Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/04/13

EDI RAMA KA QENË I ARRESTUAR NË FRANCË DHE PSE E NDRYSHOI EMRIN, PAS AKUZËS SË NANOS?

Shkruan Flori Bruqi


Kryeministri Edi Rama është pritur me ceremoni zyrtare nga presidenti francez, Emmanuel Macron. Rama ndodhet në Francë në kuadër të një vizite dy ditore me ftesë të Macron. 

Nga pamjet e ndara në rrjetin e tij social, Rama është pritur me ceremoni në pallatin Elysee ku më pas do të ketë një takim me Macron.  Në orën 14:45, Rama dhe Macron do të zhvillojnë një takim kokë më kokë. Gjatë vizitës në Paris, kreu i qeverisë do të zhvillojë një sërë takimesh të përqendruara, kryesisht në promovimin e potencialeve dhe klimës pozitive që Shqipëria ofron për zhvillimin e investimeve të huaja, si dhe në perspektivën e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Axhenda do të vijojë në orën 16:00 me vizitën dhe takimet në STATION F, inkubatori më i madh në botë i startup-eve dhe inovacionit, si dhe me mbledhjen inauguruese të Këshillit të Inovacionit Francë-Shqipëri –CIFA, ku do të marrë pjesë edhe Sekretarja franceze e Shtetit për Industrinë Numerike, përfaqësues të ministrive franceze të Jashtme dhe të Ekonomisë, si edhe operatorë të ndryshëm franceze e shqiptarë në fushën e inovacionit.

Së bashku me Kryeministrin Rama pjesë e delegacionit qeveritar do të jenë Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku, si dhe Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni.



 Presidenti frances Emmanuel Macron ka deklaruar se do të ketë një Këshill mes Francës dhe Shqipërisë për inovacionin. Gjatë konferencës me kryeministrin Edi Rama, Macron tha se marrëveshja ndërqeveritare do të nënshkruhet për menaxhimin e turizmit të qëndrueshëmsi dhe ujit. 

"Të forcojmë partneritetin tonë të çmuar në të gjitha fushat. Do të nënshkruajmë në marrëveshje ndërqeveritare, në menaxhimin e ujit, turizmit të qëndrueshëm dhe inovacionit. Këshill Francë-Shqipëri për inovacionin," tha Macron.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se mbështet rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Në një konferencë për mediat, Macron ka deklaruar se Franca është e vendosur për të mbështetur ecurinë e Ballkanit Perëndimor. Po ashtu ai ka theksuar se është e nevojshme që të normalizohen marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. 

"Këto dy vizita dëshmojnë për dinamikën e jashtëzakonshme të marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Francës. Ju e dini që do të keni besim tek vendosmëria për të bërë më shumë. Dua të tregoj vendosmërinë e Francës për Ballkanin Perëndimor, këtu bëhet fjalë për bashkimin e Europës për të bërë më te fortë ndaj luftërave. Shqipëria ka vazhduar rrugën Europiane me vendosmëri, kini besim tek mbështetja jonë, jemi të impresionuar nga tërësia e reformave dhe kapacitete për të avancuar. Dua të përshëndes zërin e fortë në rajon të Shqipërisë në skenën ndërkombëtare. Kështu ka qenë dy vite kur ju mbanit postin në Këshillin e Sigurimit. Në të gjitha çështjet rajonale është i nevojshme normalizim i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës," tha Macron.

