Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/04/28

Politikës dhe mediave në Shqipëri nuk u pëlqen suksesi i Kosovës

Shkruan : Skender Kapiti 





  Shteti shqiptar i Kosovës duhet të ishte ndihmuar e mbështetur fuqishëm politikisht,ekonomikisht, ushtarakisht, financiarisht dhe diplomatikisht nga Shqipëria, gjë e cila nuk rezulton të ketë ndodhur dhe as nuk po ndodh akoma,por madje mjerisht e fatkeqësisht në jo pak raste politika e Tiranës me qëndrimet e papërgjegjshmëritë e saj , ajo i ka bërë edhe dëm Kosovës aq sa kanë shprehur habi edhe shumë politikanë e diplomatë të huaj për këto raste të cilat tashmë dihen edhe publikisht e ndërkombëtarisht si p.sh. mbështetja nga politika e qeverisë së Tiranës për planin serb të ndarjes së Kosovës, planin e formimit të Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe, atë të “Open Ballkanit” si dhe atë të vendosjes së sanksioneve Kosovën pse qeveria e Kosovës mbron legjitimitetin shtetëror, politikën e reciprocitetit dhe tërësinë territoriale të shtetit të Kosovës. Politika, partitë, drejtësia, mediat dhe pushteti e deri edhe drejtues të shoqërisë civile në Shqipëri e kanë interesin dhe i bëjnë yzmetin parasë dhe vetëm përfitimeve personale dhe korrupsionit.Dhe prandaj jo vetëm politika por as nga mediat, dhe as nga shoqëria civile por edhe as nga opozita në Shqipëri nuk ka pasur kundërshtime serioze karshi këtyre veprimeve të politikës së Tiranës që dëmtojnë Kosovën. Në Shqipëri ngjarjet, zhvillimet dhe informacionet nga Kosova paraqiten mediatikisht dhe publikisht shumë zbehtë, gjë për të cilat Kosova vepron ndryshe, madje zhvillimet dhe sukseset në Shqipëri në jo pak raste paraqiten shumë më mirë në Kosovë se sa cfarë bëjnë mediat dhe opinioni në Shqipëri. Në Shqipëri politikanët dhe mediat , shumicës dërrmuese të tyre nuk u pëlqejnë suksesest e Kosovës , për të mos thënë se ata i urrejnë sukseset e Kosovës. Kjo duket në atë qëndrimin tejet djallëzor “indiferent” të tyre , pra në indiferentizmin djallëzor dhe hipokrit të politikës, mediave por edhe të intelektualëve e shoqërisë në Shqipëri karshi ngjarjeve madhore historiko-kombëtare dhe të atyre politike e shtetërore në Kosovë. P.sh. më shumë përmenden e kremtohen në Shqipëri festat pagane si ajo e verës , e Shën Valentinit, një Maji, e karnavaleve dhe jo vetëm që festohen më shumë por edhe permenden e promovohen edhe ato dhe ngjarje e “festa”të tjera pa peshë e pa rëndësi kombëtare nëpër media nga gazetarët, opinionistët, politikanët, komentuesit dhe shoqëria në Shqipëri dhe mbushen e stërgjaten nëpër emisionet televizive dhe në faqet e gazetave e portaleve shqiptare informacione për ngjarje kriminale si dhe me reklama më ordinere fabrikimesh të personazheve VIP të neveritshëm e të gërrditshëm. Ndërsa ana tjetër ajo që vihet re ëshë një indeferentizëm pothuajse total nga ana e politikës , mediave dhe e publikut në Shqipëri për të kremtuar e kujtuar Pavarësinë e Kosovës, ngjarjet epokale historiko-kombëtare që kanë ndodhur në Kosovë si Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, kryengritjet vendimtare të Kosovës për Pavarësinë e Shqipërisë, për Epopenë Legjendare të UÇK-së. Rrallë dhe shumë pak flitet në emisione televizive dhe nëpër gazeta për genocidin serb mbi shqiptarët e Kosovës. Jo vetëm këto, por politikës dhe mediave në Shqipëri nuk u intereson që të mbështesin ,përkrahin dhe të paraqesin p.sh. as arritjet dhe sukseset e e Qeverisë dhe të Presidencës aktuale , të kryeministrit Kurti dhe të presidentes Osmani në sfidën e tyre mjaft të suksesshme kundër politikës, propagandës dhe diplomacisë antikosovare serbo-ruse; nuk paraqesin dhe nuk mbështesin as mediat dhe as opinioni në Shqipëri politikën zyrtare aktuale të shkëlqyer të Kosovës për mbrojtjen e legjitimitetit shtetëror të Kosovës, për shtetndërtimin ligjor,për luften kundër korrupsionit, për libralizimin e vizave, për integrimin dhe pë mbrojtjen e territorit e të sovranitetit të Kosovës. Pse p.sh. politika dhe mediat në Shqipëri nuk marrin shëmbull se si më mirë se ato për Kosovën veprojnë Kroacia, Turqia etj. Edhe ata intelektualë nga Shqipëri që shkruajnë dhe i pëkushtohen Kosovës, atyre nuk ua botojnë shkrimet e tyre as gazetat e portalet në Shqipëri, dhe që të ftohen në emisionet televizione në Shqipëri individë me personalitet dhe patriotë as që bëhet fjalë, por pëkundrazi televizionet e Tiranës hulumtojnë shumë madje edhe për të gjetur dhe ftojnë nëpër ekranet e tyre injorantët, të korruptuarit dhe pseudointelektualët më sharlatanë nga Kosova. Nga ata miq dhe shokë intelektualë të pakët që takoj këtu në Shqipëri të cilët janë patriotë e Kosovëdashës, pra që e duan aq shumë dhe që kontrubuojnë për Kosovën, ata shprehen shumë të zhgënjyer, se mirë që ata nuk i do dhe as nuk i respekton politika, pushteti dhe mediat në Shqipëri,por ata habiten se përse dhe si është e mundur që ata nuk i nderon dhe as nuk i respektojnë as politika, as pushteti e as mediat e Kosovës?!

