Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/07/09

Shfaqet Murtaja e Zezë që vrau 25 milionë njerëz në mesjetë

 


Bakteret e murtajës zakonisht transmetohen nga brejtësit dhe pleshtat te njerëzit duke kafshuar, prekur ose gërvishtur lëkurën e kafshëve të infektuara.

Në Kolorado, konkretisht në kontenë Pueblo, 118 milje në jug të Denverit, është raportuar një rast i ri i murtajës njerëzore.

Autoritetet shëndetësore amerikane deri më tani nuk kanë bërë të ditur gjendjen e pacientit dhe se si është infektuar, por paralajmërojnë se bëhet fjalë për një sëmundje potencialisht fatale që transmetohet nga brejtësit dhe pleshtat dhe në mesjetë ka vrarë miliona njerëz.

Sipas të dhënave nga shërbimet epidemiologjike në SHBA, gjashtëmbëdhjetë persona kanë vdekur nga murtaja në 20 vjet, ndërsa viktima e fundit është regjistruar vitin e kaluar në jugperëndim të Kolorados.

Në të vërtetë, murtaja te njerëzit është shumë e rrallë, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), me një mesatare prej shtatë rastesh të infeksionit në vit. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) regjistron 1,000 deri në 2,000 raste të murtajës çdo vit, kryesisht në zonat rurale të Afrikës, Azisë, Amerikës së Jugut dhe SHBA. Simptomat përfshijnë fillimin e papritur të etheve dhe të dridhurave, dhimbje koke të forta, dhimbje muskujsh, të përzier, të vjella dhe ënjtje të nyjeve limfatike.

Bakteret e murtajës zakonisht transmetohen nga brejtësit dhe pleshtat te njerëzit duke kafshuar, prekur ose gërvishtur lëkurën e kafshëve të infektuara. Mund të transmetohet edhe te njerëzit nëse thithin pika të pështymës nga një person ose kafshë e infektuar.”Ne këshillojmë qytetarët që të mbrojnë veten dhe kafshët e tyre nga murtaja,” tha zyrtarja e Departamentit të Shëndetësisë në Puebla, Alicia Solis .

Kjo është arsyeja pse zyrtarët shëndetësorë rekomandojnë që banorët të mbrojnë shtëpitë e tyre nga brejtësit dhe të shmangin kontaktin me kafshët e ngordhura. Për shembull, kafshët shtëpiake duhet të trajtohen rregullisht kundër pleshtave dhe të mbahen në ambiente të mbyllura ose me zinxhir. Gjithashtu, infeksionet e pleshtave te kafshët shtëpiake duhet të trajtohen menjëherë dhe të dërgohen te veterineri nëse ato sëmuren.

Vlerësohet se murtaja, ose Vdekja e Zezë, vrau 25 milionë njerëz në Evropë në mesin e shekullit të 14-të. Prej kohësh besohej se transmetohej nga minjtë, derisa një raport i vitit 2018 nga Universitetet e Oslos dhe Ferrarit zbuloi se morrat dhe pleshtat ishin kryesisht përgjegjës për përhapjen e sëmundjes te njerëzit.

Sëmundja mund të prekë njerëz të të gjitha moshave, por rreth gjysma e rasteve përfshijnë pacientë midis moshës 12 dhe 45 vjeç, sipas CDC. Nëse nuk trajtohet, murtaja ka një shkallë vdekshmërie prej 30 deri në 60 përqind, por ato numra të zinj bien në më pak se pesë përqind nëse sëmundja zbulohet herët dhe trajtohet me antibiotikë.

Temperaturat në “Luginën e Vdekjes” deri në 54 gradë. – SHBA goditet nga një valë përvëluese të nxehti

 


Një valë e ngadaltë të nxehti, shoqëruar potencialisht me temperatura rekord po përhapet në të gjithë pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara, njoftoi Shërbimi Kombëtar i Meteorologjik.

Rajonet juglindore dhe ato në qendër të vendit po përballen gjithashtu me një valë nxehtësi e lagështire që pritet të zgjasë.

