
Agjencioni floripress.blogspot.com
2024/07/05
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka thënë se terroristi Milan Radoiçiq, do të përfundojë në gjykatë.

Kryeçetniku serb Aleksandër VUçiç do lufte e jo Lideri dhe Kryeministri shqiptar Albin Kurti!
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka reaguar pas një shkrimi të kryeministrit Albin Kurti në The New York Times, ku shkruan për ndërhyrjen e NATO-s, Kosovën si storie suksesi dhe rrezikun e vazhdueshëm të sigurisë që përbën Serbia si vegël e Rusisë.
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka reaguar pas një shkrimi të kryeministrit Albin Kurti në The New York Times, ku shkruan për ndërhyrjen e NATO-s, Kosovën si storie suksesi dhe rrezikun e vazhdueshëm të sigurisë që përbën Serbia si vegël e Rusisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Vuçiq ka thënë se “Kurti është i vetmi që dëshiron luftë”, meqë siç pretendon kreu i shtetit serb “gjatë gjithë jetës së tij ka pasur dëshirë të veshë unfirormë dhe të luajë Zelenskin e Vogël në Ballkan”.
I pyetur për armatosjen e Serbisë, Vuçiq ka thënë se janë duke u armatosur shumë pak, në krahasim me atë që do të dëshironte .
“Ashtu siç po armatosen ata dhe po i armatosin nga turqit, përmes gjermanëve te amerikanët, shumë më tepër se unë. Ai do të donte i vetmi që dëshiron të ketë një uniformë dhe të luajë “Zelenskin e vogël” në Ballkan”, ka deklaruar Vuçiq.
Vuçiq ka ripërsëritur refrenin e tij se “ëndrrat e Kurtit janë luftë”.
Vuçiq ka thënë se “Kurti është i vetmi që dëshiron luftë”, meqë siç pretendon kreu i shtetit serb “gjatë gjithë jetës së tij ka pasur dëshirë të veshë unfirormë dhe të luajë Zelenskin e Vogël në Ballkan”.
I pyetur për armatosjen e Serbisë, Vuçiq ka thënë se janë duke u armatosur shumë pak, në krahasim me atë që do të dëshironte .
“Ashtu siç po armatosen ata dhe po i armatosin nga turqit, përmes gjermanëve te amerikanët, shumë më tepër se unë. Ai do të donte i vetmi që dëshiron të ketë një uniformë dhe të luajë “Zelenskin e vogël” në Ballkan”, ka deklaruar Vuçiq.
Vuçiq ka ripërsëritur refrenin e tij se “ëndrrat e Kurtit janë luftë”.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se lideri i grupit terrorist në Banjskë, Millan Radoiçiq, duhet të japë llogari
Kryeministri i Kosovës zt.Albin Kurti në Turqi, takohet me kryetaren e parë grua me prejardhje shqiptare në komunën e Foçës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kryetaren e parë grua në komunën e Foçës, në provincën e Izmirit, Saniye Bora Fici, përcjell “Kosova Sot Online”.
Shefi i qeverisë tha se ajo është me prejardhje shqiptare, dhe bashkë me familjen e saj, nuk u shkëputën nga identiteti e kujtesa e tyre kombëtare.
Postimi i plotë i Kurtit:
Saniye Bora Fıçı është Kryetarja e parë grua e Komunës së Foçës, në provincën e Izmirit. Ajo është me prejardhje shqiptare. Stërgjyshi dhe stërgjyshja e saj u shpërngulën në Turqi në vitin 1912, por asnjëherë nuk u shkëputën nga identiteti e kujtesa e tyre kombëtare.
Si trashëgimtarja e tyre, përfaqësuese e mërgatës sonë e shërbyese publike e banorëve të komunës që drejton, Saniye na mirëpriti ngrohtësisht e bashkë biseduam rreth kontributit të mërgatës shqiptare në Izmir dhe Turqi, dhe për rolin e saj në raportet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
2024/07/04
Edhe rusët në penën e katër personaliteteve
Prof.dr.Eshref Ymeri
Sulmi i Rusisë fashiste
kundër Ukrainës më 22 shkurt të vitit 2022, krijoi mundësinë për të njohur nga
afër Rusinë dhe formimin psikologjik të popullit rus. Krimet barbare që ushtria
fashiste ruse kreu në qytetin e vogël Buça, jo shumë larg Kievit, krime këto të
rralla në historinë e njerëzimit, qenë tmerrësisht tronditëse në mbarë botën.Vrasja
e 410 pleqve, plakave dhe fëmijëve në atë qytet të vogël dhe groposja e
kufomave të tyre në varre masive, ishte sa shtazarake, aq edhe tmerruese.
