2024-10-30

Tronditet Shkodra, edhe një kalimtare mes viktimave pas shkëmbimit të zjarrit mes dy grupeve kriminale

 Dy të vrarë dhe dy të plagosur rëndë. Ky është bilanci i fundit i atentatit të ndodhur në Shkodër në zonën e Dobraçit.

Viktima mësohet se kanë mbetur vëllai i Ibrahim Licit dhe është plagosur rëndë Arlind Bushati.

Ka humbur jetën një kalimtare e rastit dhe është plagosur rëndë një tjetër kalimtare e rastit.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në lagjen Dobraç të Shkodrës.

DETAJE/ Tronditet Shkodra, edhe një kalimtare mes viktimave pas

Sipas raportimeve të para dyshohet se në shënjestër ishin anëtarë të fisit Lici në Shkodër. Ibrahim Lici (në foto) është i akuzuar për vrasjen e Endri Mustafës, dhe për konfliktin me fisin Bajri në Shkodër. Ibrahim Lici u arrestua në Turqi, në shkurt të këtij viti pas kërkesës së Interpol Tirana.

Atentati në Shkodër, i plagosur rëndë djali i ish-kandidatit të PD për bashkinë! Një muaj më parë denoncoi në polici kërcënimin me armë

 

Atentati në Shkodër, i plagosur rëndë djali i ish-kandidatit

Nga ngjarja e rëndë ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, bilanci paraprak është 2 të vdekur dhe 2 të plagosur në gjendje të rëndë.

Mes të plagosurve është edhe Arlin Bushati, i biri i Xhemal Bushatit pjesë e grupit Basha që më zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022, kandidoi për PD-në e Bashës për bashkinë e Shkodrës.
Arlind Bushati një muaj më parë denoncoi në polici se është kërcënuar me armë zjarri në pedonalen e Shkodrës. Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e 10 tetorit, ku sipas denoncimit të 32 vjeçarit në polici, dy persona të paidentifikuar i kanë drejtuar armën në afërsi të një lokali në pedonalen e Shkodrës.
Sot ndaj tij dhe ndaj Hamza Lici u qëllua me breshëri plumbash në lagjen Dobraç.

Nga ngjarja dy automjete dyshohet se kanë zënë në pritë Hamza Licin, vëllanë e Ibrahim Licit, një personazh i njohur në botën e krimit.

Raportohet se mes dy grupeve pati shkëmbim zjarri, ndërsa Lici nuk mundi t’u mbijetojë plagëve. Lici ka qenë duke lëvizur me një mjet S Class me targa kroate.

I ekzekutuan sot vëllanë, kush është Ibrahim Lici! Saga e hakmarrjes me Bajrët dhe Bilalët

 

I ekzekutuan sot vëllanë, kush është Ibrahim Lici! Saga e

Dy të vrarë dhe dy të plagosur! Ky është bilanci i një atentati mafioz që tronditi Shkodrën pasditen e sotme, 30 tetor 2024.

Viktimë mbeti Hamza Lici, i cili dyshohet se ishte dhe shënjestra e atentatit. Lici është vëllai i Ibrahim Licit, i cili është një emër i njohur në botën e krimit.

Në makinën tip “Benz” me të cilën udhëtonte Hamza Lici ndodhej edhe Arlind Bushati, i cili është qëlluar me plumb në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Bushati është djali i Xhemal Bushatit, ish-kandidatit për bashkinë e Shkodrës në vitin 2023 në listën e Lulzim Bashës.

Viktimë mbeti edhe Flutra Basha, kalimtare e rastit e cila po udhëtonte me bashkëshortin e saj Bashkim Basha me motomjet në momentin që ndodhi ngjajra. Shoferi i “Benzit” humbi kontrollin dhe përplasi motoçikletën e bashkëshortëve. Bashkim Basha mbeti i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Ibrahim Lici akuzohet për vrasjen e Endri Mustafës në maj të vitit 2021.

Në 13 shkurt të këtij viti, ai u arrestua në Turqi, por disa javë më vonë ai u la i lirë nga autoritetet turke si pasojë e mungesës së marrëveshjes së ekstradimit drejt vendit tonë.

