Akademik Prof.Dr.Eshref Ymeri, AAAS
Revoltat e fuqishme që shpërthyen në Kiev më 21 nëntor 2013 për shkak të mosnënshkrimit nga ana e presidentit Janukoviç të marrëveshjes për asocimin e Ukrainës me Bashkimin Evropian, vazhduan pa ndërpreje, deri në largimin e tij fshehurazi nga vendi më 24 shkurt 2014. Janukoviçi, si agjent i regjur i bandës së Kremlinit, nuk mund ta nënshkruante atë marrëveshje, sepse nuk e lejonte Putini.
Duke e ndier rrezikun që i vinte
pushtetit të tij nga liritë dhe të drejtat kushtetuese që gëzonte populli fqinj
ukrainas, në mars të vitit 2014, kryefashisti Putin pushtoi Krimenë, më 07
prill aneksoi Donjeckun, kurse më 27 prill - Lluganskun, të cilët më pas i
shpalli të ashtuquajtura republika popullore në përbërje të Rusisë. Megjithatë,
banda kriminale e Putinit nuk u kënaq me zaptimin e këtyre territoreve
ukrainase, sepse ishte i bindur që fqinjësia me Ukrainën, infeksioni politik që
vinte prej saj, ishte përherë kërcënues për kolltukun e tij. Prandaj edhe
filloi përgatitjet për pushtimin e plotë të saj.
Populli trim dhe liridashës ukrainas e përzuri me dajak presidentin
Janukoviç, i cili u arratis për në Rusi, ndërsa populli rus nuk ka qenë kurrë i
aftë t’i rrëzojë diktatorët e vet nga pushteti, sepse, sipas psikologjisë së
tij prej skllavi, diktatorëve ai u ka ndenjur tradicionalisht lepe-peqe, i ka
himnizuar, ua ka ngritur lart kultin e tyre, pavarësisht se ata kanë qenë
njërëz pa kurrfarë vlere.
Viktor Kaspruk është
politolog, analist, gazetar për problemet ndërkombëtare dhe publicist i
mirënjohur ukrainas. Ja çfarë pati deklaruar ai para dhjetë vjetësh, kur Rusia fashiste pushtoi
Krimenë:
“Gjithë vitet e
qeverisjes së Putinit, janë vitet e turpit të popullit, janë vitet e heshtjes
së turpshme, janë turpi i inteligjencies, e cila, në shumicën e vet dërrmuese,
është tërhequr zvarrë para këtij njeriu pa kurrfarë vlere” (Citohet sipas: “Rusinë e mundon
kompleksi i inferioritetit”. Faqja e internetit “argumentua.com”. 07 mars 2014).
Ky intelektual i shquar ukrainas
ka nxjerrë në pah atë tipar shumëshekullor të popullit rus, të cilin e kanë
theksuar edhe intelektualë rusë më shumë
se një shekull më parë, një tipar ky, që mishërohet më së miri në ndjenjat e
tij prej skllavi. Njëri nga ata intelektualë, ka qenë Nikollaj Çernjishevski
(1828-1889), i njohur si kritik letrar, filozof-materialist dhe shkrimtar, i
cili ja se si është shprehur për delemiletin rus:
“Një komb i mjerë, një komb
skllevërish, që poshtë deri lart të gjithë janë vetëm skllevër” (Faqja e internetit “Adskije novosti”. 17 shkurt 2015).
Populli rus, gjatë shekujve, ka jetuar në kushtet e shtypjes dhe të
shfrytëzimit. Gjatë 240 vjetëve (1240-1480) ka qenë nën sundimin e tataromongolëve,
deri në vitin 1861 - nën pushtetin e egër të së drejtës së bujkrobërisë. Pas
Rvolucionit të Tetorit 2017, kur populli u gjend nën diktaturën komuniste
sovjetike gjatë një periudhe 74-vjeçare, ai nuk gëzonte më as kurrfarë të
drejtash, as lirinë qytetare, as lirinë e ndërgjegjes. Pra, gjatë periudhave
qindrvjeare, popullit i është futur në gjak ndjenja e skllavit dhe himnizimi i
kultit të diktatorëve, të cilët, në ndërgjegjen e tij prej skllavi, janë figura
të shenjta, janë zëdhënësit e Zotit në Tokë, domethënë, vullneti i tyre është
vullneti i Zotit. Për pasojë, populli rus nuk e ka pasur kurrë mundësinë
historike të kaliste brenda vetes ndërgjegjen shoqërore, përveç ndërgjegjes së
skllavit.