Ankesat dhe ulërimat e Beogradit kundër Kosovës nuk duhet ta frikësojnë BE-në dhe SHBA-të, Serbia duhet të izolohet dhe të ndëshkohet

 

Ankesat dhe ulërimat e Beogradit kundër Kosovës nuk duhet ta frikësojnë BE-në dhe SHBA-të, Serbia duhet të izolohet dhe të ndëshkohet

Prof.DR.sci.Muhamet Kelmendi




Koha ka ecur dhe shteti është forcuar. Kosova e ka një FSK dhe një polici mirë të organizuar dhe profesionale. Ka popullin ushtar. Natyrisht se është edhe NATO me trupat e veta në KFOR. Me këto forca kërkohet që Serbia përfundimisht ti largoj duart nga pushtimi i Kosovës. Por, nëse shkohet në agresion ushtarak, shqiptarët do të përgjigjen si një trup dhe atëherë do të qërohen mirë hesapet me Serbinë. Sanksionet e vendosura ndaj Kosovës, ne vitin 2023, nga BE dhe nga SHBA, ishin jo normale dhe shkonin ne drejtim te shtetit serb. Me ato masa ndaj Kosovës ishte qëllimi i largimit te Serbisë nga lidhjet e vjetra me Rusinë dhe ne Kinën, duke e futur në gjirin evropian dhe këtu rol dominant potencial patë emisarët e BE-së, tandemi Borel-Lajak dhe personalisht z.Eskobar i SHBA-ve. Përkundër lëshimeve të mëdha ndaj Serbisë të bëra nga BE dhe SHBA, në dëm të Kosovës, shteti serb vazhdoj rrugën e krimit dhe të terrorit. U organizuan protesta të dhunshme. Serbët bënë bllokada të rrugëve me javë të tëra. Në veri sulmuan dhe plagosën edhe ushtarët e KFOR-it dhe gazetar e polic të Kosovës, deri sa erdhi edhe agresion terrorist në Bajskë që e kishin planifikuar ta ndërmarrin. Serbia nuk u tërhoq nga lidhjet me Rusinë e me Kinën. Përkundrazi! Varshmëria e shtetit serb u bë më e madhe. Serbia bleu armë nga Rusia e Kina. Më vonë morri edhe dron iranian. E vunë nën mbikëqyrje shtetin , nën ndikimin e Rusisë dhe të Kinës, si dhe lejuan futjen e forcave ruse në vend. Të frymëzuar nga ledhatimet e NATO-s, të BE-dhe të SHBA-ve, shteti serb ndërtoj shumë baza ushtarake dhe policore afër kufirit me Kosovën. Pandërprerë kërcënojnë me luftë. Ndaj çdo mase të Kosovës reagojnë ashpër. Mendje hapur synojnë ripushtimin me forcë të Kosovës. Edhe diskutimet për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës e pengojnë Serbinë. Kosova mbajti zgjedhje të qeta dhe demokratike. Lista Serbe nën dirigjimin e klikës së ultra shovinistit Vuçiq i bojkotoj ato. Natyrisht se masat duhet të hiqen. Kjo nuk duhet të varet nga kundërshtimet e Vuçiqit a të Daçiqit. Ankesat dhe ulërimat e Beogradit nuk duhet ta frikësojnë BE-në dhe as SHBAtë. Serbia duhet të izolohet. Çdo vendim i pushtetit të Kosovës për shtrirjen e sovranitetit në veri të vendit po kundërshtohet nga Beogradi. Kështu u bë edhe me dinarin. Në Nju Jork Vuçiq deklaroj: "Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve ndaj Prishtinës, të cilin as që e kemi parë deri më tash (...). Ky është veprim i pa drejte". Dhe vazhdon: "Shqiptarët marrin një vendim krejtësisht të "kundërligjshëm" që të "gjithë e kritikojnë", dhe pas një muaji kur serbët nuk pranojnë të thonë "rroftë heqja e dinarit", ata thonë "nuk ka konsensus e vullnet, nuk ka gatishmëri për marrëveshje dhe Kompromis". Ankesat e tilla janë ulërimë e ujqërve që duan ta sulmojnë gjahun për tu ngopur edhe një herë me gjak. Por, shqiptarët dhe Kosova nuk është tash e viteve 1998/99. Koha ka ecur dhe shteti është forcuar. Kosova e ka një FSK dhe një polici mirë të organizuar dhe profesionale. Ka popullin ushtar. Natyrisht se është edhe NATO me trupat e veta në KFOR. Me këto forca kërkohet që Serbia përfundimisht ti largoj duart nga pushtimi i Kosovës. Por, nëse shkohet në agresion ushtarak, shqiptarët do të përgjigjen si një trup dhe atëherë do të qërohen mirë hesapet me Serbinë. Kosova dhe shqiptarët do të marrin hapësirën e vetë historike territoriale.

Detaje nga hulumtimi i RAI për Shqipërinë



Kryeministria e Italisë Giorgia Meloni ka reaguar lidhur me emisionin “Report” të RAI3, në të cilën u kritikua marrëveshja për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë.


“Rama u lincua sepse ndihmoi Italinë me emigrantët”, tha Meloni në Pescara gjatë konventës në të cilën shpalli kandidaturën e saj në zgjedhjet evropiane të 8 dhe 9 qershorit, raportojnë mediat italiane.

“Për emigrantët bëmë marrëveshje me Edi Ramën, por zgjodhën ta linçonin. Organizuan një dokumentar për Shqipërinë në të cilin e portretizonin si një narko-shtet. Solidaritet me Ramën, Tiranën dhe gjithë popullin shqiptar”, tha më tej Meloni.