 Kryeministri Edi Rama është pritur me ceremoni zyrtare nga presidenti francez, Emmanuel Macron. • Rama ndodhet në Francë në kuadër të një vizite dy ditore me ftesë të Macron. • Nga pamjet e ndara në rrjetin e tij social, Rama është pritur me ceremoni në pallatin Elysee. • Ata kanë zhvilluar një takim kokë më kokë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp. •  Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se mbështet rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. • Në konferencë, Macron ka deklaruar se Franca është e vendosur për të mbështetur ecurinë e Ballkanit Perëndimor. • Po ashtu ai ka theksuar se është e nevojshme që të normalizohen marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. • Presidenti frances Emmanuel Macron ka deklaruar se do të ketë një Këshill mes Francës dhe Shqipërisë për inovacionin. • Gjatë konferencës me kryeministrin Edi Rama, Macron tha se marrëveshja ndërqeveritare do të nënshkruhet për menaxhimin e turizmit të qëndrueshëmsi dhe ujit. • Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama është mahnitur nga pritja zyrtare që Macron i bëri gjatë vizitës zyrtarë në Francë. • Në një konferencë për mediat, Rama tha se kjo do të thotë shumë për Shqipërinë dhe shqiptarët, pasi vërteton miqësinë mes dy vendeve. • Po ashtu Rama theksoi se një Evropë e fortë nuk mbetet peng i mënyrave të vjetra të integrimit. • Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se Franca dhe Shqipëria do të nënshkruajnë një marrëveshje për një hua prej 120 milion eurosh. • Macron ka deklaruar se me këtë hua, do të ndihmohet vendi me përparimin e disa reformave mjedisore. • Gjatë vizitës në Paris, kreu i qeverisë do të zhvillojë një sërë takimesh të përqendruara, kryesisht në promovimin e potencialeve dhe klimës pozitive që Shqipëria ofron për zhvillimin e investimeve të huaja, si dhe në perspektivën e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. • Axhenda do të vijojë në orën 16:00 me vizitën dhe takimet në STATION F, inkubatori më i madh në botë i startup-eve dhe inovacionit, si dhe me mbledhjen inauguruese të Këshillit të Inovacionit Francë-Shqipëri –CIFA.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vendi ynë pret me krahë hapur çdo gjë që vjen nga Franca. Gjatë konferencës për mediat, Rama tha se të jesh pro francez do të thotë të jesh etalon i të qenit europian, pasi nuk mund të jesh europian pa qenë pro francës. Po ashtu ai ka deklaruar se shqiptarët janë një komb besnik dhe nëse ka ndonjëherë nevojë për ndihmë duhet të thërrasi një shqiptar.

"Përtej vizitës tuaj në Shqipëri, ka pasur një vijim, pasi janë gjëra që po ndodhin, ka projekte. Tani kemi një horizont të ri të punës së përbashkët, ku ka nisur investime për njohjen dhe investimin francez për parqet fotovoltaike të rajonit. Është shkolla 42, që po hap dyert fal mbështetjes tënde dhe falë personalitetit vërtet të jashtëzakonshëm të zotërisë. Dua të bëjmë më shumë, sot ishim me Medefin, duke ka shumë interes dhe do ti presim me krahë hapur për çdo gjë që vjen nga Franca. Kur Franca mbërrin nuk është çështje parash, është çështje njohjeje kulture. Të kesh më shumë Francë do të thotë të kesh më shumë burime. Jemi pro francez, sepse mendoj se të jesh pro francez do të thotë të jesh etalon i të qenit europian. Nuk mund të jesh pro europian pa qenë pro francez.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje i nivelit të lartë mes qeverive do të na hap dyert, mundësi të reja për të pasur edhe më shumë Francën në shqipëri. Për të qenë në majë, për të treguar se Franca nuk është vetëm një vend që e shohim me admirim. Franca do të bëjë pjesë në të tashmen, si një mbështetje  e prekshme. Vetëm mund të them faleminderit. Në emër të gjithë shqiptarëve. Që të them të drejtën kanë qenë disi skeptik lidhur me Francën para disa vitesh. Por ne kemi një aftësi besnikërie që është unike. Nëse do të keni nevojë një ditë kur jeni në nevojë thërrisni një shqiptar dhe ai do tju ndihmojë shumë," tha Rama. 

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se Franca dhe Shqipëria do të nënshkruajnë një marrëveshje për një hua prej 120 milion eurosh. Gjatë një konferencë me kryeministrin Edi Rama, Macron ka deklaruar se me këtë hua, do të ndihmohet vendi me përparimin e disa reformave mjedisore. 

"Agjencia franceze e zhvillimit do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në reformat e saj ekonomike dhe tranzicionin energjitik dhe nënshkrimi i një huaje prej 120 milionë euro për reformën mjedisore dhe një memorandum bashkëpunim me ministrinë e mjedisit do të lejojmë të kapërcejmë këto etapa dhe më shumë se ato që kemi nisur para 6 muajve me sipërmarrësit që kishin ardhur me mua në Tiranë”, tha Macron.

 Kryeministri Edi Rama është mahnitur nga pritja zyrtare që Emmanuel Macron i bëri gjatë vizitës zyrtarë në Francë. Në një konferencë për mediat, Rama tha se kjo do të thotë shumë për Shqipërinë dhe shqiptarët, pasi vërteton miqësinë mes dy vendeve. Po ashtu Rama theksoi se një Evropë e fortë nuk mbetet peng i mënyrave të vjetra të integrimit.

