Agjencioni floripress.blogspot.com

2025/01/17

Në votimet e 9 shkurtit 2025 , duhet ndëshkuar mospunën dhe mungesat e panumërta të ish-deputetëve të Kuvendit të Kosovës


Kosova miraton Buxhetin 2024, në seancë nuk ishin të pranishëm deputetët e  opozitës | Panorama ONLINE | lajm i fundit, lajmet e fundit, lajme





 Është mjaft shqetësues fakti se përkundër asaj, që me njerëz nën aktakuzë, e integritet të dyshimtë, të dënuar, apo edhe autoritet të rrënuar për çfarëdo veprimtarie kriminale a korruptive, nuk mund të premtosh para qytetarëve rend e ligj, të garantosh luftim të krimit të organizuar, as qeverisje të mirë, të cilëve edhe ligji në fuqi, ua ndalon për të garuar në zgjedhjet e përgjithshme, sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, lista e disa kandidatëve të propozuar për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 , është tepër shqetësuese, madje disa nga kandidatët, në tri vitet e fundit janë dënuar me vendim të formës së prerë, me më së paku një vit burg.
47 dite te denuar nga gjykata ne Kosove |Lajme - News

  -Edhe sipas KDI, në listat e partive për deputet, ka kandidatë të atillë të cilët edhe aktualisht janë në procedura gjyqësore për vepra të dënueshme e një numër i caktuar i kandidatëve, ishin të dënuar edhe para më shumë se tre vjetësh për vepra penale të korrupsionit dhe vepra të tjera të kundërligjshme kriminale, andaj gjithë kjo, vërtetë krijon një gjendje të turpshme dhe ndjenjë të madhe mosbesimi, si para qytetarëve të Kosovës, ashtu edhe para ndërkombëtarëve dhe faktorit evropian e botëror. 
Kryesia e Kuvendit mbajti mbledhjen e radhës - Kuvendi i Kosovës

 Duke qenë se, se disa parti politike nuk kanë hezituar emërimin për deputetë, edhe të njerëzve të ngarkuar me të kaluar dhe të tashme të dyshimtë e dënime penale, të cilët mjerisht përveç institucioneve tjera, cenojnë hapur edhe integritetin dhe vejnë në pikëpyetje të madhe publike edhe pastërtinë ligjore të vet legjislativit të vendit, siç është Kuvendi i Kosovës, parti të caktuara politike, po krijojnë qëllimisht mosbesim edhe para miqve tanë ndërkombëtar, se në Kosovë nuk paska as 100 kandidat të pastër ligjërisht, për të formuar edhe institucionin më të lartë legjislativ të shtetit, siç është Kuvendi.


 Mjerisht përzgjedhja e kandidatëve që kanë pasur apo edhe aktualisht kanë probleme me ligjin, përveç mungesës së reputacionit personal, kandidatura e tyre vret edhe atë pak besim që kishin qytetarët te partitë politike dhe ulë rejtingun e institucioneve tona shtetërore, për shkak të mungesës së vullnetit politik të partive vendore, për të vendosur standarde të qarta të etikës ligjore dhe morale, në përzgjedhjen e kandidatëve për deputet. Me kandidatë të dënuar, të tjerë që aktualisht gjenden në procese gjyqësore, apo edhe të atillë që presin marrjen e dënimeve nga gjykatat, të përfshirë në fushatë dhe futur në garën për deputetë, nuk mund të votohen ligjet e duhura për këtë vend, as të luftohet me sukses krimi e korrupsioni, e lëre më edhe të promovohet kushtetutshmëria dhe sundimi i rendit e ligjit në Kosovë. Ndaj Shoqatat Civile dhe vet IKD, duhet urgjentisht ti bëjnë publike biografitë e të gjithë kandidatëve për deputet dhe të dalin publikisht me emrat e kandidatëve për deputetë, të dyshuar, të dënuar, apo në procese gjykimi dhe pritje të marrjes së vendimeve nga gjykatat, për vepra penale dhe probleme me ligjin, në mënyrë që me gjithë propozimin, nga partitë e tyre, qytetarët e Kosovës të mos i votojnë ata dhe me votën e vet, ta parandalojnë mbushjen e Kuvendit me njerëz të dyshimtë, të dënuar e të penalizuar dhe me probleme me ligjin. 