Megjithatë, tejet
befasues është një fakt që vjen nga
fushat e betejave që zhvillon ushtria heroike e Ukrainës kundër ushtrisë
fashiste ruse. Deri në mbrëmjen e datës 01 korrik 2024, sipas të dhënave të
Shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Ukrainës, të transmetuara në
televizionin “FreDom”, numërohen 543 810 ushtarë dhe oficerë rusë të vrarë në
ato beteja. Por, çuditërisht, në vend që populli rus të çohej peshë më këmbë dhe
të organizonte protesta të fuqishme kundër bandës kriminale të Kremlinit, me
Putinin në krye, përkundrazi, rri i heshtur, si skllavi para agait të vet.
Domosdo, se në formimin psikologjik prej skllavi të popullit rus, gjëja më e
shtrenjtë është kulti i kryediktatorit, “madhështia” e Rusisë, jo jeta njeriut.
Fajtorë kryesorë për rrënjosjen
në psikologjinë e popullit rus të idesë së “madhështisë” së Rusisë dhe të
frymës së tij shoviniste, janë vetë fugura
kryesore të saj. Ja si janë shprehur ata:
Perandoresha Ekaterina II (1729-1796):
“Çdo rus, në thellësi të shpirtit, nuk do asnjë të
huaj. Rusia është vetë gjithësia dhe nuk ka nevojë për askënd”.
Strategu uhtarak rus Aleksandër
Suvorov (1730-1800):
“Natyra ka krijuar të
vetmen Rusi. Ajo nuk ka kundërshtare. Ne jemi rusë, ne mposhtim gjithçka”.
Vladimir Putin (1952):
“Rusia nuk ka kufij”.
Ja cilët janë dhe si janë shprehur katër
personalitetet që përmenden në titullin e këtij shkrimi. Vlerësimet e tyre janë
botuar në faqen e internetit “Adskije Novosti” të datës 19 shkurt 2015, ku
përfshihet një material voluminoz, me titull “Citate dhe aforizma për Rusinë
dhe për rusët”.
Astolf de Kysten
(Astolphe de Custine - 1790-1857), aristokrat, shkrimtar francez, udhëtar. Është autor i shprehjes frazeologjike “burgu
i popujve”, e cila pati hyrë në qarkullim në mesin e shek.
XIX. Si kuptim kryesor i saj, pati shërbyer përfytyrimi stereotip i perandorisë
ruse, si një shtet i prapambetur diktatorial. Në vitin 1839, ai pati
vizituar Rusinë me ftesë të perandorit Nikollaj I (1796-1855). Nisur
nga bindjet e veta politike (konservatorizmi, monarkizmi dhe klerikalizmi), ai
qe pritur në oborrin rus dhe në qarqet më të larta të shoqërisë ruse. Shënimet
e tij të udhëtimit, me titull “La Russie en 1839” (Rusia në vitin 1839), qenë botuar për herë të parë në Paris në
vitin 1843, duke shkaktuar një stuhi kritikash dhe reagimesh
kontradiktore në mjediset e inteligjencies ruse, si në radhët e simpatizantëve
të Perëndimit, ashtu edhe të sllavianofilëve. Autori i këtyre shënimeve, Rusinë
e shek. XIX, me një sarkazëm therës, e përshkruan si një vend kontrastesh, Në
morinë e vërejtjeve kritike të planit të përgjithshëm për natyrën mashtruese të
fasadës ruse, për arbitraritetin e autoriteteve, për mangësitë e theksuara të
sistemit gjyqësor etj., autori nxjerr mirë në pah gjendjen e mjeruar të të
gjithë popujve nën sundimin e perandorit rus dhe mungesën e shoqërisë civile. “Sado
e pafundme që është kjo perandori, thekson ai, ajo s’është gjë tjetër, veçse
një burg popujsh, çelësat e të cilit i mban perandori”.