"Po vij nga një përvojë e denduar, para disa minutash që nuk e kisha imagjinuar kurrë në jetën time që u nënshkrua me mbërritjen time në Francë në fillim të viteve ’90, kur vija nga aeroporti mbajta radhën gjatë për të gjetur një taksi, pastaj jetova vështirësi të mëdha të asaj kohe për të gjithë ata që vinin nga Shqipëria dhe Evropa nuk ishte e lehtë për ne. Mendova se kisha parë gjithçka kur edha një ditë në këtë pallat, por sot jam vërtet shumë krenar jo për veten por Shqipërinë dhe miqësinë mes dy vendeve, Hera e parë në historinë tonë të marrëdhënieve tona diplomatike që një përfaqësues i shtetit shqiptar të pritej në këtë mënyrë.

Kjo do të thotë shumë për Shqipërinë dhe shqiptarët, bëmë shaka me ambasadorin sepse ishin një ekip miqsh të Shqipërisë që në vitet ’90 ishin një numër i vogël sa gishta e një dore, sot janë shumë më tepër. Ka njerëz që vijnë në Shqipëri për ndërmarrjet e tyre, dua të falenderoj për vizionin dhe vendosmërinë që ke shtyrë këtë valë të re të afrimit ndërmjet vendeve të Ballkanit dhe BE për të vënë në tryezë nevojë për të shoqëruar këtë proces integrimi me një proc përafrimi përtej rrugëve burokratike të çdo vendi. Jemi sot dëshmitarë të rezultarteve për Shqipërinë dhe vendet e BE. Një Evropë e fortë, e bashkuar që nuk mbetet peng i mënyrave të vjetra tradicionale të integrimit," tha Rama.


Rama vizitë zyrtare në Francë, konferencë me Macron: Do

Rama në Paris

’'Edvin Kristaq Rama është ndaluar dy herë në Francë, ka tentuar të më eliminojë në burg’'

Koleksionisti i ikonave Gjergji Thimo denoncon publikisht Edi Ramën.

Edvin Rama është ndaluar dy herë në Francë, për vjedhje ikonash, emrin atëherë e kishte Edvin Kristaq Rama. Rama ka qënë i penalizuar edhe në Qipro.

Pastaj i ka ndryshuar gjeneralitetet dhe e ka ndryshuar emrin në Edi Kristaq Rama.

Rama ka qenë i penalizuar në Paris për vjedhje ikonash, i merrte ato nga kishat në Shqipëri. Berisha denoncoi një akt barbar qeveritar, Rama ka qenë i penalizuar edhe në Qipro. E kam denoncuar dhe më parë në gazetarë të tjerë, por deri tani prokuroria ka heshtur.

Në burg tentuan dy herë që të më vrisnin, dhe kur dola prej aty më hoqën edhe kempin. Në burg më futi, nuk e kam problem fare që të më hedhë në gjyq. Ky ka manipuluar një komb të tërë, po i pi gjakun çdo ditë dhe më keq, drejtohet nga një nip i Spiro Kolekës, që së bashku me Enver Hoxhën vranë një popull të tërë”, u shpreh Thimo.

Ndiqeni intervistën e Gjergji Thimos

Koleksionisti korçar, Gjergji Thimo ka hedhur akuza të forta sot në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Thimo, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se i ka vjedhur ikonat dhe se është i dënuar me burg në Francë. Gjithashtu ai tha se Rama është dënuar në Paris për vjedhje dhe trafik ikonash, dhe më pas është liruar me kartelë mjekësore.

“Ka qenë i dënuar në Paris për vjedhje dhe trafikim ikonash. Ka bërë burg 1 vit e gjysmë. Është liruar nga burgu me kartelë mjekësore për skizofreni të theksuar. Numrin e burgut e kam denoncuar publikisht. E kam thënë në dy intervista denoncuese. Numri është AL1961138/A nga marsi 1993-1994.

Ne nuk mund të lejojmë në drejtimin e shtetit një të sëmurë mendorë, një njeri pervers, një hajdut dhe trafikant ikonash. Një nudist. Nuk na përfaqëson ai. Ne jemi popull me vlera dhe qytetari ndër më të vjetrat në Europë. Merrini gjurmët e gishtërinjve të Ramës dhe dërgojeni të ministria e Drejtësisë franceze dhe nuk del vetëm në Francë. Ai ka qenë i dënuar edhe në Gjermani. Ashtu siç e denoncoi edhe këshilltari i CDU, Martin Heinze. Hapini kartat Edvin Kristaq Ramës!



