Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/04/14

Kush e vrau Libertaorin tonë?


Prof.Dr.Flori Bruqi - Një dritare e re


Shkruan Flori Bruqi

Sot janë bërë 7 vjet nga vdekja e aktivistit të LV-së, Astrit Deharit. Për 7 vjet, janë ndërruar disa qeveri, rrjedhimisht disa ministra të drejtësisë, kot. Gjithçka rreth vdekjes së trishtë të 5 nëntorit 2016, mbetet ende mister. 
 Deri me tani janë kryer hetime, intervista, arrestime, raporte, ekspertiza për të zbardhur vdekjen e Libertaorit të Dardanisë, Astrit Deharit!
 Familja e Astrit Deharit që nga fillimi i hetimeve për këtë rast nuk u kishte besuar gjetjeve të autoriteteve dardane. Për ta, djali i tyre, është vrarë. Ata kërkuan ekspertizë ndërkombëtare. 
 Në ekspertizën e vitit 2019, të përpiluar nga mjekët ligjorë në Llozanë të Zvicrës, nuk përjashtohej asnjëri opsion, as suicidi  e as vrasja.
 Gati 3 vjet pas ekspertizës së parë, ekspertët zviceran, në tetor të vitit 2021, zbarkuan në qelinë ku kishte vdekur Liberatori Dardan  Astrit Dehari. Në raportin e tyre thuhej: “analizat e ADN-së, nga objektet që kanë qenë në kontakt me të ndjerin Astrit Dehari në momente të afërta me vdekjen, nuk kanë treguar profil të ADN-së, përveç të Astrit Deharit”. 
 Zhurma e madhe politike për vdekjen e Astrit Deharit...

 Edhe pas këtij raporti, familja Dehari kishte kërkuar përjashtimin e prokurorit Afrim Shefkiu nga ky rast.
  Në mbrëmjen e 5 nëntorit të vitit 2016, u raportua për vdekjen e një personi brenda Qendrës së Paraburgimit në Prizren.
 Pak minuta më vonë, u raportua se brenda qelisë së tij ishte gjetur i vdekur apsolventi i Fakultetit të Mjekësisë, Astrit Dehari. 
 26-vjeçari po qëndronte aty nën dyshimet se ka qenë një nga 6 personat që mori pjesë në sulmin e gushtit të po atij viti me granatahedhës në Parlamentin  e Kosovës.
 Çfarë bëri partia e tij pas vdekjes së aktivistit? Ishte bërë shumë zhurmë se kur LV të vinte në pushtet do të merrej me zbardhjen e rastit. Pas vdekjes së tij, Vetëvendosje kishte mbajtur shumë protesta. Nga Vetëvendosje, i ndjeri quhet dëshmor. Tash e 7 vjet, për nder të tij mbahet edhe një turnir i futbollit. 

Familja Dehari e publikon foton e tortës që Kurti ia dërgoi vajzës së  Astritit për ditëlindje

 Për rreth 3 vjet në pushtet, Vetëvendosje ende s’ka arritur të zbardhë të vërtetën për rastin e Astrit Deharit. 
 “Diçka që s’më le rehat, diçka që… edhe gjumin s’e bëj rehat, është rasti Dehari. Është  rasti më i rëndë në Dardaninë e pasluftës”. 
 Kështu tha në një intervistë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në fund të muajit shtator të këtij viti. Albulena Haxhiu  pyetet për rastin Dehari, ajo tregon detaje të reja për dëshmitarin e rastit Ministria e Drejtësisë ka pezulluar nga puna Kryeinspektoin e Inspektoriatit të Shërbimit Korrektues, Ylber Topallin, për shkak të pretendimeve të shkeljeve të rënda procedurale që janë të ndërlidhura me rastin e Astrit Deharit. 
 Më pas u pezulluan edhe dy zyrtarë të tjerë, për shkelje të rëndë lidhur me veprimet, mosveprimet në rastin e njëjtë. Vdekja e Astrit Deharit në Prizren, ishte regjistruar nga Prokuroria Themlore në Prizren si vdekje e dyshimtë. 
 Astrit Dehari kishte vdekur në ditën e 68-të të qëndrimit të tij në paraburgim në Prizren. 
Kryeministri i Dardanisë Albin  Kurti e quan patriot shembullor, Vetëvendosje thotë se Dehari u vra .Kryeministri i vendit, Albin Kurti së bashku me familjarët e të ndjerit, dërguan lule, te varri i tij. 

