“Sot kujtojmë me nderim e krenari Betejën e Koshares, e cila filloi në 9 prill 1999.
Kjo betejë nisi kur Brigada 138 nën komandën e heroit Agim Ramadani sulmoi ushtrinë e regjimit jugosllav, duke hyrë në territorin e Kosovës, prej pjesës së Shqipërisë.
Në atë betejë morën pjesë mijëra ushtarë, nga të gjitha trojet shqiptare, e mbi 100 prej të cilëve ranë dëshmorë duke dhanë jetën për lirinë e kombit.
Beteja e Koshares është momenti i parë kur UÇK-ja e theu kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, kufi i cili ka qenë i vendosur dhunshëm, që në 1913 pasi që Serbia e kishte pushtuar Kosovën.
Forcat e UÇK-së sulmuan në kundërpërgjigje të terrorit dhe spastrimeve mizore që kishte nisur t’i bënte Serbia në Kosovë.
Çlirimtarët tanë heroikë u mbështetën edhe nga Ushtria e Shqipërisë, si edhe nga forcat e NATO-s.
I përulemi me respekt të thellë kujtimit të lavdishëm të dëshmorëve e heronjve të Kombit që ranë në Koshare, por edhe veteranëve të kësaj beteje. UÇK-ja është themeli i lirisë sonë.
Çdo hap shtetndërtues që e hedhim pa e kujtuar luftën çlirimtare, është hap i pasigurt” , ka shkruar Kurti Ditën e sotme, atë të 9 prillit janë bërë 25 vjet nga Beteja e Koshares.
Kjo betejë konsiderohet si një ndër betejat më të përgjakshme dhe heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Beteja e Koshares është zhvilluar më 9 prill 1999 në kuadër të operacionit “Shigjeta” në brigadën 138, në krye të së cilës ishte Agim Ramadani. Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në Kosovë. Kjo betejë kishte rëndësi të veçantë jo vetëm në marrjen dhe pastrimin e kufirit, por edhe të krijimit të prapavijës së qëndrueshme për mbështetje dhe operacione logjistike. Beteja e Koshares mbetet një nga përballjet më të suksesshme të forcave të UÇK-së për bilancin e të vrarëve nga pala e armikut dhe me efektin që pati ky sukses në forcimin e besimit të popullsisë së zonës tek UÇK-ja dhe aleatët e saj.
Më pas, kjo betejë u bë motiv për shtimin e radhëve të vullnetarëve që i bashkoheshin UÇK-së në front.Me një titull që nuk rrëfen se cilës palë ia referon, RTV e Serbisë e rikujton një përplasje të UÇK-së me forcat serbe 25 vjet më parë: “Beteja e Koshares, tregimi më heroik i luftës në Kosovë”.
Floripress e transmeton përshkrimin e saj ashtu siç është parë ajo me sytë e palës serbe(RTS).
Para 25 vjetësh forcat e UÇK-së, ushtritë shqiptare dhe të NATO-s sulmuan karakollin e Koshares në kufirin jugosllavo-shqiptar. Sulmi ishte i fuqishëm duke e befasuar Ushtrinë e Jugosllavisë (të rikujtojmë se në këtë vit Jugosllavi quhej Serbia me Malin e Zi, meqë Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina e Maqedonia ishin shkëputur dhe tashmë ishin shtete të pavarura – sqarim ynë) dhe UÇK-ja ia del ta pushtojë karakollin, por nuk mundi të depërtojë thellë në territorin e Kosovës, që ishte qëllimi kryesor i sulmit.
Ushtria e Jugosllavisë pati 108 të vrarë, kurse UÇK-ja mbi 200.Rreth 1.500 pjesëtarë të UÇK-së, të mbështetur nga artileria shqiptare, aviacioni dhe instruktorët e NATO-s sulmuan rajonin e karakollit të Koshares në një front të gjerë disa kilometrash në mëngjesin e 9 prillit. Deri më 9 prill NATO nuk e kishte qëlluar Kosharen, por po pozicionet e tjera në kufirin jugosllavo-shqiptar. Karakolli ishte i vendosur në shpatet e Bjeshkëve të Nemuna, jo larg Gjakovës e DeçanitNë këtë moment në front ishin pak më shumë se 100 pjesëtarë të njësisë kufitare të Ushtrisë së Jugosllavisë. Për shkak të sulmeve nga ajri, por edhe të divizionit të UÇK-së, një ndihmëmë e madhe nuk mund të arrinte.Vlerësimi i kreut ushtarak ishte se sulmi tokësor do të nisej nga territori i Maqedonisë kur tashmë ndodheshin rreth 16 mijë ushtarë të NATO-s, ndërsa nuk supozohej se sulmi kryesor do të vinte përmes Kosharës.Pas rënies së karakollit, arritën përforcime prej disa qindra pjesëtarësh të Ushtrisë së Jugosllavisë nga njësitë këmbësore dhe ato speciale, kështu që vija e frontit u stabilizua më 19 prill dhe nuk ka pasur ndryshime të mëdha deri në fund të luftës.
