Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/04/12

Gazeta prestigjioze gjermane, Bild i ka bërë jehonë aferës së korrupsionit në Bashkinë e Tiranës duke akuzuar kryetarin e Bashkisë, Erjon Velijaj për përfshirje në skandal.


Gazeta BILD  shkruan se përfshirja e drejtpërdrejtë e Kryetarit  të Bashkisë së Tiranës zt.Erion Veliaj ka nxitur dhjetra protesta nga shoqëria civile.Një skandal i madh korrupsioni po trondit metropolin e Ballkanit Perëndimor. 

Drejtorët e bashkisë janë arrestuar dhe kryebashkiaku socialist kërcënohet nga hetimi. 

Politikanët kryesorë të qytetit thuhet se kanë themeluar kompani përmes ‘pupacëve’ të tyre, të cilave më pas u kanë dhënë kontrata publike! 

Dëmi i njohur deri tani: 25 milionë euro para publike në vendin e dytë më të varfër të Evropës! 

Sipas dyshimeve, i përfshirë është dhe Kryetari i Bashkisë,”zt.Erion Veliaj.

No comments:

Post a Comment

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...