Në veprën e lartpërmendur të autorit francez, janë mjaft mbresëlënëse disa
shprehje me vlera aforistike, të renditura në vijim, të cilat zbulojnë
psikologjinë prej skllavi të popullit rus:
“Secili mundohet ta maskojë të keqen para
pushtetarit dhe të reklamojë të mirën”.
“Të pasurit këtu nuk janë bashkëqytetarë
me njerëzit e varfër”.
“Në Rusi, çdo sundimtar vlerësohet si një
perëndi, çdo femër monarke vlerësohet si Artemida dhe Kleopatra”.
“Rusia është vendi i memecëve”.
Ja si është shprehur ai:
“Në shpirtin e popullit
rus zien një pasion i fuqishëm, i papërmbajtur, për pushtimin e vendeve të
huaja - njëri nga ato pasione ky, që shpërthen në shpirtin e popujve të shtypur
dhe që ushqehet vetëm me fatkeqësinë mbarëpopullore. Një komb ky agresiv nga
natyra, i babëzitur për shkak të derteve që ka hequr, për shkak të poshtërimit
që ka pësuar në vendin e vet më parë, kërkon të realizojë në jetë ëndrrën e vet
për një pushtet tiranik mbi popujt e tjerë. Gjendja pritëse për lavdi dhe për
pasuri ia largon vëmendjen nga çnderimi që po përjeton. Një skllav që tërhiqet
zvarrë, ëndërron për sundimin e botës, me shpresën se do ta lajë nga vetja
damkën e turpit të heqjes dorë nga çdolloj lirie shoqërore dhe personale”.
Ivan Shmelov (1873-1950), shkrimtar, publicist dhe
mendimtar rus. Në vitin 1920, kur
ushtria e kuqe pati pushtuar gadishullin e Krimesë, autoritetet sovjetike i
arrestuan të birin, Sergein, ish-oficer i ushtrisë cariste, i cili nuk kishte
kryer kurrfarë krimi dhe madje kishte shprehur dëshirën t’i shërbente pushtetit
sovjetik. Por autoritete sovjetike e pushkatuan. Vrasja e të birit, terrori i
kuq, uria e tmerrshme që pllakosi Krimenë nën sundimin e bolshevikëve, i
shkaktuan Shmelovit një depresion shumë të rëndë shpirtëror. Në vitin 1922 ai e
braktisi përfundimisht Rusinë sovjetike dhe u nis fillimisht drejt Berlinit dhe
mandej kaloi në Paris, ku jetoi deri sa ndërroi jetë. Në Paris, në vitin 1923,
botoi epopenë me titull “Dielli i të vdekurve”, e cila e bëri të njohur në
mbarë Evropën:
“Rusët
janë një popull që e urren lirinë dhe hyjnizon skllavërinë, i ka qejf prangat
në duart dhe në këmbët e veta, i do despotët e vet gjakatarë, nuk ka ndjesi për
kurrfarë bukurie, është i pistë fizikisht dhe moralisht, gjatë qindravjeçarëve
jeton në errësirë, në obskurantizëm dhe nuk ka marrë as mundimin më të vogël
për diçka njerëzore, por ama gjithmonë është i gatshëm t’i skllavërojë, t’i
shtypë të gjithë pa përjashtim, mbarë botën. Ky nuk është popull, por një
mallkim historik i njerëzimit”.
