Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/05/18

Marrëveshja e Konçulit(20 maj 2001-20 maj 2024)






Mr.sci. Refik Hasani 


Më datën 20 maj 2001, pas një procesi jo të shkurtër të rundve të negocimit,  arrihet  Marrëveshja e Konçulit, për ndaljen e luftimeve  si një armёpushim me ndërmjetësimin e faktorit politik dhe ushtarak ndërkombëtar, në emër të tyre, marrëveshjen e nënshkroi i dërguari i NATO-s, z.Pieter Feith, i cili ndërmjetësoi vazhdimisht ndërmjet Qeverisë së Beogradit dhe duke u konsultuar me të gjithë liderët e partive politike, Drejtues politik të Ushtrisë Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc,së bashku me Komandantat e Zonave dhe  Komandantin e Përgjithshëm të UÇPMB-së, z.Shefket  MUSLIU.

Që nga ajo kohë kan kaluar 23 vite, asnjë takim, asnjë konsultim nuk është realizuar, që nga data e kësaj marrëveshje, edhe pse është paraqitur domosdoshmëri e kohës,për rishikimin e kësaj marrëveshje, për plotësimin  pasi kan kaluar po jemi fare një çerek shekulli.   Ne Shqiptarët,  për shkak diskriminimit  ishim në një  kryengritje të armatosur dhe është formuar UÇPMB-ja, dhe ne do të duhej paraqitur e shfaqur paknaqësi mbi zbatimin.

Beogradi zyrtar,  jo që nuk e ka respektuar marrëveshjen e Konçulit, por i ka shtuar forcat e armatosura, paramilitare, forcat e rregullta, forcat policore, grupet e civilëve të armatosur, paramilitarët, gardën kombëtare, milicinë, policinë kufitare, rezervistët ushtarakë, policinë ushtarake dhe shërbimet e inteligjencës, kështu aktualisht pas 23 viteve kemi,si: Prezenca e forcave serbe është shtuar nëpër vendbanimet lokalitete shqiptare, të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, jan  48 MINIBAZA në Zonën Tokësore të Sigurisë, kemi militarizim të lartë, 

Amnistia e ish-ushtarëve të UÇPMB-së nuk është respektuar, sepse pas Marrëveshjes së Konçulit shumë Ushtarë pas dorëzimit të armëve nënë mbykqyreje, monitorimi e garantimin e ndërkombëtarë jan ballafaqur e përballur me ftesa të pranura  në biseda të shpeshta informative,jan   keqëtrajtuar, maltretuar dhe u jan ngritur  e kurdisur skenare për burgojes e arrestime,   Policia multietnike nuk është instaluar në përpjestim të popullatës, e as në hierarkinë komanduese në policin multietnike,

Kështu, që në fllim kemi  cenim, mohim e shkelje me dy këmbët të Marrëveshjes së Konçulit,sipas asaj që u arrit konform Testit  dhe për njëjtën  përmbajtje kan ra dakord e nënshkruar,  ku nuk është zbatuar Neni 3, konform Marrëveshjes së Konçulit,citoj:

Nënshkruesit njohin dhe mbikëqyrin shtesën protokollare të Konventës së Gjenevës, të 12 Gushtit 1949, lidhur me mbrojtjen e viktimave nga konfliktet jondёrkombёtare, pastaj Vazhdohet  sipas asaj që u arrit konform Testit  dhe për njëjtën  përmbajtje kan ra dakord e nënshkruar,  ku nuk është zbatuar Neni 4, konform Marrëveshjes së Konçulit,citoj:

Marrëveshja vlenë për tё gjitha forcat e armatosura dhe paramilitare, duke pёrfshirё policinё e vendosur brenda apo afёr kufijve tё Zonёs sё Sigurisё, tё cilat janё tё definuara nё Marrёveshjen Tekniko-Ushtarake dhe Rezolutёn 1244 tё KS tё OKB-sё.

Po ashtu, sipas asaj që u arrit konform testit  dhe për njëjtën  përmbajtje kan ra dakord e nënshkruar,  ku nuk është zbatuar Neni 8, ka të bëj mbi  KUFIZIMET,  konform Marrëveshjes së Konçulit,për pikën dhe pikën B të këti neni mbi kufizimet

Nuk jan vetëm këto shkelje, por këtu kemi të bëjm shkelje, edhe të

Deklaratës Universale për të drejtat  e njeriut e vitit 1948,

Konventës kornizë të Këshillit të Evropës për mbrojtjen e pakicave, 

Konventës Evropiane për mbrojtjen e të drejtave të Njeriut dhe lirive themelore,dhe

Udhëzues mbi  Nenin 6, të Konventës Evropiane të të drejtave të njeriut.