                                                       Gjergji Thimo

Shpesh herë ky njeri i sëmurë psikik, drogaxhi dhe i dënuar, del përpara popullit e thotë se sistemi ynë i drejtësisë është i kalbur. Po zoti hajdut-kryeministër, sistemi ynë i drejtësisë është i kalbur, por kryekalbësira jeni ju që keni zaptuar një popull të tërë,” tha Thimo.


Martin Henze,ish këshilltar për çështjet ekonomike pranë partisë së ish  kancelares gjermane Angela Merkel, CDU, nëpërmjet një postim në Twitter,  i ka bërë një pyetje të thjeshtë kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

A jeni arrestuar dhe burgosur në France në vitin 1994 dhe a keni bërë tregti, me ikona të vjedhura?


Në fakt nuk pritet ndonjë përgjigje nga vetë Rama për këtë çështje, por pyetja retorike e një personi publik në qarqet politike gjermane dhe ndërkombëtare, nuk mund të kalohet thjeshtë, shkruan Syri.net

Përpara se të kërkojmë nga prokuroria që të nisë hetimin urgjentisht për deklarim të rremë në formularin e dekriminalizit të deputetit Edi Rama, për të njëjtën çështje në ndihmë po risjellim edhe akuza të tjera që bashkohen në një pikë: Edi Rama në Francë kur ka qenë emigrant, (por edhe në Shqipëri gjatë kohës që ka qenë ministër Kulture) është marrë me trafik ikonash dhe madje edhe është arrestuar dy herë.

Në formularin e fundit të dekriminalizimit që ka dorëzuar si kandidat për deputet i PS në Qarkun e Vlorës për zgjedhjet e vitit 2017, Edi Rama ka firmosur se nuk ka qenë asnjëherë i ndaluar apo dënuar, për ndonjë vepër penale.


Në formularin e deklarimit, (shih foton), Edi Rama shkruan se ka jetuar në Paris-Francë gjatë viteve 1995-1998. Por sipas dëshmive të shumta ai ka jetuar në Paris që nga viti 1993 deri në vitin 1998. Kjo konfirmohet edhe nga biografia e tij në faqen popullore Wkipedia (shih foton).

Vetë Edi Rama, në CV-në që ka dorëzuar në KQZ me rastin e kandidimit si deputet për zgjedhjet e vitit 2017, e ka zhdukur fare këtë periudhë. Në jetëshkrimin e tij, pasi përmend përfshirjen në jetën publike dhe politike si drejtues i lëvizjen  studentore në Akademinë e Arteve,  menjëherë kalon në vitin 1998 si ministër Kulture në qeverinë Nano.

Pra kemi një periudhë bosh prej të paktën 6 vitesh në jetën e vetë-deklaruar nga Edi Rama. Duket e çuditshme që ai nuk përmend faktin se në Paris ka shkuar me një bursë të Citè Internationale des Arts, një qendër e jashtëzakonshme ateliesh për artistë pamorë e muzikantë, mu në zemër të Qytetit të Dritave, siç ka deklaruar në një intervistë për Panoramën, botuar në qershor të vitit 2016.

Në fakt këtë e ka deklaruar Edi Kristaq Rama dhe jo Edvin Kristaq Rama, për të cilin ka të dhëna të besueshme se në vitin 1994 është arrestuar apo pyetur nga policia franceze për këtë veprën e rëndë penale të trafikut të veprave të artit dhe posaçërisht të ikonave mesjetare, të cilat në fillim vitet 90-të u vodhën me shumicë në Shqipëri.

Për herë të parë publikisht për këtë çështje, akuza ka ardhur nga ish- kryeministri i vendit dhe kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano.

Gjatë një fjalimi në festën e Pezës në vitin 2001, Fatos Nano ka deklaruar tekstualisht:

‘Unë nuk pres si përgjigje artikulimet e kryetarit të bashkisë Edi Rama, të cilit mund t’i kem bërë shumë gjëra kur e nxora nga mjerimi si refugjat dhe shitës ikonash të vjedhura në kohë të Saliut dhe e ktheva me thonj të paprerë nga Parisi për ta bërë ministër dhe kryetar të bashkisë….’.

Kjo është hera e parë që yllit në ngjitje brenda PS-së, i zihet në gojë publikisht e kaluara e errët kriminale. Dhe jo nga një njeri do si do, por nga ish kryeministri i vendit, i cili ka pasur në dorë informacion të klasifikuar nga ish-SHIK dhe të shërbimeve inteligjente partnere.

Duket se kjo gërvishtje e `plagës` nga Fatos Nano, që e bën të lëngojë edhe sot Edi Ramën, e frikësoi këtë të fundit. Ndaj 1 vit më pas, më 27 nëntor të vitit 2002, ai ndryshoi në gjykatë emrin.