Përmes përgjimeve të radiolidhjeve të Ushtrisë së Jugosllavisë ishte konstatuar se artilerinë dhe minahedhësit i drejtonin me saktësi të madhe njerëz që flisnin italisht e frëngjisht. Vëzhguesit kishin parë në uniforma të armikut italianë, francezë, turq, britanikë dhe të Ushtrisë së BeH me tulipanë.
Në kulmin e luftës Ushtria e Jugosllavisë kishte rreth 1.200 ushtarë, kurse UÇK-ja me vullnetarët dhe njësitë shqiptare pesë deri gjashtë mijë. Forcat e UÇK-së luftonin me ndërrime, ndërsa për Ushtrinë Jugosllave nuk kishte pushim.Përqendrimi i madh i forcave në Koshare i kushtoi UÇK-së të braktise shumë pozicioneve, meqë është vërtetuar se shumë pjesë të kufirit nga ana shqiptare kanë qenë thuaja pa kurrfarë mbrojtjejeBindja se nëse bie vija e frontit në Koshare, do të ketë konflikte shumë më serioze me UÇK-në e NATO-n dhe me një fund të paparashikueshëm, mbante lartë moralin . Ushtria e Jugosllavisë shpesh bënte sulme nëpër shi të akullt, cegëm, mjegull e borë deri një metër dhe mbrojti pozicionet deri në momentin e fundit – që kishte ndikim shtesë në rënien e moralit të armikut.
Qëllimi i sulmuesve, UÇK-së, NATO-s dhe ushtrisë shqiptare ishte të depërtohej në Rrafshin e Dukagjinit dhe që forcat e Ushtrisë së Jugosllavisë, deri atëherë të maskuara dhe mirë të fshehura, të detyrohen të dalin në luftë të hapët në të cilën do të manifestohej përparësia teknologjike e aviacionit të NATO-s.
Territori i RSJ-së që agresori ia kishte dalë ta pushtonte ishte vetëm katër kilometra në gjerësi dhe disa qindra deri një mijë metra në thellësi.
Gjatë përplasjeve të përgjakshme në Koshare ka pasur edhe shumë skena bizare, në të cilat është vështirë të besohet. Ka ndodhur që në të dy anët e frontit për shkak të mjegullës së dendur luftëtarët të bredhin në istikamet e armikut dhe të kthehen në të vetat të pavënë re nga askush.
Për shkak të përgjimeve të vazhdueshme një oficeri rezervë të Ushtrisë së Jugosllavisë i ishin kujtuar Indianët Navaho nga periudha e Luftës së Dytë Botërore, dhe angazhon dy romë, pjesëtarë të Ushtrisë së Jugosllavisë, të cilët në gjuhën e tyre përmes radiolidhjeve drejtonin artilerinë dhe minahedhësit. Deri në fund të luftës N ATO dhe UÇK nuk ia kanë dalë të kuptojnë se për çfarë bëhej fjalë, sepse nuk e kuptonin gjuhën rome.
Në Betejën e Koshares në radhët e Ushtrisë së Jugosllavisë luftonte një numër i madh vullnetarësh nga vendi e bota e jashtme. Përveç rusëve – kozakë nga njësitë parashutiste, ka pasur njerëz nga vende të tjera evropiane – e ashtuquajtura “aradha internacionale” e përbërë prej tridhjetë vetash nga pjesa perëndimore e Ukrainës, Finlanda, Suedia, Danimarka, Holanda dhe nga një skocez e irlandez nga Britania e Madhe.