Hamzai, viktima e sotme, foli nga Turqia, duke thënë se i vëllai ishte i pafajshëm. Por konfliktet mes grupeve vijuan.

Akuzat ndaj Ibrahim Licit  u ngritën pas dëshmisë së 15 vjeçarit, Ergys Malja. Fillimisht Malja, ka treguar se ishte ai që kishte nxjerrë nga shtëpia Endri Mustafën dhe së bashku ishin drejtuar në zonën e quajtur “Gropat e Eskavatorit”. Sipas 15-vjeçarit, papritur i ka dalë në rrugë, Ibrahim Lici me një motor, i cili e ka qëlluar me pistoletë, Endri Mustafën, duke e lënë të vdekur në vend. Ndërsa vetë i mituri Ergys Malja, ka treguar se është larguar me vrap duke mundur të shpëtojë, shkruan Vizionplus.tv.

Vetëm një javë pas krimit të rëndë, policia arrestoi Ergys Maljan si bashkëpunëtor në këtë vrasje. Fillimisht Malja, u dënua me 24 vite burgim nga gjykata e Shkodrës, por për shkak të moshës, dënimi i tij u reduktuar, duke u dënuar përfundimisht me 12 vjet heqje lirie.

Lici nga arratia ka mohuar të gjitha akuzat, madje ai ka pretenduar se ditën e ngjarjes ka qenë në Tiranë në shoqërinë e shokëve dhe një vajze.

31-vjeçari Ibrahim Lici është dhe i dyshuari kryesor i vrasjes së dy vëllezërve Bilali në Shkodër.  Astrit dhe Brahim Bilali, më 30 mars 2019, u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi në portën e shtëpisë. Ngjarja u hetua si përplasje mes bandave rivale në Shkodër.

Astrit Bilali, i cili mbetur i vdekur së bashku me të vëllanë e tij, është babai i Astmer Bilalit, ish kampionit të boksit  i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër.

Lidhja e Endri Mustafës dhe Astmer Bilalit

I ndjeri Endri Mustafa dhe Astmer Bilali kanë qenë shokë me njëri-tjetrin dhe bashkëpunëtorë në disa ngjarje kriminale. Në vitin 2016, Endri Mustafa ra në prangat e policisë pasi u akuzua për një grabitje me armë zjarri. Lidhur me këtë ngjarje aso kohe u shpall në kërkim edhe Astmer Bilali.

Si nisen përplasjet mes fiseve Lici dhe Bajri dhe saga e përgjakshme që nga 2018

Përplasja mes fiseve Lici dhe Bajri në Shkodër, ka regjistruar disa viktima.

Gjithçka dyshohet se ka nisur që prej atentatit në janar të 2018 ndaj biznesmenit Lulzim Kulla.

Shpërthimi i telekomanduar shkaktoi tetë persona të plagosur, mes të cilëve dhe Kulla. Më 18 qershor, u vra në servisin e tij teksa po riparonte brava makinash shtetasi Mehdi Kavaja, vrasje e dyshuar për hakmarrje.

Ende ajo ngjarje është pa autor, ndërsa riparuesi i bravave u qëllua me plumb në kokë, duke mbetur i vdekur në vend.

Më 15 korrik të vitit të 2018, poshtë banesës që kishin me qira ekzekutohen çifti Boran Bërçana, ish-polic dhe Silvi Ndoci, ndërsa bashkë me ata në makinë ndodhej edhe fëmija 3 vjeç, që u shpëtoi mrekullisht plumbave, shkruan Vizionplus.tv.

Ish-polici Bërçana dyshohej se kishte lidhje me grupin Bajri dhe po ashtu ish-polici Bërçana dyshohej se kishte lidhje në atentatin ndaj Lul Kullës në janarin e 2018-ës dhe vrasja dyshohet se është kryer nga fisi Lici në Shkodër, që kanë lidhje me Lul Kullën, duke qenë se është dhëndri i tyre.