 

Marrëveshja e Konçulit, do të duhej të RISHIKOHET për plotësimin, e nxjerrjen e një konstatimi nga palët që është   ndërmjetësuar, monitoruar e njëkohësisht ishin dhe mbein garanatues të zbatimit të Marrëveshjes së Konçulit.

Kjo marrëveshje, do të duhej të RISHIKUAR  ZBATUESHMËRIA, si për:

Të gjitha forcat Serbe që janë të përqëndruara nëpër vendbanime e lokalitete  të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, të  tërheqin nëpër kazerma, duke përfshi edhe heqjen  e 48 MINIBAZAVE në Zonën Tokësore të Sigurisë,  pasi kemi militarizim të lartë në këtë Rajon,  kjo është mos zbatim  i Marrëveshjes së Konçulit,

Amnistia e ish-Ushtarëve të UÇPMB-së nuk është respektuar, kjo është shkelje e Marrëveshjes së Konçulit, Policia Multietnike, do të duhej instaluar në përpjestim të popullatës, edhe  në hierarkinë Komanduese e  zingjirin Komandues në Policin Multietnike, kjo është mos respektim i Marrëveshjes së Konçulit,

 

Kujtoj opinionin e gjërë, se pas 4  dite,  të nënshkrimit  të Marrëveshjes së Konçulit, është vrar Ushtaraku i lartë i Ushtrisë Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Komandant Ridvan QAZIMI-LLESHI, nga Tërnoci, që ishte njëkohësisht pjesë negucuese për arritjen e armëpushimit dhe nënshkrimin e Marrëvshjes së Konçulit.   

Përveqë TJERASH, kërkohet të zbardhet vrasja enigmatike e këtij Komandanti dhe hetimi i një Komisioni hetues ndërkombëtarë mbi ndriçimin e rastit.   

Ushtria Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, mbrojti pragun, nderin dhe dinjitetin e shqiptarëve, prandaj    Marrëveshja e Konçulit, është momenti  fundit edhe pas kësaj periudhe kohore të vlerësohet.

 

Të dilet me një konstatim  pasi Marrëveshja e Konçulit,  ishte rrjedhoj e kryengritjes ësë armatosur përmesë  Ushtrisë Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, tri komuna, dhe kan mbajtur dhe organizuar edhe Referendumin e datës 1 dhe  2 marsit 1992.

 

Shqiptarët, në Serbi jetojn në kushte pushtimi klasik,u jemi ekzpozuar frigës, urrejtjes, militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, pasivzim e pastrim etnik. Në  23 vjetorin e Marrëveshjes së Konçulit, jan shumë arsye të njohura, për mos zabtimin e kësaj Marrëveshje.

 

*Autori i këtij vështrimi është  Refik HASANI, ka edhe një punim më të gjërë, prezentuar në konferencë shkencore mbi  Marrëveshjen e Konçulit.

2024/05/17

Ulqinaku Dritan Abazoviç merr mandatin nga presidenti i Malit të Zi për të formuar qeverinë e re

 


Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, i ka dërguar propozim Kuvendit të Malit të Zi që mandatar për përbërjen e Qeverisë së re të jetë kreu i URA-s së GP-së, Dritan Abazoviç.

“Përfaqësuesit e GP URA dhe partnerët e tyre politikë më kanë bindur pa mëdyshje se kanë shumicë parlamentare për zgjedhjen e Qeverisë së 43-të të Malit të Zi në Parlamentin e Malit të Zi. Prandaj, mora vendim që mandatin për formimin e Qeverisë t’ia besoj kryetarit të GP URA, z. Abazoviç. I bindur se është në interesin më të mirë të Malit të Zi që sa më shpejt të jetë e mundur qeveria me kapacitet të plotë, veçanërisht për shkak të sfidave shtesë të sigurisë dhe politike të krijuara nga lufta në Ukrainë dhe reflektimi i saj në stabilitetin e rajonit tonë, pres që Parlamenti malazez të të mbajë seancë së shpejti. të vendosë për programin dhe përbërjen e Qeverisë me propozim të kryeministrit”, ka thënë Gjukanoviç në shpjegimin e propozimit.

