditës do të publikojmë intervistën e plotë të tij ku ai flet për peshën e faljes së gjakut dhe luftën e mbrendshme që familjarët kanë përjetuar me të marrë këto vendime.

Kjo fotografi është pjesë e arkivit personal të Zymer Nezirit.



Anton Çetta e Mark Krasniqi në shoqëri të klerikëve gjatë akcionit të pajtimit të gjaqeve në vitin 1990. E njihni gruan në këtë fotografi?
Në këtë fazë të hulumtimit mbi këtë lëvizje çdo rrëfim personal e familiar ka vlerë andaj, nëse ju apo të afërmit tuaj keni një histori të tillë për të ndarë na kontaktoni këtu.
Kjo fotografi është pjesë e arkivit personal të Zymer Nezirit.







Edhe  50 ditë bëhën 34vjet nga pajtimi i gjaqeve tek Verrat e Llukës në Komunën e Deçanit.

NURIE ZEKAJ: FEMRAT NË KUVENDIN E PAJTIMIT - DO TË FALEN TË GJITHA GJAQET -  Pashtriku

Heroinat tona për pajtimin e gjaqeve 

Në këtë tubim madhështorë ku morën pjesë rreth gjysmë milioni shqiptarë me 1 maj 1990 u falën më shumë se 100 gjaqe.

Verrat e Llukës
Myrvete Dreshaj Baliu | polip - International Literature Festival Prishtina

Heroina e gjallë e pajtimit të gjaqeve
Prof.Dr.sci.Myrvete Dreshaj-Baliu
http://old.kuvendikosoves.org/?cid=1,102,510

I gjithë aksioni për faljen e gjaqeve kishte filluar nga disa studentë të rajonit të Dukagjinit, ish-të burgosur politikë në Lumbardhë të Deçanit me 2 shkurt 1990.


Pajtimi i gjaqeve bashkoi popullin për luftë çlirimtare – Epoka e Re

Ky aksion në krye me Anton Çettën, u shndërrua në një lëvizje për pajtimin e gjaqeve, ku kjo lëvizje gjithëpopullore arriti të pajtojë mbi një mijë gjaqe e ngatërresa ndër-shqiptare.

No comments:

Post a Comment

Vdiç akademik prof.Fatos Mehdi Daci ,historiani dhe "mjeshtri i madh" i Dibrës

Me dhimbje të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Fatos Mehdi Dacit , gazetari, historiani dhe Mjeshtri i Madh, një prej figurave më të shq...