Pikërisht ndërgjegjja prej skllavi e bën popullin rus të mbështetë krimet e
rënda të diktatorëve të vet kundër popujve të tjerë dhe të mos i bëjnë kurrfarë
përshtypjesh humbjet e rënda që ka pësuar ushtria e tij fashiste pas sulmit të
24 shkurtit të vitit 2022 kundër Ukrainës. Në emisionin e lajme të kanalit
televiziv ukrainas “Freedom” të datës 08 prill 2024, u transmetua një
njoftim i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, në të
cilin thuhej se deri më 08 prill, në Ukrainë janë vrarë 448 401 ushtarë dhe
oficerë rusë.
Dy fakte tëpër domethënëse nga e kaluara historike e Rusisë, dëshmojnë më së
miri se deri në ç’shkallë ka degraduar ndërgjëgjja prej skllavi e popullit rus,
i cili, duke qenë i zhveshur kokë e këmbë nga dinjiteti personal, s’e ka për gjë
të vetëposhtërohet me vetësakrifikim para kryediktatorëve të vet kriminelë.
Fakti i parë lidhet me rastin e kurorëzimit
të Nikollajt II (1868-1918) në fronin e perandorit. Ja çfarë thuhej tre vjet më
parë në një faqe interneti:
“125 vjet më parë, më 18 (30) maj 1896, gjatë festimeve popullore me rastin
e kurorëzimit të perandorit Nikollaj II, në fushën Hodinskoje në Moskë ndodhi
një tragjedi e tmerrshme: duke u shtrënguar pas njëri-tjetrit se kush e kush të
arrinte të merrte dhuratat e carit, midis tyre edhe gjëra për të ngrënë, njerëzit
rrëzuan përtokë shoku-shokun, të cilët i shtypi vala e njerëzve të tjerë që
s’kishte të sosur, me pasojë vdekjen e 1389 vetave dhe sakatimin e 1300 të tjerëve.
Që asokohe, katastrofa në fushën Hodinskoje, është regjistruar në histori si
tragjedia më e madhe në historinë botërore” (Citohet sipas: ““Gropat u mbushën
me kufoma, turma ecte, duke shkelur mbi to”. Si u shndërrua kurorëzimi i
Nikollajt II në një nga tragjeditë më të
mëdhaja në historinë e Rusisë”. Faqja
e internetit “Lenta.ru”. 30 maj 2021).
Fakti i dytë lidhet me datën 09 mars
1953, ditën e përcjelljes së kufomës së Stalinit për në Sallën me kolona të
Pallatit të Kombësive, ku do t’i jepnin lamtumirën e fundit banorët e Moskës,
lamtumirë që vazhdoi dy ditë. Ja si përshkruhet në internet ajo ngjarje:
“Nuk dihet me saktësi se sa njerëz kishin ardhur për t’i dhënë lamtumirën
Stalinit më 09 mars 1953. Drejt Sallës me kolona të Pallatit të Kombësive, ku
ishte vendosr trupi i tij, po vinin varganë-varganë dhjetra ose madje
qindra-mijëra qytetarë sovjetikë. Në fytyrat e tyre lexohej trishtimi. Shumë
prej tyre vinin dhe largoheshin me sy të përlotur. Pamjet nga ceremonia mortore
transmetoheshin në televizion. Ngjarja pasqyrohej gjerësisht. E vetmja gjë që
qe anashkaluar, ishte shtypja e njerëzve përreth Pallatit të Kombësive, me
pasoja vdekjen e disa qindra deri në 2-3 mijë njerëzve. Se si ndodhi që
ceremonia e varrimit të Stalinit ishte shkaku i një morie të madhe vdekjesh,
autoritetet zyrtare parapëlqyen të heshtin. Numri i saktë i të vdekurve qe
mbajtur sekret. Dëshmitarët e asaj ngjarjeje kanë pasë rrëfyer gjëra të
tmerrshme. Studiuesje e letërsisë, Elena Pasternak, ka kujtuar më vonë se në
rrugën Trubnaja në Moskë qe vënë re një mizëri njerësish, të shtrënguar pas njëri-tjetrit.