Në hulumtimin e “Rai 3”, u publikuan dokumente dhe informacione që sipas emisionit “Report”, eksponentë të rëndësishëm të qeverisë “Rama” janë të lidhur me botën e krimit dhe të korrupsionit.

Sipas hulumtimit të RAI3 njeriu kyç në marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantet është Sekretari i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, i cili ka mbrojtur më parë njerëz të botës së krimit.


Detaje nga hulumtimi i RAI për Shqipërinë

Shumica e vendeve perëndimore hodhën fajin tek presidenti Vladimir Putin për vdekjen e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny.


 Gazeta amerikane “The Wall Street Journal” e cila citon burime anonime nga Inteligjenca Amerikane shkruan se Putin nuk urdhëroi vrasjen e kritikut më të ashpër të Kremlinit.

Muajin e kaluar, Putin e quajti vdekjen e Navalny-it një lajm të trishtë dhe tha se ai ishte gati t’ia dorëzonte politikanin Perëndimit në një shkëmbim të burgosurish me kusht që Navalny të mos kthehej më në Rusi.

Aleatët e Navalny-t bënë me dije se bisedime të tilla ishin duke u zhvilluar.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov reagoi mbi lajmin dhe u shpreh se e kishte parë artikullin e gazetës amerikane dhe u shpreh se në të kishte “spekulime boshe”.


Përfundimi i Inteligjencës Amerikane u bazua në një sërë informacionesh, duke përfshirë një analizë të fakteve publike, kohën e vdekjes së Navalny-t dhe mënyrën se si lajmi mbi ndarjen nga jeta të 47-vjeçarit hoqi vëmendjen nga zgjedhjet presidenciale të marsit që u zhvilluan në Rusi.

Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiç godet Vuçiçin: Serbia e madhe nuk do të ndodhë kurrë

Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiç, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ishte presidenti i fundit i Jugosllavisë, e cila po shkonte drejt fundit. Ai gjatë Takimit të Madh të Prishtinës për integrimet ndërshqiptare e ndërballkanike, ka bërë përgjegjës ish-kasapin e Ballkanit Sllobodan Millosheviç për të gjitha viktimat e shkaktuara në Kroaci, Bosnje e Kosovë. Mesiç ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiç po i vazhdon politikat e Sllobodan Millosheviçit për krijimin e “Serbisë së Madhe”, e cila sipas tij nuk mund të bëhet kurrë, raportojnë mediat e Kosovës. “Ende ka nga ata që si Millosheviçi duan të bëhet Serbia e Madhe, por unë ju them se ajo nuk mundet të bëhet. Për të gjithë ata që mendojnë që Serbia mundet të bëhet një shtet i madh, unë ju them që Serbia është një shtet i vogël në Ballkan”, tha Mesiç. Takimi PanShqiptar- NdërBallkanik- EuroAtlantik me tematiken” Histori- Identitet- Integrim”, u mbajt në kuadër të 25-vjetorit të luftës legjendare të UÇK-NATO dhe lirisë së Kosovës në Prishtinë, me mbi 600 të ftuar nderi.

“BETEJA E KOSHARES”