Xhohar Dudajev
(1944-1996), ish-Presidenti i parë i Republikës së Çeçenisë, në një intervistë të vitit
1995, i ka bërë “rezonancën magnetike” popullit rus. Nga ajo intervistë bëhet e
qartë se ç’është populli rus, pre e shartimit me të cilin kanë rënë popujt e
kombësive të tjera. Në vijim teksti i intervistës:
“I vetmi, ndoshta, popull
mbi Tokë, i cili nuk beson në asgjë, që është pa botë shpirtërore, pa moral dhe
që ka mbetur prapa nivelit të zhvillimit të njerëzimit, një popull i pashpresë
për një kohë të gjatë, është populli rus. Nuk ka kurrfarë besimi, asnjë besimi
nuk i nënshtrohet, nuk është i prirur për kurrfarë bote shpirtërore, nuk njeh
kurrfarë normash sjelljeje, kurrfarë morali. Dhe kjo, për fatkeqësinë e madhe
po të vetë popullit rus, vihet re në një masë të konsiderueshme. Për këtë që po
ndodh, Çeçenia shërben vetëm si pretekst. Por në thelb, ky është tipari
themelor i karakterit të popullit rus, i një populli të sëmurë nga rusizmi, i
një populli që udhëhiqet nga ideologjia e urrejtjes. Por për një gjë të tillë
ai duhet ta pësojë. Popullin rus e presin prova shumë të rënda dhe parashikimet
janë ogurzeza. Mungojnë idetë, idetë e komunizmit, e socializmit, e krijimit të
mundësive të ndryshme, rezultuan si flluska sapuni. Dhe kjo për arsye se
gjithçka qe krijuar mbi bazën e rusizmit. Por përderisa mungojnë idetë, atëherë
nuk mund të ketë një shtet juridik rus. Mungon legjitimiteti i vetë shtetit,
nuk ekziston kurrfarë dege e pushtetit. Atëherë, kur mungojnë idetë, kur mungon
legjitimiteti i shtetit dhe i degëve të pushtetit të tij, do të thotë se nuk ka
vend për politikën, as për atë të brendshmen, as për atë të jashtmen. Në këto
kushte, kur mungon komponenti i tretë, nuk ka vend as për ideologjinë. Për
pasojë, mungojnë motivet, mungon stimuli. Këtu merr fund perspektiva. Kjo është
njëra rrugë. Rruga tjetër e zhvillimit, e qytetërimit të njerëzimit, është bota
shpirtërore. Rusi nuk është besimtar as i Krishtit, as i Muhametit, as i Budës,
ai nuk beson në asgjë. Por që i tërë populli të bëhet me botë shpirtërore, për
këtë duhet punuar derisa të kalojnë, minimumi, tre breza. Por edhe kjo rrugë
është e mbyllur. Tani po përpiqen politika, ideologët, për të zgjedhur një
rrugë të tretë - ky është sllavianizimi, bashkimi mbi bazë sllaviane. Por edhe
nga kjo përpjekje, gjithashtu, nuk do të rezultojë asgjë, sepse komponenti
kryesor përbërës i sllavianizimit - ukrainasit - nuk do të pajtohen kurrë me
rusifikimin dhe me rusizmin… Popujt e ish-Bashkimit Sovjetik, të Rusisë së
sotme ose të ndonjë aleance të ardhshme me Rusinë, janë të sëmurë nga rusizmi.
Madje duhet theksuar se kjo është një sëmundje kronike shumë e rëndë dhe shumë
e rrezikshme. Rusizmi është më i tmerrshëm se fashizmi, se nazizmi, se të
gjitha ideologjitë e urrejtjes së njeriut për njeriun”.
Igor Shestkov (1956),
shkrimtar rus. Në vitin 1990 emigroi familjarisht në Gjermani, anëtar i Lidhjes së
shkrimtarëve gjermanë që prej vitit 2009. Është nënshkrues i thirrjes “Të
ndalohet agresioni” të shkrimtarëve-emigrantë rusë, të publikuar më 12 gusht
2008. E ka dënuar ashpër luftën agresive të Rusisë fashiste kundër
Ukrainës:
“Gabojnë ata që mendojnë
se Rusinë putiniste e pret një edukim trishtues në periferitë e Evropës, një
degradim gradual dhe një shpërbërje e ngadaltë. Gabojnë edhe ata që arsyetojnë
se Rusia rrezikon shumë që pas shtatë ose dhjetë vjetësh të përfundojë në një
krizë të tmerrshme, nga e cila nuk do të shpëtojë dot, një krizë kjo, e
provokuar nga rënia e menjëherëshme e çmimit të naftës. Të gjitha këto rreziqe
s’janë asgjë përpara një lufte të ardhshme, pikërisht të një lufte, në kuptimin
e përmasave të gjera të një konflikti të përgjakshëm ushtarak, në përfundim të
të cilit Rusia do të ndahet në zona okupimi midis NATO-s, Kinës, Japonisë dhe
paqeruajtësve turq në Kaukaz. Me këtë rast, në zonën e okupimit të NATO-s - në
pjesën evropiane të Federatës Ruse - do të realizohet deputinizimi i
detyrueshëm, sipas tipit të denacifikimit gjerman pas fitores së aleatëve në
Luftën e dytë botërore, do të kryhen reforma dhe do të krijohen institucionet e
domosdoshme për një shtet të ri demokratik kombëtar rus. Territoret që do të
kalojnë në zonat e okupimit kinez, turk, japonez, do të jenë të humbura
përgjithmonë për shtetin e ri rus”.