U vranë 108 pjesëtarë të Ushtrisë së Jugosllavisë dhe vullnetarë, kurse trupat e disa prej ushtarëve asnjëherë nuk u nxorën nga kufiri. Në territorin e karakollit të Koshares sot ndodhen rreth 150 varre, pjesëtarë të vrarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por vlerësohet se edhe disa dhjetëra njerëz nga radhët e UÇK-së janë varrosur në Shqipëri.
Beteja e Koshares përfundoi zyrtarisht më 14 qershor të vitit 1999, kur Ushtria e Jugosllavisë në bazë të Marrëveshjes së Kumanovës me forcat e KFOR-it u tërhoq nga Kosharja. Tërheqja nga këtu ndryshe nga pjesët e tjera të Kosovës kaloi pa asnjë incident, kurse armiqtë shikonin njëri tjetrin me qetësi.
Në një shkrim tjetër të medieve serbe, veteranët e konsiderojnë Betejën e Koshares më të vështirën gjatë luftës në Kosovë më 1999.
Në përshkrimin e saj thuhet:
Më 9 prill 1999, pikërisht në të Premten e Madhe, UÇK e mbështetur nga NATO dhe ushtria e rregullt e Shqipërisë ndërmori sulm me qëllim depërtimi në thellësi të hapësirës së Kosovës, që kështu të ndërpresë komunikimin Pejë-Gjakovë-Prizren, të ndajë forcat tona dhe të bashkohet me grupin e Ramush Haradinajt në zonën e Jabllanicës.
Një epror i Ushtrisë së Jugosllavisë thotë se në luftimet në Koshare ishin të angazhuar 15 mijë pjesëtarë të UÇK-së, të mbështetur nga aviacioni i NATO-s dhe ushtria e rregullt e Shqipërisë, në radhë të parë nga artileria e kalibrit 105 dhe 155 milimetra. Kufirin e RS të Jugosllavisë e mbronin pjesëtarët e Brigadës 125 të Motorizuar dhe të divizionit 63 parashutist dhe të Brigadës Speciale 72.
Gjeneralmajori Dragan Zhivanoviq, pasi përshkruan se si një rreshter i njësisë së tij kishte minuar karakollin e Koshares dhe ia kishte vënë flakën, thotë se njësia që ishte pozicionuar në atë pjesë të kufirit, pas mobilizimit, ka pasur rreth 7 mijë ushtarë, ishte e armatosur me tanke T-55 dhe artileri të kalibrit 122 dhe 90 milimetrash. Në radhët e saj ishin rezervistë nga territori i Kosovës, Kralevës, Banjës së Vranjës dhe Tersteniku. Në luftë u vranë 62 pjesëtarë të kësaj njësie.
Vidoje Kovaçiq, ndër të tjera, thotë se Koshare ka parë me sytë e tij dy zezakë të vrarë, që kishin luftuar në anën e UÇK-së.
Si qëndron e vërteta, sipas NATO-së, Ushtrisë shqiptare dhe UÇK-së :
Beteja e Koshares u zhvillua nga 9 Prilli 1999 deri më 10 Qershor 1999 në kuadër të Operacionit Shigjeta, ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) dhe Ushtrisë Jugosllave (JNA-së). Beteja u zhvillua rreth Koshares në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë gjatë Bombardimit të RF Jugosllavisë nga NATO. Ushtria Çlirimtare e Kosovës mori mbështetje nga Ushtria e Shqipërisë dhe nga Forcat ajrore të NATO-s. Është njëra ndër betejat më të përgjakshmet dhe më të suksesshmet e Luftës së Kosovës. Në këtë betejë Ushtria Jugosllave e humbi kontrollin e kufirit Kosovë–Shqipëri, e cila ishte një fitore e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke e thyer kufirin dhe duke e mundësuar kalimin e sigurt të armëve dhe vullnetarëve nga Shqipëria për në Kosovë. Beteja e Koshares zgjati nga 9 Prilli