Moskovitët që banonin në pallatet aty pranë, kishin mbetur të bllokuar në
apartamentet e tyre, sepse gjatë rrugës po lëvizte një vargan i pafund njerëzish.
Njerëzit ishin të shtrënguar pas njëri-tjetrit në një mënyrë të tmerrshme.
Banorët e kateve të poshtme dëgjonin jo vetëm klithmat e njerëzve të shtypur
nga turmat, por edhe ca kërcitje, ca thyerje eshtrash që t’i ngrinin leshrat e
kokës përpjetë. Kur turma filloi të rrallohet, nga brenda saj nisën të nxirrnin
me karroca pirgje veshmbathjesh, kalloshesh dhe, çka ishte më e tmerrshme, copa
kufomash të njerëzve të shqyer” (Citohet sipas: ”Sa njerëz vdiqën gjatë
ceremonisë mortore kur vdiq Stalini”. Faqja e internetit ”Rambler”. 10
gusht 2018).
Mbarë bota po vëren në Ukrainë më shumë se dy vjet se çfarë
krimesh të përbindshme po kryen ushtria fashiste ruse, e cila, duke mos qenë e
aftë t’i mposhtë forcat e armatosura të Ukrainës, tërë mllefin e vet, tamam si
një egërsirë e tërbuar, po e nxjerr kundër popullsisë civile dhe infrastrukturës. Ndërkohë, populli rus është rreshtuar në krah
të bandës së Kremlinit, me Putinin në krye, dhe as që do t’ia dijë se ç’po
ndodh me bijtë e vet nëpër “thertoret” e Ukrainës, ku kufomat e tyre po plehërojnë
fushat dhe qentë ushqehen me mishin e tyre.
Ky qëndrim soditës i popullit rus të çon vetvetiu në përfundimin
se ai është i aftë vetëm për përvetësimin e zejes së skllavërisë, e cila përputhet
me ato pikëpamje, me ato ide, me ato stereotipe që plotësojnë dhe strukturojnë
ndërgjegjen e tij. Populli rus nuk e ka pasur kurrë mundësinë historike për të
kalitur në qenien e vet një tjetër ndërgjegje shoqërore, përveç ndërgjegjes së
skllavit. Pikërisht për këtë arsye, kryekrimineli Putin e filloi agresionin
fashist kundër Ukrainës, duke qenë i bindur plotësisht se një agresion i tillë
bëhej i mundur në saje të ndërgjegjes prej skllavi të popullit rus, në saje të
kultit të lartë të individit që ai gëzon në radhët e popullit rus. Popullit rus
nuk i bën përshtypje dhe as që do t’ia dijë absolutisht për krimet e rënda
politike që ka kryer dhe vazhdon të kryejë Putini. Sot në Rusi ka aq të
burgosur politikë, sa nuk ka pasur gjatë gjithë historisë së saj.
Kryeopozitari Boris Njemcov (1959-2015), personalitet politik
dhe shtetëror rus, reformator, autor i disa referateve për përmasat e
korrupsionit në Rusi, kritik aktiv i regjimit politik të Putinit, u pushkatua
jo larg Kremlinit më 27 duke u gdhirë 28 shkurti i vitit 2015.
Kryeopozitari
tjetër, Aleksej Navalni (1976-2024), ishte dënuar me 19 vjet burg dhe ishte
internuar në një kamp përqendrimi, të quajtur “Ujku polar”, i cili
ndodhet në veri të Siberisë, përtej rrethit polar. Më 16 shkurt 2024, Aleksej
Navalni vdiq papritur ng një dozë helmi.