Flamur Gashi – Abc News


Ambasador Flamur Gashi


 Beteja e lavdishme që simbolizon fundin e pushtimit serbo – jugosllav mbi DARDANI! “Beteja e Koshares” u zhvillua nga 9 prilli 1999 deri më 10 qershor 1999, në kuadër të Operacionit “SHIGJETA”, operacion ky i studiuar, analizuar dhe përgatitur në menyrë profesionale në çdo element të tij! Luftimet ishin ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe Ushtrisë Jugosllave (JNA). “Beteja e Koshares” u zhvillua gjatë kohës së bombardimeve të RF të Jugosllavisë nga forcat e NATO-s. Beteja u zhvillua rreth fshatit Koshare që është në kufirin në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. “Beteja e Koshares” është njëra nga betejat më të përgjakshmet dhe më të suksesshmet të Luftës për Çlirim të Kosovës. Në këtë betejë Ushtria Jugosllave (JNA) e humbi kontrollin mbi kufirin Kosovë–Shqipëri, e cila ishte një fitore e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke e thyer kufirin dhe duke e mundësuar kalimin e sigurtë të armëve dhe vullnetarëve nga Shqipëria për në Kosovë. “Beteja e Koshares” zgjati 67 ditë, nga 9 prilli deri më 10 qershor 1999, kur edhe u nënshkrua “Marrëveshja e Kumanovës” e cila i dha fund Luftës për Liri të Kosovës dhe pushtimit serbo-sllav mbi DARDANI! Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë më 9 prill të vitit 1999, shënoi jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por ajo i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës. Triumfi i luftëtarëve nga mbarë trojet shqiptare dhe diaspora, të bashkuar nën komandën në fushën e betejës nga komandantët: Agim Ramadani, Sali Çekaj, Rrustem Berisha, Xhemajl Fetahu, Anton Çuni, Fadil Hadergjonaj dhe shumë trima të tjerë, bëri që të shëmbet muri ndarës i vënë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. “Beteja e Koshares” mori shumë jetë nga të dyja palët, si nga ushtarët e UÇK-së ashtu edhe nga ata të JNA-së. Nga ana e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ranë dëshmorë 114 luftëtarë shqiptarë, ndërsa nga ana e ushtrisë Jugosllave u vranë 108 ushtarë serbë, mercenar rusë dhe të tjerë që merrnin pjesë në forcat serbo-sllave. Në mesin e dëshmorëve të UÇK-së në Koshare, u vranë edhe 2 ushtarë të NATO-s, Francezi Arnold Pierre dhe Italiani Françesko Giuzeppe, poashtu u vra edhe ushtari nga Algjeria Muhamed Murad Ali. Lista e 114 dëshmorëve të UÇK-së, të rënë në “Betejën e Koshares”: …………………………………………………………….. 
 1. Agim Hysni Ramadani; Zhegër-Gjilan 2. Sali Beqir Çekaj; Broliq-Pejë 3. Abedin Hysen Murtezi; Mollopolc-Shtimje 4. Abaz Isuf Thaçi; Ozdrim-Skënderaj 5. Abush Liman Loku; Kutlinë-Kaçanik 6. Adem Bajram Selmanaj; Tropojë-Malësi e Gjakovës 7. Afrim Mehmet Krasniqi; Tërpezë -Malishevë 8. Afrim Ahmet Stojaku; Arbanë-Prizren 9. Afrim Bislim Selmanaj; Savrovë-Suharekë 10. Afrim Xhafer Gashi; Hajvali-Prishtinë 11. Ali Miftar Hasi; Cermjan-Gjakovë 12. Ali Daut Ivaj; Cërnillë-Ferizaj 13. Ali Sadik Fejzullahu; Bajgorë-Mitrovicë 14. Arben Skënder Jusufi; Cërrnicë-Gjilan 15. Arsim Rexhep Rexhepi; Sazli-Ferizaj 16. Abdyl Ali Jasiqi; Jasiq-Deçan 17. Aziz Bajram Gashi; Balincë-Malishevë 18. Bashkim Ramadan Jasiqi; Jasiq-Deçan 19. Bashkim Mustafë Idrizi; Gjakovë 20. Bejtë Azem Kajdomqaj; Dedaj-Prizren 21. Bekim Lutfi Thaçi; Arbanë-Prizren 22. Besim Saqip Rexhepi; Ferizaj 23. Besim Ismajl Nuka; Mitrovicë 24. Besnik Sali Jasiqi; Jasiq-Deçan 25. Bujar Sali Jasiqi; Jasiq-Deçan 26. Bexhet Ajet Shabani; Skënderaj 27. Burim Ajet Grajqevci; Prishtinë 28. Bylbyl Hazir Breqani; Markaj-Malësi e Gjakovës 29. Driton Gani Veliu; Polac-Skënderaj 30. Dukagjin Ruzhdi Vula; Gjakovë 31. Emin Ruzhdi Kryeziu; Roganë-Dardanë 32. Zeqir Musli Dardhishta; Korbaliq- Kaçanik 33. Imri Pajazit Curri; Hani i Elezit 34. Ernes Nazmi Zariqi; Prishtinë 35. Fadil Halil Maloku; Gjocaj-Deçan 36. Faik Beqir Qabrati; Pllanejë-Prizren 37. Fatmir Haki Kërqeli; Ferizaj 38. Fatos Muhamet Ademaj; Katundi i Ri-Pejë 39. Fatos Shefqet Limani; Prishtinë 40. Fetah Sylejman Sylejmani; Opojë-Dragash 41. Fisnik Bajram Salihu; Morinë-Gjakovë 42. Fisnik Aledin Ibrahimi; (Beograd?) 43. Fitush Rrustem Kukaj; Prishtinë 44. Florim Baki Maliqi; Ferizaj 45. Françesko Giusseppe Bider; Biella-Italia 46. Gazmend Zenel Berisha; Pejë 47. Genc Mustafë Bytyqi; Gjakovë 48. Gëzim Haxhi Morina; Orllat-Drenas 49. Gëzim Sahit Sahiti; Pojatshticë-Ferizaj 50. Gëzim Rasim Berisha; Drenas 51. Halil Mehmet Bajraktari; Drenas 52. Hamdi Brahim Sheremeti; Shipol-Mitrovicë 53. Hamëz Ali Thaçi; Xerxë-Rahovec 54..Harun Nebih Beka; Gushavc-Mitrovicë 55. Hasan Salih Qerkini; Zastok-Ferizaj 56. Hasan Latifi; Kumanovë 57. Hafiz Rasim Tolaj; Potoqan-Rahovec 58. Hysni Sylë Temaj; Kuzhnin-Prizren 59. Ilir Ahmet Hoxha; Arbanë-Prizren 60. Ilmi Ismajl Bahtjari; Blaq-Dragash 61. Imer Isak Kryeziu; Pagarushë-Malishevë 62. Ismet Esat Mustafa; Çerkez-Kumanovë 63. Izet Ali Beqiraj; Baballoq-Deçan 64. Izet Islam Morina; Ostrozub-Malishevë 65. Januz Mehmet Krasniqi; Arbanë-Prizren 66. Januz Qazim Zejnullahu; Skifteraj-Viti 67. Jusuf Ibush Hoxha; Komaran-Drenas 68. Kasim Ibish Uka; Ponoshec-Gjakovë 69. Korab Masar Binxhia; Gjakovë 70. Kreshnik Avdi Ademaj; Pejë 71. Leonard Dedë Palucaj; Klinë 72. Liman Aziz Rekaj; Prelez-Ferizaj 73. Luan Ruzhdi Gashi; Hoqë e Vogël-Rahovec 74. Lulzim Naim Veselaj; Reçan-Suharekë 75. Lutfi Avdush Musiqi; Vushtrri 76. Mejdi Avdullah Korrani; Pozharan-Viti 77. Mentor Isa Humolli; Lupq-Podujevë 78. Milazim Sadri Mavraj; Istog 79. Milazim Qazim Shala; Baballoq-Deçan 80. Muharrem Fadil Mehmeti; Pakashticë- Podujevë 81. Mujdin Qerim Aliu; Poroj-Tetovë 82. Muhamed Murad Ali; Algjeri 83. Naim Shefket Orllati; Brestovc-Rahovec 84. Nazim Misin Buduri; Hoqë-Prizren 85. Nazim Mon Lushaj; Arbanë-Prizren 86. Nikollë Mhill Dodaj; Dujakë-Gjakovë 87. Nijazi Ramiz Rexhepi; Sllatinë e Epërme-Viti 88. Paillard Arnold Pierre; Francë 89. Ramadan Gani Salihu; Zastok-Ferizaj 90. Ramiz Binak Krasniqi; Denjë-Rahovec 91. Ramush Ilaz Shatrolli; Pleshinë-Ferizaj 92. Remzi Danush Xhaferi;Tanushë-Shkup 93. Rifat Sokol Qela; Leqinë-Skënderaj 94. Rifat Xhelil Kastrati; Polluzhë-Drenas 95. Rifat Xhafer Goxhuli; Koliq-Prishtinë 96. Rrahman Jetullah Tafa; Carralevë-Shtimje 97. Safet Ymer Gjinovci; Makërmal-Skënderaj 98. Safet Qemajl Rexhepi; Zhiti-Viti 99. Selver Bajram Kryeziu; Roganë-Dardanë 100. Shaban Fetah Hajzeraj; Veriq-Istog 101. Shabi Faik Kajolli; Shkup 102. Shefqet Fazli Mustafa; Gllogjan-Deçan 103. Shpëtim Idriz Bojku; Pejë 104. Sinan Sahit Thaçi; Zojzë-Prizren 105. Sylejman Adem Shala; Vidishiq-Mitrovicë 106. Urim Gani Mehmeti; Cërrnicë-Gjilan 107. Xhafer Rexhë Thaçi; Gjakovë 108. Xhemajl Metë Fetahu; Raushiq-Pejë 109. Xhemshir Haziz Islami; Mikushnicë-Skenderaj 110. Xhevat Qaush Nitaj; Voksh-Deçan 111. Tafil Veli Osmanaj; Kqiq-Mitrovicë 112. Xhafer Haxhi Lipoveci; Gjakovë 113. Xhevdet Rrustem Loshaj; Carrabreg-Deçan 114. Zeki Xhevat Shulemaja; Prishtinë …………………………………………………………… LAVDI dhe NDERIM I PËRJETSHEM!