deri më 10 Qershor 1999, kur edhe u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës e cila i dha fund Luftës së Kosovës. Pjesë e një serie nga Lufta e Kosovës Para marsit 1999 Ushtria Çlirimtare e Kosovës • Beteja e Koshares • Sulmi mbi Prekaz • Beteja e Bardhit të Madh • Beteja e Loxhës • Beteja e Glloxhanit • Beteja e Junikut • Masakra në Abri të Epërme Ndërhyrja e NATO-s Masakra e Mejës • Masakra e Reçakut • Masakra e Krushës së Madhe • Masakra e Qyshkut • Masakra e Burgut të Dubravës • Masakra e Izbicës • Masakra e Podujevës • Masakra e Suharekës • Masakra e Bela Cerkes • Civilët e vrarë Foto në Commons vte Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë më 9 prill të vitit 1999, shënoi jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por ajo i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës. Triumfi i luftëtarëve nga mbarë trojet shqiptare, të bashkuar në Brigadën 138, në krye të së cilës ishte komandanti Agim Ramadani, bëri që të shembet muri gati 100 vjeçar i vënë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Beteja e Koshares ishte njëra ndër hallkat më të fuqishme në zinxhirin e pakëputshëm të historisë kombëtare dhe si e tillë do të përkujtohet gjithmonë ndër shqiptarë. Më 9 Prill 1999, në orën 05:00 të mëngjesit, filloi një breshëri artilerie nga ana shqiptare e kufirit, në drejtim të bazës ushtarake serbe të Kosharës, e cila ishte e pushtuar nga Ushtria Jugosllave, në atë që u bë një nga betejat më të përgjakshme të Luftës së Kosovës. Ushtarët e UÇK-së sulmuan në 3 drejtime: Drejtimi i parë ishte drejt Rrasës së Koshares, drejtimi i dytë ishte drejt Bazës Ushtarake Serbe "Karaulla" dhe drejtimi i tretë ishte drejt Majës Gllava. Afërsisht 136 ushtarë të UÇK-së arritën në kufi dhe sulmuan pozicionet serbe. Në atë kohë rreth 300 ushtarë serbë të Ushtrisë Jugosllave ishin vendosur në vijën e frontit. Luftimet e përgjakshme zgjatën gjithë ditën. Nga ana e UÇK-së ranë dëshmorë 4 luftëtarë dhe u plagos 1, ndërsa nga ana e Ushtrisë Jugosllave u vranë 23 ushtarë serbë. Më vonë UÇK-ja e pushtoi Rrasën e Koshares dhe menjëherë filloi të përforcohet. Të nesërmen më 10 Prill, me mbështetje të artilerisë, UÇK-ja arriti që ta pushtojë edhe Majën Gllava dhe filloi ta bombardojë Bazën ushtarake serbe të Koshares, kjo i detyroi ushtarët serbë të largohen nga pozicionet e tyre dhe e braktisën bazën e tyre. Në orën 19:00 të mbrëmjes, ushtarët e UÇK-së arritën që të hynin në Bazën Serbe dhe konfiskuan një sasi të armëve dhe kapën municionin ushtarak serb, gjithashtu u konfiskuan disa uniforma të Ushtrisë Jugosllave dhe rezerva ushqimore që ju kishin mbetur ushtarëve serbë. Forcat Serbe u tërhoqën më pas drejt vijës së dytë të mbrojtjes mbi Bazën. Ato pozicione ishin shumë më të lehta për t'u mbrojtur. Të nesërmen, ushtarët rezervistë serbë mbërritën për të lehtësuar Ushtrinë e Parë. Një grup i ushtarëve të UÇK-së arritën që t'a ndërprejnë vijën e komunikimit jugosllav dhe e shkatërruan një automjet ushtarak jugosllav–transportues të blinduar. Gjatë natës, UÇK-ja e sulmoi Ushtrinë Jugosllave në