Shkruan Flori Bruqi,PHD
Arrestimi përkon me nisjen e punës së Komisionit hetimor pikërisht për ngjarjen për të cilën u arrestua drejtori Muço. Prokuroria e Tiranës e cila nisi hetimet, pas kallëzimit të vetë strukturave të policisë, bëri të ditur se drejtori i IT-së, dyshohet për “Hyrje të Paautorizuar Kompjuterike”.
“Në 2 gusht te vitit 2023, në bazën e të dhënave të Policisë, ka pasur hyrje dhe eksportim të të dhënave të paautorizuara, nga Drejtori Ervin Muco. Veprimet janë kryer në orët e vona të natës, ku persona të paautorizuar janë futur në godinë me pin-in personal të një punonjësi tjetër jo prezent, duke ngritur dyshime të arsyeshme për veprime jo korrekte dhe në kundërshtim me ligjin”.
Prokurori bëri të ditur se hetimet janë shtrirë në marrjen në pyetje të të gjithë personave të përfshirë në ditën e ngjarjes, ndërkohë që verifikimet e mëtejshme mbi drejtorin Muço, kanë nxjerrë në dritë probleme dhe me të kaluarën e tij.
“Rezulton se në.2007 në Itali është raportuar si përgjegjes për veprat penale të dokumenteve false. Në 2008 Ervin Muços, i është njoftuar vendimi për refuzimin e rinovimit të lejes së ne Bari Itali..
Kjo përgjigje e laboratorit të SPAK dërguar prokurores Anisa Qilimi, i ka vënë pikat mbi i për pozicionin dhe veprimet e dyshimta të Ervin Muçës, drejtor i teknologjisë dhe informacionit në policinë e shtetit ndaj të cilit gjykata me kërkesë të prokurorisë shpalli masë sigurie arrest shtëpi dhe pezullim nga detyra.
Një burim i sigurt tha për Top Channel se prokuroria e Tiranës kërkoi asistencën e SPAK duke shmangur policinë shkencore në Tiranë, jo vetëm për shkak të laboratorit të sofistikuar që ka Prokuroria e Posaçme por edhe për evituar dyshimet për dekonspirimin të hetimeve.
Po ashtu, ka rezultuar se Muço “është këshilltar i jashtëm i Drejtores së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, ndërkohë që është edhe Drejtor i Departamentit për Teknologjinë dhe Informacionit në Policinë e shtetit.
Ligji për policinë e shtetit, ndalon veprimtari të dyta përveç mësimdhënies. Muço nuk e ka deklaruar këtë veprimtari të dytë në dokumentet aplikues për pozicionin e Drejtorit në Policinë e Shtetit.”
Procedimi penal për ngjarjen, është regjistruar që në shtator të vitit të kaluar dhe Muço, ka qenë person nën hetim. Në Prokurori ka patur fillimisht një referim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në 8 gusht, dhe më pas, në fund të po atij muaji nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.
Në gusht të vitit 2023, ngjarja mori vëmendje pasi i Ngarkuari me punë në ambasadën amerikane Martin McDowell, vuri në dukje shqetësimin e SHBA-së, në lidhje me ndërhyrjen e raportuar në sistemin TIMS në Policinë e Shtetit.
Ai nxiti një hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm dhe theksoi rëndësinë që ka mbrojtja e të dhënave vetjake/sensitive, përfshirë dhe të qytetarëve amerikanë në Shqipëri, bënte të ditur në atë kohë një postim i ambasadës amerikane mbi takimin e zotit McDowell më 17 gusht me ministrin e Brendshëm Taulant Balla.
Ndërhyrja në sistemin TIMS është bërë nga persona që nuk kanë fare lidhje me Policinë e Shtetit, sipas profesorit të kriminalistikës, Ervin Karamuço,
Teksa foli në “Top Talk” për arrestimin e drejtorit të IT-së Ervin Muço, Karamuço u shpreh se në TIMS kanë ndërhyrë persona që janë futur në institucionin e Policisë së Shtetit pa asnjë autorizim.
“Kur u përhap lajmi në gusht, na shkruajtën, na thanë fshijeni se nuk është e vërtetë. Në ato të dhëna janë edhe shtetas amerikanë. Nuk janë marrë pa dashje. Ka ardhur përgjigja nga laboratori. Doli që një person kalimtar që njeh një drejtor aty, kalon natën me drejtorin në zyrë dhe thotë a futemi brenda. Dhe futen. Madje jo një, po dy e tre, që s’kanë lidhje fare me policinë. Hyjnë në servera me usb me vete dhe futen në sistemin TIMS, por nuk dihet çfarë kanë bërë.
Pra, nga rruga kanë hyrë në Policinë e Shtetit. Vijnë 2-3 punonjës të autorizuar dhe thonë çfarë po bëni këtu. Ata bënë kallëzim, por policët që e kanë denoncuar sot nuk janë në punë. I kanë intimiduar derisa i kanë nxjerrë mes katër rrugëve”.