Më 10 gusht të 2018-ës vritet Fatbardh Lici, pjesëtar i familjes Lici, vëllai i të fortit Sokol Lici dhe anëtarit të Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Mustaf Lici. Kjo vrasje dyshohet se erdhi si hakmarrje nga fisi Bajri, pas vrasjes së ish-policit Bërcana.

Më 23 gusht zhduken shtetasit Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa, nip dhe dajë, dhe ende sot nuk janë gjetur. Këta dy shtetas dyshohet se kishin lidhje me fisin Lici, ndërsa mendohet se pasi janë zhdukur, janë vrarë.

Pa kaluar shumë ditë, vjen vrasja e Arjan Ferracakut, i cili u qëllua teksa ndodhej me kalin e tij në zonën e Livadheve, më 1 shtator të vitit të 2018. Arjan Ferracaku, pak minuta para se të vritej, kishte komunikuar me Astrit Bilalin dhe ky i fundit e kishte thirrur që të dalë me kalë, pasi Astriti do shoqëronte disa turistë nga Kosova në Liqenin e Shkodrës.

Më 14 nëntor po 2018 vritet Fatos Ferracaku, kushëri i Arjan Ferracakut. Fatos Ferracaku u vra në mes të ditës, teksa po shiste peshk në lagjen “Rus”.

Më 20 mars 2019 ndodh një tjetër vrasje, teksa ekzekutohet me 20 plumba Ferdinand Polia, por që është një vrasje që është zbardhur nga Policia dhe nuk ekziston asnjë lidhje me përplasjet e grupeve Bajri-Lici, por me disa ngjarje të ndodhura në Itali, ku viktima ka qenë pjesë e një grupi kriminal atje, 9 vite më parë, shkruan Vizionplus.tv.

Në shtator të 2019, pas fillimit të serisë së krimeve, policia ndërhyri duke arrestuar anëtarët e dyshuar të grupit kriminal “Bajri”. 12 persona përfshi Astmer Bilalin, djali dhe nipi i viktimave të atentatit të së shtunës, u arrestuan në Shqipëri, Hollandë, Belgjikë e Spanjë.

Një nga viktimat e sotme, Hamza Lici, vëllai i Ibrahimit, i shtohet kësaj serie hakmarrëse të nisur prej shtatë vitesh

Mosbindje civile apo protestë politike e Partisë Demokratike?

 Tubimi i djeshëm  i militantëve të Partisë Demokratike, tregoi se përtej vështirësive në të cilët ndodhet opozita sot, për arsye që dihen, përsëri një popull opozitar ekziston ende dhe kjo parti e përfaqëson një pjesë të tij. Problemi qëndron se përpara kësaj proteste nga Partia Demokratike, lideri i saj Sali Berisha kanë tre vite pothuajse që premton që do të ketë një mosbindje civile për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës.

Le ta themi qartë dhe hapur, mosbindje civile nuk kishte. Mosbindje civile është një protestë ku populli e merr në dorë situatën dhe vepron ashtu sikurse ndodh në shumë vënde të tjera të botës demokratike. Nuk ishte gjithashtu një revoltë popullore, sepse nuk kishte një masivitet për ta quajtur të tillë. Protestuesit e sotshëm prisnin orientimet e deputetëve dhe indikacionet që ato jepnin. Ishte një protestë tërësisht politike dhe aspak mosbindje civile. Sigurisht një protestë për tu respektuar dhe dinjitoze, por gjithsesi një protestë politike si shumë protesta që janë organizuar gjatë tranzicionit shqiptar.

Fakt është që vetëm në Shqipëri ndodh që protestat organizohen nga partitë politike. Kjo është një karakteristikë tipike shqiptare. E për këtë arsye ato shpesh nuk sjellin asgjë. Thjesht tregojnë forcën e partive që protestojnë. Ka një mitizim të protestave politike në Shqipëri që shpesh herë fut në ankth dhe vetë ato se ç’të bëjnë me to. Shpesh herë ndodh që njerëzit mblidhen, ndezin disa zjarre dhe më pas nuk dijnë si të veprojnë. Dhe aq më tepër që pushteti i radhës nuk tregon aspak shqetësim për protestat politike. Kur proteston shoqëria civile apo kur ka mosbindje civile, atëherë qeveria fillon e shqetësohet dhe ato kanë ndikim në raport me pushtetin dhe objektivat e synuara.