Kaliforni, 02 korrik 2024
Ndarja e aktores Alice Evans nga aktori Ioan Gruffudd, ka marrë një tjetër kthesë shokuese, pasi ajo akuzoi ish-bashkëshortin e saj se nuk ka paguar asnjë mbështetje për fëmijët që nga maji.
Ndarja e aktores Alice Evans nga aktori Ioan Gruffudd, ka marrë një tjetër kthesë shokuese, pasi ajo akuzoi ish-bashkëshortin e saj se nuk ka paguar asnjë mbështetje për fëmijët që nga maji.
Ajo pretendon se është në gjendje të keqe financiare, saqë nuk mund të paguajë dot as për fëmijët e saj, teksa Gruffudd vijon turin për filmin “Bad Boys: Ride or Die”.
“Daily Mail” ka zbuluar dosjet me dëshminë e Evans në gjyqin për divorcin nga aktori 50-vjeçar.
“Ioan nuk i ka telefonuar fëmijëve apo nuk u ka kthyer mesazhet e tyre që nga maji i vitit 2023”, thotë Evans. Ajo shton: “Fëmijët kanë mbetur në harresë dhe janë krejtësisht të hutuar se kur ose nëse do ta shohin sërish të atin”.
“Ndërsa unë po mundohem të vendos ushqimin në tavolinë për fëmijët, Ioan po bën xhiro nëpër botë, blen Rolex dhe unaza të shtrenjta për të fejuarën e tij”, shprehet Evans në dokumente.
Pas ndarjes nga Alice, Ioan u lidh me Bianca Wallace, teksa para disa muajsh njoftuan se do të martoheshin.
151 referime penale në prokurori për 240 punonjës të strukturave të ndryshme nga policia e shtetit, garda e republikës dhe punonjësit zjarrfikës.
Një inspektor i komisariatit nr. 5 në Kamëz u vu në pranga pasditen e kësaj të hëne, pasi u përfshi në një aksident në aksin Torovicë – Balldre dhe rezultoi se drejtonte makinën në gjendje të dehur.
Për 6 muajt e parë të këtij viti rezulton se në anën e kundër të ligjit kanë qenë 38 punonjës të strukturave të ndryshme të policisë të cilët janë arrestuar në flagrancë, ndaluar ose janë lënë në mase sigurie ndaluese. Rezulton se në 55% të rasteve të shqyrtuara nga AMP kanë qenë për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Po ashtu Top Channel mëson se janë kryer 151 referime penale në prokurori për 240 punonjës të strukturave të ndryshme nga policia e shtetit, garda e republikës dhe punonjësit zjarrfikës.
Mes të arrestuarve këtë vit është dhe Drejtor i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Ervin Muça, i cili u vu në pranga në prill të këtij viti si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Hyrje e paautorizuar kompjuterike”.
Një hetim tjetër vuri në pranga 8 punonjës policie në Rinas pasi merrnin para për të kaluar persona të cilëve u ndalohej hyrja në zonën Shengen apo kalonin të mitur pa prokurën e njërit prind. Një tjetër rast ka qenë në Fier, ku një punonjës policie në Patos kishte përshtatur lokalin e tij për të shitur drogë, ndërsa në komisariatin nr 4 në Tiranë pak jave më parë u arrestuan 2 policë ku njëri njoftoi të afërmit se po hetoheshin për një parcelë kanabis ndërsa tjetri mori 500 mijë lekë për të lehtësuar situatën penale të një personi të kallëzuar për kanosje. Në Korçë u vu në pranga një eksperti i policisë shkencore Fatmir Balaj pasi kishte zvendesuar një usb e cila ishte provë për hetimin e një skeme mashtruese nga një call centre.
Vdiç akademik prof.Fatos Mehdi Daci ,historiani dhe "mjeshtri i madh" i Dibrës
Me dhimbje të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Fatos Mehdi Dacit , gazetari, historiani dhe Mjeshtri i Madh, një prej figurave më të shq...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...