Në sqarimin e tij, Gjukanoviç thotë se konsultimet për mandatarin për përbërjen e Qeverisë, në të cilat ishin ftuar përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Malit të Zi, kanë përfunduar të hënën, më 28 shkurt 2022.

Gjukanoviç kujton se që nga e premtja, më 25 shkurt, ai ka pasur bisedime me kryetarin e Partisë Socialdemokrate (SDP) Rashka Konjevic, kryetarin e Socialdemokratëve të Malit të Zi (SD) Damir Sehoviq, përfaqësuesit e Lëvizjes Qytetare URA Bozena Jelusic dhe Milos Konatar, kryetar i Partisë Boshnjake (BS) Ervin Ibrahim, Kryetar i Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve (DUA) Mehmed Zenko, kryetar i Partisë Demokratike (PD) Fatmir Djek, Kryetar i Alternativës Shqiptare (AA) Niko Djelosaj, kryetar i Forcës Genci Nimanbegu, kryetari i Partisë Liberale (LP) Andrija Popoviq, nënkryetarët e Partisë Demokratike Socialiste Jevta Erakoviq dhe Abaz Dizdareviq, Sekretari i Përgjithshëm Aleksandar Bogdanoviq dhe kreu i klubit të deputetëve të saj në Parlamentin e Malit të Zi, Danijel Živković.

Sipas Gjukanoviqit, partitë e tjera parlamentare nuk kanë shprehur interesim për të marrë pjesë në konsultime për këtë temë.

Ish Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç,plas “bombën”: Rama dhe Vuçiç po tentojnë të zhdukin 4 shtete në Ballkan, mes tyre edhe Kosovën

 

Ish Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, bëri një parashikim të frikshëm mbi mënyrën se si ai mendon se do të përfundojë iniciativa e Ballkanit të Hapur, të cilën kryeministri malazez Dritan Abazoviç e ka përkrahur. Sipas Gjukanoviç, qëllimi i autorëve të idesë së “Ballkanit të Hapur” (që janë Edi Rama, Vuçiç dhe Zaev) është zhdukja e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe shtoi se sigurisht që do të përfundonte me “luftë dhe një gjenocid tjetër”. “Ballkani i Hapur është një skenar alternativ për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor jashtë Bashkimit Evropian, për të cilën nuk kemi nevojë.

Themeluesve të kësaj nisme iu pëlqen ndryshimi i kufijve, homogjenizmi etnik e fetar. Si zakonisht çdo gjë nis tradicionalisht nga pala serbe,” tha ai. Kreu i DPS-së, Gjukanoviç tha se ‘Open Balkan’ do të përmbyllet me zhdukjen e 4 shteteve të tjera të rajonit. “Ajo duhet të përfundonte me zhdukjen e Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Por është e sigurt se do të përfundojë me luftë dhe disa gjenocide të tjera,” tha ai. Drejtuesi i partisë më të madhe në Malin e Zi ka kritikuar edhe kryeministrin Abzazoviç për nënshkrimin e marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe.

“Marrëveshja me Kishën Serbe u miratua shpejt dhe mbrapa shpinës së publikut, për të mos folur për falsifikimet historike që bën Kisha Serbe, e cila është instrumenti më i egër i Serbisë së Madhe, e cila përmes nacionalizmit rus në Ballkan po përpiqet të vjedhë historinë malazeze,” tha ai. Gjukanoviç u ndal edhe te vizita e Abazoviç në Beograd, për të cilën u shpreh se një ditë nuk mund të zhbëjë hegjemoninë dyshekullore serbe.

Çfarë është nisma ‘Open Balkan’?

Nisma për krijimin e Open Balkan ose njohur ndryshe si Mini-Schengen është propozuar për herë të parë nga ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano në fillim të viteve 1990. Kjo iniciativë synon përmirësimin e marrëdhënieve politiko-ekonomiko mes vendeve të rajonit. Planet për krijimin e OpenBalkan u deklaruan për herë të parë në takimin e mbajtur më 10 tetor 2019 në Novi Sad të Serbisë. Çfarë është nisma “Ballkani i Hapur”? Më pas pati dy takime të tjera të liderëve të tre vendeve më 11 nëntor 2019 në Ohër dhe më 12 dhjetor 2019 në Tiranë. Më 29 korrik 2021 në Ohër, Vuçiç, Rama dhe Zaev nënshkruan marrëveshjen për liberalizimin e qarkullimit të mallrave, unifikimin e tregut të punës dhe bashkëpunimin kundër katastrofave. Deri tani pjesë e kësaj iniciative janë bërë vetëm këto tre vende ndërsa Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina kanë hezituar t’i bashkohen. Kosova nuk ka marrë pjesë në takimet për këtë iniciativë edhe pse Marrëveshja e Uashingtonit parashikonte se Beogradi dhe Prishtina do t’i bashkoheshin “mini-schengen”. Kurse Bosnje-Hercegoniva dhe Mali i Zi pavarësisht ftesave janë deklaruar se do të mbeten spektatore.