Në kontenë Maricopa të shtetit të Arizonës, që përfshin qytetin Phoenix, këtë vit janë konfirmuar të paktën 13 raste vdekjesh të lidhura me të nxehtin, ndërsa janë nën hetim edhe 160 vdekje të tjera, të dyshuara nga nxehtësia, sipas një raporti më të fundit.

Raporti nuk përfshin vdekjen e një djali 10-vjeçar në fillim të kësaj jave në Phoenix, i cili pësoi një “incident mjekësor të lidhur me të nxehtin” ndërsa po shëtiste me familjen e tij në një prej parqeve të qarkut, njoftoi departamenti i policisë.

Ndërkohë sipas parashikimeve temperaturat në atë që njihet si Lugina e Vdekjes në Kaliforni mund të arrijnë deri në 53.8 gradë Celsius gjatë ditës së dielë dhe më pas rreth 54.44 gradë Celcius deri të mërkurën.

Rekordi zyrtar botëror për temperaturën më të nxehtë të regjistruar në Tokë është shënuar po në Luginën e Vdekjes prej 56.67 gradë Celcius në korrik të 1913, por disa ekspertë i kundërshtojnë të dhënat dhe thonë se rekordi i vërtetë është prej 54.44 gradë Celcius, i regjistruar në korrik të vitit 2021.

Shkencëtarët zbulojnë pikturën 51.200 vjeçare

 


Shembulli më i vjetër i artit figurativ të shpellave është zbuluar në ishullin indonezian Sulaesi nga shkencëtarë australianë dhe indonezianë.

Piktura e një derri të egër dhe tre figurave të ngjashme me njeriun është të paktën 51,200 vjet e vjetër, më shumë se 5,000 vjet më e vjetër se arti i mëparshëm më i vjetër i shpellës.

Sipas ekspertëve, zbulimi tregon se njerëzit asokohe  kishin aftësinë për të menduar në terma abstrakte.

Këto piktura  përfaqësojnë një evolucion në proceset e mendimit në specien tonë që i dhanë fill artit dhe shkencës.

Prof Adam Brumm nga Universiteti Griffith tha se zbulimet më të fundit të artit të shpellave indoneziane hedhin dritë të re mbi rolin e rëndësishëm të tregimit në historinë e artit.

“Vlen të përmendet se arti më i vjetër i shpellave që kemi gjetur deri më tani në Sulaëesi përbëhet nga skena të dallueshme: domethënë, piktura që përshkruajnë njerëzit dhe kafshët duke ndërvepruar në atë mënyrë që ne mund të nxjerrim përfundimin se artisti synon të komunikojë një rrëfim të një lloji-një histori”, tha ai.