Ç’është e vërteta Partia Demokratike në dekadën e fundit ka bërë shumë protesta, ka radikalizuar aksionin e saj deri në masa ekstreme si në djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale, por që i nuk i solli asnjë rezultat, përkundrazi.

Në këtë kuptim, kjo protestë ishte thjesht një protestë e Partisë Demokratike, si shumë të tjera. Protestat gjithmonë duhen respektuar, edhe nëse zhvillohen nga partitë politike, por atyre i duhet dhënë emri që u takon. Dhe kjo e sotmja ishte një protestë partiake dhe s’ka të bëjë fare me mosbindjen civile.

Kështu që mosbindjen civile Partia Demokratike duhet ta heqë nga fjalori i saj. Është një aksion që me të gjitha gjasat nuk ka fuqi ta bëjë dhe ta ndezë një gjë të tillë në masën e gjerë të popullit shqiptar. Ajo mund të organizojë militantët e saj, ti mbledhë ata, por kjo nuk ka lidhje me mosbindjen civile.

Është në dëm edhe të saj kur protestave partiake i vendos emra të tjerë si mosbindje civile. Sepse nësë dështon, humbet kredibilitet në sytë e opinionit publik. Mosbindja civile kërkon një ndërgjegje të lartë që nis nga qytetarët dhe përfshin dhe politikën. Aq më tepër kërkon tre vite për tu bërë. Ajo nuk injektohet nga një forcë politike. Kështu që asnjë gjë të re nuk kishte në protestën e sotshme. Ajo ishte si shumë të tjera të zhvillura nga partitë politike në 34 vite.

Përse progres-raporti i BE nuk flet për arrestime politike në Shqipëri?

Në mediat shqiptare sot është publikuar progres-raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2024. Ky progres raport hedh poshtë të gjitha pretendimet e opozitës shqiptare se në Shqipëri Drejtësia po përdoret për të sulmuar opozitën duke arrestuar liderët e saj. Në asnjë rresht, në asnjë pjesë të saj, në mënyrë direkte apo indirekte, nuk thuhet se drejtësia në Shqipëri po përdoret për të sulmuar opozitën. Përkundrazi, një nga të paktat institucione që merr lëvdata është SPAK në luftën kundër korrupsionit. Madje, në këtë raport-progres thuhet e kundërta, se është politika që bashkëpunon kundër drejtësisë duke votuar një amnisti që amniston njerëz të akuzuar për korrupsion dhe duke penguar punën e SPAK në këtë drejtim. Dhe këtë raport BE e shpall pas vizitës së deputetëve të opozitës në Parlamentin Europian, që sipas tyre informuan kolegët se si SPAK po përdorej për arrestimet e liderve të opozitës. Nëse më parë ata ishin të painformuar, pas kësaj vizite informuese duhet të kishin shkruar diçka mbi shqetësimet e opozitës. E vërteta është se SPAK është një pjellë e tyre, për ngritjen dhe funksionimin e të cilit kanë harxhuar para nga taksapaguesit europian. Duke u nisur nga ky fakt, opozita shqiptare e ka të kotë t’iu mbushë mendjen partnerëve të saj europianë se SPAK është një mashë në duar e qeverisë për të sulmuar opozitën. Është çmenduri të mendosh se BE do ti hapte negociatat një vendi ku liderat e opozitës arrestohen me urdhër politik të shefit të qeverisë. Nëse do të ishte kështu bie Bashkimi Europian dhe arsyeja se përse është krijuar. Beteja e opozitës shqiptare kundër SPAK është një harxhim energjie e kotë pasi asnjë partner, asnjë aleat i Shqipërisë nuk do ta ndjekë në këtë pretendim. BE mund t’i japë Partisë Demokratike garanci për zgjedhje të lira, mund të dëgjojë çdo pretendim të saj për krimin e organizuar dhe lidhjet e tij me pushtetin në Shqipëri. Por vetëm një gjë nuk do t’ja japë, çmontimin e SPAK, atë që PD e ka program elektoral për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Aq më tepër kur negociatat u hapën në Shqipëri edhe falë punës së SPAK dhe luftës ndaj korrupsionit. Në të gjitha raportet e BE apo të organizatave të tjera ndërkombëtare të besueshme, i vetmi institucion që përmendet për progresin që ka në punët e tij është SPAK. Lufta e Partisë Demokratike me këtë institucion është si lufta me mullinjtë e erës. Në fakt, është një luftë që po i humbet besueshmërinë opozitës çdo ditë e më shumë. Nuk ekziston asnjë parti në botë që luftën e saj kryesore e ka me institucionet e drejtësisë. Në këtë drejtim, sillet njësoj si pushteti dhe Edi Rama. Ashtu sikurse ky i fundit nuk i njeh vendimet e organeve të drejtësisë, siç janë ato të Gjykatës Kushtetutese, njësoj sillet edhe PD me prokurorinë posaçme duke e sulmuar çdo ditë dhe duke e kosnideruar si organizatë kriminale. Prandaj, Partia Demokratike duhet të gjejë aleatë të tjerë për të çmontuar SPAK, sepse BE nuk e ndihmon dot për këtë qëllim. As popullin shqiptar se ka me vete, pasi rreth 70 përqind e tyre e mbështesin SPAK në punën e tij. I vetmi aleat që i ka ngelur PD-së për të çmontuar SPAK, është Edi Rama. Me këtë aleancë ka shanse reale që mund t’ja dali, pasi edhe nga pala tjetër nuk është se kanë shumë simpati për këtë institucion.

