2024-04-07

Kriminelet që po shkatrrojnë çdo gjë të mbarë në Shqipërinë e Liderit prof.dr.Sali Berishës.


Prof.Dr.Flori Bruqi - Një dritare e re

Nga Flori Bruqi


 Ish-kandidati i Rithemelimit për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, në fjalën e tij përpara protestuesve, i bëri thirrje kryebashkiakut Erion Veliaj që të japë dorëheqjen.

Këlliçi tha se Veliaj duhet të çlirojë Bashkinë e Tiranës. Sipas tij, Veliaj ka terrorizuar Tiranën më 14 maj 2024.

Para Bashkisë së Tiranës, mbahet protesta e thirrur nga “Aleanca për Teatrin”, mbështetur edhe nga deputetët e “Rithemelimit”.


Vetëm të ndërshmit mund të drejtojnë Shqipërin e Skenderbeut 

Situata është tensionuar, në momentin që këshilltarët e Partisë Demokratike kanë tentuar të futen brenda Bashkisë, por nuk janë lejuar nga policia, duke shkaktuar tensione dhe përplasje.

Pas këtij momenti, janë shtuar forcat e policisë të cilat janë të shumta dhe kanë krijuar një kordon rreth godinës.

“Ne kërkojmë të dorëhiqet një bandit që qëndron në krye të Bashkisë. I bëj thirrje Veliajt, arrestohesh ose jo ky nuk është problemi ynë, por largohu njëherë e më parë si kryebashkiak. Me bandën tëndë kriminale 5D terrorizove qytetarët me vota më 14 maj. Ku e ke sot të dërguarin në njësinë numër 1, ku e ke Mariglenin Qaton? Ku e ke Eglantina Zërin, ku e ke? Nuk keni lënë taksë e tender pa vjedhur.

Ne nuk e falim Ardit Gjoklajn, e kemi amanet nga familja e tij. Janë dhënë miliona euro për inceneratorin e Tiranës dhe incenerator nuk ka. E ke kthyer Tiranën në lavatriçe të pastrimit të parave. Kjo bandë, që fshihet në Bashkinë Tiranë, shumë shpejt do shkojë në burg, drejtësia do vendoset në vend, do apo jo Veliaj”, u shpreh Këlliçi.

Protestuesit sulmojnë me vezë dhe mollë Bashkinë e Tiranës, duke shenuar dhe momente tensioni mes proitestuesve dhe policise.

Ashtu siç dhe ishte lajmëruar këto ditë, këtë të premte po zhvillohet një protestë kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pas arrestimit të drejtorëve të institucionit që ai drejton për abuzime me tenderët dhe përfitimin e milionave me kompaninë “5D”.

Protesta ka nisur në orën 11:00 para bashkisë, ku do të kërkohet dorëheqja urgjente e Erion Veliajt.

Në perimetrin rreth Bashkisë kanë zbarkuar forca të shumta policie me në krye kreun e policisë së kryeqytetit Tonin Vocaj.

Sa i përket protestës, mësohet se pas saj, qytetarët do të zhvendosen para Prokurorisë së Posaçme për t’i njoftuar kërkesën e tyre për prangosjen e kryebashkiakut.

Protesta është organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ndërsa i janë bashkuar partitë opozitare dhe qytetarë.

Kujtojmë se më 28 mars u lëshuan urdhër-arreste për 3 drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Redi Molla, Mariglen Qato dhe Taulant Tusha, ndërsa 6 zyrtarë të tjerë u lanë në detyrim paraqitje.

Tusha u arrestua në dhjetor të 2023-shit dhe ndodhet nën akuzë edhe për aferën me inceneratorin e Tiranës.

Nga hetimet e SPAK-ut rezulton se drejtorët e Veliajt kishin krijuar kompaninë “5D” dhe kishin përfituar dhjetëra tenderë të bashkisë.

Në bisedat e punonjësve përmendet edhe kryebashkiaku i Tiranës për aksione në një hotel të Redi Mollës në Durrës, por Veliaj e mohoi.


Aktori i njohur, Mehdi Malkja, nga protesta para bashkisë së Tiranës, theksoi se qytetarët duhet të jenë të vendosur në kauzat e tyre për të qenë qëndresëtarë.

“Duhet të jemi qëndrestar. Si ata të Aleancës për mbrojtjen e Aleancës. Duhet të gdhihemi dhe presim këtu. Nuk mbulohet dot vjedhja me mbylljen e dritareve. Ju uroj shëndet dhe jetë të gjithëve.”, tha ai.

SPAK-u duhët të veprojë kundër çdo krimineli që po e shkatrron Shqipërinë.

Hajnat në burg sa më parë.

SPAK e po ku je donë Shqiërinë të lirë apo Shqipërinë e katandisur më drogë, prostitucion, hajni , apo një Xhungël më zi se në Afrikë! 

Duhët të zgjidhni.


Prishtinë,4/7/2024.

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...