Opijaz, duke u përpjekur të shkatërronte rezistencën e ushtarëve serbë, por me pak sukses. Atë natë ranë disa dëshmorë. Të nesërmen UÇK-ja përsëri i sulmoi pozicionet serbe, dhe arriti që ta thyejë rezistencën e vijës së dytë mbrojtëse të Ushtrisë Jugosllave, duke i shkaktuar humbje të mëdha në ushtarë. Ndërkohë Ushtria Jugosllave arriti që të sjellë Forcat e saj Speciale dhe gjithashtu disa copa artilerie. Më 13 Prill, pati përleshje mes Ushtrisë Shqiptare dhe Ushtrisë Jugosllave në kufirin pranë Krumës. Artileria e Ushtrisë Shqiptare dhe e UÇK-së vazhdoi të granatonte pozicionet e Ushtrisë Jugosllave nga Maja Gllava dhe Rrasa e Koshares. Shtabi i Ushtrisë Jugosllave vendosi të nisë një sulm të papritur ndaj UÇK-së. Më 14 Prill, ushtarët serbë sulmuan Majën Gllava. Distanca midis dy llogoreve të armikut nuk ishte më e gjatë se 50 metra. Ushtria Jugosllave nuk arriti që ta pushtojë Majën Gllava, dhe përsëri u detyrua të tërhiqet me humbje të mëdha. Fronti i Majës Gllava u stabilizua deri në fund të luftës, pa ndonjë ndryshim në vija. Gjatë muajit Prill 1999, nuk kishte ndonjë ndryshim në vijat e frontit në Rrasën e Koshares dhe të dyja palët pësuan humbje të mëdha. Shumë ushtarë serbë u vranë nga bombardimet e pandërprera të artilerisë shqiptare, dhe shumë luftëtarë shqiptarë të UÇK-së u vranë në përleshje të shumta me Forcat serbe. 10 – 11 Maj: Ofensiva Jugosllave në Rrasën e Koshares Muaji Maj 1999, filloi me disa sulme të pasuksesshme të Ushtrisë Jugosllave në përpjekje për t'a marrë përsëri bazën ushtarake serbe të Koshares. Sulmet e saj u bënë të pasuksesshme për shkak të zjarrit të vazhdueshëm të artilerisë shqiptare që synonte pozicionet e tyre. Më 6 Maj, Ushtria Jugosllave kundërsulmoi në Rrasën e Koshares, në një përpjekje për të ndaluar bombardimet e artilerisë shqiptare. Pasoi një përleshje e përgjakshme, por Ushtria Jugosllave nuk arriti që ta pushtojë as Rrasën e Koshares. Më 10 Maj, Ushtria Jugosllave dërgoi dy tanke të modelit T-55 për të ndihmuar në stabilizimin e ofensivës në Rrasën e Koshares. Kur tanket depërtuan në linjat e UÇK-së, ata përparuan mbi 100 metra në territorin e kontrolluar nga luftëtarët e UÇK-së, por UÇK-ja përsëri arriti që t'a mbante kontrollin e Rrasës së Koshares, falë heroizmit dhe trimërisë së luftëtarëve shqiptarë. Gjatë natës së 10 dhe 11 Majit, avionët e NATO-s hodhën dhjetëra bomba mbi trupat serbe të cilët kishin sulmuar pozicionet e UÇK-së rreth Rrasës së Koshares. Në këto sulme, NATO vrau 16 ushtarë serbë dhe një oficer dhe i plagosi mbi 40 të tjerë. UÇK-ja e shfrytëzoi rastin për të sulmuar ushtarët serbë në pozicionet e tyre dhe i detyroi ata të ktheheshin mbrapa.Gjatë mesit të muajit Maj, shumë luftime të përgjakshme u zhvilluan në fshatin Mërcaj, të cilat u morën përfundimisht nga Ushtria Jugosllave. Nga ana e UÇK-së pati shumë dëshmorë, por humbjet nga ana e Ushtrisë Jugosllave ishin edhe më të mëdha. Më 19 Maj, UÇK-ja e sulmoi pozicionin e Forcave Speciale Serbe afër Junikut. Në këtë sulm UÇK-ja i vrau 14 pjesëtarë serbë të Forcave Speciale Serbe pas luftimeve të