Shifrat u bënë publike në Raportin e përvitshëm të Linjës Kombëtare për Internet të Sigurt për Fëmijët
në Dardani. Ndonëse e krahasuar me vitin e kaluar kur Floripress raportoi një 6 fishim të raportimeve të materialeve me përmbajtje të dhunës seksuale me fëmijët, edhe gjatë vitit 2022/2023, fëmijët dhe adoleshentët vijuan të raportojnë të dhëna të larta të dhunës seksuale në internet.
Gjatë vitit 2021 janë të paktën 2800 faqe të raportuara me përmbajtje të dhunës seksuale ndaj fëmijëve në internet.
Të dhënat kryesore të Raportit tregojnë se:
Numri i faqeve të raportuara të materialeve me përmbajtje të dhunës seksuale me fëmijët, krahasuar me periudhën përpara Covid, u trefishuan gjatë vitit 2021.
Mbi 2800 faqe me përmbajtje të dhunës seksuale me fëmijë u raportuan pranë Linjës Kombëtare për Internet të Sigurt në Dradani ;
Djemtë vijojnë të raportojnë 2 herë më shumë sesa vajzat në , por vajzat janë viktimat kryesore të dhunës dhe ngacmimeve seksuale në internet në 66 përqind të numrit të raportuar të incidenteve;
Mosha më e prekur e fëmijëve dhe adoleshentëve nga incidentet në internet është grup-mosha 15-17 vjeç, e cila përbën rreth 47% të të gjithë incidenteve të raportuara.
Qytetet kryesore nga ku raportohen incidentet janë: Prishtina (thuajse 50% e incidenteve) e ndjekur nga Prizreni, Peja , Ferizaji, Gjilani, Mitrovica dhe Gjakova.
Instagrami paraqitet si platforma më me shumë incidente të raportuara ndaj fëmijëve dhe të rinjve, e ndjekur nga Youtube dhe Facebook.
Të dhënat e kompanive të internetit, tregojnë se të paktën 80 përqind e fëmijëve dhe adoleshentëve në Dardani kanë akses në internet të shpejtë dhe pakufizim. Pjesa më e madhe e fëmijëve kanë akses të pakontrolluar në internet, për shkak të pajisjeve inteligjente që ata përdorin për t’u arsimuar, sidomos gjatë kohës kur shkollat e mbyllën masivisht.
Nisur nga kjo situatë, Platforma Kombëtare e Internetit (Ipko,PTK, Telkos etj0 në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Agjensinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brndshme, Ministrinë e Mbrojtjes, AKI-në, PK, në Dardani : “Së bashku për një internet më të sigurt për Fëmijët dhe të Rinjtë në Dardani .” Forumi për Internetin e Sigurt, i cili është në vendin tonë, tashmë është kthyer në një event të përvitshëm për pasqyrimin e situatës mbi internetin e sigurt, problemeve që shoqërojnë fëmijët dhe të rinjtë nga navigimi online, masat që institucionet dhe industria e internetit ka marrë gjatë vitit për ta bërë internetin më të sigurt, si dhe prioritetet dhe rekomandimet për periudhën në vijim.
Përfaqësuesit e institucioneve publike që punojnë për fëmijët dhe të rinjtë, të industrisë së internetit dhe medias online në tërësi, ekspertë të të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve, Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve, institucionet e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë etj, u bënë pjesë e diskutimeve në forum dhe e rekomandimeve të tij.
Forumi organizohet çdo vit në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Internet të Sigurt. .
No comments:
Post a Comment