Nënkuptohet
që, pas vrasjes së dy kryeopozitarëve, populli rus nuk mund të ngrihej në
protesta të fuqishme në mbarë Rusinë për përmbysjen e kryekriminelit Putin,
sepse kulti i tij është shumë më i shtrenjtë
në ndërgjegjen e tij prej skllavi, sesa jeta e kundërshtarëve politikë të bandës
së Kremlinit. Prandaj ai popull, i ushqyer jo vetëm me ndjenjën e skllavit, por
edhe me frymën e shovinizmit rusomadh, kërkon përjetësimin e pushtetit të
Putinit.
Deputetja
e parlamentit rus, Valentina Tereshkova (1937), e para kozmonaute në botë e
vitit 1963, e cila mbështeti sulmin e ushtrisë fashiste ruse kundër Ukrainës, më
10 mars të vitit 2020 doli me propozimin për ta shfuqizuar ligjin për afatin e
mandatit presidencial, mandat, i cili duhet të jetë i pakufizuar për
presidentin Putin. Gjatë komunikimit me gazetarët, deputetja deklaroi:
“Daljen
me një propozim të tillë ma patën kërkuar njerëzit e thjeshtë” (Citohet sipas: “Putini është thjesht kozmos: kryesorja për Valentina Tereshkovën, e
cila doli me propozimin për zgjatjen pa afat të mandateve presidenciale”. Faqja e internetit “splntk”. 11 mars 2020).
Më lart cituam fjalët e politologut dhe të gazetarit
ukrainas Viktor Kaspruk, i cili thekson se populli rus tërhiqet zvarrë para
Putinit i cili është një njeri pa kurrfarë vlere.
Figurën e
Putinit dhe formimin e tij, si ish-student i Institutit të zbulimit “Andropov”,
e ka përshkruar në një mënyrë shteruese ish-shoku i klasës së tij në atë
institut, Juri Shvec (1953), ish-zbulues sovjetik në vitet 1980-1990, larguar në vitin 1993 për në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës, ku njihet si veprimtar politik, gazetar dhe analist
ekonomik dhe ushtarak.
Në një intervistë që gazetarja Natalia
Dvali ia pati marrë për Portalin ukrainas “Gordon” më 28 prill 2015,
Juri Shvec ka theksuar se që të pranoheshe në Institutin e zbulimit “Andropov”,
çdo student duhej t’i nënshtrohej testit të intelektit. Pas atij testi, Putini pati
rezultuar me aftësi poshtë mesatares. Ndër të tjera, Juri Shvec ja çfarë i pati
deklaruar gazetares:
“Në Institutin “Andropov” studentët
i pajisnin jo vetëm me dije, por edhe i studionin për të kuptuar nëse ata ishin
të përshtatshëm për të punuar në zbulim ose jo. Studentin Putin gjatë një viti
e patën studiuar në atë mënyrë, siç nuk e studion asnjë laborator në botë. Për
t’u shprehur në një mënyrë figurative, mund të thuhet se atë e patën përshkuar
me të gjitha rentgenët e mundshëm, duke ia kthyer të brendshmet nga jashtë...