Kosovo's highest court rules new government can be formed without snap  elections

 Kurse segmentet që me kokëfortësinë e tyre, kanë nisur fushatën zgjedhore me kandidatë që kanë probleme me ligjin, përveçse nuk do duhej lejuar të startonin fare në fushatë me njerëz të tillë të dyshimtë e pa asnjë integritet ligjor e moral, partitë që promovojnë veten bazuar në njerëz që kanë probleme me ligjin, duhet të dënohen sa më rëndë dhe për konsekuencë edhe të përjashtohen tërësisht nga pjesëmarrja në zgjedhje, së paku për një mandat legjislativ, ngase me "deputet" të dënuar, të tillë që janë në gjykim, apo të tjerë, në pritje të dënimit, rrëzohet dhe bie tërësisht për toke edhe integriteti institucional, i Kuvendit të Kosovës.
 Një Kuvend i përbërë nga deputetë të dënuar dhe zyrtar të zhytur në probleme me ligjin, përveçse e humb integritetin, e bëhet i pabesueshëm, legjislativi i përbërë prej njerëzve me të kaluar penale, është i pa denjë për miratimin e ligjeve dhe i pa fuqishëm për marrjen e vendimeve të rëndësishme për shtetin dhe popullin e Kosovës. Kështu që partitë politike, të cilat në fushatën zgjedhore, kamuflojnë para qytetarëve se me kandidatë që kanë probleme me ligjin, do ta vendosin rendin e ligjin, u hedhin hi syve- qytetarëve se me njerëz të tillë garantojnë qeverisje të mirë dhe se kinse, po me ata, do ta luftojnë me "sukses" edhe korrupsionin e krimin e organizuar, duhet sqaruar publikisht se ato segmente, nuk kanë kurrfarë integriteti politik as institucional dhe të njëjtat nuk kanë plan as program të njëmendtë, për udhëheqjen e mirëfilltë të shtetit, as përmirësimin e jetës së qytetarëve. Parti të dyshimta fillim e mbarim, të cilat përveçse nuk kanë arritur asnjëherë të profilizohen si duhet, as nuk kanë profesionalizëm të nevojshëm dhe aftësi të mjaftueshme drejtuese, për udhëheqjen e një vendi në shtet-ndërtim. 

 Kurse me këtë rast, sa u takon procedurave, duhet bërë një dallim i domosdoshëm, ndërmjet aktit patriotik të ish deputetët të cilët në kohën e qeverisjes së PAN-it, kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvend, për ta parandaluar faljen e Zhlebit, Kullës e Çakorrit, si dhe 8300 hektarëve tokë autoktone të Kosovës, nga Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,Fatmir Limaj etj, Malit të Zi, ngase dorën në zemër, përkundër përjargieve të partive të inkriminuara opozitare, për barazimin e rasteve, ky ishte akt patriotik në mbrojtje të vendit dhe nuk mund të krahasohet as barazohet me aktet e kandidatëve të penalizuar që janë dënuar apo gjenden në procese gjyqësore për hajni të rënda, korrupsion dhe vepra të tjera kriminale. Në fakt, për faljen e Kullës, Zhlebit e Çakorrit dhe 8300 hektarëve tokë autoktone të Kosovës, Malit të Zi, po të kishte drejtësi të njëmendtë në vendin tonë, do duhej dënuar Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli etj dhe deputetët që e kanë votuar këtë akt renegat, bashkë me listën serbe, ata që e ndan Mitrovicën, futën veriun nën sundimin e bandave të kryeterroristit Milllan Radojçiq, e kthyen këtë pjesë të pandashme të Republikës së Kosovës, në oazë të krimit të organizuar dhe për dy dekada e bënë tokë të ndaluar për shqiptarët. Në votimet e 9 shkurtit, duhet ndëshkuar fort edhe mospunën permanente, angazhimin shumë të dobët dhe mungesat e panumërta të ish-deputetëve të Kuvendit të Kosovës që serish janë kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit. 