Flamur Gashi ka lindur në Pejë, Kosovë, më 10 qershor 1969, është diplomat shqiptar. Flamur Gashi është diplomuar në Fakultetin e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Prishtinë. Pas disa trajnimeve dhe specializimeve në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme –Tiranë, zoti Gashi ka kryer funksionin ‘Këshilltar’ të disa ministrave në Republikën e Kosovës. Kontributi i tij është gjithashtu i njohur dhe në fushën e gazetarisë dhe atë të studimeve politike. Ai ka qenë Drejtor i Institutit Kombëtar të Diasporës në Ministrinë Punëve të Jashtme; Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Studimeve Politike –Tiranë; Drejtor i Qendrës Ndërkombëtare të Shtypit, me rastin e vizitës së Presidenti Xhorxh W. Bush në Tiranë. Në maj 2010 është emëruar Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Bosnjë dhe Hercegovinë. Në nëntor 2014 zoti Gashi është emëruar Këshilltari i Presidentit për Rajonin, njëkohësisht është pedagog në Universitetin AAB në Prishtinë. Zoti Flamur Gashi është vlerësuar me dekorata mirënjohjeje dhe çmime speciale.Gashi ka marrë mirënjohjen më të lartë rajonale, çmimin special “Ambasadori më i mirë në regjionin e Evropës Juglindore dhe Qendrore“, që ndahet nga Agjencia e Pavarur Rajonale për zgjedhjen dhe promovimin e menaxherëve dhe kompanive më të mira në Bosnje e Hercegovinë, Evropë Juglindore dhe Qendrore dhe nga Shoqata Evropiane e Menaxherëve në Bosnje e Hercegovinë dhe revista “Euromenager”. Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë. 
Flet serbisht, boshnjakisht, kroatisht, gjermanisht dhe anglisht.

Përgatiti:Flori Bruqi

Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri , enciklopedist i përmasave botërore




Nga FLORI BRUQI 







Fjalorët japin tablo të ndryshme të gjuhës dhe, kur janë dygjuhësh, japin tab… Fjalor frazeologjik anglisht-shqip Fjalor frazeologjik anglisht-shqip Fjalorët japin tablo të ndryshme të gjuhës dhe, kur janë dygjuhësh, japin tablo të gjuhëve që ballafaqohen. Për pasojë, nëse një fjalor leksemor dygjuhësh është ndërkombëtar, sepse ka dy gjuhë, dy struktura gjuhësh, dy semantika dhe dy barasvlerës, një fjalor frazeologjik dygjuhësh është dyfish ndërkombëtar, për shkak të shtresës social-kulturore specifike. 