Diplomatët kanë mbyllur sytë para fenomeneve të tmerrshme zgjedhore


Gazetari Sulo: Diplomatët kanë mbyllur sytë para fenomeneve të tmerrshme! -  Publik Media
                                 Gazetari Arion Sulo


Gazetari Arion Sulo, i ftuar në emisionin Open në News 24 komentoi protestën e sotme të Partisë Demokratike.

Sulo theksoi se PD me anë të protestave po kërkon akses te ndërkombëtarët. Sipas tij, diplomatët kanë mbyllur sytë përballë fenomeneve të rënda zgjedhore që ndodhin në Shqipëri.

Arion Sulo: Mosbindja civile nuk arrihet besoj pa ndihmën e ndërkombëtarëve. Ky aksion opozitar bëhet më tepër për ndërkombëtarët. Kjo, pasi ne mbajmë ndërkombëtarët për arbitër, që deri më sot kanë përkrahur kryeministrin. Mendoj se PD po kërkon akses te ndërkombëtarët me destabilizimin. Ndërkombëtarët kanë mbyllur sytë para fenomeneve të tmerrshme.

Bandat në zgjedhje kanë qenë e janë realitet. SPAK i ka parë blindat e Bajrave, që nën vëzhgimin e policisë, inspektonin qendrat e votimit dhe nuk e di a ka hetim a jo.

Ish Presidenti i Republikes, Ilir Meta shprehu mirënjohje për të gjithë shqiptarët që morën pjesë dhe patën guximin që të ngriheshin

 

Mesazhi i Ilir Metes per Mosbindjen Publike


Ish Presidenti i Republikes, Ilir Meta ka reaguar nga burgu 313 në lidhje me protestën e sotme të opozitës, ku u bllokuan disa akse kryesore në Shqipëri.

Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, Meta shprehu mirënjohje për të gjithë shqiptarët që morën pjesë dhe patën guximin që të ngriheshin.

Ilir Meta shkruan se përballja me narkoshtetin është pa kthim, ndërsa thekson se “nuk ka forcë në botë të ndalë Uraganin e Lirisë”.

“Falenderim dhe mirënjohje të përzemërt për qindra mijëra shqiptarë patriotë në mbarë vendin që u ngritën në këmbë me guxim dhe me ndjenjë të fortë patriotike e kombëtare, në përballje pa kthim me Narkoshtetin për të marrë në dorë fatet e Shqipërisë. Nuk ka forcë në botë të ndalë Uraganin e Lirisë”, shkruan Ilir Meta.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...