 Njerëz të tillë jo vetëm që nuk e meritojnë votën e qytetarëve, por atyre duhet pamundësuar edhe kandidimin, për mandatin e ardhshëm 4-vjeçar, derisa puna e tyre la shumë për të dëshiruar, u përcoll me mungesa të shumta e të pajustifikueshme, me kontribut të mangët dhe angazhim të nivelit më të ulët, duke shënuar mbi 5000 mungesa dhe mos miratuar edhe 9 marrëveshje ndërkombëtare, madje pikërisht për shkak të mungesës së tyre, nuk mund të sigurohej as kuorumi, duke dëmtuar rëndë përmirësimin e jetesës së qytetarëve dhe rrezikuar qëllimshëm interesat e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare! Dhe megjithëqë ky ishte mandati i parë i plotë 4 vjeçar mospuna, mosangazhimi dhe mosprania në seanca parlamentare, e një numri të madh deputetësh,krijoi pengesa të pakapërcyeshme dhe la shumë akte pa përfunduar, e për aq më tepër, pikërisht për shkak të mungesës së tyre dhe mosplotësimit të kuorumit nga 263 seanca për 4 vite, edhe 9 marrëveshje ndërkombëtare ngelen pa u miratuar. Të gjitha këto ishin pasojë e mungesës së tyre të pa arsyetuar në seanca, e cila ka bërë që Kuvendi ta përmbushte vetëm 36% të agjendës legjislative, e shkaku i mbi 5 mije mungesave të ish deputetëve për 4 vite, ka ndikuar që qytetarët të vetëdijësohen se po këta ish-deputet që serish garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk e meritojnë votën e tyre dhe të njëjtit, as që do ti votojnë me 9 shkurt të këtij viti, në mënyrë që të mos e bllokojnë edhe për 4 vite të tjera, votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe pengojnë edhe në legjislaturën e ardhshme mbarëvajtjen e punës së Kuvendit të Kosovës!


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar nga 6 institucionet e drejtësisë e Sigurisë përgjigjet për kërkesat që i kishte dërguar ky institucion për verifikimin e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 Shkurtit nëse janë në përputhje me ligjin. Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka verifikuar se 47 nga 1080 kandidatë nuk janë në përputhje me ligjin për zgjedhjet. Në një përgjigje për TV Klan KQZ-së sqaron se 15 nga 28 subjektet politike që kanë aplikuar për certifikim kanë kandidatë të cilët janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tre vitet e fundit. KQZ nuk i ka bërë të ditur emrat e kandidatëve pasi që pritet që pas pranimit të këtyre përgjigjeve zyra për regjistrimin e partive politike dhe certifikim do të përgatis rekomandimin për aprovimin apo refuzimin e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre. KQZ pas këtyre rekomandimeve do të marrë vendim më së largu deri më 22 Janar. Pas kësaj pason periudha për ankesa e cila është e paraparë të përmbyllet deri më 31 Janar. https://www.youtube.com/watch?v=i5lj1VbDJK0

Lista Serbe duhet të përjashtohet nga çdo koalicion qeverisës

 

Lista Serbe duhet të përjashtohet nga çdo koalicion qeverisës



Lista Serbe është degë e partive të Serbisë që vepron në Republikën e Kosovës dhe ajo asnjëherë nuk do të ndryshon qëndrimin ndaj shtetit të Kosovës. Zgjedhjet në Kosovë janë plotësisht legjitime dhe janë duke u mbajtur në mënyrë ligjore.Janë tjetër gjë përpjekjet për destabilizim që mundohët të kryen Serbia në Kosovë. -Është mirë që institucionet ligjore në Republikën e Kosovës në të ardhmën ti ndalojnë Partitë politike që punojnë kundër shtetit të Kosovës.Atyre nuk duhet t´iu ipët mundësia ligjore që të jenë pjesë e zgjedhjeve në Kosovë.Ky ndalim duhët të bëhet me ligjet e Republikës së Kosovës dhe jo aty për aty për përfitime elektorale para zgjedhjeve.Por një gjë duhet ta dinë partitë politike shqiptare. Pavarësisht rezultatit që do të kenë partitë politike shqiptare pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, Lista Serbe duhet të përjashtohet nga çdo koalicion qeverisës.Partitë politike shqiptare duhet ta bëjnë shumicën për të qeverisur pa ndihmën e Listes Serbe.

Edhe sa mund ta shpërfillë Kurti Prokurorinë Speciale?

 Mimoza Sadiku 


 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ftuar dy herë nga Prokuroria Speciale që të dëshmojë për një rast në lidhje me rezervat shtetërore, por nuk ka pranuar të paraqitet para këtij organi.

 Kurti i ka ftuar prokurorët që ta intervistojnë në zyrën e tij, gjë që, sipas njohësve, është praktikë e kundërligjshme. 