Sipas formularit të dekriminalizimit që ka paraqitur si kandidat për deputet për zgjedhjet e kaluara, për herë të parë Edi Rama tregon dhe firmos ndryshimin e emrit, gjë për të cilën nuk ishte prononcuar kurrë, edhe pse Sali Berisha e akuzonte sistematikisht ndër vite.

Pra nëse ndokush ka tentuar që në ministrinë e Drejtësisë apo atë të Brendshme në Francë, të kërkojë për ndonjë arrestim apo dënim të shtetasit shqiptarë Edi Kristaq Rama; nuk ka për ta gjetur.

Prokuroria në zbatim të ligjit të dekriminalizimit letër porosinë duhet ta nisë për personin, Edvin Kristaq Rama.

Por, jo vetëm kaq.

Në një nga seancat e Komision Hetimor Parlamentar në vitin 2003 të ngritur për veprimtarinë e jashtëligjshme të `Edvinit` tashmë i shndërruar në `Edi`, u hetua zhdukja e 150 ikonave të përzgjedhura  nga fondi i artit bizantin mesjetar, për t’u ekspozuar në një ekspozitë botërore në Gjermani.

Në atë kohë ky Komision Hetimor i drejtuar nga i ndjeri, Sokol Olldashi, konstatoi se ato ikona u zhdukën dhe nuk u kthyen ndonjëherë në Shqipëri. Pyetjes së kryetarit Olldashi, se çfarë dinte Rama si ish-ministër Kulture për këtë çështje, ai ju përgjigj shkurt:

‘Ikonat pas përfundimit të ekspozimit në Gjermani, i nisa për në Paris’.

Por fakt është se ato vlera të pallogaritshme të trashëgimisë kulturore dhe fetare shqiptare, nuk u ekspozuan asnjëherë në Paris dhe nuk u kthyen kurrë në atdhe.

Por historia e Edvin-Edi Ramës prej ‘trafikanti’ dhe si një person i arrestuar për këtë veprimtari, nuk mbyllet vetëm me këto dëshmi dhe akuza.

Në datën 8 Tetor të vitit të kaluar, Gjergji Thimio, një nga koleksionistët e parë të veprave të artit i licensuar në vend (Arrestuar më pas me bujë nga Tahiri e Rama), gjatë një interviste në emisionin ` 5 pyetje nga Babaramo` për gazetarin Ilir Babaramo, delaroi disa herë se Edi Rama jo vetëm është i implikuar në trafikun ndërkombëtar të ikonave, por edhe se është arrestuar 2 herë në Francë, gjatë kohës që jetonte atje.


Pra deri më tani kemi 4 akuza (Fatos Nano, Martin Hanze, Komisioni Hetimor Olldashi, Koleksionisti dhe ish miku i Ramës Gjergji Thimio) nga njerëz dhe institucione publike të mirë-informuar.

Të gjitha këto mjaftojnë, që prokuroria të nisë urgjentisht (kryesisht) një hetim për këtë çështje. Më e thjeshta dhe më e pakta që mund të bëjë është që të kërkojë nga autoritet franceze, nëse shtetasi Edvin Kristaq Rama (Jo Edi), ka qenë ndonjëherë i ndaluar, i arrestuar, i pyetur apo i dënuar në shtetin e tyre për çfarë do lloj vepre kriminale dhe specifikisht për trafik ikonash.


Nuk është e rastësishme që pikërisht në këtë çështje del emri i kryeministrit Rama. Kjo sepse ai është spikatur në vjedhje ikonash. Unë i kam thënë që je i dënuar në Francë, Itali dhe Qipro. I pari kryeministër në botë që ndryshoi emrin. Kështillatari i Merkel doli dhe e pyeti direkt nëse ka qenë i dënuar në vitin 1994 për vjedhje ikonash gjë që pasoi me heshtjen e Ramës. Ai ndërroi emrin Edvin në Edi se ka qenë i dënuar në Francë. Dhe sot unë po bëj publike numrin e dosjes së Edvin Ramës të dënuar në Paris, në vitin 1993, që është AL.1961138/A. T’i merren gjurmët e gishtave dhe të hetohet,”-u shpreh ai.

No comments:

Post a Comment

Vdiç akademik prof.Fatos Mehdi Daci ,historiani dhe "mjeshtri i madh" i Dibrës

Me dhimbje të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Fatos Mehdi Dacit , gazetari, historiani dhe Mjeshtri i Madh, një prej figurave më të shq...