Kështu që... zbuluesi Putin merrej me budallallëqe: zbulonte thashethemet e
studentëve për profesorët, thashethemet e profesorëve për rektorët etj... Gjatë
vazhdimit të institutit, atë e patën studiuar dhjetra pedagogë dhe instruktorë
profesionistë dhe secili prej tyre, pas përfundimit të studimeve, shkruante për
çdo student karakteristikën përkatëse. Unë kam lexuar disa nga ato
karakteristika: ato ishin tronditëse për nga thellësia e përshkrimit të
aftësive të tij intelektuale dhe psikologjike... Meqë ra fjala, a e dini se sa
shumë dëshmon për njeriun nofka e tij? Në KGB Putinin e quanin “Bisht Cigareje”, më pas i vunë nofkën “Tenjë e Zbehtë”, kurse tani e quajnë “Botoks””
(botox - ilaç
për heqjen e rrudhave të fytyrës, prodhim i kompanisë amerikane “Allergan” - E.Y.)... Unë kam komunikuar me njerëz që e njihnin mirë Putinin
shumë kohë para se ai të zgjidhej president. Të gjithë theksonin se, përveç
aftësive të rëndomta intelektuale, ai binte në sy edhe për komplekse të
jashtëzakonshme inferioriteti. Putinin e torturonte për vdekje trupi i tij i
shkurtër, komleksi i inferioritetit i lexohej në gjithë figurën dhe fytyrën e
tij. Një njeri të tillë nuk mund ta dërgoje si zbulues jashtë vendit, sepse
atij i lexohej në fytyrë shprehja:
“Rekrutomë mua”. Ai prandaj edhe shkoi në KGB dhe u mor me xhudo, për të
kompensuar sadopak kompleksin e inferioritetit”.
Gazetarja ndërhyri me pyetjen në vijim:
“Por megjithatë, në dallim nga
shokët më të talentuar të klasës, pikërisht Putini është ai që për 15 vjet po
drejton pa ndërprerje njërin nga shtetet më të mëdhenj të botës, apo jo?”.
Përgjigjja e Juri Shvecit është tepër domethënëse
për realitetet ruse, ku një popull me psikologji prej skllavi e ka në traditën
e tij t’i ketë sa më shumë për zemër sundimtarët e vet të paaftë, me komlekse të
tmerrshme inferioriteti, çka mundohen ta kompensojnë me diktaturë të egër, për
t’ia rritur autoritetin vetes:
“Po ai prandaj edhe u ngrit në pozitë se në këtë mes kemi të bëjmë me një
traditë tashmë të kristalizuar të sistemit politik, deri dje sovjetik dhe tani
rus, kur në sipërfaqe dilnin… mbeturinat. Si shpjegohet që në vitin 1953 Nikita
Hrushovin e emëruan Sekretar të Parë të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste
të Bashkimit Sovjetik? Se ai ka qenë një njeri absolutisht i neveritshëm, një
gaztor i Stalinit. Por atë e emëruan si kukull, prapa shpinës të së cilës
rrinin njerëz seriozë... E njëjta histori po ndodh edhe me Putinin. Atë e
zgjodhën si një kukull të bindur, e cila, në postin e kreut të Federatës Ruse,
duhej t’u garantonte sigurinë dhe kuletën atyre që u zuri vendin. Unë kam
komunikuar me Boris Bjerezovskin (1946-2013. sipërmarrës rus - E.Y.), i
cili pati luajtuar një rol jo të vogël që Putini të bëhej president. Borisi më
ka thënë:
“Më jepni mua një kanal televiziv
dhe unë trungun kam për ta bërë president të Rusisë”.
Ja kjo është e tërë përgjigjja se si Putini u bë president”.
Këto fjalë dëshmojnë më së miri se oligarku Bjerezovski
e ka njohur deri në themel filozofinë prej skllavi të popullit rus, i cili
diktatorët e vet i konsideron si zëdhënësit e Hyjnisë në Tokë. Përkrahja që
populli rus, në shumicën dërrmuese, i jep kryekriminelit Putin për agresionin
fashist kundë Ukrainës, zbulon plotësisht natyrën e tij shoviniste për
ringjalljen e perandorisë sovjetike.
Zbigniev Bzhezinski (Zbigniev Brzeziński - 1928-2017), politolog
amerikan, sociolog dhe personalitet shtetëror me origjinë polake, ka thënë:
“Nëse rusët do të jenë
kaq të marrë, që të provojnë të ringjallin perandorinë e vet, ata do të
përplasen në të tilla konflikte, saqë Çeçenia dhe Afganistani do t’u duken si
piknik”.
Koha do ta vërtetojë me
siguri se pas përfundimit të luftës kundër Ukrainës, Rusinë fashiste e pret shpërbërja
tërësore, e shoqëruar me krijimin e disa
shteteve të pavarura.
Kaliforni, 08 prill 2024

No comments:
Post a Comment