A ka ndonjë afat kohor që përcakton se sa mund ta presë Prokuroria kryeministrin Kurti që të dëshmojë? 

 Radio Evropa e Lirë ju sjell një material të kompletuar për një ndër temat më të përfolura të javës, dhe ju njofton se çfarë ia vlen të dini për të.  

 Edhe sa mund ta shpërfillë Kurti Prokurorinë Speciale? 

  

 Muajin e kaluar, Prokuroria Speciale e ftoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit në një rast të hapur lidhur me dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore.

 Por, dy ftesave të Prokurorisë, kreu i ekzekutivit kosovar iu përgjigj me një kërkesë: prokurorët të shkojnë dhe ta intervistojnë në zyrën e tij, në Kryeministri. 

 As Prokuroria Speciale e as Qeveria e Kosovës, nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse palët kanë rënë dakord për një datë për dëshmimin e kryeministrit. 

 Ndonëse që nga ftesa e parë ka kaluar më shumë se një muaj, njohësit e fushës së drejtësisë thonë se nuk ka një afat të caktuar kohor se sa mund ta presë Prokuroria kryeministrin Kurti që të dëshmojë.

 Viona Bunjaku, hulumtuese ligjore në Lëvizjen FOL, thotë për Radion Evropa e Lirë se, pavarësisht se nuk ka një afat ligjor, Kurti duhet ta japë dëshminë e tij sa më shpejt. 

 “Në parimet e Kodit [të Procedurës Penale], është i mishëruar parimi i ekonomizimit të procedurës, që nënkupton se duhet të ndodhë sa më parë, e në të njëjtën kohë Prokuroria është e lidhur me afatin e hetimit, i cili është dy vjet. 

Por, në këtë rast, kjo duhet bërë sa më parë”, shprehet ajo.

 Ndërkaq, Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, thotë se në çdo rast Prokuroria duhet të ruajë integritetin e hetimeve dhe të veprojë në bazë të ligjit, dhe ndaj dëshmitarit të marrë masa, që parashihen me Kodin e Procedurës Penale. 

 Sipas tij, “nëse prokurorët nuk kanë guxim profesional”, atëherë jo vetëm kryeministri, por edhe qytetarët e zakonshëm “mund të tallen dhe të mos e respektojnë autoritetin e Prokurorisë”. 

 Se sa mund të zgjasë e gjithë kjo situatë, varet nga ajo se kur ka marrë Prokuroria vendim për nisjen e hetimeve, dhe më pas nga kjo ndikohet edhe afati ligjor kur prokurori i rastit duhet të marrë vendim për hedhjen poshtë të kallëzimit penal apo ngritjen e ndonjë aktakuze, shpjegon Miftaraj. 

 “Sidoqoftë, prokurori, në asnjë rrethanë, nuk duhet të lejojë që dëshmitari të bëjë obstruksione në administrimin e procedurës penale, por duhet të ndërmarrë veprime procedurale për të zbardhur të vërtetën lidhur me rastin që ka në punë”, thotë ai.

  Çfarë thotë ligji për mosparaqitjen e dëshmitarëve?

 Në Kodin e Procedurës Penale thuhet se një gjyqtar, sipas detyrës zyrtare, apo me kërkesë të Prokurorit të Shtetit, mund ta detyrojë një dëshmitar që të paraqitet. 

Nëse ai nuk paraqitet në Prokurori, gjyqtari e dënon atë me gjobë prej 250 eurosh, sa herë që ai refuzon. 

Por, nëse ka refuzim edhe pas shqiptimit të gjobave, ai mund të burgoset, por jo më shumë se një muaj. 

 Më 16 dhjetor 2024 Kurti nuk shkoi në Prokurorinë Speciale, e cila tha se ai gjendej në një udhëtim jashtë vendit. Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, deklaroi për REL-in se Kurti "ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpresë prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dyja palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e Prokurorisë". 

 Katër ditë më vonë u bë e ditur se Kurtit i është dërguar një ftesë e re. 

 Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi se pajtohej me kryeministrin se e gjithë kjo gjoja ishte planifikuar nga Kryeprokurori i Shtetit, Blerim Isufaj, që të bëhet lajm “në media vendore e ndërkombëtare, që Kurti paska qenë i ftuar për një aferë korruptive”. 

 Haxhiu tha se, në të kaluarën, zyrtarë të lartë qeveritarë – pa përmendur emra – janë intervistuar në ambiente të Qeverisë.