Marrëveshjet e miratuara

Pavarësisht kritikave, akuzave kundërshtimeve nga ndërkombvëtare dhe vet shtetet e Ballkanit, Vuçiç, Rama dhe Zaev arritën të miratonin disa marrëveshje të “OpenBalkan”.  1. Marrëveshja për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor. 2. Marrëveshja për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor. 3. Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimore për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor. 4. Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar siguri dhe siguri (AEOS). 5. Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar siguri dhe siguri (AEOS).

“Pa njohur Kosovën nuk ka Serbi”, Blinken i shuan çdo shpresë Beogradit, pritet ndërhyrja e fuqishme nga SHBA që do të tronditë pozitat e presidentit serb Aleksander Vuçiçit


Një takim i presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti në Serbi me sekretarin amerikan të

Shtetit, AntonyBlinken, ka bërë të qartë se nëse nuk do të ketë njohje të Kosovës nga ana e presidentit

Aleksandër Vuçiçit, nuk do të ketë as Serbi nëEuropë. Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur të

dobishëm për raportet me SHBA-në takimin me sekretarin amerikan të Shtetit AntonyBlinken në

Uashington.Në një deklarim për media pas takimit me AntonyBlinken, kryeministri Kurti tha se Kosova

është një rrëfim suksesi.“Takimi ishte shumë i dobishëm për raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

Ne treguam se si Kosova është rrëfim suksesi, së pari i punës së popullit dhe ndërhyrjes së NATO-s për ta

ndalur gjenocidin në Kosovë dhe së dyti histori suksesi zhvillimi i demokracisë dhe ekonomisë. Shteti jo i

madh i Kosovës është shembull i madh se ekonomia dhe demokracia cilësore shkojnë bashkë. Kërkuam

shtimin e investimeve amerikane në Kosovë dhe rritjen e shkëmbimit tregtar”, ka thënë Kurti.

Ndërsa presidentja Osmani ka thënë se qëndrimi amerikan sa i përket dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel

është që ky proces të përfundojë me njohje reciproke, gjë e cila u konfirmua edhe gjatë takimit me

sekretarin Blinken.“Kosova nuk ka pasur partner më të fuqishëm se sa SHBA. Pa përkrahjen e SHBA-së

nuk kemi mund të kemi sukses në organizatat ndërkombëtare. Kemi biseduar për mënyrën se si Kosova

fuqizohet në arenën ndërkombëtare. Diskutuam se sa e rëndësishme është që Kosova të jetë në NATO.

Diskutuam edhe për rolin konstruktiv që Kosova po luan në dialogun me Serbinë. SHBA si partner që

mbështesin pavarësinë dhe integritetin territorial gjithmonë, kanë qenë të zëshëm në këtë drejtim. Sikurse

Biden, edhe Blinken kanë qenë të qartë që procesi i dialogut të përqendrohet në njohje reciproke”, ka thënë

Osmani. Takimi ndërmjet sekretarit amerikan AntonyBlinken me presidenten Vjosa Osmani dhe

kryeministrin Albin Kurti është i pari i këtij formati në Departamentin e Shtetit.

Reagimi i Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, AntonyBlinken shkroi një deklaratë për takimin që e pati me presidenten e

Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti në Departamentin e Shtetit në Washington D.C.