Policia e Kosovës jep detaje për aksionin në Pejë dhe Ferizaj

Policia e Kosovës, respektivisht Departamenti i Hetimeve, përmes Drejtorive kompetente dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, në vazhdën e parandalimit dhe luftimit të veprave penale, theks të veçantë po i kushton luftë së pakompromis kundër krimit të organizuar, krimit ekonomik dhe korrupsionit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Gjatë ditë së sotme, nga ky fushëveprim në dy rajone të ndryshme, janë realizuar dy operacione policore, ku në dy raste të ndara janë arrestuar pesë persona të dyshuar, si dhe janë sekuestruar dëshmi relevante për proceduar të mëtejme ligjore. Në rastin e parë, më 09.07.2024, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim edhe me Hetimet Rajonale në Pejë, kanë arrestuar një person të dyshuar, nën dyshimin se i njëjti ka konsumuar veprat penale ‘Fajde’ nga neni 331 dhe ‘Detyrim’ nga neni 328 i KPRK-së. Njësitë e lartcekura policore, në koordinim edhe me Prokurorinë Themelore në Pejë, pas dyshimeve se janë kryer veprat e lartcekura, të njëjtën ditë kanë realizuar një operacion policor, me ç’rast është arrestuar në flagrancë i dyshuari i lartcekur, i cili dyshohet se në vazhdimësi, përmes presionit dhe kërcënimeve, e ka detyruar viktimën të veprojë në dëm të pasurisë së tij, duke paguar norma të interesit si fajde. Gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit, janë sekuestruar dëshmi të cilat do të përdoren në procedurë penale ndaj personit të dyshuar, derisa i njëjti lidhur me rastin, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Në rastin tjetër, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së shumë veprimeve hetimore për një kohë, si dhe duke aplikuar edhe masa të veçanta të hetimit është arritur të sigurohen dëshmi/prova të mjaftueshme se: i dyshuari me iniciale A.P., me profesion mjek-veterinar, dhe pronar i Operatorit Ekonomik-Ambulanca veterinare private – fitues i pesë tenderëve, në pesë komuna të ndryshme, për trajtimin e qenve endacakë, gjatë trajtimit të tyre, për periudhën kohore gusht-tetor 2023, në cilësinë e mjekut veterinar, si person përgjegjës, qëllimisht ka shkelur detyrimet qe kanë dalë nga kontrata. Konkretisht, në hospitalizimin pas intervenimit, duke paraqitur të dhëna të rreme; duke shtuar numrin e qenve të trajtuar në regjistrat e dorëzuar tek Autoriteti Kontraktues, duke mos paraqitur rastet e ngordhjes se kafshëve, duke mbajtur të fshehur për autoritetet kontraktuese, me qëllim të përfitimit për vete apo personave tjerë; gjithashtu, nuk ka përfillur procedurat ligjore, ku paraprakisht është dashur të marrë aprovimin nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, për plotësimin e kushteve për të operuar si ambulancë dhe strehimore për qenët endacakë, ku sipas raportit të inspektoreve të AUV-it, nuk ka plotësuar kushtet për të operuar, ku rrjedhimisht edhe iu kishte ndaluar operimi, deri në plotësimin e kushteve të kërkuara. Ndërsa, ekziston dyshimi i arsyeshëm se të dyshuarit tjerë me iniciale A.P. ; I.H. dhe SH.M., në cilësinë e punëtorëve të dyshuarit të parë, gjatë periudhës kohore gusht-tetor të vitit 2023, duke operuar në bashkëkryerje, gjatë kryerjes së procedurave të trajtimit të kafshëve: kapjes, sjelljes, akomodimit në strehimore dhe dërgimit në destinacionin e kapjes, me veprim kanë keqtrajtuar kafshët duke iu shkaktuar vuajtje dhe dhembje apo shqetësime të rënda në atë shkallë apo rrethanë të cilat janë të tepruara dhe të panevojshme. Me këtë rast i dyshuari i lartcekur me iniciale A.P. dyshohet të ketë kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” nga neni 415 i KPRK-së, ndërsa të dyshuarit me iniciale I.H.; A.P. dhe Sh.M., kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve”, nga neni 346 i KPRK-së. Sot me datë 09.07.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarve të sipër cekur dhe të njëjtit janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, të caktuar sipas detyrës zyrtare. Pas intervistimit, me Aktvendim të Prokurorit, të dyshuari janë ndaluar për 48 orë. Të gjitha veprimet hetimore kanë qenë të koordinuara me Prokurorin e rastit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ,pse e duartrokiti presidenten prof.dr.Vjosa Osmani

 Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbajtur sot një fjalim në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në kuadër të Samitit të NATO-s, ku ka qenë e ftuar edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.




Blinken në fjalën e tij e ka falënderuar presidenten e Kosovës duke thënë se ka qenë vendimtare për të filluar me këtë nismë për gratë, sigurinë dhe paqen.

“Jemi të lumtur që e kemi presidenten Osmani këtu. Presidentja Osmani ishte vendimtare në lansimin e kësaj inicaitive.”, ka thënë Blinken në fjalën e tij

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar në Washington në forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në kuadër të Samitit të NATO-s.

Shefja e shtetit sot ka publikuar një fotografi bashkë me Sekretarin Blinken, të cilin e ka falënderuar për pritjen dhe diskutimin e mbajtur në kuadër të forumit.

Osmani ka thënë se aleanca me SHBA është gurthemel për stabilitetin dhe për të ardhmen globale.