I tillë është edhe “Fjalori frazeologjik anglisht-shqip” i prof. dr. Eshref Ymerit, që jep një tablo të gjuhës angleze dhe të gjuhës shqipe. Është një tablo mjaft e gjerë sepse, siç dihet, njësitë frazeologjike (dhe fjalët e urta) janë jo vetëm mjet komunikimi, por edhe burim të dhënash për jetën social-kulturore (dhe materiale) të një populli. Edhe nga një vështrim i pjesshëm i këtij Fjalori shihet shtresa social-kulturore specifike e botës anglosaksone po edhe e jetës shqiptare, që e sjell barasvlerësi në gjuhën shqipe. Fjalorët frazeologjikë hyjnë te fjalorët specialë (kësisoj, janë diferencues). Dhe sa më gjerë të konceptohet detyra e fjalorit frazeologjik, aq më i rëndësishëm është roli i tij si mjet i kulturës së gjuhës. Por, po kaq i vështirë është hartimi i tij. Në fjalorët frazeologjikë dygjuhësh, vështirësia më e parë është barasvlerësia. Sepse barasvlerësia nuk vjen me përkthim, por, siç do ta themi më tej, me gjetje. Por te fjalorët frazeologjikë, në dallim nga fjalorët e përgjithshëm, ka edhe një vështirësi tjetër. Ajo lidhet, më së pari, me natyrën e njësisë frazeologjike. Autori i njeh mirë konceptin njësi frazeologjike dhe kufijtë e fondit frazeologjik të gjuhës angleze dhe të gjuhës shqipe – veçoritë strukturore tipologjike dhe përmbajtjesore figurative të njësive frazeologjike dhe variantet e tyre, funksionet e tyre gramatikore dhe kushtet e tyre përdorimore, pra, rolin e tyre komunikues-funksional. Në këtë Fjalor, përveç shprehjeve frazeologjike të mirëfillta, përfshihen edhe fjalë të urta, proverba e fjalë fluturake, çka është në përputhje me konceptin mjaft të gjerë për frazeologjinë në leksikografinë angleze. P.sh., në Fjalor gjejmë proverba, si: long absent, soon forgotten larg syve, larg zemrës; when it is not of your business, keep your nose of it kur s’ke pula, mos bëj “ish!”! (kur s’ke pula, pse hahesh me dhelprat?); fool’s haste is no speed kush nxitohet, pengohet (kush e mban hapin shtruar, më larg ka për të shkuar); strain at a gnat and swallow a camel lë miellin e merret me krundet (i lirë në miell dhe i shtrenjtë në krunde); who keeps company with the wolves, will learn to howl kush fle me qenin (qentë), ngrihet me pleshta (kush shkon pas brumbullit, te plehu do ta shpjerë, më thuaj me kë rri, të të them se cili je), etj. Proverbat, janë mjete gjuhësore që afrohen me frazeologjinë, ngaqë kanë përdorim të qëndrueshëm (për të karakterizuar ngjarje e ndodhi jetësore), kanë kuptim të figurshëm dhe shprehësi emocionale. Nga proverbat mund të vijnë fjalë të urta. Si për fjalët e urta, edhe për proverbat, përdoruesi e ka më të lehtë t’i kërkojë e t’i gjejë në një fjalor frazeologjik sesa në një fjalor të përgjithshëm gjuhësor. Duke përfshirë në Fjalor edhe fjalë fluturake (p.sh., there is but one step from the sublime to the ridiculous (“madhështoren një hap e ndan nga qesharakja”, madhështia me absurditetin janë pranë e pranë), me origjinë nga frëngjishtja, me autor Napoleon Bonapartin), mendojmë se është vepruar drejt, sepse, duke u frazeologjizuar, fjalët fluturake e humbasin lidhjen e drejtpërdrejtë me tekstin nga janë formuar. Tashmë, janë me karakter të figurshëm dhe, si citate, janë modele të njohura letrare.Sa i përket cilësisë së Fjalorit, për këtë mund të gjykohet nga: 1. zgjedhja e fjalësit. 2. gramatika e fjalësit. 3. barasvlerësia; 4. përveçimi i dallimeve kulturore. 5. shembullsimi. Fjalori frazeologjik anglisht-shqip i prof. dr. Eshref Ymerit i ka zgjidhur të gjitha shkencërisht drejt e leksikografikisht qartë. 1. Fjalori është diferencues (Ai është fjalor frazeologjik dhe jo fjalor i përgjithshëm leksemor.) Dhe detyra e tij ka qenë përzgjedhja e njësi frazeologjike, gramatikisht dhe leksikografikisht drejt. Ato janë të gjuhës standarde (vetëkuptohet, bashkë me gramatikën e tyre) – edhe në anglishte, edhe në shqipe; kanë kuptim të mbartur e të figurshëm. Çfarë u tha më sipër, besojmë se e plotëson këtë vlerësim. Një krahasim i thjeshtë i disa njësive më poshtë në anglishte e në disa gjuhë të tjera, besojmë se e vërtetëson këtë: Ariadne’s clew (thread) / fil d’Ariadne (frëngjisht) / filli i Arianës; the heel of Achiles / talon d’Achile (frëngjisht) / thembra e Akilit; appetite comes with eating (nga frëngjishtja) oreksi vjen duke ngrënë; look for a needle in a haystak (stack of hay) kërkon gjilpërën në kashtë etj. 2. Në një fjalor dygjuhësh, barasvlerësia është një ndër vështirësitë më të para. Mund të vendoset, thuajse gjithnjë barasvlerësí përkthimore midis fjalive – gjuhë burimore – gjuhë përkthimore. Jo gjithnjë është e mundshme barasvlerësia midis njësive leksikore. Arsyeja? Dallimet gjuhësore dhe kulturore (p.sh., fjalët e përbëra ekzocentrike). Te shprehjet ekzocentrike (pra, tek idiomat), te njësitë frazeologjike, te fjalët e urta e te proverbat, dallimet gjuhësore (strukturore e semantike) e kulturore (kulturore-gjeografike, kulturore-historike