Blinken përmes Tëitterit tha se SHBA-të mbështesin integrimin euroatlantik dhe ndërkombëtar të Kosovës

si dhe dialogun me Serbinë.“U takova sot me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti. Shtetet e

Bashkuara mbështesin integrimin euroatlantik dhe ndërkombëtar të Kosovës dhe dialogun Kosovë-Serbi

të lehtësuar nga BE-ja. Ne vlerësojmë mikpritjen e Kosovës për afganët dhe mbështetjen e saj të fortë për

Ukrainën”, shkroi Blinken.Po ashtu, në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit Amerikan kanë lëshuar

një njoftim të shkurtër pas takimit në Ëashington, të Sekretarit AntonyBlinken me krerët e shtetit të

Kosovës, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.Sipas njoftimit, Blinken ka falënderuar

Kosovën për pritjen e afganëve, qëndrimin dhe mbështetjen për Ukrainën.Gjithashtu tregohet se në takim

është folur për rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja e i cili duhet ta ketë njohjen

reciproke në qendër.“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken ka takuar sot presidenten e Kosovës Vjosa

Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti në Uashington DC. Sekretari Blinken theksoi partneritetin e

qëndrueshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe Sekretari falënderoi liderët për mbështetjen

e tyre të fortë për Ukrainën dhe pritjen bujare të afganëve. Ata diskutuan rëndësinë e dialogut të lehtësuar

nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me qendër njohjen reciproke,

në rrugën drejt integrimeve euroatlantike”, thuhet në njoftimin e DASH.“Mirëdita të gjithëve. Zonja

Presidente, Kryeministër, e mrekullueshme të ju kemi të dyve këtu në Departamentin e Shtetit dhe në

Shtetet e Bashkuara. Kosova është një partner i palëkundur i Shteteve të Bashkuara dhe mendoj se siç e

dini të gjithë, ka një histori të gjatë dhe të fortë mes nesh, veçanërisht me Presidentin Biden, i cili ju

dërgon përshëndetjet e tij të ngrohta për të dy”, thotë Blinken.

Nuk ndalet Antony Blinken, vjen një tjetër paralajmërim i fortë: – Do të ketë pasoja serioze nëse…

 

The White House

Nuk ndalet Antony Blinken, vjen një tjetër paralajmërim i fortë: – Do të ketë pasoja serioze nëse…


Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe NATO-ja paralajmëruan sërish Rusinë për “pasoja serioze” ndaj çdo veprimi përshkallëzimi me Ukrainën. Në komentet gjatë një udhëtimi në Letoni dhe Suedi për takime me aleatët e NATO-s, zoti Blinken paralajmëroi Rusinë se nëse nuk tërheq trupat nga kufiri me Ukrainën, do të përballet me sanksione serioze nga ana e Shteteve të Bashkuara. Nga ana e tij Presidenti Putin propozoi të mërkurën fillimin e diskutimeve për marrëveshje që do të përjashtonin zgjerimin e aleancës drejt lindjes.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken mori pjesë në një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s në Riga të Letonisë, në një kohë kur janë rritur shqetësimet lidhur me grumbullimin e dhjetra-mijëra trupave dhe forcave të blinduara ruse pranë kufirit me Ukrainën. Zoti Blinken tha se Shtetet e Bashkuara e kanë parë këtë skenar të Moskës shumë herë më parë, duke përmendur si shembull aneksimin e Krimesë nga Rusia në vitin 2014.

“Çdo veprim përshkallëzues nga Rusia do të përbënte një shqetësim të madh për Shtetet e Bashkuara, ashtu si edhe për Letoninë, dhe çdo rigjallërim agresioni do të shkaktonte pasoja të rënda”, tha ai.

Nga ana e tij, presidenti rus Vladimir Putin i hodhi poshtë këto shqetësime.

“Ata (vendet perëndimore) folën për hyrjen e mundshme të trupave ruse në Ukrainë në fillim të vitit. Por siç mund ta shihni, kjo nuk ndodhi”, tha ai.

Por të mërkurën, ai bëri thirrje për bisedime me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre lidhur me çështjen e zgjerimit të NATO-s në lindje.

“Në dialog me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, ne do të insistojmë në zhvillimin e marrëveshjeve konkrete që do të përjashtonin çdo zgjerim të mëtejshëm të NATO-s në Lindje dhe vendosjen e armëve që na kërcënojnë pranë territorit të Rusisë. Ne propozojmë fillimin thelbësor të bisedimeve për këtë çështje.”

Por Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha në një intervistë se u takon vendeve si Ukraina dhe vetë aleancës të vendosin nëse këto vende anëtarësohen, jo Rusisë. Edhe ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba tha se Rusia nuk ka të drejtën të kërkojë garanci kundër zgjerimit të NATO-s drejt lindjes.

Ndërsa ministrat e jashtëm të NATO-s mbanin takime me dyer të mbyllura për të koordinuar një përgjigje të mundshme ndaj Rusisë, Michael Kimmage i Fondit Marshall Gjerman thotëse diplomacia është vendimtare në këtë moment paqëndrueshmërie për të shmangur një luftë të mundshme.

