Agjencioni floripress.blogspot.com
2024/04/10
Mediumi italian Europa Today”.Vuçiqi rrezik për Ballkanin, do shpallë “Jugosllavinë” e re në muajin maj 2024.
Mesazhi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, që fliste për kohë të vështira për popullin e Serbisë por zotohej ndërkohë edhe të luftonte për fitoren e saj, është parë me shqetësim nga media italiane “Europa Today”.
“Jo vetëm në Kosovë, por në gjithë Ballkanin po fryjnë erëra të rrezikshme”, shkruan media italiane nisur nga “kërcënime ekzistenciale” ndaj vendit të tij të përmendura nga Vuçiq.
Sipas autores Alessia Capasso, ndër datat për t’u ndjekur me vëmendje të madhe për fatin e rajonit përmend 5 dhe 6 majin, ku do të mbahet “Asambleja e Madhe e Pashkëve”, ku siç ka thënë presidenti i Republika Serbe, Milorad Dodik, “do të merren vendime të rëndësishme për mbijetesën e popullit serb”.
“Si rezultat, mesazhet shqetësuese të Vuçiqit, shtyjnë para hipotezën që në ato data mund të ndodhë njoftimi për bashkim mes Serbisë dhe Republika Serbe. Atëherë plagët e pashëruara asnjëherë në vendet e ish-Jugosllavisë do të rihapeshin sërish”, nënvizohet në shkrim gazetarja italiane ku jepet alarmi se nëse kjo do të ndodhë apo shkohet drejt diçkaje konkrete, në Ballkan mund të rikthehet konflikti, shkruan Top Channel.
Artikulli përmend edhe për tensionet e vazhdueshme mes Serbisë dhe Kosovës, të shtuara nga vendimi për dinarin por edhe për avancimin e vendit drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Më shqetësuese megjithatë konsiderohet dëshira e Dodikut për ta ndarë Republikën Serbe nga Bosnja. Kohët e fundit, politikani i sanksionuar nga ShBA-ja, njoftoi se do të organizojë një referendum për statusin e territorit.
“Lamtumirë Bosnje, bëhuni gati për Republika Serbe exit”, shkroi Dodiku në gjuhën angleze pas një takimi me Vuçiqin, në një mesazh drejtuar ndërkombëtarëve.
Bashkimi Evropian hapi negociatat e anëtarësimit për të frenuar idetë separatiste në Bosnje dhe Hercegovinë, por Dodiku nuk e pa me sy të mirë këtë vendim. Media italiane nënvizon më tej se edhe presidenti rus Vladimir Putin e mbështet idenë për bashkimin e Republikës Serbe me Serbinë.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”
Në rrjetet sociale (Facebooc)është hapur debat mbi origjinën e Nënë Terezës(Gongje Bojagjiut), ndërkohë diskutimi në komente devijon deri në...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Nga Flori Bruqi Kryetarja e Kuvendit Prof.Dr.Vjosa Osmani ua thotë troç kolegëve në LDK: S’mund të fshiheni më pas meje! Krye...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...
No comments:
Post a Comment