etj.) janë edhe shumë më të mëdha. Atëherë, barasvlerësit idiomatikë, frazeologjikë etj. duhet të vijnë jo për nga tipologjia strukturore e thënies (sigurisht, kjo ka vlerën e vet), por për nga koncepti (si mjet leksiko-semantik) që përcjellin. Krahaso, p.sh., dy konceptet: make hay while the sun shines dhe rrihe hekurin sa është i nxehtë. Atëherë, barasvlerësia në një fjalor frazeologjik dygjuhësh është onomasiologjike dhe jo semasiologjike, është gjetje barasvlerësish konceptorë dhe jo thjesht transferim simbolesh, kuptimesh e motivimesh. Por, përveçse përmbajtjesore, barasvlerësia idiomatike, frazeologjike, proverbore etj. duhet të jetë edhe funksionale. Nuk mund të vlerësohet shkëputurazi përmbajtja e njësisë nga funksionimi i saj në gjuhë. Kjo do të thotë atëherë që barasvlerësit përkthimor i duhen krijuar kushte identike përdorimi me ata në mjedisin e saj të mëparshëm. Ky është përkthim frazeologjik ndërgjuhësor. Ky është përkthim i vërtetë. Dhe ky është përkthimi në “Fjalorin frazeologjik anglisht-shqip” të prof. dr. Eshref Ymerit. Aty ka gjetje barasvlerësish. Aty ka ndërkëmbim frazeologjik ndërgjuhësor. Kësisoj, ai është krejt i besueshëm. Shih, p.sh.: be between two fires është midis dy zjarreve; better late than never më mirë vonë se kurrë; fish in troubled waters peshkon në ujëra të turbullt; set the wolf to keep the sheep vë ujkun bari; thread breaks where it is the weakest peri këputet ku është më i hollë; with a stone kill two birds me një gur vret dy zogj. Shih barasvlerësit (fjalë të urta) e gjetur për fool wants his cloak in a rainy day: guna nuk qepet kur ka filluar lloha [langoi s’ushqehet ditën që del për gjah, s’shëndoshet (s’majmet) kau (pata) ditën që do të theret, ushqeji qetë para se t’i mbrehësh] etj. Para barasvlerësit, autori jep në thonjëza motivimin strukturor ose kuptimor të njësisë së huaj. Është një lloj kalkimi në gjuhën shqipe. Kjo është shumë ndihmuese për përdoruesin e Fjalorit. Te njësia frazeologjike në origjinë janë dy kuptime: kuptimi aktual dhe kuptimi etimologjik (forma e brendshme, motivimi). Në aktin e ligjërimit, në plan të parë del kuptimi aktual. Kjo rrethanë bën, siç e përmendëm më parë, që të çsemantizohen gjymtyrët e saj përbërëse dhe shkallë-shkallë të harrohet forma e brendshme. Por në shumë njësi frazeologjike mund të njihet a të kuptohet forma e brendshme, sepse ajo mbështetet në togfjalëshin që e përbën atë. Forma e brendshme e njësisë frazeologjike (edhe e fjalës së urtë), domethënë, struktura e saj semantike është vetë përmbajtja konkrete. Dhe kjo përmbajtje i tregohet përdoruesit për t’i thënë: ja barasvlerësi, ja si motivohet ky barasvlerës. Nga pikëpamja psiko-linguistike, shpjegimi a kalkimi në thonjëza shton shumë në njohjen dhe përvetësimin e të dy shënuesve ndërgjuhësorë. Si në “Fjalorin frazeologjik rusisht-shqip” (2015) të prof. dr. Eshref Ymerit, edhe këtu, në shtyllën e gjuhës shqipe kemi një fjalor të vërtetë sinonimik frazeologjik. Sinonimet – barasvlerëse të njësisë së huaj – në shqipe janë edhe përmbajtjesore, edhe funksionale. Për shembull, te gaunt (as gaunt) as bone: e ka qafën me një dell (është bërë bark e shpinë bashkë, është bërë për në plasë të derës, është bërë cipë e kockë, është bërë kockë e lëkurë, është me dy fije brinjë, i është bërë qafa fije peri, i ka hyrë shtati në shtat, i numërohen brinjët). Dhe te throw a mist before smb’s eyes: i hedh hi (pluhur, kashtë) syve, i hedh trutë e gomarit, e hedh kodër më kodër, ia shet sapunin për djathë, ia shet shkumën për ajkë, ia shet ujin e pusit për verë, e nis me shoshë për ujë, e vë në bisht të lugës) etj.; te fly on the wheel mbi dhjetë sinonime të tjera frazeologjike: e ka hundën të gjatë, e mban bishtin cakërr, i duket hunda dyfek, i kullot hunda lart, kapardiset si maçoku në thekër (si qeni në qerre, si gjeli majë plehut) etj. Vargu sinonimik në gjuhën shqipe shkon deri mbi 40 njësi. Së pari, kjo tregon zhvillimin e vrullshëm të frazeologjisë shqipe; së dyti, tregon shkallën e zhvillimit të letërsisë artistike, publicistike etj.; së treti, tregon mundësitë për përdorimin stilistik të njësive frazeologjike; së katërti, tregon njohjen e thellë të sinonimisë frazeologjike të gjuhës shqipe nga autori. Në vargun sinonimik te kolona e shqipes, njësia e parë është barasvlerësi më i parë i njësisë së huaj. Sinonimet që e ndjekin atë, janë relative. Zgjedhja e tyre i takon përdoruesit të Fjalorit (le të themi, përkthyesit nga gjuha burimore) për kontekstin, që e kërkon ai. 3. Frazeologjia, në masë, i përket ligjërimit bisedor. Prandaj të gjitha njësitë frazeologjike mund të etiketohen si bisedore. Por ato përdoren në stile të ndryshme. Ka frazeologji me ngjyrim mospëlqyes; ka frazeologji të ligjërimit të shkujdesur; ka edhe frazeologji me burim ose me përdorim libror. Frazeologjitë kufizohen edhe nga figurshmëria. Atëherë, duhet njëfarë kujdesi në punë të ngjyrimit