 Kurti, edhe pse prej vdekjes së Astrit Deharit, ka qenë shumë i ashpër me pushtetin e atëhershëm, e nuk ngurronte ta quante vrasje, atë që ndodhi në qendrën e paraburgimit në Prizren, në vizitën që i bëri  varrit të aktivistit, nuk e tha asnjë fjalë në këtë kontekst.... 
 Ndoshta, sepse nën petkun e kryeministrit, ose për kushedi çfarë arsye, Kurti nuk u ndal te mënyra se si vdiq Astrit Dehari, veqse për të tha se ka qenë patriot shembullor, e se Lëvizjen Vetëvendosje e kishte në zemër. “Janë mbushur 7 vjet, pa aktivistin, studentin, patriotin shëmbullor, Astrit Dehari. Lëvizja Vetëvendosje e ka në zemër, ashtu siq Astriti, Lëvizjen Vetëvendosje e kishte gjithmonë në zemër”. Ka thënë kryeministri Kurti. 
 Në anën tjetër në shkrimin e tyre, në faqen zyrtare të Vetëvendosjes në Facebook, ata vazhdojnë ta quajnë vrasje, vdekjen e tij. “7 vjet pa shokun tonë më të dashur, aktivistin, studentin, patriotin shembullor Astrit Dehari.
  Kryeministri i Republikës së Dardanisë, Albin Kurti së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, ministra dhe shumë deputetë e aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si dhe familjarë,  kanë bërë homazhe duke vendosur lule të freskëta te varri i Astrit Deharit i cili u vra 7 vjet më parë në burgun e Prizrenit ku po mbahej në paraburgim pa aktakuzë, pa gjykim, pa dënim, dhe pa u marrë në pyetje për 68 ditë.” 
 Albin Kurti e quan dëshmor  Deharin, por nuk tregon se kush e vrau .Albulena Haxhiu i bën thirrje Prokurorisë: Zbulojeni, shoqëria t’a kuptoj të vertetën Në 7 vjetorin e vdekjes tronditëse, të Deharit, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka renditur, veprimet që ajo i ka ndërmarrë prej kur është e para e drejtësisë në Kosovë, duke thënë se tash duhet një aktivizim i Prokurorisë. 
 "Rrethanat e vrasjes së Astritit mbesin padrejtësisht enigmë, për shkak të mos veprimit të Prokurorisë. 
Avni Dehari përfaqëson shqiptarët e Maqedonisë në Vetëvendosje


Janë të domosdoshme veprimet për zbardhjen sa më të shpejtë të rrethanave të vrasjes së Astritit, hetim i gjithanshëm që shoqërohet me efikasitet dhe rezultate që shfaqin të vërtetën, në bazë të provave dhe fakteve të pakonstestueshme të cilat janë në duart e organeve të ndjekjes. 
Neglizhenca e Prokurorisë po e vonon drejtësinë. Brenda kompetencave të përcaktuara ligjore, si Ministri e Drejtësisë kemi kërkuar inspektim për rrethanat e rastit Dehari, me ç'rast pas gjetjeve të Raportit kanë rezultuar me pezullim personat: Ylber Topalli (ish-Kryeinspektor i ShKK-së); Destan Zogaj (ish-u.d. Drejtor i Qendrës së Paraburgimit në Prizren) dhe Burim Buleshkaj (ish-u.d. Drejtor për Siguri, Operativë dhe Transport të të Burgosurve në ShKK). 
Për më tepër, shkeljet e rënda e të shumta procedurale i kemi dërguar te Prokurori i lëndës, por nuk kemi asnjë informacion për epilogun e tyre, në kuptim të ndihmës për ecurinë e rastit. 
Rasti Dehari nuk mund të zbardhet me pasivitet prokurorial", ka shkruar Haxhiu në profilin e saj në "Facebook". 
 Tutje, ministrja, i ka quajtur manipulime sistematike, ato që ndodhën në orët e para, kur vdiq Astrit Dehari. 
 “Zbulimi i saktë i çdo prove, përveç që vë drejtësinë për Astritin, dëshmon botërisht për fitoren e drejtësisë ndaj manipulimeve sistemike që rrodhën që në orët e para pas vdekjes së tij. Prokuroria duhet t'i vë në lëvizje të gjitha mekanizmat dhe instrumentet ligjore për ta përshpejtuar zgjidhjen e plotë të ngjarjes, me nxjerrjen e të gjithë përgjegjësve para drejtësisë. Shoqëria duhet ta kuptojë të vërtetën e plotë për Astritin.”, ka shkruar ajo. 
 Janë akuzuar njerëz, si në njërin tabor, ashtu edhe në tjetrin, janë kryer hetime e ekspertiza, por misteri i vdekjes së Astrit Deharit, është ende këtu. 

 Zbardhja e rastit Dehari, mbase do t’i jipte përgjigjje, shumë pikëpyetjeve, që janë ngritur që nga nëntori i 2016-ës, e për të cilën, institucionet e drejtësisë, janë të thirrura ta bëjnë. 
Vrasjen tanimë nuk e mbulon asnjë salto „gjeniale“ e interpretimit gjuhësor me përkthim. Vrasja nuk mbulohet me fjalë!
Kush e vrau Libertaorin tonë?...


Më një pano në dorë vajza e Astrit Deharit, kërkon "Drejtësi për babain "! që nuk arriti asnjëherë të njihte të atin e saj, bëri homazhe pranë varrit të babait që nuk e pa kurrë.

Në sytë e saj engjëllor shkëlqente një sinqeritet, dashuri për jetën dhe të gjithë ata që e rrethonin. Sigurisht ky engjëll i vogël, mbesë e Dukagjinit, nuk është mjaftueshëm e vetëdijshëm, për shaka të moshës, se nuk e ka babanë dhe se vrasësit ende bredhin të lirë....

E për vrasësit nuk ka dënim më të rëndë se fëmijët e kësaj vogëlushe, që fatkeqësisht s`do arrin kurrë të shohin babanë e saj. 

Sytë e saj engjëllor janë dënimi më i rëndë për vrasësit, të cilët nuk e dinë se si arrijnë të bëjnë gjumë të qetë, nëse arrijnë të bëjnë një gjë të tillë...



No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...