“Po bëhet fjalë për mundësinë e një lufte të madhe në territorin evropian, diçka që nuk ka ndodhur që nga viti 1945. Do të ishte ndryshe nga Jugosllavia për shkak të vendeve që janë në rajon. Mendoj se është shumë e mundur që nëse fillon një luftë të vërtetë midis Ukrainës dhe Rusisë, Polonia, Lituania dhe republikat baltike mund ta shohin të nevojshme të hyjnë në luftë në anën e Ukrainës”, thotë analisti.



Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi se lufta që presidenti rus Vladimir Putin po bën kundër Ukrainës do të përfundojë besohet vonë.

 



“Shumica e luftërave zgjasin më shumë se sa pritej kur fillojnë fillimisht”, Stoltenberg në një intervistë me grupin mediatik gjerman Funke të botuar të dielën. “Prandaj ne duhet të përgatitemi për një luftë të gjatë në Ukrainë”.

“Ne të gjithë duam një paqe të shpejtë”, tha Stoltenberg. “Në të njëjtën kohë, ne duhet të pranojmë se nëse Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe ukrainasit pushojnë së luftuari, vendi i tyre nuk do të ekzistojë më. Nëse presidenti Putin dhe Rusia pushojnë së luftuari, ne do të kemi paqe”.

Kreu i Këshillit të Sigurimit të Ukrainës, Oleksiy Danilov, në një artikull të publikuar të shtunën në mbrëmje, tha se mënyra e vetme për t’i dhënë fund luftës është nëse aleatët e Kievit përshpejtojnë dërgesat e armëve. “Refuzimi ose vonimi i transferimit të armëve moderne në forcat e armatosura ukrainase është një inkurajim i drejtpërdrejtë për kremlinin për të vazhduar luftën, jo anasjelltas”, tha Danilov.

Ushtria ukrainase ndërkohë vazhdoi kundërofensivën e saj, me sulme me dronë që synonin Krimenë dhe Moskën të dielën, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes. Sulmet ndërprenë trafikun ajror dhe shkaktuan zjarr në një depo nafte.

Të dielën gjithashtu u panë raketat ruse që goditën një objekt bujqësor në rajonin Odesa të Ukrainës, sipas ushtrisë së Ukrainës.

Të hënën, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë – gjykata më e lartë e Kombeve të Bashkuara – do të dëgjojë kundërshtimet e Rusisë ndaj një çështjeje të ngritur nga Ukraina, e cila argumenton se Rusia po abuzon me ligjin ndërkombëtar duke pretenduar se pushtimi ishte i justifikuar për të parandaluar gjenocidin e supozuar. Reuters raporton se seancat do të zgjasin deri më 27 shtator.

Ukraina ultimatum Rusisë. Zelensky: – Paqe ose Moska do largohet nga arena ndërkombëtare

 



Ukraina e kërcënon Moskën me largim nga arenda ndërkombëtare nëse nuk angazhohet realisht për të vendosur paqen. Komentet e Zelenskyt vijnë përpara luftës me precizion të lartë të pretenduar në rajonin e Donbasit.

Presidenti i Ukrainës ka kushtëzuar Rusinë për të vendosur paqe në vendin e tij.

Sipas tij nëse Rusia nuk kërkon paqe duhet të lërë arenën ndërkombëtare përgjithmonë.

Shpërthen gjigantja ruse në Detin e Zi, ukrainasit pretendojnë se e kanë sulmuar me raketa

Zelensky: Ose udhëheqja ruse të kërkojë me vërtet paqe, ose si rezultat i kësaj lufte, Rusia do të lërë arenën ndërkombëtare përgjithmonë. Sulmet sa në jug e sa në lindje të Rusisë tregojnë se janë çorientuar dhe ndihen të pasigurt.

Zelensky foli edhe për ndihmën 800 milionë dollarëshe që Shtetet e Bashkuara mundësuan për Ukrainën dhe tha se bashkë me presidentin Biden kishin rënë dakord për forcimin e sanksioneve.

Presidenti ukrainas i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të ndalojë importin e naftës ruse përgjithmonë.

Zelensky: Para së gjithash, ne kemi nevojë për një embargo nafte. Dhe gatishmërinë e Evropës për të hequr dorë nga e gjithë energjia ruse. Bashkimi Evropian duhet të ndalojë sponsorizimin e makinës ushtarake të Rusisë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...