shprehës-emocional, kohësor-historik etj. Autori i ka shenjuar stilistikisht aty ku është dashur. Janë përdorur dy lloje shënimesh: a) gjuhësore: bisedore, librore, e vjetruar etj.; b) sociale: përçmuese, përbuzëse etj. Fjalori është filologjik. Çdo njësi frazeologjike është glosë më vete. Kur janë variante, bashkohen në një glosë. Përbërja leksikore e njësisë frazeologjike, e fjalës së urtë etj. jepet e plotë (sipas fjalorëve të anglishtes standarde). Renditja ka të bëjë me vendosjen e lidhjeve ndërmjet aksh frazeologjie me frazeologjitë e tjera në sistemin e gjuhës. Njësia (frazeologjike) mund të pasqyrohet aq herë, sa gjymtyrë ka (përveç fjalëve shërbyese). Vendosja sipas gjymtyrëve përbërëse na e sjell njëherësh të njëjtën frazeologji në grupe të ndryshme. Por kjo kërkon shumë hapësirë. Në një fjalor dygjuhësh, njohja e grupeve nuk vlen edhe aq shumë. Prandaj në këtë Fjalor renditja është bërë vetëm një herë: a) sipas boshtit semantik (shih, p.sh., te fjala battle); b) sipas gjymtyrës së parë (kur nuk është fakultative dhe kur nuk ka variant leksikor); c) sipas vokabulit, d.m.th. vetë njësisë frazeologjike. Duke i përmbushur të gjitha kriteret e mësipërme, “Fjalori frazeologjik anglisht-shqip” i prof. dr. Eshref Ymerit, u përgjigjet më së miri kërkesave të përdoruesit, qoftë ky lexues i thjeshtë apo përkthyes. Kushdo që lexon, rilexon, përkthen e ripërkthen letërsi artistike, publicistike, fetare etj. nga anglishtja, do ta ketë tashmë në tryezën e tij të punës këtë fjalor si një ndihmëtar të veçantë. Leksikografia lidhet ngushtë me zhvillimin e gjuhësisë dhe, para së gjithash, me zhvillimin e leksikologjisë, si shkenca për leksikun e gjuhës. Fjalorët frazeologjikë dygjuhësh të botuar deri tani, pasqyrojnë bindshëm arritjet në fushën e leksikografisë e veçmas, të frazeologjisë si disiplinë gjuhësore. Në këto arritje një vend të veçantë zënë tre fjalorët frazeologjikë të prof. dr. Eshref Ymeri, në një si bashkautor dhe në dy si autor i vetëm. Në “Fjalorin frazeologjik anglisht-shqip” të tij studiuesve të frazeologjisë u jepen zgjidhje të caktuara shkencore në ballafaqimin anglisht-shqip. Etnolinguistët kanë përpara fushat konceptore e grupet tematike të frazeologjisë (edhe të leksikut) së gjuhës angleze e të gjuhës shqipe. Leksikografët shqiptarë kanë përpara një fjalor sinonimik frazeologjik te kolona e shqipes. Etnografët kanë përpara doket e zakonet angleze, të materializuara gjuhësisht. (shih, p.sh., të ashtuquajturën privacy). Kushdo që dëshiron të njihet me histori frazeologjizmash, fjalësh të urta, fjalësh fluturake etj., mund ta lexojë me ëndje në këtë Fjalor. Fjalorët janë zakonisht libra referimi dhe nuk lexohen. Por ky Fjalor mund të lexohet mu për këto histori, shpjegime e motivime jashtëgjuhësore. Shih, p.sh., te: Teddi boy qejfli huqesh (rrebesh, trillesh). Shpjegimi e motivimi jashtëgjuhësor: Teddy është shkurtim i emrit Edward. Shprehja e ka prejardhjen nga emri i mbretit anglez Eduardi VII (Edward VII – 1841-1910), i cili dallohej për mënyrën origjinale të të veshurit. Teddy boys kanë qenë imituesit e tij në radhët e rinisë së viteve ’50 të shekullit të kaluar. Shih edhe te punic faith; Knights of the Round Table; There is but one step from the sublime to the ridiculous; Fortune’s wheel; put on the buskin(s); fools rush in where angels fear to tread; strain at a gnat and swallow a camel etj. Anglishtja është gjuha e huaj nga e cila përkthehet më shumë në shqip dhe e cila mësohet më shumë në Shqipëri. Rrjedhimisht, fjalorët me anglishten janë më të përdorurit. Ky fjalor u vjen në ndihmë të gjithë përkthyesve, pedagogëve e mësuesve të gjuhës angleze dhe të gjithë studentëve dhe nxënësve që duan ta thellojnë njohjen e saj. Në mësim, edhe për të krahasuar, për të njohur ose për të gjetur universale frazeologjike (tipi hekuri rrihet sa është i nxehtë / strike while the iron is hot) ose universale kuptimore, p.sh. përdorimin mbiemëror të emrave për të shënuar një njeri të dobësuar në trup te gaunt (as gaunt) as bone: është bërë fshikull [furde, furkë, gisht, grep, gjethe, kërrabë, kufomë, labot, lapër, laskar, lëkurë maceje, liktyrë, lipsanë, një dorë, një grusht, pe, petë, qiri, (si) bisht luge, shirit, shkarpë, (si) shkop, trëndelinë]. 

Si do të ishin korresponduesit e tyre në anglishte ose në një gjuhë tjetër?

 Dhe në fund, nuk mund të rrimë pa vënë në dukje edhe përmasat e këtij Fjalori.

 Me rreth 1300 faqe, mijëra njësi frazeologjike, fjalë të urta e proverba angleze e mijëra barasvlerës shqip, “Fjalori frazeologjik anglisht-shqip” është një vepër madhore, që mund ta bënte vetëm dija e gjerë dhe vullneti i paepur i akademik  Prof. Dr. Eshref Ymerit. 

Me këtë Fjalor frazeologjia shqipe dhe leksikografia shqipe barabiten denjësisht me frazeologjinë angleze dhe leksikografinë angleze.(FLORIPRESS).

Prishtinë, 27 .04.2024.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...