ashpra, ndërsa ata nuk pësuan asnjë humbje. Një nga të vrarët ishte mercenari rus i njohur me emrin Vitalih Bulakh Gleboviç. Dokumentet e marra nga trupi i Gleboviçit treguan se ai ishte një oficer i Ushtrisë Ruse, ndërsa Moska konfirmoi se ekzistonte një oficer me të njëjtin emër i cili ishte shkarkuar nga Ushtria Ruse për kushtet mjekësore me emrin që UÇK-ja kishte dhënë. UÇK-ja e paraqiti këtë si provë të përfshirjes së rusëve në Luftën e Kosovës dhe i dërgoi një letër të fortë proteste ambasadës ruse në Tiranë, duke i kërkuar 5,000 armë zjarri me municion si shpërblim për kthimin e trupit të Gleboviçit. Më 21 Maj, avionët e NATO-s gabimisht bombarduan pozicionet e UÇK-së, duke vrarë 7 luftëtarë. Kjo ishte tronditja më e madhe për UÇK-në nga gabimi i Aleatit të saj. Gjenerali i NATO-s Wesley Clark kërkoi falje për këtë gabim dhe tha se kishte ndodhur pa dashje. Gjatë muajit Maj, NATO zhvilloi operacione ajrore kundër caqeve serbe në Kosovë dhe Serbi, disa prej të cilave përfshinin dëmtime kolaterale - vdekje të civilëve. Beteja e Koshares është një ndër betejat më të mëdha të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Federale Jugosllave. Palët në këtë betejë kanë qenë të pabarabarta, por UÇK-ja ka pasur përparësi strategjike, pasi beteja është zhvilluar në kufirin me Shqipërinë administrative. Furnizimi ka qenë në nivel, e gjithashtu edhe morali i luftëtarëve ka qenë i lartë. Ushtria Jugosllave ka qenë e ndihmuar edhe nga mercenarët rusë e serbë. Veteranët e kësaj beteje, luftën kundër forcave ushtarake e policore serbe në Koshare e konsiderojnë si një betejë historike të luftës së UÇK-së. Duke siguruar Postën Kufitare në Koshare, UÇK-ja nuk shpërtheu kurrë nga kjo urë e vogël dhe në fund të fundit ishte e suksesshme në sigurimin e një korridori nga Shqipëria përmes kësaj rruge. Më 26 Maj 1999, shpërtheu Beteja e Pashtrikut ku edhe aty UÇK-ja ishte e suksesshme në pushtimin e Malit të Pashtrikut dhe fshatrave që gjenden përreth tij. Lufta e Kosovës zgjati deri më 10 Qershor 1999. Marrëveshja e Kumanovës u nënshkrua dhe Ushtria Jugosllave, Paramilitarët serbë dhe Forcat e Policisë u larguan nga Kosova me humbje të mëdha. KFOR-i hyri në Kosovë si forcë paqeruajtëse. UÇK-ja sipas kushteve të Traktatit të Kumanovës, u çarmatos dhe u shpërbë, megjithatë shumë nga luftëtarët e saj u larguan nga Kosova dhe u bashkuan me forcat shqiptare në Luftën e Luginës së Preshevës dhe në Luftën e vitit 2001 në Maqedoni. Në vitin 2005, Agim Ramadani dhe Sali Çekaj u dekoruan si Heronjtë e Kosovës nga Presidenti Ibrahim Rugova në 6 vjetorin e Betejës së Koshares. Një film artistik serb për Betejën e Koshares është vendosur për xhirime në fund të Qershorit të vitit 2020, nga ana e autoriteteve të Serbisë, dhe pritet të lëshohet për shikim në vitin 2023. Beteja e Koshares zgjati 67 ditë, e cila mori shumë jetë nga të dyja palët, të UÇK-së dhe Ushtrisë Jugosllave. Nga ana e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ranë dëshmorë 114 luftëtarë shqiptarë, ndërsa nga ana e Ushtrisë Jugosllave u vranë 108 ushtarë serbë, në