Sipas profesorit të kriminalistikës, ky është një skandal që ka cenuar strukturat bazë të sigurisë kombëtare. Madje, thotë ai, policët që denoncuan rastin u hoqën nga puna.
“Ka ndodhur brenda në zyrën e shtetit. Si bëhet kjo, t’i shkoj unë sot p.sh. në zyrë Rrumbullakut. Dhe ky grup u emërua në detyrë për të parandaluar mundësinë e hakërrimit në të ardhmen nga iranianët.
Por, me veprimet e tyre, na ngjajnë si iranianë. Amerikanët e kishin thënë që herën e parë me iranianët, kush e la derën herën.
Skandali tjetër është që AMP merr dokumentet por nuk e referon”.
Deputeti demokrat, Flamur Noka ka reaguar për pezullimin dhe masën e arrestit shtëpiak ndaj Ervin Muçës, drejtorit të IT-së në policinë e shtetit, i cili dyshohet se kopjoi të dhënat e sistemit “TIMS” pa pasur autorizim.
Noka akuzoi ministrin e Brendshëm Taulant Balla se e kishte emëruar për këtë qëllim Muçën, ndërsa tha se çështja e të dhënave të sistemit “TIMS” duhet të hetohet nga SPAK.
“Ervin Muça është i njëjti hajdut me çizme i Rilindjes që vodhi edhe sistemin e pagave nga Drejtoria e Tatimeve kur punonte aty dhe i bëri publike. Emërimi i tij nga Taulant Balla, porosia që të merrte të dhënat e sistemit TIMS, duket sërish edhe te pezullimi i tij dhe urdhri i arrestit shtëpiak nga Prokuroria e Tiranës.
Vepra e kryer prej tij dhe porositësve të tij është qartësisht nën juridiksionin e SPAK. Jo vetëm si përfshirje e lartë shtetërore, por edhe për objektin e hetimit, që janë të dhënat sensitive të sigurisë kombëtare”- tha Noka.
Sistemi TIMS nuk ka nevojë për backup dhe as për kopjim të dhënash, mbasi vet rregullohet pa ndërhyrje mekanike nga jashtë.
Kjo përgjigje e laboratorit të SPAK dërguar prokurores Anisa Qilimi, i ka vënë pikat mbi i për pozicionin dhe veprimet e dyshimta të Ervin Muçës, drejtor i teknologjisë dhe informacionit në policinë e shtetit ndaj të cilit gjykata me kërkesë të prokurorisë shpalli masë sigurie arrest shtëpi dhe pezullim nga detyra.
Një burim i sigurt tha për Top Channel se prokuroria e Tiranës kërkoi asistencën e SPAK duke shmangur policinë shkencore në Tiranë, jo vetëm për shkak të laboratorit të sofistikuar që ka Prokuroria e Posaçme por edhe për evituar dyshimet për dekonspirimin të hetimeve. Një hard disk i sekuestruar, serverat dhe një kompjuter që i përket një nëpunëseje të identifikuar janë këqyrur e së bashku me to edhe pamjet filmike që tregojnë çfarë ndodhi tetë muaj më parë.
Bëhet me dije se Muça u asistua nga një punonjës i AKSH , ndërkohë që përdori kredencialet e vartësit të tij për ndërhyrjen e paligjshme që solli kopjimin e TIMS.
I pyetur nga prokuroria e Tiranës, i dyshuari këmbëngul se sapo kishte marrë detyrën dhe e kreu backup për të garantuar sistemin, një version qe hidhet poshtë shkencërisht nga këqyrjet dhe aktekspertizat dhe për këtë arsye ish-zyrtari u vendos nën hetim për ndërhyrje të paautorizuar në sistem.
Hetimet provojnë se ndërhyrja ndodhi mesnatën e dy gushtit 2023.
Në 17 gusht 2023 i ngarkuari me punë i SHBA mbajti takim me ministrin e Brendshëm duke inkurajuar një hetim të shpejtë shprehu shqetësimin e amerikanëve.
Sistemi TIMS grumbullon dhe ruan të dhënat e shtetasve jo vetëm mbi hyrje daljet në kufi, por edhe fotografitë e tyre dhe të dhënat personale si mëmësia, atësia, vitlindja por dhe nëse ka patur jo rekorde në të kaluarën
Menjëherë mbas masës kufizuese për ish-zyrtarin, Policia e Shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes reaguan duke e larguar nga detyra, ndërkohë qw aktualisht për rrjedhjen e të dhënave nga TIMS-i dhe administrimin e tyre ka hapur siparin në fillim të prillit një komision hetimor. Sipas ligjit verifikimi i masës duhet të ndodhe brenda tre ditëve para gjyqtarit Edvan Velçani.

No comments:
Post a Comment