 Por, Isufaj tha se, në pesë vjetët sa ai ka qenë në post, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

 Intervistimi në zyrë, “i kundërligjshëm” 

Kërkesa e Kurtit që të intervistohet në zyrë, sipas Viona Bunjakut, është e gabuar dhe nuk është “praktikë e shëndoshë”, pasi duhet të synohet të ndërtohet një sistem i shtetit të së drejtës, mbi praktika “të mirëqena, dhe jo duke bërë veprime të kundërligjshme”.

 Refuzimi nga cilido zyrtar shtetëror që të paraqitet në Prokurori, sipas saj, është praktikë e rrezikshme, që në “një mënyrë apo tjetrën cenon sigurinë juridike” dhe krijon “precedent të një revolte ndaj institucionit ndjekës”. 

 Edhe Ehat Miftaraj pajtohet se, nëse bëhet përjashtim për Kurtin që të japë dëshminë në zyrën e tij, kjo do të ishte në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale dhe me rastet “kur dëshmitari ose i pandehuri mund të merren në pyetje në vende jashtë zyrave të Prokurorisë”. 

 Më 2023, tre persona u arrestuan për rastin e rezervave shtetërore.

 Në mesin e tyre ishin edhe punonjës të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, e cila, gjatë paraqitjes për dëshmi në Prokurorinë Speciale, ka zgjedhur të mbrohet në heshtje. 

 Në këtë ministri, më 2023, u kryen bastisje pas publikimit të audio-incizimeve nga portali Nacionale, ku pretendohej se një sasi vaji, e blerë në Poloni, dhe një sasi gruri, e blerë në Turqi, nuk kishin arritur kurrë. 

 Qeveria ka thënë se pagesat për rezervat shtetërore ishin bërë në përputhje me ligjin.     

2025/01/16

181 vjet nga lindja e Ismail Qemalit

                          
Gazeta "Dibra" - KUSH ËSHTË Z.FLORI BRUQI ? Flori Bruqi ...


                        Nga Flori Bruqi 

Teksa ngrinte flamurin e palosur të Skënderbeut për 400 vjet dhe shpallte Pavarësinë e Shqipërisë, atë 28 nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali sikur e parandjeu që privilegji i madh si baba i shtetit shqiptar do të shoqërohej edhe me vdekjen e tij. 

Vdiq apo e helmuan? Të pathënat e çasteve të fundit të ...

Më saktë akoma, me vrasjen e tij. Në fund të fjalimit që lindi një shtet, themeluesi i tij tha: “I dërgoj një lutje të madhit Zot….të pranoj që këtej e tutje të jem unë dëshmori i parë i Atdheut, ashtu siç pata nderin dhe fatin që të jem i pari ta puth e ta bëj të valvitet i lirë flamuri ynë në atdhenë tonë të lirë”.

Ndërsa sot janë bërë plot 181 vjet që kur kalindur  kryeministri i parë shqiptar, Ismail Qemali, njeriu që më 1912 shpalli pavarësinë e Shqipërisë në qytetin e Vlorës. 

 Thuhet se ai vdiq në rrethana misterioze më 24 janar në Peruxhia të Italisë, ku edhe është varrosur.

 Nuk ka të dhëna të sakta, por mendohet se Ismajl Qemali është helmuar. 

 Më 28 nëntor të vitit 1912, Shqipëria shpalli Pavarësinë dhe Ismail Qemali ishte kryeministër i parë i Shqipërisë.

 Në shpalljen pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. 

 Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi Qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali. 

 Njohja ndërkombëtare e pavarësisë, si dhe përcaktimi i kufijve të Shqipërisë u bë pas një viti në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, vendim i së cilës qe shpallja e Principatës shqiptare sovrane nga Perandoria Osmane nën mbikëqyrjen e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe lënia e gjysmës së territoreve të shtetit të porsaformuar jashtë kufijve të tij administrativë. 

Erdhi koha për të fjetur…nata e parë për herë të dytë në burgun e Nishit e ëndrrat për Lirinë tonë ndërronin vetëm shtratin dhe qytetin, por një ditë edhe këto ëndrra do të bëhen realitet.

                          Nga akademik PHD.  Flori Bruqi Me rastin e 27-vjetorit të bombardimeve në burgun e Dubravës, Hasani i përshkuan at...