mesin e të cilëve u vra edhe mercenari rus Vitalih Bulakh Gleboviç, por përveç këtij besohet se ka edhe më tepër Rusë të vrarë. Në mesin e dëshmorëve të UÇK-së në Koshare, u vranë edhe 2 ushtarë të NATO-s, Francezi Arnold Pierre dhe Italiani Françesko Giuzeppe, poashtu u vra edhe ushtari nga Algjeria Muhamed Murad Ali. Nga humbjet e Ushtrisë Jugosllave në Koshare, u konstatua se 92 ushtarë serbë u vranë nga UÇK-ja dhe 16 të tjerë u vranë nga bombardimet e NATO-s, dhe kjo shifër doli se humbjet e Ushtrisë Jugosllave janë me 108 të vrarë. Ushtrisë Jugosllave iu shkatërruan edhe 3 tanke serbe dhe 1 automjet ushtarak. Këtë konstatim e ka vërtetuar edhe Serbia, në dokumentarin serb ku pasqyrohet Beteja e Koshares, i cili u shfaq më 9 prill 2019 në Radio Televizionin e Serbisë, ku protagonistët serbë që kanë shërbyer në Ushtrinë Jugosllave kanë treguar për tmerrin dhe humbjet që ua shkaktoi UÇK-ja, si dhe e kanë pranuar disfatën e Betejës së Koshares. Heronjtë e luftës së UÇK-së që u martirizuan në Betejën e Kosharës janë renditur sipas emrit, emrit të prindit, mbiemrit dhe vendlindjes: 1.Agim Hysni Ramadani nga Zhegra – Gjilan 2.Sali Beqir Çekaj nga Broliqi – Pejë 3.Abedin Hysen Murtezi nga Mollopolci – Shtimje 4.Abaz Isuf Thaçi nga Osdrini – Skënderaj 5.Abush Liman Loku nga Kutlini – Kaçanik 6.Adem Bajram Selmanaj nga Tropoja – Shqipëri 7.Afrim Mehmet Krasniqi nga Tërpeza – Malishevë 8.Afrim Ahmet Stojaku nga Arbana – Prizren 9.Afrim Bislim Selmanaj nga Savrova – Suharekë 10.Afrim Xhafer Gashi nga Hajvalia – Prishtinë 11.Ali Miftar Hasi nga Cermjani – Gjakovë 12.Ali Daut Ivaja nga Cërnilla – Ferizaj 13.Ali Sadik Fejzullahu nga Bajgora – Mitrovicë 14.Arben Skender Jusufi nga Cërrnica – Gjilan 15.Arsim Rexhep Rexhepi nga Sazlica – Ferizaj 16.Abdyl Ali Jasiqi nga Jasiqi – Deçan 17.Aziz Bajram Gashi nga Balinca – Malishevë 18.Bashkim Ramadan Jasiqi nga Jasiqi – Deçan 19.Bashkim Mustafë Idrizi nga Gjakova 20.Bejtë Azem Kajdomqaj nga Dedaj – Prizren 21.Bekim Lutfi Thaçi nga Arbana – Prizren 22.Besim Saqip Rexhepi nga Ferizaji 23.Besim Ismajl Nuka nga Mitrovica 24.Besnik Sali Jasiqi nga Jasiqi – Deçan 25.Bujar Sali Jasiqi nga Jasiqi – Deçan 26.Bexhet Ajet Shabani nga Skenderaji 27.Burim Ajet Grajqevci nga Prishtina 28.Bylbyl Hazir Breqani nga Markaj – qyteti Bajram Curri – Shqipëri 29.Driton Gani Veliu nga Polaci – Skenderaj 30.Dukagjin Ruzhdi Vula nga Gjakova 31.Emin Ruzhdi Kryeziu nga Rogana – Dardanë, (ish-Kamenicë) 32.Zeqir Musli Dardhishta nga Korbaliqi – Kaçanik 33.Imri Pajazit Curri nga Hani i Elezit 34.Ernes Nazmi Zariqi nga Prishtina 35.Fadil Halil Maloku nga Gjocaj – Deçan 36.Faik Beqir Qabrati nga Pllaneja – Prizren 37.Fatmir Haki Kërqeli nga Ferizaji 38.Fatos Muhamet Ademaj nga Katundi i Ri – Pejë 39.Fatos Shefqet Limani nga Prishtina 40.Fetah Sylejman Sylejmani nga Opoja – Dragash 41.Fisnik Bajram Salihu nga Morina – Gjakovë 42.Fisnik Aledin Ibrahimi nga Beogradi 43.Fitush Rrustem Kukaj nga Prishtina 44.Florim Baki Maliqi nga Ferizaji 45.Françesko Giusseppe Bider nga Biella – Italia 46.Gazmend Zenel Berisha nga Peja 