“Aleanca me SHBA-të nuk është vetëm një dëshmi e vlerave dhe parimeve tona të përbashkëta demokratike, por edhe një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global”, ka shkruar Osmani.


Kina, Rusia dhe Irani janë “fuqitë e reja të boshtit.

Në afro pesë vite kohë Britania e Madhe dhe NATO duhet të përgatiten për luftë. Paralajmërimi i frikshëm vjen nga ish-gjenerali i ushtrisë britanike Patrick Sanders, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Kreu i Ushtrisë Britanike i cili ka qenë në krye të forcave të armatosura britanike për afro dy vite, paralajmëroi se Britania ndodhet tani në “momentin e saj më të rrezikshëm” që nga viti 1945. Gjenerali Sir Patrick tha për Times se Kina, Rusia dhe Irani janë “fuqitë e reja të boshtit”.

“Këto vende janë më shumë se një kërcënim, madje më shumë se Adolf Hitleri në vitin 1939. Ato janë më të ndërvarura dhe më të lidhura se sa ishin fuqitë e boshtit fillestar. Forcat e armatosura të Mbretërisë së Bashkuar janë të forta në disa fusha, si siguria kibernetike, por ne jemi gjithashtu të dobët në të tjera si “sabotazhi” dhe “kërcënimet terroriste”.

Rreziku i një luftë të ardhshme të madhe, do të jetë tema qendrore e Samitit të NATO në Uashington.

Lufta e ashpër Ukrainë-Rusi do të mbizotërojë bisedat private midis liderëve të 32 vendeve anëtare të NATO-s, të cilët kanë një agjendë të plotë të fokusuar në ndihmën ushtarake dhe financiare për Ukrainën dhe duke ofruar një rrugë drejt anëtarësimit eventual në NATO për Kievin.

Ukraina është vendi i cili dëshiron të bashkohet me NATO-n për të shmangur sulmet e mëtejshme të ardhshme nga Rusia, por vendet kandidate duhet të miratohen nga të gjithë anëtarët e aleancës, disa prej të cilëve janë të kujdesshëm për të provokuar një luftë të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Moska e sheh NATO-n si një mjet për dominimin e SHBA-së dhe e ka akuzuar aleancën për kthimin në një mentalitet të Luftës së Ftohtë.

Nga ana e tyre, zyrtarët amerikanë kanë thënë se samiti do t’i ofrojë Ukrainës një “urë drejt anëtarësimit”, e cila do të përfshijë përpjekjen e re të NATO-s për të koordinuar furnizimet me armë dhe trajnimin e personelit ushtarak. 

Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley ark: Vuçiq mund të veprojë në Kosovë si Putini në Ukrainë


Clark: Vuçiq mund të veprojë në Kosovë si Putini në Ukrainë


Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, ka thënë gjatë një interviste në CNN se nëse ka problem në Ukrainë, mund të vijë problemi edhe në Ballkan. Kjo pasi ai ka thënë se Serbia është dora e Rusisë në Ballkanin Perëndimor. 
Ai dha një intervistë bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se “Serbia dhe Rusia imitojnë njëra tjetrën”.

 Në të njëjtën linjë ishte Clark, duke thënë se presidenti serb Aleksandër Vuçiq, përkundër se përdor dy anët, perëndimin e Rusinë, ai në një moment dëshiron ta bëjë atë që presidenti rus Vladimir Putin po bën në Ukrainë. 

 “Dora e Rusisë ndihet në Ballkan, Serbia është dora e Rusisë në Ballkan dhe i shërben interesave të Rusisë. 

Aleksandër Vuçiq është i mençur, dëshiron të duket sikur po luan në dy anët, por kur të vjen koha ai do të bëjë atë që do Vladimir  Putini që ai të bëjë”, ka thënë ai.

 “.Kemi parë shumë dhunë, vrasje në 30 vjetët e fundit dhe kemi menduar se NATO-ja e ka ndaluar, por nëse ka probleme në Ukrainë ai problem do të vijë në Ballkan dhe liderë, si kryeministri Albin  Kurti, duhet të përballen me të”, ka thënë ndër tjerash gjnerali amerikan Wesli Clark.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...