Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/04/10

Herojtë Sali Çekajt dhe Agim Ramadani "Katana" janë vrarë nga forca serbosllave në Kosharen legjendare


Gazeta "Dibra" - KUSH ËSHTË Z.FLORI BRUQI ? Flori Bruqi lindi më 29.6.1952,  në Isniq të Deçanit. Studimet e defektologjisë i kreu në Universitetin e  Beogradit, ndërsa ato pas diplomike (magjistraturë) në



 Shkruan Flori Bruqi,PHD


Agim Ramadani-vulosi bashkimin kombëtar, më 1999 në Koshare - 2LONLINE



Mu shterrshin sytë nëse pushoj
Lirinë tënde me endërrue
Mallkue qoftë gjaku im
Nëse m'vrasin pa luftue!

Agim Ramadani - KATANA

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëherësh deputet aktual i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka folur gjerësisht për Betejën e Koshares.




Ai ka deklaruar se Agim Ramadani dhe Sali Çekaj u vranë nga forcat serbe.

“Përpos spekulimeve të ndryshme, kam parë tendenca që në listën e vrasjeve me motive politike ndonjëherë aty gjendet emri i Agimit (Ramadanit) dhe Sali Çekajt”, ka thënë Quni .




“Mund të them me përgjegjësi të madhe, gjithnjë duke u bazuar në karakterin e tyre, aktivitetin e tyre, veprimtarinë e tyre, guximin, në dëshmitë e bashkëluftëtarëve që kanë qenë aty, dhe gjitha faktet relevante, që të dytë kanë ndërruar jetë në përballje me forcat e armikut”, është shprehur ai.





“Më 11 prill, pasi kemi marrë kazermën ushtarake të Serbisë, e kemi zbritur flamurin… në fakt, kjo ka ndodhur me 10 prill, e kemi zbritur flamurin serb, e kemi ngritur flamurin kombëtar”, ka treguar Quni.





“Atë natë e kemi kaluar në kazermë. Të nesërmen, sipas detyrave që i kemi pasur, Agimi e ka marrë drejtimin rrasa e Koshares, fshati Botushë. Unë e kisha për detyrë fshatin Koshare. 


Rivrasja e Sali Çekaj, Hamëz e Adem Jasharit - Pa Censurë


Çekaj do të qëndronte në rrasën e Koshares, për të koordinuar lëvizjet e këmbësorisë me ato të artilerisë”, ka treguar ai.




“Po avanconim. Tani kaluam në avancim. Dhe ishim në komunikim të drejtpërdrejt”, ka treguar ai.

Halil Bicaj: Agim Ramadani e Sali Çekaj janë vrarë nga armiku - YouTube


No comments:

Post a Comment

Vdiç akademik prof.Fatos Mehdi Daci ,historiani dhe "mjeshtri i madh" i Dibrës

Me dhimbje të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Fatos Mehdi Dacit , gazetari, historiani dhe Mjeshtri i Madh, një prej figurave më të shq...