47.Genc Mustafë Bytyqi nga Gjakova 48.Gëzim Haxhi Morina nga Orllati – Gllogovc 49.Gëzim Sahit Sahiti nga Pojatishta – Ferizaj 50.Gëzim Rasim Berisha nga Drenasi 51.Halil Mehmet Bajraktari nga Drenasi 52.Hamdi Brahim Sheremeti nga Shipoli – Mitrovicë 53.Hamëz Ali Thaçi nga Xerxa – Rahovec 54.Harun Nebih Beka nga Gushavci – Mitrovicë 55.Hasan Salih Qerkini nga Zastoku – Ferizaj 56.Hasan Latifi nga Kumanova – Maqedonia e Veriut 57.Hafiz Rasim Tolaj nga Potoqani – Rahovec 58.Hysni Sylë Temaj nga Kuzhnini – Prizren 59.Ilir Ahmet Hoxha nga Arbana – Prizren 60.Ilmi Ismajl Bahtjari nga Blaqi – Dragash 61.Imer Isak Kryeziu nga Pagarusha – Malishevë 62.Ismet Esat Mustafa nga Çerkezi – Kumanovë, Maqedonia e Veriut 63.Izet Ali Beqiraj nga Baballoqi – Deçan 64.Izet Islam Morina nga Ostrozubi – Malishevë 65.Januz Mehmet Krasniqi nga Arbana – Prizren 66.Januz Qazim Zejnullahu nga Skifteraji – Vitia 67.Jusuf Ibush Hoxha nga Komorani – Drenas 68.Kasim Ibish Uka nga Ponosheci – Gjakovë 69.Korab Masar Binxhia nga Gjakova 70.Kreshnik Avdi Ademaj nga Peja 71.Leonard Dedë Palucaj nga Klina 72.Liman Aziz Rekaj nga Prelezi – Ferizaj 73.Luan Ruzhdi Gashi nga Hoqa e vogël – Rahovec 74.Lulzim Naim Veselaj nga Reçani – Suharekës 75.Lutfi Avdush Musiqi nga Vushtrria 76.Mejdi Avdullah Korrani nga Pozherani – Vitia 77.Mentor Isa Humolli nga Lupqi – Podujevë 78.Milazim Sadri Mavraj nga Istogu 79.Milazim Qazim Shala nga Baballoqi – Deçan 80.Muharrem Fadil Mehmeti nga Pakashtica – Podujevë 81.Mujdin Qerim Aliu nga Poroji – Tetovë, Maqedonia e Veriut 82.Muhamed Murad Ali nga Algjeria 83.Naim Shefket Orllati nga Brestovci – Rahovec 84.Nazim Misin Buduri nga Hoqa – Prizren 85.Nazim Mon Lushaj nga Arbana – Prizren 86.Nikollë Mhill Dodaj nga Dujaka – Gjakovë 87.Nijazi Ramiz Rexhepi nga Sllatina e Epërme – Vitia 88.Paillard Arnold Pierre nga Franca 89.Ramadan Gani Salihu nga Zastoku – Ferizaj 90.Ramiz Binak Krasniqi nga Denja – Rahovec 91.Ramush Ilaz Shatrolli nga Pleshina – Ferizaj 92.Remzi Danush Xhaferi nga Tanusha – Shkup, Maqedonia e Veriut 93.Rifat Sokol Qelaj nga Leqina – Skenderaj 94.Rifat Xhelil Kastrati nga Polluzha – Gllogovc 95.Rifat Xhafer Goxhuli nga Koliqi – Prishtinë 96.Rrahman Jetullah Tafa nga Carraleva – Shtimje 97.Safet Ymer Gjinovci nga Makërmali – Skenderaj 98.Safet Qemajl Rexhepi nga Zhitia – Viti 99.Selver Bajram Kryeziu nga Rogana – Dardanë, (ish-Kamenica) 100.Shaban Fetah Hajzeraj nga Veriqi – Istog 101.Shabi Faik Kajolli nga Shkupi, Maqedonia e Veriut 102.Shefqet Fazli Mustafa nga Gllogjani – Deçan 103.Shpëtim Idriz Bojku nga Peja 104.Sinan Sahit Thaçi nga Zojzi – Prizren 105.Sylejman Adem Shala nga Vidishiqi – Mitrovicë 106.Urim Gani Mehmeti nga Cërrnica – Gjilan 107.Xhafer Rexhë Thaçi nga Gjakova 108.Xhemajl Metë Fetahu nga Raushiqi – Pejë 109.Xhemshir Haziz Islami nga Mikushnica – Skenderaj 110.Xhevat Qaush Nitaj nga Vokshi – Deçan 111.Tafil Veli Osmanaj nga Kqiqi – Mitrovicë 112.Xhafer Haxhi Lipveci nga Gjakova 113.Xhevdet Rrustem Loshaj nga Carrabregu – Deçan 114.Zeki Xhevat Shulemaja nga Prishtina.
No comments:
Post a Comment